top of page

Albania and the Albanians

Disa shpegime dhe sqarime rreth perkthimit te meposhtem 

Artikulli "Albania and the Albanians" eshte botuar ne revisten prestigjoze Britanike "Natyra" ne 15 Korrik, te vitit 1880. Autor i shkrimit eshte Augustus Henry Keane, nje gazetar dhe linguist i njohur ne kohen e tij. Kuptohet qe artikulli pasqyron mendiment dhe kendveshtrimin e autorit por besoj se ka informacion interesant. Jam perpjekur te perkthej dhe interpretoj shkrimin ne menyren me te afert te mundeshme. Veshtiresia kryesore eshte interpretimi i duhur i fjaleve Shqiperi, Shqipetar, Albania, Albanian. Ne ate kohe, fjalet Albania dhe Albanian, nuk njiheshin dhe nuk perdoreshin nga grupet e ndryshme te popullates qe jetonin ne zonat qe permend shkrimi. Kur behet fjale per hapesira gjeografike une kam perdorur fjalen Albania; po ashtu fjala Albanian eshte perdorur per te treguar ne menyre pergjithesuese grupe njerzish qe jetonin ne hapesiren tokesore qe quhej Albania. Ndersa ne pergjithesi, kur behet fjale per grupe specifike njerezish si psh Geg, Tosk etj, kam perdorur fjalen Shqipetar.  

Gjithashtu, kur permendet gjuha Shqipe duhet kuptuar gjuha e folur dhe jo ajo e shkrojtur.

Nje fjale tjeter qe autori perdor per te pershkruar disa grupe te vjetra popullatash ne Ballkan eshte fjala Aryan. Kjo fjale eshte perkthyer si Indo-Evropian sepse ky eshte kuptimi shkencor i fjales Aryan.

Shqiperia dhe Shqiptaret

Ne fillimet e historise autentike te Ballkanit duket se me se shumti gadishullin e kane populluar dy grupe Indo-Evropiane (Aryan) te peraferta me njeritjetrin; Helenet ne Jug dhe Thrako-Iliret ne Veri. Qe ne ate kohe dhe 3000 vjet ne vazhdim, ky rajon ka perjetuar vale te shumta migrimi qe s’ka shembull ne bote. Disa dyndje, si pershembull Keltet 300 vjet perpara dhe Gothet 400 vjet pas Eres Kristiane, lane gjurme te perkoheshme, qe nuk i qendruan kohes. Gjurmet Romake vazhdojne te prezantohen nga Dako-Rumunet ne provincat Danubiane dhe nga grupe te ngjashme si Vllehet e Jugut ne zonat e Pindit dhe Thessalise. Vala e Ugrian Bulgars eshte absorbuar ose asimiluar nga Sllavet qe gjithashtu kane ardhur ne keto zona ashtu si dhe vete Ugrian Bullgars. Serbo-Kroatet jane vendosur ne keto hapesira po ashtu. Te ardhurit e mevonshem, si Osmanllinjte e grupit Turk, kane mare pushtetin qeverises pa bere ndonje perpjekje serioze per te kolonizuar kete hapesire. Si pasoje e atyre qe u thane me siper, situata eshte e tille qe nuk ka paralelizem me ndonje pjese tjeter te botes. Nje kaos total racash, gjuhesh, besimesh fetare, interesash sociale dhe aspiratash nacionale qe per nje kohe te gjate kane kercenuar paqen boterore. Edhe kokat me te zgjuara kane deshtuar te gjejne format/rruget si te sheshojne mosmarveshjet midis ketyre grupe popullatash. Ne mes te ketyre situatave te pakendshme dhe komplikimeve te pafundme dy grupe mund te quhen relativisht autoktone dhe vazhdojne ti qendrojne kohes.

1 – Helenet, qe padyshim jane Slavizuar ne menyre massive pothuajse kudo ne brendesi te teritorit te gadishullit Ballkanik, pavarsisht se mendohet se Dorianet e vjeter vazhdojne te mbijetojne ne kodrad e Spartes; populata e qojtur Zakonians, dhe Mainotes ne gadishullin e Tenarum.

