top of page

Kush e shpuri emrin Dhimiter tek shqiptaret ?

  • Petro Prodani
  • Oct 25
  • 4 min read

Nje pershkrim i shkurter i udhetimit te ketij emri nga Paganizmi ne Kristianizem.


Shenim sqarues: Per thjeshtesi, ne shkrim perdoret emri Dhimiter/Dhimitra sepse ne gjuhen shqipe ky eshte varianti me i perhapur.


Sipas Antikitetit Helen, ne malin Olimp, midis 12 perendive te tjera, jetonte edhe Dhimitra. Ajo kontrollonte prodhimin e grurit dhe bujqesine ne pergjithesi. Por edhe aktivitete te tjera si mireqenien njerezore, martesat, lindjet e femijeve, etj. Rrjedhimisht, besimtaret perdornin emerin e perendise qe adhuronin per te emertuar te dashurit e tyre. Ishin keta besimtare qe perhapen emrin Dhimitra/Dhimiter ne Boten Helenike dhe admiruesit e saj.


Perendia Dhimitra me kallirin e grurit si zbukurim.
Perendia Dhimitra me kallirin e grurit si zbukurim.

Rreth 2400 vite me pare, marinaret/tregetaret nga Parosi krijuan nje vend-ndalim ne nje ishull te vogel perballe Ilirise se dikurshme. Sot Kroacia moderne. Me sa duket, ata ndertuan edhe nje far per te orjentuar dhe paralajmeruar anijet nga ndonje perplasje me brigjet shkembore. Dhe keshtu, ishulli mori emrin Faros/Φάρος. 

Logjika e thjeshte thote se kolonet helene ngriten dhe kopje te tempujve qe kishin ne atdheun e tyre origjinal, ishullin e Parosit ne Egje. Nje prej atyre tempujve ishte ai dedikuar Perendeshes Dhimitra. Historiani Herodotus, (484-425 PEK), permend nje te tille. Pra, nuk eshte aspak cudi qe emri Dhimitra/Dhimiter te ishte perhapur gradualisht ne mesin e popullates te ishullit Faros. Permeteper, helenet ne Parosin e larget qarkullonin monedha perkushtuar kesaj perendie. Nje arsye me shume kjo per te bere emrin njohur ne tregjet e reja …


Helenet e lashte themeluan kolonine e tyre ne ishullin Faros 385 vite Para Eres Kristiane.
Helenet e lashte themeluan kolonine e tyre ne ishullin Faros 385 vite Para Eres Kristiane.
Dhrahmi te ishullit Paros dedikuar Perendeshes Dhimitra.
Dhrahmi te ishullit Paros dedikuar Perendeshes Dhimitra.

Perafersisht, 150 vite mbas themelimit te kolonise greke ne Faros, (Sot ishulli quhet Hvar), lindi nje person qe hyri ne histori si ‘Dhimitri nga Fari’. Bemat e tij ishin te shumta; nje karakter i paqendrueshem, kontradiktor, oporunist dhe hakmares. Si perfundim, ai u vra ne Mesina, Peleponez, gjate nje beteje per pushtimin e ketij qyteti. 

Ne nje moment te jetes se tij, Dhimiter Farioti, ishte i mediatori/keshilltari i Mbretit Filipi i Peste i Maqedonise kur ky i fundit kerkonte aleance me fiset ilire kunder Romes. Arsyeja se perse mori kete post ishte se ai fliste greqisht dhe ilirisht. Bazuar ne kete fakt, mund te thuhet se ai ishte nje heleno-ilir. Pra, Filipi, djali i mbretit Dhimiter i Dyte i Maqedonise, nuk kuptonte ilirisht dhe kishte nevoje per perkthyes. Ne anen tjeter, ai merrej vesh fare kollaj me epirotasit … 

Nejse, kjo eshte nje teme tjeter diskutimi. 


Kishin kaluar pothuajse 500 vite qe nga vdekja e Dhimitrit te Farit. Kristianizmi ishte ne shekullin e trete te egzistences se tij. Ne vitin 306, nje i krishtere i devotshem, i lindur ne Thessaloniki, u martirizua ne mbrojtje te besimit te tij. Behet fjale per Ἅγιος Δημήτριος τῆς Θεσσαλονίκης/Shen Dhimitrin e Selanikut me te cilnt lidhen shume legjenda dhe mrekulli-berje. 

