Mbylle deren - Kidu usha

Rezultatet e nje testi DNA-je, qe bera disa kohe me pare, treguan se nje pjese e kusherijve te mij i perkasin komunitetit Vllah, te lokalizuar ne te dy anet e kufirit Shqiptaro-Grek. Te them te drejten nuk u cudita shume sepse eshte me se e qarte qe ne Ballkan, perfshi dhe teritoret ku ndodhet Shqiperia, bashke-egzistenca e popullatave te ndryshme ka qene nje fenomen i zakonshem. Kjo bashke-egzistence, qe shpesh here ishte problematike, shtrihet shume thelle ne kohe. Ajo qe me beri te "ve buzen ne gaz" me nje shije disi te hidhur, ishte kujtimi i mamase sime; ndjese paste. Ajo shante me fjalen "coban". Si per ironi, une paskam gjak "cobani" nga ana e saj ... Kuptohet ajo ishte me shume "cobanke" sec mendonte, ose me sakte, as qe i kishte shkuar nderment se ajo mund te kishte gjak te tille. Per te qeshur ? Jo dhe aq! Presioni dhe manipulimi tjeterson jo vetem nje individ por dhe shoqeri te tera.
Duke u perpjekur te gjej origjinen e kesaj lidhje i kerkova mendim, motres se saj, nje grua me moshe rreth te 85-ve dhe me memorje shume te mire. Dhe keshtu u "ringjall" nje ngjarje interesante qe ishte mbajtur ne memorjen e tetos time per me shume se 75 vjet ... 
Nje dite, kur une isha e voge - me tregoi ajo - nje pule doli nga oborri yne dhe u zhduk mbas deres. Mamaja e pa dhe pak caste me vone doli ne rruge te kerkonte pulen. Une e ndoqa nga mbrapa - tha tetoja ime. Kur shkuam ne komshinjte aty afer, mamaja pyeti nje burre qe po rinte ne shkallet e shtepise se tij; a ke pare nje pule ? Ai u pergjigj ne Shqip - Jo moj zonje - dhe ne te njejten kohe i thote dicka ne nje gjuhe tjeter dikujt brenda oborrit te shtepise. Mamaja - vazhdoi tregimin tetoja - ndaloi menjehere dhe me nxitim hyri ne oborrin e shtepise nepermjet deres se hapur. Diku ne nje qoshe pa pulen tone. Kuptohet reagimi i saj ... Kur une e tregova historine ne shtepi - perfundoi tregimin tetoja - pjesetaret e tjere te families u cuditen me "inteligjencen" e mamase. Kurse ajo, ne menyre fare te thjeshte shpegoi se komshiu i tha te birit ne Vllahce: "Kidu usha" - qe ne Shqip do te thote "mbylle deren".
Ku e kuptonte gjyshja ime Vllacen ? Mundesia me e madhe ishte qe ajo te ishte ritur mbrenda nje ambjenti ku flitej kjo gjuhe. Historia e pules dhe "Kidu usha" u harrua dhe u ri-hap perseri pas 75 vjetesh. Per te pare ne se kishte ndonje histori tjeter te mbetur ne kujtesen e te afermeve te mij, rreth origjines se families se gjyshes, fola me kusherinjte e mamase sime, njerez mbi moshen 70 vjecare. Vajza e motres sa gjyshes sime beri lidhjen e historise se pules dhe permendi dike qe kishte thene per te jatin e saj se ai u martua me "ate cobanken e bukur"! Pra ne familje dicka eshte thene dhe dicka eshte ditur rreth origjines Vllahe. Edhe dicka tjeter, mbiemri i familjes nga ana e gjyshes se mamase sime eshte Leka, nje mbiemer i perdorur edhe nga familje Vllahe/Arumune. A e pranojne pasardhesit e familjes se gjyshes sime faktin qe dikur ata kane qene, deri ne nje fare mase, Vlleher ? Mbase po, mbase jo, por nuk eshte ky qellimi i shkrimit.
Si dhe pse para-ardhesit e mij harruan apo mohuan origjinen e tyre, kjo eshte nje pyetje qe nuk mund te kete nje pergjigje te vetme dhe perfundimtare. Mbase kane qene arsye ekonomike, politike; mbase ka qene presioni dhe frika nga persekutimi, mbase ka qene dicka tjeter ... Pas kerkimesh dhe konsultimesh me njerez qe e njohin mire historine e Vlleherve ne zonat e Korces, ajo qe une mund te them me nje shkalle te larte sigurie eshte qe dikur nje "dege" e para-ardhesve te mij kane jetuar ne Voskopoje. Disa nga ata jane vendosur ne Korce, mbase rreth dyqind vjet te kaluara pas shkaterimeve te njepasnjeshme qe Voskopoja pesoi. 

 

Vlleherit dhe Arumunet ne Shqiperi, kush eshte kush ?

