top of page

Shqiptaret dhe greket e Venecias

Gjurmet shqiptare dhe greke ne Venecian moderne

Diaspora i ngjan fares se nje peme qe era e hedh larg bimes meme. Aty ku bie edhe mund te mbijne. Por, qe te rritet dhe zhvillohet kerkon perkushtim dhe dashuri. Perndryshe ajo nuk lulezon, ose vyshket shume shpejt. Kjo eshte arsyeja qe pak fara te tilla jane rritur dhe kane dhene fruta. Dhe natyrisht, merita per kete ju takon ‘kultivuesve’ te tyre.
Jane pikerisht keta ‘kultivues’ qe mbajne gjalle traditat, zakonet, njohurite, besimet fetare qe kane mare me vete nga vendi i te pareve.
Studimi i ndikimive qe emigrantet kane lene ne popullatat dhe kulturat pritese ndihmon per te kuptuar kush ishin dhe nga vinin keta njerez, jo thjesht ne kuptimin gjeografik te fjales. Krahasimi i ketyre gjurmeve hedh drite mbi te perbashketat dhe diferencat nderetnike. Permeteper, pozicionon rendesine e emigranteve ne 'pejsazhin' kulturoro-politiko-ekonomiko-ushtarak ne 'Atdheun' e ri.

 

Venecia-16-Century-Balkan-Settlements-2.jpg

 Ne kete harte te viteve 1500 tregohet me perafersi ku u vendosen emigrantet shqiptare, sllave, greke ... 

Venecia ka qene dhe mbetet nje qytet kozmopolitan. Padyshim, qyteti me i njohur i detit Adriatik. Nuk eshte gabim te thuhet se sot ai i shembellen nje muzeumi gjigand. Duke ecur rrugicave dhe lundruar neper kanalet ujore te qytetit, syri te ze ‘grimca’ te kultures arabe, turke, greke, shqiptare, sllave, vllahe … Disa nga keto gjurme jane thjesht shenja te venitura. Disa vazhdojne te tregojne mbijetese. Me poshte paraqiten disa foto ku tregohen c'fare ka mbetur nga ndikimet ekonomiko-fetaro-kulturore te emigranteve te shekujve te kaluar.

Gjurmet shqiptare ne Venecia

 

Historianet thone se ne fund te shekullit te 15-te ne Venecia jetonin midis 4000 dhe 5000 albanesi/shqiptare(1). Numur i konsiderueshem per kohen. Nje pjese nga keta ishin gjysem-skllever. Venedikasit merrnin, kryesisht nepermjet dhunes, femije dhe te rinj nga Ballkani, (shqiptare, sllave, greke, vlleher, etj), te cilet pasi ktheheshin ne katolike sherbenin si sherbetore ne familje dhe institucione shteterore.

Avancimi i otomaneve ne Ballkan ndryshoi natyren/perberjen e emigrimit. Si pasoje, ne Venecia u vendosen pjestare te familjeve te degjuara, ushtare dhe drejtues luftarake, fetare, njeres te pasur, etj. 

 

Per te kontrolluar fluksin e te shperngulurve, Republika e Venedikut kishte ndjekur nje politike qe ju jepte te drejte emigranteve te krijonin organizata te bazuara ne perkatesine etnike. Keto formime quheshin "Shkolla” dhe kishin te drejta vete-qeverisese, relativisht te konsiderueshme. 

 

Ballkanasit e pare qe fituan te drejten e “Shkolles” ishin shqiptaret. Ne vitin 1448 ata themeluan "Scuola di Santa Maria e San Gallo degli Albanesi". Kjo tregon se shqiptaret qe u vendosen ne Venecia ose ishin  kthyer katolike qe ne vendlindje, ose u transformuan ne te tille shume shpejt pas vendosjes ne Republiken e Venedikut.

Sllavet, ose me sakte dalmatet, megjithese ishin katolicizuar me heret e fituan te drejten e krijimit te shkolles ne vitin 1451. Pra, me vone se shqiptaret. Ndersa greket e fituan kete te drejte vetem ne vitin 1498. Kesaj pike do ti rikthehem me poshte. 