2- Dega Veriore, e qojtur Thrako-Helene vazhdon te dominoje bile te jete vitale ne malesine e Shqiperise. Thraket, Peonians, Dardans, Moesians dhe grupe te tjere te Lindjes dhe Veriout jane zhdukur dhe nuk egzistojne si nacionalitete te pavarura. Iliret, ose dega Perendimore e ketyre grupeve, vazhdon te pefaqesohet nga Shqipetaret ne hapesiren e tyre origjinale dhe te vjeter te lokalizuar ne brigjet Jug-Lindore te Adriatikut.

Eshte e qarte qe fjala Albania nuk ka ndonje rendesi administrative dhe nuk pershkruan ndonje zone te mirepercaktuar gjeografike. Eshte thjesht nje shprehje nacional-gjeografike megjtese as ne kete sens nuk ben kuptim sepse nuk ka lidhje te qarte me njerzit nga te cilet fjala Albania rrodhi. Ne formen e saj me te madhe, hapesira e tokes qe quhet Albania, shtrihet nga kufinjte e Malit te Zi dhe Serbise ne Veri, deri ne kufijte e Greqise ne Jug. Ne Lindje nga malet e Pindus, Gramos dhe varg-malet Tchar Dagh (diku ne Maqedonine Slave) duke perfunduar ne bregdetin e Adriatikut. Ne kete hapesire jane gershetuar 3 elemente gjeografike dhe etnike. C’do gje ketu duket sikur eshte ndare ne 3 pjese. Per ta bere me te lehte shpegimin po i ndajme faktoret ne tre grupe.

 

Tre ndarje gjeografike/natyrale

1. Albania e siperme. Kufiri Jugor i kesaj zone perfundon ne lumin Shkumbin, ndersa ne Lindje kufizohet me lumin Drin.

2. Albania Qendrore, zona midis lumit Shkumbin dhe Vjose

3. Albania e poshtme ose Epiri qe kufizohet me Greqine.

 

Tre ndarje politike

1. Vilajeti Turk i Shkodres

2. Vilajeti i Manastirit (ose Kosoves)

3. Vilajeti i Janines

Dy Vilajetet e fundit shtrihen jashte limiteve te Albanias. Koferenca e Berlinit, qe sapo mbaroi punimet ne lidhje me vendosjen e kufijve Turko-Greke, i kaloi Greqise pjesen me te madhe te Vilajetit te Janines.

 

Tre liqene te medhenj

1. Liqeni i Shkodres,

2. Liqeni i Ohrit

3. Liqeni i Janines.

Qyteti Bar (Mal i Zi) dhe Preveza (Greqi) si qytete bregdetare dhe hapesirat ne brendesi te teritorit tokesor te permendur me lart percaktojne hapesiren tokesore ku shtrihet Albania.

 

Tre racat kryesore

1. Popullata e vjeter Trako-Iliriane, tani e perzjere me grupe te tjera 

2. Slavet, Serbo-Kroatet ne Veri

3. Helenet, dega Doriane, ne Jug

 

Tre emrat etnike ose nacionale

1. Shkipetar. Vendasit e quajne veten Shkipetar, vendin Shkiperi, dhe te foluren Shkipeia. Keto fjale kane te njejten rrenje; fjalen Shkip – Shkup qe do te thote shkemb. Ne Greqisht: Σκόπελος, ne Latinisht: Scopulus

Si rjedhim, Shkipetar = Njeri mali (ose njerez qe banojne ne lartesi). Ky eshte version me i pranushem i origjines se ketij emri.

2. Alban, ky eshte emer qe vendasit nuk e njohin. Ky emer eshte perdorur ne antikitet por ne kohen tone perdoret ne Evropen Perendimore dhe Greqi. Ne pergjithesi mendohet qe fjala Alban the kete rrjedhur nga fjala Kelte ose Arjane (Indo-Evropiane), alb = lartesi ose maje e zbardhur. Kjo fjale eshte lidhur me pershkimin e Ptolemit kur flet per nje fist te vogel qe ai e quan Albani. Qyteti kryesor i fisit ishte Albanopoli vendosur ne Veri-Perendim te liqenit te Ohrit. Per here te pare emri merr perdorim te zakonshem ne shkrimet Bizantine te shekullit te 11 ne formen Alvanoi dhe Arvanitai.

