top of page

Skenderbeu dhe flamuri bizantin

Petraq-Guri-Madhi-Skenderbeu-2.jpg

Dikur historografia dhe arti shqiptar kishin disa standarte. Edhe ne kohen me te ashper te 'Realizmit Socialist' egzistonte nje fare lidhje midis fakteve historike dhe krijimtarise artistike. Sot keto parametra nuk egzistojne me. Nje keqinformim i tejskajshem ka zene vendin e references shkencore. Padija, injoranca dhe idjotesia po kthehen ne fenomene fare normale. Ne median publike dhe sociale shfaqen idera nga me qesharaket. Shume ngjarje dhe persona historike tjetersohen; nxirren nga thellesite e shekujve dhe vishen me ngjyrat e nacionalizmit ekstrem te shekullit te 21-te. Kuptohet, nje nga figurat me te permendura eshte Skenderbeu dhe natyrisht flamuri i tij. Me patjeter, Skenderbeu duhet te jete 100% shqiptar. Ndersa flamuri i kuq me shqiponjen dy-kokeshe padyshim flamuri i tij. 

Me siper, tregohet nje punim i piktorit Guri Madhi(1). Emrin e pagezimit ai e kishte Petraq. Ne traditat familiare te shqiptareve orthodokse, emri Guri i vihej nje te porsalinduri ne rastet kur nje femije i lindur para tij nuk kishte jetuar gjate. Gjithashtu, ne greqisht Petraq do te thote 'Guri'. 

Punimi ne fjale quhet 'Rikthimi i Skenderbeut ne Kruje'. Ne pikture bien ne sy dy detaje:

1- Flamuri i Skenderbeut eshte i paqarte.

2- Ne plan disi dytesor eshte vendosur flamuri bizantin; nje shqiponje dy-kokeshe ne nje fushe te verdhe. Shih rrethin e bardhe.

Personalisht mendoj se autori ka dashur te transmetoje dy mesazhe. Se pari, nuk dihet saktesisht c'fare flamuri ka perdorur Skenderbeu. Se dyti, egzistojne dokumenta qe vertetojne lidhjen e familjes Kastrioti me Kishen Orthodokse, dhe si rrjedhim me Bizantin.

Guri Madhi kishte qene anetar i Partise Komuniste Shqiptare. Me vone ishte perjashtuar nga partia, por megjithate ai ishte dekoruar me titullin 'Artist i Popullit'. Lind pyetja: Si ka mundesi qe censura e ashper e kohes te lejonte nje piktor te paraqiste nje flamur te paqarte kombetar dhe nje flamur thellesist fetar ne nje tablo ku tregohej clirimi i Krujes ?

Besoj se pergjigjia eshte e thjeshte; intelektualet e asaj kohe kishin me shume standarte shkencoro/historike dhe ne fund te fundit, Skenderbeu dhe Bizanti ishin pjese e historise se larget. Armiku i komunisteve shqiptare ishte dikush tjeter ... 

Sot gjerat kane ndryshuar rrenjesisht. Dikush ka vendosur te rishkruaje historine sipas mendjes se tij. Jo vetem qe Skenderbeu ishte shqiptar, por te tille ishin gjithe aleatet apo bashkepuntoret e tij. Edhe ne se ka ndonje fakt kokeforte qe provon te kunderten, nje shqiptarizim emrash e zgjidh situaten. Me poshte  tregohet nje foto nga stendat e Muzeut Kombetar ne Tirane. Behet fjale per 'Lidhjen e Lezhes' te vitit 1444 dhe pjesemaresit e saj. Nuk dihet me saktesi se kush mori pjese ne te. Burrime te ndryshme japin emra te ndryshem. Ajo qe duket qarte eshte prania e emrave/mbiemrave sllave. 

Dikush do te thote se emrat nuk tregojne perkatesi etnike. Bie dakord deri ne nje pike. Nga ana tjeter pyes: A egzistonte koncepti i etnicitetit shqiptar ne ate kohe ? 

 

Personalisht mendoj se etniciteti permban shume elemente. Midis te tjerash dhe emrat, mbiemrat, besimet fetare, simbolet identifikuese, etj. 

Natyrisht qe keto karakteristika ndryshojne gjate kohes dhe bashke me to dhe popullatat qe i mbartin ato. Ose me sakte, jane popullatat ato, qe per njeren apo tjetren arsye, ndryshojne karakteristikat e tyre specifike.

Dikush insiston se emri Gjergj(2) eshte emer shqiptar, dhe si rrjedhim mbajtesi i tij eshte natyrisht nje shqiptar.

Nga ana tjeter, ku e ka gabim nje serb qe thote se Mirko eshte emer serb dhe personi respektiv eshte serb ....

C'faredo qe te jete konkluzioni i debatuesve, nje gje eshte e qarte; Skenderbeu kishte disa aleate sllave dhe flamuri i tyre i perbashket ishte ai bizantin. Pikerisht ky eshte dhe mesazhi i flamurit te verdhe me shqiponjen dykokeshe qe Guri Madhi pikturoi ne tablone e tij. 

Lidhja-e-Lezhes-Emrat-R.PNG

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

 

1- https://www.gurimadhi.com/

2- Nuk dihet me saktesi cili ka qene emri i pagezimit te Skenderbeut. Gjergj eshte nje version shqiptar.

Qershor 2022

bottom of page