 

Antaret e "Scuola degli Albanesi" ishin kryesisht banore nga zonat e Shkodres qe ne ate kohe kontrollohej nga Venediku. Objektivi kryesor i saj ishte perhapja dhe mbrojtja e Katolicizmit. Paralelisht, kishte dhe funksione te tjera politike, biznesi, ushtarake, etj. Pas viteve 1500 "Shkolla" u 'tret' ne politikat e Republikes Veneciane. Drejtuesit e saj ishin venedikas te rangut te larte ku spikatnin dy familje te njohura te kohes; Loredan dhe Da Legio. Ne vitin 1570 nje pinjoll i familjes Legio, i qojtur Ioanni Legio(2), u emerua mbikqyres i Dalmacise dhe Albanias Venedikase.

 

Nga fundi i shekullit te 18-te organizata u shperbe dhe ndertesa u ble nga nje biznes qe merrej me prodhimin e produkteve te miellit. Godina vazhdon te egzistoje. Gjate viteve ne muret e saj ishin vendosur disa relieve te gdhendura ne gurr. Me interesantja perkujtonte rrethimin e Shkodres nga vete sulltan Mehmeti i II-te.

Natyrisht qe nga gjiri i komunitetit shqiptar dolen intelektuale dhe drejtues qe luajten rolin e tyre specifik brenda komuniteteit, por ata u asimiluan shpejt ne kulturen/sistemin venenedikas.  Nderkohe, nje piktor u lidh ngushte me kete komunitet. Ai ishte Vitore Karapacio(3). Nuk dihet shume rreth tij dhe ne qarqet artistike ai njihej si piktori i sllaveve dhe shqiptareve te Venecias. Disa nga punimet e tij, (dhe ndihmesve te tij), zbukuronin ambjentet e "Shkolles Shqiptare". Gjithesej gjashte panele jo shume te medha. Sot ato gjenden te shperndara ne disa muzeume italiane. Me poshte tregohen dy piktura qe njhen si "Lindja e Krishtit" dhe "Martesa e Virgjereshes". 

Lindja e Krishtit
Martessa e Virgjereshes

Interesant eshte fakti qe ne pikturat e "Shkolles Shqiptare" Karapacio perdor shkrime hebraike dhe motive te theksuara orientale. Jam perpjekur te gjej dicka te ngjashme ne punimet e tjera te tij, por nuk kam arritur ...

Ndersa ne kishen "San Giorgio degli Schiavoni" qe i perkiste "Shkolles Sllave"ai ka perdorur nje stil me artistik dhe mungojne motivet orientale. Kliko ne foton e meposhtme per nje prezantim shume profesional te ambjenteve te brendeshme te kesaj kishe.

Mendoj se studimi i hollesishem i punimeve te Karapacios mund te hedhe drite mbi shqiptaret e shekullit te 15-te/16-te qe u vendosen ne Venecia dhe rrethinat e saj.

 

San Giorgio degli Schiavoni.jpg

Gjurmet greke ne Venecia

 

Prezenca e grekeve ne Venecia ka qene e vjeter, por e kufizuar. Renia e Bizantit coi ne rritjen e numrit te tyre ne qytet dhe rrethinat e tij. Statusi i grekeve ishte i veshtire sepse Venediku dhe Bizanti kishin patur marrdhenie te trazuara. Permeteper, Katolicizmi dhe Orthodhoksia shpesh here ishin ne armiqesi te hapur. 

"Me mire te shoh turbanin turk ne mesin e qytetit sesa kapuconin katolik" thuhet se ishte shprehur Lukas Notaras, nje figure shume e larte e Perandorise Bizantine. 

Ne daten 3 Qershor 1453, Sulltan Mehmeti ja preu koken Notaras, dhe disa familjareve te tij. Gruaja e Lukas u kthye ne skllave dhe vdiq jo shume kohe me vone. Por tre vajza te tij shpetuan. Njera prej tyre, Ana Notara u be mbeshtetesja me e forte e "Greqizmit" ne Venedik. Me emrin e saj lidhen disa arritje thelbesore te ketij komuniteti qe ne ate peridhe kishte rreth pese mije antare. Mes sakrificash njerezore dhe ekonomike greket e Venecias arriten me veshtiresi te mbronin identitetin e te pareve te tyre.