3. Arnaut, duket se ky emer ka rrjedhur nga emri Arvanitai dhe Turqit ne pergjithesi e perdorin per te pershkruar Shqiptaret muhamedane.

Te gjitha format e emrave, Shqipetar, Alban, Arnaut, Shkipetar e kane rrenjen ne fjala shkemb dhe si rrjedhim pershkruan nje race/grup njerzish qe banon ne lartesi.

 

Tre grupe etnike

1. Geget (mbase Gepides ?) ne Veri qe shtrihen ne Jug deri ne lumin Shkumbin dhe pertej vargmaleve te Moraves deri ne afresi te Sofjes. Ky grup gjendet ne enklava ne Serbi dhe pjeserisht i sllavizuar ne kufijte me Malin e Zi.

Geget konsiderohen si pasardhesit me te afert te Ilirianeve. Fjala Ilir ka origjine te panjohur. Ky grup ishte qojtur keshtu nga bashkekohesit e tyre qe jetonin ne Jug. Fjala Ilir perdoret me kuptim te pergjithshem dhe asnjehere nuk eshte perdorur nga njerzit te cilet pershkruen me lart (Geget). Ky grup pershkruan veten me emrin Shkipetar ne pergjithesi ose ne menyre me specifike me emrin e fisit ku ben pjese.

2. Tosk, Toshk, (Toskides) ne Albanian qendrore dhe Jugore ne zona ku nuk jane Helenizuar. Toskides jane pershkruar si zoterues te Toskerise nje zone e vogel ne te djathte te lumit Vjosa ne Veri-Perendim te Tepelenes. Fjala ka mare perdorim gradual dhe perdoret nga popullata e lokalizuar ne bazenin e Vjoses por dhe me gjere.

3. Epiriotet ne Vilajetin e Janines. Qe ne koha te hershme ky grup eshte perzjere me Greket Doriane dhe sot eshte pothuajse totalisht Helenizuar. Termi eshte me shume gjeografik sesa etnik por shume i perdorshem nga pikpamje politike duke patur parasysh ndryshimet qe priten te ndodhin. Ne lidhje me ndryshimet e priteshme, vlen te permended qe zonat e Pindit ne mes te Epirit dhe Thessalise eshte e banuar nga Kutzo-Vlachs, (Kara-Guni ne Turqisht per Gune-Zinjte), te cilet kane lidhje te forte me Helenizmin si ne fe, politike, jeten sociale, megjthese vazhdojne te flasin nje variant te koruptuar te gjuhes Rumune. Gjuha Toske ne Epir, ne zona ku vazhdon te perdoret, eshte perzjere ne mase te madhe me elemente te gjuhes Greke. Tosket e kesaj zone flasin te dy gjuhet, Greqishten dhe gjuhen e nenes pa ndonje problem. Ndersa ne Janine, qendra e vilajetit, gjuha Greke ka qene supreme per nje kohe te gjate. Transferimi i kesaj zone qe ka qene pjese integrale e Greqise qe nga koherat prehistorike nuk do te krijoje ndonje problem serioz ne integritetin e races Shqiptare dhe as do te jete burrim dhune bazuar ne aspiratat nacionale Shqiptare.

Tre besime fetare

1. Muhamedanet jane kudo por me te perqendruar ne Jug sesa ne Veri.

2. Orthodokset Greke, pothuajse komplet ne Jug

3. Katoliket Romane, pothuajse totalisht ne Veri.

Nga sa me siper del se Geget jane pjeserisht Myslymane dhe pjeserisht Katolike. Tosket pjeserisht Myslymane, pjeserisht Orthodokse Greke.