Nuk vonoi dhe ai u kthye ne nje simbol mbrojtes te individeve, institucioneve, fshatrave, qyteteve. Bile dhe mbreterive te tera …

Dekada me vone, besimtaret ngriten nje kishe ne vendin ku mendohej se Dhimitri u egzekutua nga romaket te cilet perpiqeshin te shuanin Kristianizmin. Brenda saj mbahen eshtrat e shenjtit qe njekohesisht eshte dhe mbrojtes i qytetit.

Sot, kisha e Ἅγιος Δημήτριος/Shen Dhimitrit mbohet nga UNESCO si nje monument qe i perket kultures boterore. Fotot ne vazhdim japin nje ide te pergjitheshme.



Me krijimin dhe fuqizimin e Perandorise Bizantine emri i shenjtorit u perhap ne te gjitha popullatat qe perqafuan Orthodhoksine. Natyrisht, Agios Dhimitris/Shen Dhimitri hyri edhe ne mesin e shqiptareve te Mesjetes se Vone. 

Nuk mund te them ne se fillimisht ata e moren kete shenjt nga kontakti me helenet, apo me sllavet. Di te them qe shqiptaret e hershem ishin te fundit qe u kristianizuan. Ndersa ata moderne ishin te paret qe e braktisen masivisht kete besim. 


Mbase ka qene nje perafrim i dyanshem. E them kete sepse rekorded historike tregojne se disa nga kishat me te vjetra bizantine dedikuar Shen Dhimitrit ishin ngritur ne vendbanime qe mbanin emra sllave. Raste konkrete jane ato ne Berat, qe dikur quhej Beligrad/Beograd dhe ne Boboshtice, nje fshat prane Korces. Kjo e fundit perben nje rast interesant sepse edhe ne Bullgari egziston nje fshat i quajtur Boboshevo. Per me teper, ne Boboshtice eshte folur bullgarisht deri ne vitet e vona. Mbase dikush e flet dhe sot. 


Kishat e Shen Dhimitrit ne Boboshevo, Bullgari dhe Boboshtice, Shqiperi.
Kishat e Shen Dhimitrit ne Boboshevo, Bullgari dhe Boboshtice, Shqiperi.

Nje kishe bizantine me te njejtin emer egziston edhe ne Polican. Nje fshat i banuar nga vlleher te cilet e kane perdorur masivisht kete emer. Arsyeja ishte se me festimin e Shen Dhimitrit, vlleherit, dhe fiset e tjera gjysem nomade, shenonin fillimin e sezonit dimeror. Ndersa festimet e Shen Gjergjit/Agios Giorgios shenonin nisjen e sezonit veror. Tema keto qe duhet trajtuar ne menyre te vecante. 


Natyrisht dhe logjikisht, ndikimi helen ne perhapjen e emrit Dhimiter eshte i dukshem. Sidomos ne jug te Shqiperise. Megjithate une do te ‘Spekulloj’ me nje rast nga veriu. Ne rekorded e para otomane, te mbajtura ne vitet 1430-1434, tregohet qe Iskender, djali i Yuvan-it kishte patur relata pronesie me Dimitri Gonima.


ree

Pra, Skenderbeu kishte mik, mbase dhe lidhje familjare me nje Dhimiter qe mbante nje mbiemer grek. Gonimos ne greqisht do te thote ‘Pjellor’. Une do ta interpretoja si i ‘Kamur’. 

Ndersa ne gjuhen shqipe nuk ka as edhe nje lloj kuptimi.


Si shume familje te tjera kristiano-orthodhokse, edhe te paret e mi kane perdorur emrin Dhimiter. Gjyshi im nga ana e mamase quhej Dhimitraqis thjesht per arsyen se edhe i jati quhej Dhimiter.

Nje tjeter person familiar qe une do te permend eshte Dhimiter Vangjeli, fotografi i njohur nga fshati i origjines sime mashkullore. Emri i tij i pagezimit ishte Dimitrios Evangelou/Δημήτριος Ευαγγέλου, nje grek etnik i lindur ne Prodanin e vogel dhe te harruar i cili per engjell mbrojtes kishte zgjedhur Shen Dhimitrin/Ἅγιος Δημήτριος. 


Duke perfituar nga rasti, urroj gjithe ato/ata qe mbajne emrin Dhimitra/Dhimiter.




 
 
 

Comments


Commenting on this post isn't available anymore. Contact the site owner for more info.

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page