Ne vitin 1499 ata ndertuan shtypshkronjen e pare greke ne qytet. Me vone, Kisha Greke e Venecias fitoi te drejten ekskluzive per printimin/botimin e librave qe lidheshin me Orthodhoksine. Materialet shperndaheshin kryesisht ne Ballkanin e kontrolluar nga Porta e Larte. Kete te drejte Kisha Greko-Orthodokse e Venecias e ushtronte nepermjet mekanizmave/degeve te saj. Nuk eshte rastesi, as preference, se perse botimet kishtare orthodhokse qe perdoreshin ne territoret ku sot gjendet Shqiperia e kishin zanafillen ne Venedik. Mendoj se edhe printimi primitiv i shfaqur ne Voskopoje, (E ashtuquajtura shtypshkronja e Voskopojes), kishte lidhje te drejtperdrejte me komunitetin grek te Venecias. 

Le te mbetemi ne perpjekjen e emigranteve greke per ngritjen e institucioneve fetare. Ne vitin 1539 komuniteti mori leje per ndertimin e nje kishe dhe mbajtjen e ritit orthodoks nen varesi te drejtperdrejte te Patriarkanes se Kostantinopojes/Stambollit. Kostoja e ndertimit do te mbeshtetej edhe nga nje takse qe ju vu gjithe anijeve tregetare nga bota orthodhokse. Kjo ishte nje perpjekje madhore. Ndertimi dhe kompletimi i saj ju besua inxhinjereve, arkitekteve dhe artisteve te degjuar te kohes. 

E vecanta historike eshte se ne kete kishe gjenden te ekspozuara tre ikona te cilat Ana Notara i kishte sjelle nga Kostantinopoja. Ajo ja fali keto objekte shume te ralla komunitetit grek me premtimin se ato do te perdoreshin per mbajtjen dhe vazhdimin e Orthodhoksise. 

Gjithashtu, vlen per tu permendur se ne Venedik ushtruan aktivitetin e tyre piktore te njohur te botes greko-bizantine si El Greko, Mihail Damaskinos, Emanuele Xane dhe shume te tjere. 

Konkluzion

Njerezimi ka perjetuar dhe vazhdon te perjetoje vale emigrimesh. Tendeca e te larguarve per ngritjen e komuniteteve te ngjashme me ato qe lane mbrapa eshte nje fenomen i natyrshem dhe i kuptueshem. Historia e Mesjetes se Vone dhe fillimit te Eres Moderne tregon se emigrantet me identitet te qendrueshem dhe solid e organizonin jeten komunitare rreth institucioneve fetare. Ishin pikerisht keto institucione qe hynin ne raport me autoritetet dhe sistemet e popullatave pritese. Pak a shume, keto institucione sherbenin si nje shtet i vogel, brenda nje shteti te madh.  

 

Nga sa u tha me siper, shqiptaret qe u vendosen ne Venecia gjate shekullit te 15-te dhe 16-te kishin krijuar identitetin e tyre te vecante dhe unik. Por ata nuk arriten ta mbanin dhe ta zhvillonin ate. Perkundrazi, ata u 'treten' shume shpejt ne ambjentin prites. Rasti i "Shkolles Shqiptare" ne Venecia eshte nje rast i qarte. 

Nga ana tjeter, greket arriten ta mbajne dhe deri ne nje fare mase ta zhvillojne identitetin e tyre etnik. Sot, ne Venecia kane mbetur disa qindra 'Greke te Mesjetes', te cilet vazhdojne te vete-identifikohen si nje diaspore e vjeter helene.  

Instituti Helenik, ngjitur me kishen e Agjios Giorgios, mban disa piktura dhe materiale historike me vlere te madhe per kulturen europiane, dhe boterore.

Shenime dhe sqarime

1- Per thjeshtesi, ne shkrim do te perdoret termi 'shqiptar' ne vend te termit 'alban' dhe formave te ngjashme. Termi 'shqiptar' nuk egzistonte ne Mesjeten e Vone. 

2- Ioanni Legio, i njohur si Giovanni Da Lezze kishte mare titull aristokratik dhe te drejten e mbajtjes se shqiponjes imperiale me dy koke nga Perandori Karli i V-te. Per me shume  https://it.wikipedia.org/wiki/Giovanni_Da_Lezze

3- Vittore Carapaccio. Shiko: https://www.nga.gov/exhibitions/2022/carpaccio-renaissance-venice.html

Korrik, 2023

bottom of page