 

Ka interpretime nga me te ndryshmet; une personalisht i ndaj Vlleherit ne tre grupe:

1- Vlleher te Shqiptarizuar qe jane bere pjese e nacionalitetit Shqiptar ne cdo aspekt. Per kete grup tradita dhe etniciteti nuk ka me vlere. 

2- Vlleher qe vazhdojne te mbrojne identitetin e tyre etnik dhe shohin Greqine si mbeshtetese te aspiratave te tyre.

3- Vlleher qe vazhdojne te mbrojne identitetin e tyre etnik dhe shohin Rumanine si mbeshtetese te aspiratave te tyre. 

 

Per te pergjithesuar keto grupe po citoj Prof. Dr. Thede Kahl kur thote: Arumunët në Shqipëri dhe në Greqi, kanë qenë shumë të lidhur me Bizantin dhe mësuan më shumë Greqisht dhe Shqip e u përshtatën me sunduesit Osmanë. Ata nuk kanë patur të bëjnë me Rumunët në veri të gadishullit. Për 1000 vjet me rradhë ata nuk kanë qenë në kontakt me Rumaninë dhe Moldavinë (1). Gjyshja ime futej ne kategorine e dyte; ajo ishte nje besimtare e "pergjeruar" dhe mbante "korat", (ikonat), e fshehura ne nje dollap te vogel dhe falej me perkushtim kur shume bashkemoshatare te saj e kishin "haruar" Krishtin ... Ajo ishte njohese e gjuhes Greke dhe dinte te lexonte dhe shkruante kete gjuhe shume mire. Permeteper ajo kishte "adhinami" per "Grekun" ... 

Nje grup Vlleherish/Arumunesh, me perkrahjen e Rumunise, u ingranua fuqimisht ne levizjet nacionaliste Shqiptare qe arriten kulmin me shpalljen e Shtetit te Pavarur Shqiptar ne Nendor te vitit 1912. Disa Arumune/Vlleher morren pjese ne ceremonine e ngritjes se flamurit dhe nenshkruan deklaraten e Pavaresise. Me vone ky grup u zhduk ashtu si dhe shume te tjere ne historine e trazuar te Shqiperise. Per njeren apo tjetren arsye, historiografia Shqiptare i pershkruan Vlleherit/Arumunet si nje grup solid qe luftoi vetem per "Shqiptarizmen". Eshte e vertete kjo, apo mbas ketij pershkrimi fshihet dicka tjeter ? 

Ne nje koment ne Internet, dikush kishte cituar Aleks Buden: "Nuk mund te themi se Voskopoja eshte Rilindja Kombetare Shqiptare, porse Djepi i saj". Secili mund ta interpretoje historine si te deshiroje. Ata qe kane me shume "fuqi", si ne rastin e Profesor Budes, mund ta bejne "historine" ashtu sic duan ose sic ju kerkohet. Te konsiderosh Voskopojen si djepin e Shqiptarizmes eshte nje "lajthitje" historike. Voskopoja ka qene nje qender fetare dhe tregetare qe nuk eshte pare me sy te mire nga disa grupe apo shtresa te shoqerise Shqiptare. Kryesisht, Voskopojaret kane qene mbrojtes kembengules se Orthodoksise. Nga fundi i viteve 1700, fillimi i viteve 1800 ata kishin lidhje te forta me levizjen Fanariote me rrenje ne Kostandinopoje/Istambul. Midis tyre ka patur dhe perkrahes te idese se gjuha Greke duhet te zevendesoje gjuhet e tjera qe fliteshin ne zonat perreth, si Shqipja, Vllahishtja dhe Bullgarishtja. Kjo per arsye se keto gjuhe konsideroheshin barbare dhe kultura Helenike me superiore se ato respektive. Nje shembull konkret eshte rasti i Danil Moskopolitit i cili deklaronte:

"Aλβανοί, Βλάχοι, Βούλγαροι, Αλλόγλωσσοι, χαρήτε / Κ’ ετοιμασθήτε όλοι σας, Ρωμαίοι να γενήτε"(2). Pak a shume, ne Shqip ka kuptimin: Shqiptare, Vlleher, Bullgare, Gjuhehefoles te tjere, gezohuni dhe pregatituni qe te gjithe ju te beheni Romei.

Duke u mbeshtetur ne kushtet historike kur ai jetoi dhe punoi une do ta interpretoja fjalen Romei si nje bashkesi popujsh te bashkuar rreth Orthodoksise ku etniciteti dhe nacionaliteti kishte shume pak rendesi. Per me teper, etniciteti dhe nacionaliteti ne ato kohera dhe situata nuk kishin kuptimin qe kane marre ne ditet tona. Danil Moskopoliti krijoi dhe nje fjalor kater gjuhesor; Greqisht-Rumanisht-Bullgarisht-Shqip qe kishte me se shumti karakter fetar. 

