top of page

Noli, Skenderbeu dhe Katolicizmi

Ne vitin 1945 Noli paraqiti studimin e tij te titullar "George Castriota Scanderbeg". Ky punim ishte pjese e procesit per marrjen e grades Doktor ne Filozofi, prane Universitetit te Bostonit. Materiali i plote, ne gjuhen angleze, gjendet KETU
 

Qe nga koha kur Noli shkrojti temen e tij te doktorates shkenca historike ka evoluar dhe shume referime mbi te cilat Noli eshte mbeshtetur nuk qendrojne me; bile disa nga keto burrime konsiderohen si fantazi folklorike dhe fallsifikime te se vertetave historike. Nga ana tjeter, Noli thekson se ai eshte mbeshtetur kryesisht mbi autore te tjere dhe shume pak mbi studime arkivore te kryera nga ai vete. Nje lexues i kujdeshem do te vere re se ne punimin e Nolit ka pasaktesi dhe manipulime te medha historike. 

 

*****
 

Noli si nje mjeshter i madh i fjales, "perdredh" faktet historike ne menyre artistike. Ai fillon me gjerat e "vogla", si pershembull "shqiptarizimin" e emrave te pervecem dhe arrin piken kulminante kur tjeterson realitetin e besimit fetar ne Shqiperine e asaj kohe. Ai shkruan:

"Albania e kohes se Skenderbeut ishte ne shumicen dermuese romano-katolike. Si rezultat, e tere bota romano-katoloike, qe ne ate kohe perfshinte te gjithe Europen me perjashtim te Rusise dhe Gadishullit Ballkanik, ishte thellesisht e interesuar ne rezistencen qe Skenderbeut i bente turqve". (Faqe 62)

 

Me poshte duke theksuar ndihmen e Vatikanit, qe Noli e konsideronte mbeshtetesin kryesor te Skenderbeut, ai thote:

"Arsyet e kesaj mbeshtetje te vazhdueshme ishin te qarta: Albania ishte keshtjella e fundit romano-katolike qe qendronte fuqishem ne prapavijen ballkanike dhe papat e Romes ishin duke bere cdo gje qe kishin ne dore ta mbanin dhe ta zmadhonin ate". (Faqe 63) 

Duke kembengulur ne idene e tij, ai vazhdon: 

"... ne shekullin e 15-te Albania ishte masivisht romano-katolike, me 18-te zona episkopale, disa nga te cilat kishin nje histori te panderprere qe nga lindja e Krishterimit deri ne ditet tona". (Faqe 73) 


Ndersa hiperbolizon albanasit si njerez qe ishin ndryshe nga "sherbetoret e tjere" ai vazhdon me zbukurimin e situates; 

"Ata ishin fshatare te lire ne mes te botes se yzmeqarve ballkanas. Ata ishin romano-katolike dhe albanas ne mes te orthodokseve greke dhe sllave ose turqve myslymane. Ata ishin gjithmone gati te bashkoheshin dhe ti rezistonin kontrollit "skllaverues" te lordeve te huaj feudale". (Faqe 110) 

Sic u tha me siper, Noli u mbeshtet kryesisht ne G. Biemmi, M. Barleti, qe ishin burrimet kryesore te tij, dhe ne D. Franko, G. Muzaka qe ishin burrimet dytesore. Ai permend shume autore europiano-perendimore dhe sllave por shume pak autore turq. Noli nuk ishte i paditur; ai kishte lindur, ishte rritur dhe edukuar ne Perandorine Otomane. Ai e kishte shume te qarte qe nje studim i plote i figures se Skenderbeut do te fillonte nga arkivat otomane dhe do te shtrihej me tej ... Skenderbeun e emeruan "Beg" zyrtaret e sulltanit dhe jo ata te papes. Vete fakti qe Skenderbeu nuk e hoqi prapashtesen "Beg" deri ne fund te jetes se tij do te thote dicka. Me sa kuptohet, Noli kishte objektiva te tjera. Ai u perpoq ta paraqiste Skenderbeun si nje udheheqes katolik dhe mbrojtes se katolicizmit, ndersa shqiptaret e asaj kohe si ushtare te Vatikanit qe luftonin ne emer te Papes. 

Por c'fare thone arkivat otomane ?

Nje informacion i detajuar tregohet ne harten e meposhtme te provinces se Arnavidid. Behet fjale per regjistrimet otomane te viteve 1431 - 1432, kohe kur Skenderbeu ishte afersisht 30 vjec. Harta(1) pasqyron zoterimet e drejtuesve te kthyer ne myslymane dhe te drejtuesve te familjeve te vjetra. 