Numrat respektive te grupeve, aq sa mund te mbeshtetesh ne te dhenat Turke, jane:

Gege Myslymane: 400,000

Gege Orthodokse Greke: 50,000

Gege Katolike: 150,000

Numri total i Gegeve: 600,000

Toske Myslymane: 600,000

Toske Orthodokse Greke: 200,000

Toske Katolike: 0

Numri total i Toskeve: 800,000

 

Po te krahasohet perqindja e popullates me origjine Turke ne Albania, Hercegovine dhe Bullgari (Pomaket ne malet Rodope) arihet ne konkluzionin se eshte, pak a shume, ne te njejtin nivel. Situata te ngjashme ne keto zona kane rezultuar ne te njejtat perfundime. Ne Albania, pas vdekjes se Skenderbeut dhe shuarjes se rezistences, klasat drejtuese dhe me influence adoptuan Islamin, ndersa klasat e ulta qe nuk kishin gje te humbnisnin apo fitonin vazhdua Kristianizmin. Thuhet se ne Turqi besimi eshte prove race. Eshte e qarte qe ky deklarim nuk ben sens. Mund te thuhet se ne Albania nuk ka te Krishtere nga grupi i popullates Turke. Nga ana tjeter, te dhenat me lart tregojne se ka 1,000,000 Muhamedane qe vijne nga grupet Iliriane. Keta myslymane jane tjeter race ne krahasim me zyrtaret e paket Osmallinj (apo ndonje grup tjeter) qe jetojne me se shumti ne qytete.

 

Fiset

Eshte shume e cuditeshme se si nje vend qe konsiderohet si djepi i civilizimit Evropian nuk ka ecur perpara qe nga koha kur Dorianet e ashper u versulen nga malet e Epirit dhe pushtuan Peleponezin. Nga te gjithe Indo-Evropianet Perendimore, vetem Shqiptaret kane mbetut ne nje gjendje gjysem-blektorale dhe kane rojtur organizimin primitiv fisnor. Te dy deged e populates, ne vecanti Geget, jane te ndare ne nje numur te madh Fisesh dhe Farash. Disa nga keto grupime si Mirditoret ne Veri dhe Suliotet ne Jug kane hyre ne histori. George Kastriota, Skenderbeu, princi i Mirditoreve, pothuajse i vetem arriti te perballoje vershimet e pushtuesve Otomane. Nga ana tjeter, Suliotet me trimeri dhe perkushtim te rralle shkruan disa nga episodet me emocionale gjate luftes Greko-Turke ne fillim te shekullit tone. Kohet e fundit, klanet e Kelmendit, Hotit, Dukagjinit etj jane te lidhur me trazirat politike ne Mal te Zi dhe ne teritore te tjera te Albanias. Keto trazira ka mundesi te zgjaten ne kohe dhe varren nga marveshjet qe do te percaktojne kufijte Veriore dhe Jugore te vendit. Per lexuesit e revistes “Natyra” po paraqisim nje pasqyre komplete te fiseve Shqiptare.

 

Fiset Gege

Mirditoret: Dukagjin, Dibran, Mat, Orosh, Fan, Reshen, Spac, Kuci

Pult: Gjovani, Planti, Kiri, Suma, Toplana, Dushmani, Shalla, Shoshi

Te pavarur: Klemendi, Hoti, Skreli, Kastrati, Reciluo, Rioli, Posripa, Kopliku, Grica, Gruemir, Gruda, Trepce, etj

 

Fiset Toske ne pergjithesi

Tosk, Lab, Cam, Suliot

 

Nga te gjithe grupimet fisnore te Gegeve, Mirditoret jane me te rendesishmit. Megjithese jane rreth 20,000 vete, ata formojne nje factor te fuqishem politik. Mirditoret jane pjese e nje oligarkie Katolike Romane me qytet kryesor Orosh-in ku banon dhe shefi i tyre. Konfederata Mirditore eshte plotesisht e njohur nga “Porta e Larte” ku dhe paguajne detyrimet financiare. Mirditoret kane per tradite te mos martohen me femra Turke. Nese marrin nje femer te besimit Muhamedan nga fushat perreth ata do ta pagezojne ate ne malet ku jetojne. Terreni i tyre shtrihet kryesisht ne Jug te Drinit, perfshin Pult, Kelmendin, Hotin dhe fise te tjera malesoresh dhe arrin deri ne liqenin e Shkodres. Ne pergjithesi ky grup quhet Malesore.

