top of page

"Ballkani i Hapur" dhe e ardhmja

Nje vizionar ka shkrojtur: Paqja behet me armikun dhe jo me mikun !

Kur isha i ri, me ra rasti te lexoja romanin e titulluar "Zjarri" te shkrimtarit te degjuar francez Henri Barbusse, qe ai ja kishte dedikuar shokeve te tij te Luftes se Pare Boterore. Disa fragmente te ketij libri mu nguliten ne memorje dhe do te qendrojne aty derisa ajo te funksionoje. Aq te gjalla ishin pershkrimet e shkrimtarit te madh, sa qe me dukej vetja sikur isha ne mes te toges se ushtareve dhe degjoja historite e tyre … Me kujtohet nje pjese e librit ku ai pershkruante permbytjen masive te nje zone te ulet. Ata pak ushtare qe kishin mbijetuar i kishin hedhur armet dhe te baltosur nga koka ne kembe, perpiqeshin te gjenin ndonje pike te larte ku mund ti shpetonin mbytjes. Personat e zhytur ne lluce nuk mershin vesh se c’fare ishin, franceze, gjermane, apo dicka tjeter. Ata ishin kthyer ne figurina balte me sy njeriu qe luftonin per egzistence. Kur arrinin ne majen e ndonje kodre, ashtu sic ishin gjysme te vdekur, i drejtoheshin njeri-tjetrit me fjalen “Komrad”(1) dhe uleshin prane e prane … Shkrimet pacifiste te Henrit nuk paten ndonje ndikim te madh. Afersisht 20 vite me vone, europianet filluan nje lufte akoma edhe me te pergjakeshme se e para. 

 

*****

Disa dite me pare, kryeministri i Shqiperise, Zt. Rama, nenshkroi nje marreveshje, kryesisht te natyres ekonomike, me Maqedonine e Veriut dhe Serbine. Sido qe te emerohet kjo marreveshje, personalisht mendoj se eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Marreveshja duhet pershendetur, inkurajuar dhe mbeshtetur per tu bere realitet dhe zhvillohet me tej. Nga ana tjeter, me ben shume pershtypje reagimi i ashper i shume njerezve qe arrijne deri ne thirrje per vrasjen e Zt. Rama ! 

Mendoj se pergjegjesja kryesore e kesaj situate shqetesuese bie mbi vete klasen politike, pjese e te ciles eshte dhe vete Zt. Rama, qe gjate ketyre 15-20 viteve te fundit ka krijuar probleme madhore qe do te duhet kohe dhe mundim per tu riparuar. Eshte nje e vertete e pa-mohueshme qe liria e fjales dhe shprehjes ne Shqiperi kane bere perparime gjigande dhe per kete duhen pergezuar te gjithe ata qe kane ndihmuar ne kete fushe. Nga ana tjeter, stimulimi i pakontrolluar i nacionalizmit e ka kthyer kete te fundit ne nje “bishe qe ha te zone” - sic i thone fjales. Nuk ka jave qe ne TV, shtyp apo median sociale te mos shfaqen persona me pikpamje ekstreme duke pretenduar se shume zona te Ballkanit jane shqiptare, se fqinjet nuk kane egzistuar, se ata nuk kane as gjuhe dhe as atdhe, dhe se nje dite te gjithe keto hapesira do ti mbashkengiten Shqiperise. Ketij zjarri i hedhin benzine disa politikane te konsumuar qe nga nje ane mburren se e kane orjentuar Shqiperine drejt Europes se Bashkuar dhe kane antaresuar vendin ne NATO ndersa nga ana tjeter pozojne perpara hartes se "Shqiperise se Madhe". 


Po e filloj me konceptin e Evropes se Bashkuar dhe po sjell per shembull Gjermanine dhe Francen. Ndersa sot keto dy vende kane marredhenie te shkelqyera, ne te kaluaren jo shume te larget, ato kane qene armiq per vdekje. Do te kthehem ne periudhen kohore kur Henri Barbusse shkrojti librin e tij duke luftuar ne transhete e frontit Franko-Gjerman dhe do te ndalem vetem ne betejen e famshme te Verdun-it duke anashkaluar gjakderdhjen dhe shkaterimet qe shkaktoi Lufta e Pare Boterore ne total. Ne menyre qe lexuesi te kuptoje ashpersine e kesaj beteje po permend disa te dhena historike.

Verdun-expended-artillery-shells.jpg

Verdun, 1916.

 

Kapice me predha te shkrehura dhe kocka njerzish ...

 

Perfundimi ?

Human-Remains-Verdun-1.jpg

Beteja zgjati 10 muaj, nga Shkurti deri ne Dhjetor te vitit 1916. Palet lufuese hodhen kunder njera-tjetres midis 40,000,000 dhe 60,000,000 predha artilerie. Ne fushen e betejes u vrane 143,000 gjermane dhe 162,400 franceze. Te plagosurit e kaluan shifren 1,000,000. Demet materiale te pallogariteshme … Sikur mos mjaftonin tmerret e kesaj lufte, te “medhenjte” nisen nje lufte tjeter, akoma edhe me shkateruese; Luften e Dyte Boterore.

