top of page

Nje pershkrim i shkurter i  Maqedonise, Epirit dhe Albanias - Viti 1493

Hartmann Schedel – Nuremberg Chronicle 1493

Disa fjale nga Robert Elsie rreth historianit H. Schedel dhe materialit origjinal qe Elsie e perktheu nga gjermanishtja ne anglisht.

Hartmann Schedel ishte nje mjek, humanist dhe historian qe jetoi ne vitet 1440 - 1514. Ai kishte lindur ne Nuremberg, Bavari dhe studioi per mjekesi ne Padua (Padove-Itali). Ne vitin 1466 ai u kthye ne Nuremberg ku dhe zoteronte prona te shumta. Punimi i tij kryesor eshte nje liber rreth historise boterore i njohur me titullin “Schedelsche Weltchronik” ose “Nuremberg Chronicle”, te cilin ai e botoi ne Nuremberg ne vitin 1493. Libri u botua ne dy gjuhe, gjermanisht dhe latinisht. Ky liber shume i madh thuhet te kete qene libri me i lexuar ne shekullin e 15-te, (me perjashtim te Bibles te Gutenberg, botuar ne vitin 1454, qe ishte me popullore), dhe nje nga me te shiturit e asaj periudhe kohore. Ka te ngjare qe materialet e paraqitura ne “Kronika e Nurembergut” te jene printimet e para te bera ne Europen qendrore ku pershkruhen Albania dhe Ballkani perendimor.

schedel_hartmann_world_map_edited.jpg

Harta    e botes e paraqitur ne librin "Kronika    e Nurembergut" botuar   ne   vitin 1493

Me poshte paraqitet fragmenti i shqiperuar. 

 

Rreth Maqedonise

 

Maqedonia – Njehere e nje kohe, ky vend ishte drejtuesi i botes. Dikur, ne anen lindore kufizohej me Thrace (Thraken) ndersa ne anet perendimore dhe jugore kufizohej me detin Adriatik dhe Egje. Thessaly (Thesalia) dhe Magnesia ndodheshin ne kufirin jugor te saj; ne veri Paeonia dhe Paphlagonia, hapesira keto qe me vone i ishin shtuar Maqedonise. Gjithashtu, Maqedonia kufizohej me Epirin ne jug dhe Ilirine ne veri. Ne bregdetin e Adriatikut ndodhet qyteti i Dirachium (Durrsit) i Cheronesos nga ku ka mare dhe emrin (1). Me heret qyteti quhej Epidamnus dhe ishte themeluar nga Korfuzianet (banoret e ishullit te Korfuzit). Jo shume larg Dirachium eshte lokalizuar qyteti i Apollonise i cili funksiononte bazuar ne ligje/rregulla shume te mira.

 

Rreth Epirit

Rajoni i Epirus/Epirit shtrihet ne perendim te maleve Acroceraunian dhe zgjatohet ne lindje deri ne luginen e Ambrosias (Ambracian), nje distance kjo afersisht 1300 “vrape kali”(2). Ne veri kufizohet me Maqedonine dhe ne lindje me Achaia/Achaea, pikerisht aty ku eshte lumi Achelous. Ne perendim laget nga deti Ion. Theopompus shkruan se ne kete rajon jetojne 24 fise/popullata te ndryshme. Historiani permend se bregdeti eshte i begate dhe pjellor. Dikur ne keto zona lartesoheshin shume fortesa dhe keshtjella por si rezultat i nje kryengritje qe banoret kishin organizuar kunder Romes kjo e fundit e kishte shkateruar provincen. Polybius shkruan se pas fitores mbi maqedonasit dhe persianet, konsulli romak Aemilius Paullus rafshoi 70 qytete te Epirit. Ne Epir u zhvillua dhe beteja e njohur e Actium. Po ashtu, Perandori Augustus luftoi dhe mundi ne nje beteje detare Mark Antonin dhe Kleopatren (Cleopatra) mbretershen e Egjyptit qe ishte e pranishme ne luftime. Si shenje mirenjohje dhe triumfi Augustus ndertoi ne luginen Ambrociane nje qytet qe e emeroi Nicopolis.

Rreth Albanias

Dikur Albania ishte pjese e Maqedonise dhe i perkiste asaj. Ne te gjenden 2 qytete qe dikur kane qene te famshme, Dirachium (Durres) dhe Apollonia. Gjuha e banoreve te ketij vendi nuk kuptohet as nga greket dhe as nga wends (Sllavet). Ne besojme qe keta njerez kane ardhur nga Albania qe ndodhet afer Colchis ne Scythia-n Aziatike. Kjo ka ndodhur ne kohen kur fise dhe popuj barbare ne menyre te vazhdueshme dhe intensive sulmonin dhe keqtrajtonin hapesirat greke dhe romake. Hamzai i Madh jetoi ne keto toka(3). I lindur nga prinder te krishtere, ai braktisi Kristianizmin dhe perqafoi Myslymanizmin e pakuptimte. Por, me te njejten lehtesi qe mohoi Krishtin ai mohoi edhe iluzionin Muahamedan duke u rikthyer perseri ne traditat e te pareve te tij. Megjithese i respektonte te dy besimet, ai preferoi te vdiste si i krishtere dhe jo si turk. Ai vdiq jo shume kohe pas renies se Costantinople/Kostantinopoli(4). Ai ishte pasuar nga George Scanderbeg, (Gjergj Kastrioti), i cili i lindur nga prinder te nderuar, e kaloi pothuajse gjithe jeten e tij mes te armeve dhe betejave duke luftuar ne emer te Krishterimit. Ai me forcat e tij mundi dhe shkateroi shume ushtri te medha turke duke mbajtur kete hapesire Ballkanike besnike ne miresine e Krishtit. Si rezultat, thuhet qe pjesa dermuese e vendit eshte shkateruar nga forcat armike. Mbreti Alphonso/Alfonso(5) vazhdimisht dergonte armatime ne Albania. Ai mori nen kontroll qytezen e Croya (Krujes) dhe e mbrojti ate nga turqit. Djali i te vllait te Scanderbeg/Skenderbeut qe ishte kthyer ne nje aleat i turqve ishte kapur rob nga nje kusheri i tij. Ai ishte derguar tek Mbreti Alphonso dhe ishte burgosur. Papa Callixtus e ndihmoi Scanderbeg-un me shuma te konsiderueshme parash. 

 

 

 

Shenime te rendesishme dhe sqarime rreth shqiperimit

- “Nuremberg Chronicle” ishte nje nga librat e pare te printuar ndonjehere ne Europen qendrore. 

- Ky shqiperim u mbeshtet ne kete material: http://www.albanianhistory.net/1493_Schedel/ - Mare ne date 28 Djetor, 2020

1- Cheronesos - Mbase behet fjale per simbolin e qytetit te Dirachium/Durres qe ishte nje luan. Ky ishte simbol i families Thopia qe kishte kontrolluar qytetin dhe zonat perreth dhe kishte lidhje me Mbreterine Franceze. 

2- "Vrap kali" ishte njesi matese e barabarte me 1/16 e nje Milje Franceze. 

3- Mbase behet fjale per te jatin e Skenderbeut.

4- Kostandinople/Kostandinopoli ra ne vitin 1453.

5- Mbreti Alfonso i Napolit ishte aleat dhe mbeshtetes i forte i Skenderbeut.

 

bottom of page