- Me ngjyren blu     tregohen drejtuesit qe nuk ishin vendas dhe ishin vendosur ne kontroll te zonave perkatese nga Porta e Larte.

- Me ngjyren e verdhe     tregohen drejtuesit vendas qe vazhdonin te mbanin besimin e krishtere. 

- Me ngjyren e kuqe     tregohen drejtuesit vendas qe ishin kthyer ne myslymane.

Nga familjet e vjetra bien ne sy emra/mbiemra qe dihet qe kane qene te besimit kristiano-ortodoks si: Todor Muzak, Duka, Dimitri Dobrile, Petros Agramatikos, Milosh, etj. Pra, Noli do e thote ... Ai nuk paraqit as edhe nje dokument te vetem qe te mbeshtese deklarimin e tij rreth katolicizmit masiv te shqiptareve te kohes se Skenderbeut. 

map9_converts_kadimi_600dpi.jpg

Shenim: Harta eshte nje punim i Bogdan G. Popescu

Per sa me siper, duket qarte qe ne kohen e Skenderbeut, shqiptaret ishin nje perzjerje farash, fisesh dhe fesh, te pakten ne Arnavid. Persa i perket besimit, ka shkrime edhe me te hereshme se koha e pushtimit otoman te Ballkanit qe japin informacione te qarta rreth perkatesive fetare te albanasve. Bie fjala, nje pelegrin franceskan(2) qe ndaloi ne Durres ne vitin 1322, pra 110 vjet me pare sesa regjistrimet otomane, shkruan: 

"... albanasit jane "gjysem-besimtare". Ata perdorin ritualet e grekeve dhe jane plotesisht si ata; si ne veshje ashtu dhe ne sjellje".

Noli injoron  proven me te madhe dhe te padiskutueshme; arvanitasat dhe arbereshet ishin orthodokse te betuar dhe jo katolike. Noli "harron" te thote se ishin kryqezatat katolike dhe kryqetaret europine qe me politikat e tyre te dhuneshme detyruan shume fise dhe fara te besimit orthodoks te largoheshin per ne jug dhe te zbrisnin deri ne Peloponez. Nuk ka diskutim se nje pjese e popullates arberore ishte katolike por te deklarosh se e gjithe popullata i takonte atij besimi eshte nje egzagjerim i tepruar. Shpjegimet dhe qendrimet kontradiktore te Nolit shkojne dhe me tej. Ai citon Barletin kur ky i fundit pershkruan urdherat dhe veprimet e Skenderbeut pas marrjes se Krujes si me poshte: 

"Te gjithe kolonet myslymane dhe te konvertuarit e Krujes dhe te fortifikimeve te tjera ishin ftuar te zgjidhnin midis Krishterimit dhe vdekjes. Shume pak ju pergjigjen kesaj ftese. Pjesa dermuese refuzoi dhe per kete ata paguan cmimin perkates. Ata ishin masakruar pa meshire. Ky nuk ishte nje akt i panevojshem barbarizmi. Ne perputhje me situatn e kohes ishte nje deklarim i "Luftes se Shenjte", shkrojtur me gjak, nje lufte nga e cila nuk kishte kthim mbrapa. .... Pas ketij 'pastrimi' brutal Skenderbeu festoi Krishtlindjet duke pagezuar Hamzane, nipin e tij". (Faqe 112), por nuk jep ndonje shpjegim se perse Skenderbeu pagezoi nipin e tij me emrin Branilo(3), nje emer ky tipik sllavo-orthodoks. Mos valle Skenderbeu 'ngjalli' ndonje nga te paret e tij ? (Branilo Kastrioti mendohet te kete qene stergjyshi i Skenderbeut).

