top of page

Disa fjale dhe shprehje te gjuhes Shqipe nga Viti 1497

Arnold-Von-Harff-1.png

THE PILGRIMAGE OF ARNOLD VON HARFF, knight, from Cologne, through Italy, Syria, Egypt, Arabia, Ethiopia, Nubia, Palestine, Turkey, France, and Spain, which he accomplished in the years 1496 to 1499

Pelegrinazhi i Arnold Von Harff - 1497

Arnold Von Harff ishte nje kalores, udhetar dhe shkrimtar i cili ne vitin 1496 u nis qe nga vendlindja e tij afer Kelnit, ne Gjermani, per pelegrinazh ne Token e Shenjte. Udhetimi i tij zgjati rreth 2 vjet. Midis shume vendeve te tjera qe ai pati rastin te qendronte ishin dhe qytetet e Ulqinit, Durresit dhe ishulli i Sazanit. Ne mesjete shenimet e udhetareve te ndryshem ishin materiale/shkrime shume popullore, por pershkrimet e Horff-it jane te nje rendesie te vecante sepse midis te tjerash aty gjenden dhe 26 fjale dhe 8 fraza ne gjuhen Shqipe. Gjithashtu dhe 12 numura. Nje liber me shenime dhe pershkrime te udhetimeve te tij u botua ne vitin 1860. 
Duket qarte qe ne vitet 1500 Shqipja/Albanishtja ishte nje tregues i rendesishem i nje grupi te vecante popullate qe fliste nje gjuhe te ndryshme nga popujt e tjere qe jetonin rreth e rrotull. Nje pjese e mire e fjaleve te permendura ne shkrimine e meposhtem jane plotesisht te kuptueshme per nje shqiptar te vitit 2020. 

 

----------------------------------------------
 

Distanca qe nga Raguza (Dubrovnik) deri ne Dulcina (Ulqin) eshte 100 milje. Ulqini eshte nje qyteze e kendshme, nen kontrollin Venedikas. Qyteza ndodhet ne provincen e Albanias. Qe ketu deri ne Duratzo (Durres) distanca eshte 70 milie. Nje ere e keqe na pengoi gjate gjithe lundrimit per ne Durres. Ky eshte nje qytet i madh i shkateruar nga Turqit, por tani ndodhet nen kontrollin e Venecias. Qyteti gjendet ne Albania ku njerezit flasin nje gjuhe te vecante e cila eshte e veshtire te shkruhet sepse folesit e saj nuk kane alfabetin e tyre. Une mblodha disa fjale te gjuhes se folur Albanase dhe i shkrojta ato duke perdorur germat tona. 
 

  1. Boicke - Buke
  2. Vene - Vere
  3. Oie - Uje
  4. Mische - Mish
  5. Jat - Djathe
  6. Foeije - Veze
  7. Oitter - Uthull
  8. Poylle - Pule
  9. Pyske - Peshk
10. Krup - Kripe
11. Myr - Mire
12. Kyckge - Keq
13. Megarune - Me ngrene
14. Pijne - Pij/pijne
15. Tauerne - Taverne/han
16. Geneyre - Burre
17. Growa - Grua
18. Denarye - Dinare (lloj monedhe)
19. Sto - Po
20. Jae - Jo
21. Criste - Krisht/Zot
22. Dreck - Dreq
23. Kijrij - Qiri
24. Kale - Kale
25. Elbe - Elb (Drithera)
26. Fijet - Me fjet/fle
27. Mirenestrasse - Mire ne shtresa. (Mbase ka kuptimin te shtrohesh dhe te flesh mire. Ky eshte interpetimi im. Ne origjinal autori e perkthen si: Miremengjes)*
28. Myreprama - Mirembrema
29. Meretzewen - Mirsevjen (Ky eshte interpretimi im. Autori e perkthen si: Dite te mbare)*
30. Ake ja kasse zet ve - A ke gje kafshe qe te vesh ? (Ky eshte interpretimi im. Autori e perkthen si: Ke ndonje gje qe me pelqen mua ?)*
31. Kess felgen gjo kaffs - Ke folur gje kafshe ?  (Ky eshte interpretimi im. Autori e perkthen si: Sa kushton kjo gje ?)*    
32. Do daple - Do ta ble
33. Laff ne kammijss - Lash nje kemishe
34. Ne kaffs - Nje/Gje kafshe (Mbase ka kuptimin dicka. Ky eshte interpretimi im. Autori e perkthen si: Si quhet ?)*
35. Nea - Nje
36. Dua - Dy
37. Trij - Tre
38. Quater - Kater
39. Pessa - Pese
40. Jast - Gjashte
41. Statte - Shtate
42. Tette - Tete
43. Nante - Nente
44. Dieta - Dhjete
45. Nijtgint - Njeqind
46. Nemijgo - Njemije


