top of page

Udhetim neper Shqiperine Qendrore, 1890

Ne mengjes, lundruam drejt bregdetit shqiptar(1). Thellesia trasparente e detit Dalmatian dhe shkembinjte e Malit te Zi u zbehen mbrapa nesh. Deti i ceket dhe i turbullt filloi te kthehej ne lluce dhe shkumbe levizese. Nje fushe e madhe e krijuar nga prurjet e lumenjve fillonte ne bregdet dhe perfundonte ne malet e largeta. Ky lloj relievi shtriej prane bregdetit per qindra kilometra; nga veriu ne jug. E vetmja gje qe thyente kete monotoni ishin disa zgjatime shkembore qe lidheshin me token nepermjet brezash baltore. Malet, te pozicionuara pingul me bregun e detit, lartesoheshin gradualisht ne drejtim te jugut deri ne barjeren e pakaluesshme te vargmaleve Akrokeraunia qe shenojne dhe fundin e detit Adriatik. 

 

Kepi i pare qe hasem, ai i Rodonit, ishte asgje me shume se vazhdimi i nje kodre. Tjetri ishte kepi i Pali-t, i gjate shtate kilometra dhe qe ngrihej pothuajse si nje mal me nje lartesi, peraferssht 200 metra. Dy brigje ranore formonin nje lagune rrethore e cila sherbente si nje molo. 

"Exiguo debet, quod non est insula, colli"(2) - u shpreh nje gjerman i qete dhe me syze qe ishte duke udhetuar drejt Athines. Me nje liber te Lucan(3) ne xhep, ai i drejtoi Durresit antik nje pershendetje qe nga bordi i vaporit. 

Dhe keshtu kishte ndodhur. Nga brendesia e zgjatimit shkembor, midis pemeve dhe germadhave, nje kishe, dy minare, mure mbrojtes, dhe nje flamur turk na sinjalizuan se Durresi ndodhej pak me ne jug.

Berard-Durres-1914.JPG

Arritja ne Durres

Gjermani yne u cudit kur pa dy europiane, dy franceze pothuajse se te edukuar, te zbrisnin nga anija pikerisht ne kete port me synimin te udhetonin ne drejtim te tokes se larget barbare te Maqedonise, ne vend qe te vazhdonin per ne Korfuz dhe Heladhes hyjnore. 

Habia me e madhe ishte qe keta dy persona “Ishin ne kerkim te bullgareve, shqiptareve dhe serbeve ! Maqedonia ishte mbreteria e Aleksandrit. Nuk ka asgje tjeter interesante ne ate vend”.  

Dhe ne te vertete, per Europen, Maqedonia ishte nje vend i paqarte. Nje mbreteri e humbur diku midis lumit Danub dhe Selanikut. Nje hapesire me male dhe pyje qe nje here e nje kohe kontrollohej nga Aleksandri i Madh. 

Por ne qe po zbrisnim nga vapori dinim pakez me shume rreth Maqedonise dhe do te ishim te lire te arrinim konkluzionin tone kur te arrinim atje. 

E vetmja gje qe ne shpresonim ishte qe kur te zbrisnim ne toke do te gjenim dy shqiptaret tane dhe kater kuaj. Shqiptaret ishin miqte tane te vjeter. Njeri prej tyre, Abedini, nje myslyman, ishte xhandar i Shkelqesise se Tij, [Sulltanit]. 

Tjetri, Kostas, nje i krishtere dhe ish bari, kishte qene roje konsullate. Ai ishte me shume grek sesa shqiptar. Kosta shprehej me krenari se ne rini te tij ai kishte qene bandit per disa muaj. Dhe pikerisht per kete gje ne e kishim mare ate ne sherbim. Te udhetosh neper Turqi eshte ide e mire te kesh nje polic ne te djathte dhe nje bandit ne te majte. Kur vjen momenti, te dy mund te jene te dobishem.

 

Te dy ata na kishin shoqeruar neper Epir dhe Shqiperine Jugore. Dy jave me pare, perpara se te hipnim vaporin nga Vlora per ne Shkoder, i nisem ata nepermjet rruges tokesore se bashku me kafshet dhe baullet tona. Ne ju treguam atyre rrugen ne harte. 

