top of page
Petro Prodani

Une dhe Karamelot nga Sinica

A ka greke ne Sinice ?


Sot eshte e Merkure, 10 Korrik, 2024.

99 vite me pare, 10 Korriku binte e Premte. Pikerisht ne ate dite, kater burra nga fshati Sinice hypen ne bordin e vaporit "Belgenland" qe u nis nga Franca, (Porti Cherburg), me destinacion Ameriken. Tete dite me vone, 18 Korrik 1922, ata zbriten ne Nju Jork/New York dhe qe aty filluan rrugen e integrimit ne “Boten e Re”.

Burrat ishin te lidhur familjarisht me njeri-tjetrin.

  • Sotir Karamela - 29 Vjec

  • Jani Karamela - 36 Vjec

  • Spiro Karamela - 28 Vjec

  • Ilio Dimash - 42 Vjec

Dokumenti i emigrimit deshmon se ata dinin te lexonin dhe shkruanin greqisht, dhe e deklaronin veten greke.


Pse kishte greke ne Sinice ? - do te pyese dikush.

Kesaj pyetje i kane dhene pergjigje personat e mesiperm dhe opinionet e tjera jane fare te pavlefshme. 


Duke vazhduar me tej, do te ndalem kryesisht tek Spiro Karamelo. Ai ishte nje pjestar aktiv i komunitetit grek te Arkon/Ohio. Emri i tij shfaqet disa here ne shtypin e kohes. Per shembull nje gazete e dates 9 Mars, 1947, publikon nje artikull ku midis shume emrave te tjere qendron dhe ai i Spiros Karamelos si dhurues i 1,000 Dollareve per ndertimin e disa spitaleve ne Greqi.


Sic shihet, pervec mbiemrit Karamelos, shfaqen edhe mbiemra te tjere te degjuar te "Greqizmes" ne Shqiperi si: Manos, Canis, etj, qe kishin kontribuar me te njejten vlere. Bile dhe shoqata  “Bleta” e themeluar nga emigrante nga fshatrat Dardhe-Sinice-Qyteze kishte dhene 1,000 USD. 

Nuk ma merr mendja se ne Amerike i detyronte dikush te vinin doren ne xhep. Thjesht, ata e ndjenin veten greke dhe kryenin detyren perkundrejt vendit dhe shoqerise qe i perkisnin. Permeteper, ky projekt humanitar dergonte nje mesazh paqeje ne momentet kur Greqia ishte ne mesin e nje lufte te pergjakeshme civile.


Por, le te rikthehemi perseri tek Spiroja. Ai arriti te ndertonte nje restorant/biznes te vogel, por te sukseshem, te quajtur “Congress Restaurant”. Gjate gjithe jetes se tij ai mbeti nje ndjekes i Kishes Orthodhokse Greke. Spiro Karamelo u largua nga jeta ne daten 14 Qershor, 1980.

Ne njoftimin e vdekjes se tij thuhet se ai ishte anetar i Urdherit Amerikano-Grek te Edukimit Progresiv / Order of American Hellenic Educational Progressive Association dhe shoqates Damoni dhe Fintias / Damon and Phintias.


Per nje moment dua te ndaloj tek legjenda qe e kishte terhequr aq shume Spiron; ate te Damonit dhe Fintias. 


Fintias ishte akuzuar per nje komplot kunder Dionisit I te Sirakuzes. Fintias i kerkoi Tiranit qe perpara se ta denonte ti jepte mundesine te shkonte ne shtepi, te vinte ne rregull punet e familjes, dhe te rikthehej per t’ju bere gjyqi. Dionisi pranoi, por me nje kusht: 

Ne vend te Fintias te mbahej ne burg shoku me i ngushte i tij, Damoni. Ne se Fintias nuk kthehej ne kohe, mikut te tij do ti pritej koka. Shoket e pranuan kete mareveshje.

Pa u stergjatur ne magjine e antikitetit grek, Fintias u rikthye ne momentin e fundit kur askush nuk besonte se ai do ta bente nje gje te tille. I prekur nga kjo miqesi, Tirani i Sirakuzes ju fali jeten shokeve per koke dhe ju kerkoi atyre qe edhe ai te behej mik i tyre. 

Damoni dhe Fintias refuzuan me arsyetimin se Tirani i famshem i Sirakuzes nuk i kishte besuar fjales qe shoket i kishin dhene njeri-tjetrit. 


Legjendat jane legjenda, realiteti eshte dicka tjeter - do te nderhyje dikush.

Ku jane greket e Sinices? - do te vazhdoje ai.


Nuk e kam idene ne se Sinica vazhdon te egzistoje si fshat me banore te perhershem.

Por une kam patur fatin dhe kenaqesine te njoh nje pasardhes te Sinicareve Karamelo te permendur me siper.


Per here te pare, Ligor Karamelon e kam takuar ne FB. Aty u beme “Miq” dhe shkembyem urimet e zakonshme "Feisbukase". Mbase dy vite te kaluara, e kam takuar ne person, per here te pare dhe te fundit deri me sot, ne nje lokal te nje farefisi te gruas sime. Si te thuash ishte nje takim ne shenje respekti te personave te dashur qe nuk jane ne mes nesh dhe qe dikur ishin te lidhur ngushte me njeri-tjetrin.

Here pas here, kam ndjekur disa nga bisedat dhe intervistat e tij ne median vizive. Per syrin tim, ai mbetet nje nga mbrojtesit me te devotshem te Helenizmit ne Shqiperi. E pergezoj per kurajon, kembenguljen dhe durimin. Si rrjedhim me bie pergjegjesia te them dhe une ato qe kam lexuar mbi te paret e fisit Karamelo, ashtu sic i perenda me siper. 


Duke anashkaluar diskutimet boshe rreth komenteve negative dhe ofenduese qe pasojne shfaqjen e Ligorit, (Dhe personave qe mendojne dhe veprojne si ai), ne TV-te e Tiranes dhe median sociale, them se perkatesia etnike shprehet dhe mbrohet me fakte, dhe mbi te gjitha me vepra. 


Sot, 1,000 Dollaret e vitit 1947 kane fuqine blerese te 14,000 Dollareve. Jam kurios te di se sa shume kane kontribuar personat e fshehur mbrapa profileve/karaktereve "Fake" ne ngritjen e spitaleve apo mbarevajtjen e sistemit shendetesor ne Shqiperi. 

Ne se zhvillimi arrihej me shpifje, mallkime dhe mohimin e historise, keta persona do te kishin ndertuar spitalet me moderne ne bote !


C’faredo qe te thuhet, sado qe te shahet, Karamelot nga Sinica e mbeshteten me vepra ate qe kishin ne zemer dhe e deklaruan me krenari perkatesine e tyre etnike …

147 views

Comentarios


Los comentarios se han desactivado.
bottom of page