Një tërmet në Durrës - Viti 1267
Ne se politikanet shqiptare, zbatuesit e ligjit dhe ndertuesit do te lexonin me shume histori, mbase sot qyteti i Durresit do te kishte nje pamje tjeter. I vendosur ne nje zone me aktivitet te larte sizmik qyteti eshte "tundur e shkundur" gjate rrjedhes se historise disa here ... Nje pershkrim rrenqethes rreth nje termeti fatal qe goditi qytetin 754 vite me pare jepet ne shqiperimin e meposhtem(1). Shkrimi eshte gjithashtu nje nga rekorded e hershme ku permenden albanasit si banore te zonave perreth Durrsit.
Termeti qe rrafshoi qytetin e Durrsit ne vitin 1267
Nje pershkrim nga George Pachymeres(2)
*****
Disa kohe me pare, ne qytetin e Durrsit ndodhi nje ngjarje e dhimbeshme dhe shkateruese. Gjate muajit Korrik, zhurma te pazakonta shkaktuan tundje te vazhdueshme te tokes. Mund te thuhet se keto zhurma i ngjanin nje renkimi. Njerzit filluan te besojne qe ato ishin paralajmerime te nje dickaje te keqe qe ishte duke ardhur. Nje dite, zhurmat zgjaten dhe ushtuan me shume se ne ditet e meparshme. Disa banore te perfshire nga paniku vendosen te largoheshin dhe te gjenin strehe diku jashte qytetit; ata ishin te trembur dhe mendonin se situata mund te perkeqesohej. Nata "mbuloi" zhurmen renkuese te dites qe kaloi dhe bashke me erresiren erdhi dhe nje termet i forte. Ishte termeti me i fuqishem qe mbahej mend ndonjehere. Nuk ishte vetem nje levizje "para-mbrapa" e tokes, sic mund ta pershkruaje dikush, por ishin fundosje te njepasnjeshme dhe lekundje te tilla qe e kthyen qytetin se mbrapthi dhe e rrafshuan ate nje me token. Shtepite dhe ndertesat e larta nuk rrezistuan as edhe nje sekonde por u shemben menjehere duke varrosur ata qe ishin brenda tyre. Nuk kishte asnje mundesi qe banoret ti largoheshin rrezikut sepse ndertesat ishin ngritur njera pas tjetres. Ne te vertete, ata qe qendruan brenda kishin shans me te madh mbijetese sesa ata qe vrapuan jashte shtepive qe ishin duke u shembur. Nuk mbeti asnje ndertese ne formen e saj te meparshme. Ato rane njera mbi tjetren; edhe ndonje ndertim cilesor qe i shpetoj lekundjeve pesoi te njejtin fat sepse ishte demtuar kur godinat e tjera kishin rene mbi te. Katastrofa ishte e papritur dhe e permasave te tilla qe nuk i dha mundesine askujt qe te largohej ne kohe. Per shume njerez ishte si nje enderr; ata nuk arriten te kuptonin se ne c'fare situate u larguan nga jeta. Femije te vegjel dhe bebe, pa kuptuar se c'kishte ndodhur, ishin varrosur ne mes te rrenojave. Renkimi i tokes dhe jehona e zhurmes ishin te tilla qe ata qe mbijetuan, duke e gjetur veten perballe rritjes se nivelit te detit, menduan se keto shenja nuk ishin vetem paralajmerim per agoni te metejshme por ne fakt kishte ardhur "fundi i botes". Qyteti bregdetar ishte befasuar nga ky termet katastofik kaq i paritur. Ata qe e gjeten veten jashte germadhave dhe qe ishin pothuajse te shurdhuar nga zhurmat dhe oshetimat e shtepive qe binin mbi njera tjetren, nuk mund te imagjinonin gje tjeter vec se po shihnin shkaterimin e te gjithe universit.
Termeti zgjati jo pak; ndaloi kur nuk mbeti gje ne kembe. C'do gje ne qytet ishte rezuar duke mbuluar keshtu dhe banoret e tij. Perjashtimi i vetem ishte akropolis qe qendroi fuqishem dhe i mbijetoi termetit. Kur zbardhi dita, banoret nga zonat perreth vrapuan menjehere ne qytet dhe filluan te germonin duke perdorur cdo gje qe ju zinin duart; kazma, cfurqe apo ndonje vegel tjeter qe mund te gjenin. Ata nisen te rremonin me "duar dhe kembe", natyrisht duke u perpjekur te shpetonin ndonje viktime fatkeqe qe mund te kishte mbetur akoma gjalle, por me se shumti duke kerkuar te shtinin ne duart e tyre ndonje gje me vlere qe mund te zbulonin ne mes te rrenojave. Sic ndodh ne keto raste, prona e te zhdukurve nuk ka trashegimtare. Dhe keshtu ishte, nuk kishte mbetur njeri qe te deklaronte pronen qe i takonte. Pas ditesh te tera kerkimi, duke perdorur cfurkun ne vend te draperit, albanasit dhe ata qe jetonin aty afer korren bereqet te florinjte. Me ne fund ata e braktisen qytetin antik ne vetmine e tij. Durrsi tani pothuajse se nuk njihet; vazhdon te numurohet ne mes te qyteteve te tjere por jo per gjendjen egzistuese, por per emrin e dikurshem. Niketa, (Nicetas), Dhespoti i zones, ishte ndodhur aty dhe i mbijetoi termetit por kishte mare plage ne te gjithe trupin e tij. Nga pamja e kesaj situate katastrofike, qe askujt nuk i kishte shkuar nder mend se mund te ndodhte ndonje nje dite, Niketas u tremb dhe u largua nga qyteti. Durrsi mbeti i heshtur dhe i boshatisur jo vetem nga Mitropoliti dhe nga banoret por gjithashtu edhe nga aktivitetet e perditeshme qe zhurmonin ndertesat e madherishme te shkelqimit te tij te dikurshem.
Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit
1- Ky eshte shqiperim i nje materiali te publikuar nga Robert Elsie. Shkrimi origjinal gjendet ketu:
http://www.albanianhistory.net/texts1000-1799.html - Mare ne daten 28 Janar, 2021
2- Historiani dhe dijetari George Pachymeres, (mendohet te kete lindur ne vitin 1242, vdiq ne vitin 1310), kishte lindur ne qytetin e Nicaea/Nikea. Ai kishte mbajtur poste te larta zyrtare ne Constantinople/Kostandinopoje. Vepra e tij me titull "Historia" mbulon periudhat kohore te mbreterimit te Michael VIII Palaeologus (Perandori Bizantin midis viteve 1261-1282) dhe Andronicus II (Perandori Bizantin midis viteve 1282-1328). Ky punim eshte burrimi kryesor i informacionit qe vjen nga ajo kohe. Midis te tjerash midis faqeve te vepres ne fjale, gjendet the nje pershkim i detajuar i nje termeti qe ndodhi ne Durres. Historiani Francez, Alain Ducellier, mendoi se termeti kishte ndodhur ne Korik te vitit 1267.
Shenim: Burrime te tjera historike japin versione te ndryshme rreth dates kur ndodhi termeti. Mund te kete ndodhur dhe ne vitin 1271, apo kete patur disa termete madhore njeri pas tjetrit ...