Nga grupi Tosk, me influence jane Tosket qe banojne ne te dy anet e Vjoses se poshtme. Labet jane banues ne zonat bregdetare te malit Acroceraunian dhe shtrihen ne Jug deri ne lumin Pavlla. Camet shtrihen ne brezin tokesor midis lumenjve Pavlla dhe Kalama, ne opozite te Korfuzit. Nje pjese e camerve jane Helenizuar. Pjesa tjeter jetojne ne komunitete te vecuara, te rrethuara kudo nga Grekefoles ashtu sic paraqitet dhe ne harten e popullatave te Turqise Evropine dhe Greqise te publikuar kohet e fundit nga “Stanford of Charing Cross”.

Po te mbledhim Arbereshet e vendosur ne Italine Jugore e Sicili gjate shekujve 15-16, Tosket e shperndare neper Peloponez, Attike, Euboea dhe Arkipelagun Grek e gjithe raca Albane momentalisht arrin mbi 1.5 milion. Shih te dhenat me poshte.

 

Albania e siperme - Gege: 700,000

Albania qendrore dhe e ulet - Toske: 680,000

Italia Jugore dhe Sicilia: 180,000

Greqia kontinentale dhe arkipelagu: 90,000

Numri total: 1,650,000

 

Gjuha

Diferenca e madhe midis Ilirianeve ose Gegeve dhe Epiroteve ose Toskeve permendet qe ne rekorded e para historike dhe qartesisht njhet qe ne antikitet. Si ne te kaluaren dhe tani vija ndarese ka qene dhe mbetet Egnatia - rruga e fameshme Romake. Kjo rruge fillonte ne Dures (Dyrrachium) ne brigjet e Adriatikut, kalonte ne Oher (Okhrida) dhe Bitola (Manastir) dhe arrinte ne Thessaloniki (Selanik).

Ne Veri te kesaj rruge jetonin Ilirianet, Dardanet, dhe Paeonianet qe lidheshin me nje forme te foluri shume te njashme. Ne Jug te Egatias jetonin Epiriotet dhe Maqedonasit qe ne koherat e hershme kane patur tradita dhe forma komunikimi te gjashme por qe me vone jane Helenizuar masivisht. Diferencat midis dialekteve Veri-Jug vazhdon te egzistoje dhe sot. Vetem e folura Thrako-Ilire ka mbijetuar. Raportet Gego-Toske jane pak a shume si raportet qe kane Gjermanet e siperm me ata te poshtem ose Danezet. Fiset Gege me Veriore dhe ato Toske me Jugore pothuajse nuk e kuptojne fare njeri-tjetrin. Tosket dhe Geget ne zonat kufitare te njeri-tjetrit (ne luginat e lumenjve Shkumbin dhe Erzen) jane ne gjendje te komunikojne midis tyre. Italiano-Albanezi Demetrius Kamardas e konsideron te foluren ne keto zona kufitare si gjuhe te perbashket Iliro-Epiriote.