 

Le te kthehemi tek te konvertuarit; kush ishin keta njerez ? Kishin qene ata paraprakisht katolike apo orthodokse ? Ajo qe Noli thote eshte se ne se nuk konvertoheshe ne katolik te priste vdekja ... Po ashtu, ne menyre fare arbitrare Noli zgjedh dhe grupon "miqte" dhe "armiqte" e Skenderbeut. Llogjika e tij eshte: Ke sulmonte Skenderbeu, ai ishte i keq. Ja nje citim nga Biemmi ku pershkruhet fundi i betejes se Torviollit:

"Fitorja u mbyll me "skenen" e zakonshme. Dy dite pasi shkateroi ushtrine otomane, Skenderbeu i la luftetaret e tij te bastisnin lirshem rajonet turke. Ne kete menyre ata mblodhen pagat e tyre me motivacionin secili per vete. Disa cinike e kishin zakon shprehjen: Thesaret e Skenderbeut gjenden ne territoret armike. Ushtaret u kthyen te ngarkuar me trofe lufte te papershkrueshme. Perpara tyre kishte kope te medha delesh, dhish, lopesh dhe kuajsh". (Faqe 121). 

 

Mund te thote dikush se kush ishin rajonet "turke" apo ke vrisnin dhe vidhnin ushtaret e Skenderbeut ? Te njejten linje mendimi Noli e shfaq perseri kur citon Barletin:

"Ne 27 Nendor, 1463 Skenderbeui shpalli lufte Turqise. Ai i "dogji" perseri lidhjet me Porten e Larte duke bastisur zonat fqinje qe ishin nen kontrollin e Turqise. Ai rembeu rreth 60,000 lope, 80,000 bageti te imta dhe 3,000 kuaj". (Faqe 178)

*****

Le te ndalemi per nje moment tek besimi fetar i Skenderbeut. Noli citon D. Franko kur thote: 

"Skenderbeu ndiqte ne menyre strikte te gjitha rregullat fetare". (Faqe 179)

Po c'fare sekti ndiqte ai ? C'fare prova ka rreth kesaj teme ?

Ka disa dokumenta autentike qe tregojne lidhjen e forte shpirterore dhe materiale te familjes se Skenderbeut me Kishen Orthodokse Serbe te asaj kohe, me saktesisht me manastirin e degjuar Hilandar qe gjendet ne Halkidiki/Greqi. Ne dokumentin e meposhtem(4), midis te tjerash thuhet se Ivan Kastrioti dhe djemte e tij Reposh, Konstantin dhe Giorgio do te perpiqeshin te ndihmonin manastirin e permendur. Burrat Kastrioti  kishin "blere" te drejten per te banuar si murgjer ne nje seksion te kompleksit fetar. Ky dokument, i shkrojtur dhe vulosur nga drejtuesi i manastirit, qe mendohet se eshte perpiluar midis vitit 1426 dhe 1431, nuk e ben Skenderbeun 100% serb por pa dyshim e ben ate 100% orthodoks. 

Halindar-Kastriot-Document-2.jpg
Monastery_Hilandar_in_1896_edited.jpg
Arbanaški-Pirg-1.PNG

Ne keto foto tregohen rrenojat e "Arbanaški Pirg", ose "Kulles Albanase" ne manastirin Ortodoks Serb, te qojtur Hilandar, i cili ndodhet ne Halkidiki, Greqi. Ivan (Gjon) Kastioti dhe kater djemte e tij kishin "blere" te drejten per te banuar si murgjer ne kete institucion fetar.

 

Faqja zyrtare e manastirit, nga ku jane mare edhe fotot, gjendet KETU.

Arbanaški-Pirg-2.PNG

Ne kete gravure te vitit 1757 jepet nje ide e pergjitheshme e kompleksit Hilandar; ndertesave, kishave qe gjendeshin brenda zoterimeve te tij ne ate kohe. Shigjeta e kuqe tregon vendin ku ndodhej "Kulla Albanase". Nuk dihet me saktesi kur dhe kush e kishte ndertuar ate ndertese per here te pare. Dokumentat thone se burrat Kastrioti paguan 60 monedha floriri per ta meremetuar dhe ta perdornin ate per banim ne manastir si murgjer orthodokse. 

 

Faqja zyrtare nga ku eshte mare kjo gravure gjendet KETU.

Arbanaški-Pirg-3.PNG

Dihet se Skenderbeu u martua/vuri kurore ne nje kishe orthodokse. Mjaftojne keto dy fakte qe te hidhet poshte teoria e Nolit, apo e kujdo tjeter, qe pretendon se Skenderbeu ishte katolik. Gjithashtu, nuk egziston as edhe nje dokument qe te provoje qe Skenderbeu u konvertua ne katolik. Bile, studjuesit serioze nuk insistojne ne kete ide. Ashtu si jeta edhe vdekja e Skenderbeut eshte e mbuluar me nje mjegull romantike ... Noli huazon trillimet e Barletit kur citon: 