Lidhjen e forte me Orthodoksine dhe kulturen Greke, Voskopojaret e paguan shtrenjte dhe ne Vjeshte te Vitit 1916, fshati u shkaterua dhe nje here me teper nga banditet e Sali Butkes. Sot "Udhezuesit turistike" ju sugjerojne vizitoreve, vendas dhe te huaj, the bejne nje ndalese ne Voskopoje dhe te shohin "kulturen e vjeter te Moskopolit" pa permendur se ishin disa "patriote" Shqiptare ata qe e rrenuan ate. Personalisht, mendoj se rasti i Voskopojes eshte nje rast tipik Ballkanik i mostolerances dhe urrejtejes etnike, perndryshe s'ka se si te shpegohet fakti qe qyteti eshte sulmuar dhe demtuar kaq here. Ne historine e Ballkanit ka shume raste te "enklavave" te zhdukura, bile kjo ndodhi deri pak vite me pare. Ne kete prizem, dua te theksoj se ajo qe duhet te dominoje eshte zbulimi i se vertetes, dhe mbazuar mbi te, te forcohen masat e mbrojtejes se historise dhe kultures se perbashket. Kuptohet qe interesat e grupeve etnike ndryshojne dhe jane fluide bazuar ne situatat perkatese qe shpesh here jane shume te komplikuara, por arsyeja dhe toleranca duhet te jete faktori i perbashket i te gjitha paleve te ingranuara ne keto procese. Si perfundim dua te them se trillimet si p.sh. Voskopoja ishte djepi i Rilindjes Kombetare Shqiptare etj, nuk perputhen me realitetin kohor. Perkundrazi, une do ta konsideroja Voskopojen si nje viktime te hajduteve ordinere dhe "patrioteve" injorante. Per te mbeshtetur pikpamjen time se pse Voskopoja nuk ishte dhe nuk mund te luante nje rol te tille po paraqit nje fragment te shkurter nga libri i F. Pouqueville me titull Udhetime neper Epir, Shqiperi, Maqedoni dhe Thesali. Libri eshte botuar ne vitin 1820. Shqiperimi paraqitet me poshte.

Repirat Jugore te malit Sboke jane te nje karakteri tjeter, ashtu sic jane dhe banoret e races Toske te cilet jane me te vecantet, nga paraqitja dhe cilesite, nga te gjithe Shqiptaret e tjere. Ne mes te tyre i beri vend vetes nje koloni Vlleherish, tamam si nje bashkesi bletesh punetore qe ndertojne kosheret e tyre ne zgavrat e shkembinjve rreth te cileve degjohen perrenjte zhurmues. Pasardhes, sic ata thone, te nje kolonie te ushtareve Romake te vendosur ne Candavia (mbase malet Jablanica) gjate Shekullit te 11-te mbi renojat e qytetit antik Moschi ata themeluan nje qytet te ri qe e quajten Moskopolis ose Voscopolis. Qyteti ndodhet kater lega (njesi matese 1 nje lega = 4.8 km) ne Jug-Perendim te Korces dhe nga nje kamp i thjeshte barinjsh u kthye pak e nga pak qendra tregetare e Epirit. Mund te duket e cuditeshme, por eshte deklaruar qe ne mezin e shekullit te kaluar popullata e Voskopojes ishte perafersisht 40,000 dhe ne vitin 1788 u rrit akoma me nje te treten duke premtuar nje kohe te arte per te Krishteret e asaj pjese te Greqise qe deri atehere ishte pothuajse fare e panjohur. Por, Myslymanet e Candiva (Jablanica) dhe zonave te tjera vodhen dhe vrane tregetaret kur leviznin per ne qytet dhe jashte qytetit. Bejleret Turq te Myzeqese (Musachia), nen pretekstin e mbrojtjes se subjekteve te punedhenesve te tyre, vendosen aty nje garnizon. Keshtu, pas dhjete vjet shkaterimesh dhe rembimesh, Voskopoja u zhduk nga faqja e dheut. Dyqind "shtepiza", te populluara nga nje numur barinjsh te varfer, jane tani c'fare ka mbetur nga ai vend premtues; por dhe ato shume shpejt do te zhyten nen rrenojat e strukturave qe dikur ishin shprehje e prosperitetit te qytetit. Apsus (emri i lumit) qe rrjedh gjate lugines se Moshit (Moschi) ne nje gjatesi prej dymbedhjete legash deri ne Berat, ujit tani vetem fusha te heshtura dhe "gershetohet" me fshatra te kthyera ne hi dhe varret e kultivuesve te meparshem (3).

 

1- https://www.dw.com/sq/thede-kahl-rumun%C3%ABt-dhe-arumun%C3%ABt-dallojn%C3%AB-nga-nj%C3%ABri-tjetri/a-5706784

2- https://www.academia.edu/5183691/%CE%A0%CE%B5%CF%81%CE%AF_%CE%AD%CE%B8%CE%BD%CE%BF%CF%85%CF%82

3- François Pouqueville - Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly / Chapter XI. Page: 87-88
 

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...