Eshte e veshtite te percaktosh lidhjen e gjuhes se folur Shqipe me gjuhe te tjera dhe kjo ka qene nje pike e debateve te medha ndermjet gjuhetareve. Vetem se fundmi J.G. von Hahn beri lidhjen e pakontestushme  te Shqipes me gjuhet Indo-Evropiane por pozicioni i saj ne kete familje gjuhesh nuk mund te thuhet se eshte percaktuar perfundimisht ne menyre bindese. Bopp duke perdorur menyren e tij e krahasoi gjuhen Shqipe kryesisht me ate Sanskrite. Te tjere e kane konsideruar si nje forme shume te vjeter dhe te deformuar te Greqishtes. E verteta duket se shtrihet ne mes te versioneve extreme. Studime te metejshme  mund te provojne se gjuha Shqipe si pjestare e grupit Indo-Evropian ruan lidhjet midis degeve te gjuheve Aziatike dhe Greko-Latine. Nje analize e dialektit Jugor tregon se 1/3 e rrenjeve te fjaleve kane origjine Aeolik Greke, 1/3 Italike, Keltike, Teutonike dhe Sllavike. Pjesa tjeter rezulton te jete e nje origjine te panjohur qe presupozohet te jete nje forme te foluri antike Thrako-Iliriane. Fjalet Italike, Keltike, Teutonike dhe Sllavike pjeserisht jane rrjedhim i trashegimise se perbashket Indo-Evropiane dhe pjeserisht i kontakteve gjate periudhave te ndryshme historike. Shembuj; invazionet Kelte tre shekuj para Eres Kristiane, dyndjet Gotike nen drejtimin e Alaric, administrimi Romak per 500 vjet, pushtimi i Albanias se siperme deri ne Lumin Drin nga Serbet gjate viteve 640 – 1360, pushtimi Bullgar i Albanias qendrore deri ne vitin 1019.

C’fare eshte qojtur variant gjuhesor Aeolic Grek duket se e ka origjinen perpara periudhes Helenike, sepse shpesh paraqet forma fonetike me te vjetra. Gjithashtu, gramatika eshte arkaike dhe leksiku me i hershem se i Greqishtes se vjeter keshtu qe nuk mund te jene derivate te kesaj gjuhe. Aeolic Grek mund te perbeje lidhjen ndermjet gjuhes Helenike dhe asaj Indo-Europiane. 

**************************************

Shenim; nje pjese e artikullit nuk eshte perkthyer sepse parmban detaje te sterholluara te krahasimit te gjuheve te ndryshme per te cilat nje lexues normal nuk do te kishte interes.

**************************************

Tipet e njerezve

Per arsyet e permendura me siper, Shqipetaret nuk mund te konsiderohen ne asnje lloj forme si nje race e paster. Ne shkrime te perhapura udhetaresh, ose krijime imagjinare, nje vello romance eshte hedhur mbi keta njerez te cilet jane pershkruar pothuajse si shembull i formes dhe bukurise klasike. Mbase ne nje fare kuptimi kjo mund te jete e vertete ne Jug ku shqiptaret mund te kene perfituar dicka nga perzjerja me fiset Helene ose ne ekstremin Verior ku disa karakteristika jane mare nga gjaku me i mire Sllav / Serbo-Malazez. Ne zonen qendrore te vendit njerezit nuk kane karakteristika fizike spikatese, bile shpesh here nuk jane te pashem, tipare keto te mara nga perzjerja me Ugrian ose Bullgaret (Volga Finn Bullgare) te cilet kishin qendren e tyre kryesore ne Oher, shekulli 8 – 9 i Epokes Kristiane, dhe ne ate kohe nuk ishin Sllavizuar akoma. Ne pegjithesi, Shqipetaret si grup jane terheqes bile simpatike, me koke te gjate, fytyre vezake, hunde te holle dhe te gjate, kockat e faqeve pozicionuar lart ne fytyre, sy te vegjel - ne pergjithesi gri ose blu, floke ngjyre te hapur ose kafe, qafe te gjate, gjoks te gjere, trup te holle dhe te drejte. Kuptohet qe pershkrimi varet nga ajo c’ka pare vezhguesi. Keshtu, ndersa Pouqueville permend sy te zinj te tjere i pershkruajne Tosket kryesisht si njerez me sy bojqelli dhe ngjyre flokesh te hapur.

Ne pergjithesi raca me “puro” Shqiptare gjendet midis lumenjve Skumbin dhe Vjose, ku Kamardas thote se gjthashtu perdoret e folura Shqip me origjinale. Ne Veri dhe Jug te kesaj zone, pak a shume, si njerzit ashtu dhe e folura jane perziere me elemente te grupeve Sllave the Helene.

bottom of page