Lundrimi qe nga Durresi per ne Saseno (Sazan) zgjati 5 ore. Ketu gjendet nje gji shume i mire, Sazani eshte nje ishull i vogel qe kontrollohet nga Turqit. Ne ishull ka 2 kisha te vogla Greke, njera i dedikohet Zonjes Sone te nderuar (Mbase do te thote kisha e Shen Merise) dhe tjetra Shen Nikoles. Ne momentin qe flasim, sundimtari i madh i Turqve kullot ne kete ishull disa kuaj te nje race shume te zgjedhur. Perballe ishullit, ne anen e majte te gjirit, ndodhet nje fshat i madh dhe shume i mire i qojtur Velona (Vlora) qe ka 2 mije shtepi. Ne kohe lufte, ky fshat eshte ne gjendje ti afroje Sulltanit Turk 700 kalores dhe shume ushtare kembesore. Mbi kete fshat, eshte pozicionuar nje keshtjelle e bukur qe quhet Kano (Kanine) ne te cilen Sulltani ka nje banese qeveritare. Ketu ne Vlore ndodhet nje lume i madh i qojtur Buyona ujrat e te cilit rrjedhin qe nga pjesa veriore e Turqise dhe shkarkohen ne det, prane qytetit. Lumi e ka zanafillen ne Sckuterym (Shkodra), nje qyteze e madhe e fortifikuar te cilen Sulltani Turk e mori nga kontrolli Venedikas vetem disa vite me pare(1). Ketu ne Sazan, shtrihet nje gji i madh detar ku turqit kane gjitmone shume mjete lundruese. 14 vite me pare, Turqit u nisen nga ky gji, lundruan 15 Milje Lombardeze, perafersisht 6 ore udhetim, ne drejtim te Poellen (Apulia) dhe Kalabrija, te cilat i perkisnin Mbreterise se Napolit. Turqit pushtuan qytezen e madhe dhe te bukur te Idrontum (Otrantos) dhe shume qyteza te tjera te cilat ata i mbajten nen kontroll per 1 vit dhe nje 1 dite. Ne ishull ka nje mal te madh dhe te larte. Nga Sazani, me ndihmen e nje ere te favorshme, lundruam per ne Corfoin (Corfu) qe ndodhet perafersisht 100 milje me tutje. Ishulli ndodhet nen kontrollin Venedikas dhe ka nje perimeter rreth 180 Milje Italiane (2). Ne ishull gjendet qyteza e Korfuzit dhe nje gji i mire, ne te cilin ne ankoruam. Mbi qytet qendrojne 2 keshtjella qe sherbejne per mbrojtejen e tij. Ne kete qyteze flitet gjuha Greke. 

 

Shenime rreth shqiperimit
 

Ka disa fjale dhe shprehje qe ne origjinal jane te paqarta. I kam shqiperuar ato ne formen si i kuptoj une. Per kete arsye, une kam paraqitur versionin tim dhe vendosur shenjen e yllit ne fjalet/shprehjet qe une i kam interpretuar ndryshe nga materiali origjinal.
 

1- Ketu kemi te bejme me nje pershkrim te gabuar. Nuk ka mundesi qe lumi Buyona (Buna), afer Shkodres, te jete i njejte me nje lume prane Vlores. Lumi me afer Vlores eshte Vjosa. Mbase, autori i rreferohet burimit te tij (Vjoses) ne Greqi qe ne ate kohe ishte pushtuar nga Turqia dhe ato hapesira tokesore konsideroheshin si Turqia Europiane. Sido qe te kete qene, eshte nje informacion i pasakte. 
2- Ne kete pershkrim autori ka permendur disa sisteme te ndryshme matjesh. Duhet patur parasysh qe sitemi Italian mates i asaj kohe kishte shume standarte bazuar ne zona dhe qytete te ndryshme te "Italise" se atehershme. Nje informacion rreth sistemeve matese Italiane tregohet ketu: https://en.wikipedia.org/wiki/Italian_units_of_measurement#Length

 

Ky shqiperim u bazua ne keto materiale: 
http://www.albanianhistory.net/1497_Harff/index.html - Mare ne date 12 Dhjetor, 2020
https://archive.org/details/in.ernet.dli.2015.59276/page/n121/mode/1up?q=albania - Mare ne date 12 Dhjetor, 2020 
https://books.google.ca/books?id=AXoNT90lxFMC&pg=PR1&source=gbs_toc_r&cad=4#v=onepage&q&f=false - Mare ne date 12 Dhjetor, 2020

 

 


 

bottom of page