“Efendi, mos u shqeteso,” tha Abedini. “Ne do te kalojme lumenjte dhe do te mberijme ne ate qytet. Dhe do te shkojme dhe ulemi anes detit dhe do te presim derisa ju te vini.”

Duke mbajtur nje distanca nga bregu, per arsye te dunave dhe shkembinjve nenujore, vapori yne Iris lundroi perreth zgjatimit tokesor dhe hyri ne kanalin e ngushte qe te conte ne port. Ky ishte porti ne te cilin njehere e nje kohe kishte manovruar flota e Pompeit. Vendi ku Robert Giscard kishte zbarkuar dhe per te cilin Anxhevinet e Napolit dhe Komenet e Bizantit kishin luftuar per me shume se 100 vite. Ky port i varfer nuk ishte asgje tjeter pervec se nje mocal i ceket. Pak varka dalmaciane me vela, dy kaike turke dhe nje anije italiane me avull, ishin me se te mjaftueshme per ta mbushur ate.  

Qeleshet e dy shqiptareve tane shkelqenin si dy piketa trafiku ne breg. Kostas ishte veshur me fustanellen e tij te bardhe dhe te poshtmet te lara mire e mire. Abedini dukej akoma me terheqes ne uniformen e tij blu me shirita ngjyre portokalli.

Kur i takuam ata na puthen duart. Shoqeruesit tane kishin pritur per ne tete dite ! Cdo mengjes, ashtu sic kishin premtuar, ata shkuan dhe u ulen prane detit dhe qendruan aty deri ne perendimin e diellit. Me pas ata u rikthyen ne han dhe u kujdesen per kuajt. Udhetimi i tyre kishte qene nje aventure e vertete. Ata kishin hipur ne varka dhe kaluar disa nga lumenjte me te medhenj, notuar pertej disa te tjere, dhe kapercyer baltrat e brigjeve te tyre. Gjate shtate diteve te fundit ata kishin notuar, pregatitur dhe riparuar shalat e kuajve dhe pastruar armet e tyre. Miqte tane kishin filluar te humbnin githe shpresat sepse Durresi, me gjithe ato mushkonja dhe semundje, ishte nje vend i veshtire per te qendruar. Kuajt refuzonin te pinin ujen e puseve dhe prefekti turk ishte perpjekur te mobilizonte kafshet dhe shoqeruesit tane per nje lufte kunder banditesve ne brendesi te vendit. C’fare lloj njerzit ishin keta dursaket ! As kristiane, as turq. Pothuajse te gjithe ishin ‘papiste’, [Ndjekes se papes se Romes] dhe ‘makaronadhis’, [Makaronaxhinj]. Kete term perdornin shqiptaret tane per te pershkruar italianet. 

Ne duhet te largohemi nga ky vend - ishte konkluzioni i truprojave tona. 

Mbi vendin ku zbarkuam lartesoheshin muret mbrojtes. Moloja e vetme kishte vetem nje kalim qe quhej “Porta Yali”. Qe aty drejtoheshe per ne qyteze duke kaluar me pare ne zyren doganore dhe stacionin policor. Pashaportat tona ishin kontrolluar me kujdes dhe bakshishet qe dhame, (Sepse pashaportat tona  nuk ishin ne rregull), dolen efikase. Keshtu qe ishim lejuar te kalonim me tej.

Durresi eshte nje perzjerje e cuditeshme e ndertesave turke dhe dyqaneve italiane ne mesin e mureve rrethuese frankish(4) dhe bizantine. Te krijohet pershtypja sikur turqit kane arritur ne kete qyteze veneciane vetem nje dite me pare. Me lart, prane xhamise me kupole sferike, prefekti i zones i kishte ndertuar vetes se tij nje pallat gjigand; nje konak prej balte dhe druri. Koridoret dhe hollet zhurmonin nga prania e nevojtareve, imameve me turbane te larte mbi koke, grave te mbuluara me vello dhe policave te c’rregullt. Ushtaret ishin duke gatuar ose pregatitur kafe ne oborrin e nderteses. Te burgosurit, nga kafezet e drunjte, luteshin per cigare, duke zgjatur duart e tyre te lidhura me zinxhire te rende. Prifterinjte orthodhokse debatonin ne greqisht. Topcinjte ishin duke levizur nje top te vjeter bronxi. Te gjithe ketu e ndjenin veten si ne shtepine e tyre. Kjo ishte pikerisht ajo qe une imagjinoja se si duhej te ishte nje prefekture nen tiranine e ‘Babajt’.