Por ja qe ne vitet 1950 midis francezeve dhe gjermaneve dolen disa burra dhe gra kurajoze, udheheqes vizionare qe vendosen qe mbi te kaluaren e hidhur te ndertonin nje te ardhme progresive. Koha tregoi se ata kishin te drejte.

Shpesh, ne ambjentet civile dhe politike shqiptare degjohet thirrja: E duam Shqiperine si gjithe Europa! Me sa duket shume pak persona e kuptojne se c'fare eshte Europa ne te vertete ... Kjo kategori njerzish nuk arrin ta kuptojne se paqja ngrihet mbi sakrifica te medha ekonomike dhe politike. Dy fotografi kuptimplote te nxjerra perpara varrezave masive ne Verdun tregohen me poshte. Ne keto varreza gjenden te perzjera eshtrat e 130,000 ushtareve franceze dhe gjermane qe dikur vrane njeri tjetrin pa meshire por sot prehen ne paqe sepse klasa politike ne vendet respktive shikon drejt te ardhmes dhe jo nga e kaluara. Nuk ka simbol me kuptimplote se arkivoli i mbuluar me flamuret respektive te armiqeve te dikurshem.

Mitterand-Kohl-Verdun-1984-2.jpg
Holland-Merkel-Verdun-2016-1.jpg

Shtetet e Ballkanit, si dhe shume shtete te tjera te vogla Europiane, jane ne njeren apo ne tjeteren forme, shtete me “sovranitet te kufizuar”. Mbarevajtja, nganjehere dhe egzistenca e tyre, varret shume nga “hesapet” dhe mareveshjet qe bejne te “medhenjte”. Per te shtjelluar me tej mendimin tim po marr per shembull aleancen e NATO-s.

Megjithese kane kaluar 12 vjet qe nga antaresimi i Shqiperise ne NATO, me sa duket nje pjese e mire e klases politike, elitave drejtuese te vendit dhe popullates se zakoneshme nuk kane arritur te kuptojne se c’fare do te thote pjesmarja ne organizata te tilla. Duke ditur se nje pjese e shqiptareve e konsiderojne Ameriken si aleatin me te mire te tyre, po paraqis nje pjese te nje dokumenti qe e gjeta te publikuar ne nje faqe te Departamentit Amerikan te Shtetit(2) ku behet fjale per kriteret kryesore qe shtetet kandidate duhet te plotesojne perpara antaresimit ne organizate:


We have made clear that, at a minimum, candidates for membership must meet the following five requirements:

  • New members must uphold democracy, including tolerating diversity.

  • New members must be making progress toward a market economy.

  • Their military forces must be under firm civilian control.

  • They must be good neighbors and respect sovereignty outside their borders.

  • They must be working toward compatibility with NATO forces.

 

Pikat e mesiperme, pak a shume, shqiperohen keshtu:

Ne e kemi bere te qarte qe se paku, kandidatet per antaresim duhet te plotesojne pese kerkesat qe paraqiten me poshte: 

  • Antaret e rinj duhet te mbeshtesin demokracine, perfshi tolerancen ndaj diversitetit.

  • Antaret e rinj duhet te bejne progres drejt ekonomise se tregut.

  • Forcat e tyre ushtarake duhet te jene nen kontroll te forte civil.

  • Ato (vendet) duhet te jene fqinje te mire dhe te respektojne sovranitetin e shteteve te tjera.

  • Ato duhet te punojne drejt pershtatjes me standartet e NATO-s.

 

Pra duket qarte, qe ne rastin e Shqiperise, antaresimi ne NATO ka me shume detyrime sesa perfitime. Gjate viteve te fundit vendi ka bere perparime te dukshme ne disa drejtime dhe kjo nuk mund te mohohet. Gjithashtu, duket qarte qe nje pjese e politikes, ekonomise dhe publikut jane pozicionuar drejt te ardhmes Europiane te vendit qofte kjo duke filluar me nje Mini-Shengen. 

Per ata qe kane mbetur ne te kaluaren ngrihet pyetja: c'fare mund te arrihet nepermjet pretendimeve iluzive dhe perralla te treguara me aq pasion nga"historianet profesionaliste" ? Ne kete pike dua te bej nje verrejtje: ju lutem mos ofendoni dhe kercenoni ne FaceBook sepse do te trembet Amerika dhe do ta mbylle ambasaden ne Tirane ...

Si konkluzion, mendova ta perfundoj mendimin me dy foto qe per kendveshtrimin tim tregojne nje histori te tere dhe japin nje mesazh optimist; Verduni i viteve 1920 dhe Verduni i viteve 2020

Verdun-River-1920-1.jpg
Verdun-River-Today-1.jpg

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

 

1- Comrade - do te thote nje shok, ne vecanti dikush qe ka kaluar ne situata te rrezikeshme kryesisht te natyres ushtarake.

2- https://1997-2001.state.gov/regions/eur/fs_members.html#:~:text=We%20have%20made%20clear%20that,be%20under%20firm%20civilian%20control.

 

Gusht, 2021

bottom of page