"Skenderbeu ishte varosur ne Katedralen e Shen Nikollas ne Lezhe, te cilen ai e kishte rindertuar disa vite perpara se te vdiste. Dhjete vjet me vone, kur turqit pushtuan Lezhen, ata hapen varrin per te mare kockat e tij me qellim qe ti perdornin ato si hajmali. Turqit mendonin se hajmalite do ti benin ata te pathyeshem ashtu sic thuhej se kishte qene vete Skendebeu". (Faqe 191)

Ne radhe te pare, nuk ka as edhe nje material, kishtar apo laik, qe te deklaroje se Skenderbeu u varros ne kete kishe. Ndersa hipoteza se eshtrat e tij u perdoren si hajmali eshte jashte logjikes normale. Megjithate, egziston mundesia qe eshtrat e tij te jene nxjere nga varri ku ishte varrosur fillimisht dhe te jene rivarrosur diku tjeter. Kjo ka ndodhur disa here ne histori(5). Me afrimin e pushtimit otoman, familja dhe pasuesit e tij mund ti kene hequr eshtrat dhe rivarrosur ne nje vend te fshehte, apo institucion kishtar, ne menyre qe ti shpetonin c'nderimit apo keqperdorimit nga ushtaret turq dhe armiqte e tij te shumte. Ne gjuhen shqipe egziston nje shprehje: "Te dhjefsha varre". Kjo ka bere vaki prandaj ka hyre dhe si shprehje gjuhesore. Te afermit e Skenderbeut nuk do ti linin eshtrat e te dashurit te tyre te ekspozuara perballe nje  keqtrajtimi te mundshem ...

Noli ishte "logotehnis" (mjeshter i fjales). Ai kishte kaluar nje pjese te rinise se tij neper trupat teatrale greke ku fuqia e fjales ishte "mbeti i skenes". Ai ishte stervitur te shiste sapunin per djathe. Ne temen e doktorates eshte e veshtire te ndahet mendimi i tij personal nga referencat e perdorura qe ai i shkrin natyrshem me idete qe do te theksoje. Por, egziston nje ndryshim thelbesor ne punimin e tij. Ndersa Barleti shkruan se Venediku ishte "simbol i drejtesise kristiane" dhe mbeshtetesi me i zjarrte i Skenderbeut(6), Noli thote se Vatikani ishte frymezuesi, suportuesi dhe udheheqesi i tij. Si funksionar kishtar, Noli tentoi te afronte Kishen Orthodokse Shqiptare me Vatikanin dhe ja arriti ketij qellimi deri ne nje fare shkalle. Ndersa si politikan, ai anoi shume nga Roma dhe politika Italiane. Si ne shumicen e shkrimeve te tij, Noli mban nje qendrim te dukshem politik dhe shfaq idete e tij "revolucionare". Ne fund, ai i klasifikon albanasit e kohes se Skenderbeut "Si nje klase e fshatareve te lire; ata urrenin si feudalizmin nen sullatanin turk ashtu dhe kapitalizmin nen venedikun aristokrat". (Faqe 193)

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

Nje shkrim rreth Nolit, veprimtarise politike, fetare dhe karakterit te tij gjendet ketu: https://www.mendoj.me/noli-dhe-gjysma-tjeter-e-tij

 

1- Nje nga studjuesit me te njohur te arkivave otomane ishte historiani turk Halil Inalcik. Punimet e tij ndryshuan dhe influencuan menyren e studimit te shoqerise/shtetit otomane. Nje punim i tij i mirenjohur eshte "Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid" qe eshte edhe  rekordi i pare zyrtar i provinces Arnavid - Shqiperise se sotme Jug-Perendimore.

Dua te falenderoj vecanarisht studjuesin Bogdan Popescu per ndihmen e afruar dhe punen e shkelqyer per ripunimin e hartes te paraqitur ne kete shkrim. Faqja e tij profesionale gjendet KETU.

2- https://www.mendoj.me/simon-fitzsimon-albania-1322

3- Emri Hamza/Branilo - The Papacy and the Levant, 1204-1571, Volume 2. Faqe 550.

4- Jovan Radonic - Đurađ Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku.

5- The American Universal Cyclopedia - "in 1819 the whole population of Parga having received the money, amounting, to £150,000, embarked in English vessels and settled at Paxo and Corfu, having previously dug up and burned the bones of their ancestors". Faqe 293.

6- https://www.mendoj.me/barleti-dhe-skenderbeu

Mars, 2021

bottom of page