Ne pjesen e poshtme te qytezes, ne rrugicat e perdredhura dhe te ngushta te kufizuara nga ndertesa me mure guri shfaqeshin parrulla ne italisht. Te gjitha dyqanet tregetonin mallra italiane. Artikuj qeramike nga Kalabria, produkte brumi, ene argjili, liker nga Milano, verera nga Chianti. Femije qe dilnin nga nje shkolle italiane kendonin kenge napolitane, si ato qe dikush mund te degjoje qe nga Genova deri ne Brindisi, me melodine e gondoliereve dhe tekstet e pavdekeshme te bukurosheve beqare qe largoheshin per ne “Bella Venecia”. Ambasadori i Mbretit Umberto kishte vendosur kangjella te medha ne dera kryesore, ne ballkonin dhe dritaret e shkolles se tij.  

Muret e vjetra e permblidhnin qytezen brenda nje hapesire te ngushte. Ato e kishin reduktuar ate ne nje drejtkendesh me permasa jo me shume se 600 x 300 metra. 20 vite me pare, Durresi ishte vec se nje fshat. Bile as prefekti nuk jetonte ketu. Ai banonte ne Kavaje, ne anen tjeter te gjirit. Anijet italiane dhe planet sekrete te Italise e kane ringjallur kete qyteze te vdekur. Anijet mberrijne nga Brindisi dy here ne jave. Ndersa planet sekrete nuk jane sekret per askend. Njerzit neper rruge mund t’ju tregojne ju kush merr para. Pagesa mujore varion midis kater dhe gjashte lira turke. 

Shqiptaret kristiane ne pjesen e poshtme te qytetit perdorin monedhat italiane, ashtu sic bejne edhe vete zyrtaret turq dhe disa bej myslymane. Kristianet nga fiset gege kane mbetur katolike. Qe nga ditet e Venedikut dhe mbreterive Napolitane, misionaret jezuite ne Tirane dhe Shkoder, dhe bishopet lokale te edukuar ne seminaret e Romes dhe Padoves, kane ndihmuar ne perhapjen e traditave italiane. Dhe gjuha italiane ketu e ndjen veten si ne shtepi. Cdo muaj, ambasadori italian ne Shkoder shperndan pothuajse 200 napolona flori. Por katoliket gege kane refuzuar te terhiqen totalisht ne kampin e armiqeve te Papes. Keshtu qe propoganda italiane do te mbetet e paefektshme perderisa Vatikani dhe Quirinal(5) jane ne lufte me njeri-tjetrin. Bile akoma me e pa efektshme per sa kohe qe Italia te jete armike e Frances. Mirdita dhe klani drejtues geg, me prijes familjen Bib Doda, gjithmone e kane konsideruar veten e tyre nen mbrojtjen e Frances. 

Greket me sa duket kane hunbur ketu. Adriatiku nuk i kishte terhequr kurre marinaret e tyre. Bile edhe te te paret e konsideronin Epidamnos, qe me vone u kthye ne Durres, si nje vend te larget. Ky zgjatim toke i pavlefshem afronte shume pak mbrojtje nga errerat. Dhe Adriatiku ishte subjet i shume stuhive. Ne kete vend, grekeve ju mongojne gjijte e tyre te qete dhe ujrat paqesore. Flamuri grek shihet shume rralle mbas ngushtices se Otrantos. Pavaresisht kesaj, helenizmi vazhdon te mbaje pretendim mbi Dyrachium Korithian. Funksionon nje shkolle greke, por ajo eshte e lokalizuar jashte qytezes, ne periferine qe quhet Ekso Pazari, (Pazari i Jashtem). 

Ashtu sic dhe emri sugjeron, ky eshte nje shesh tregetie me banga te levizeshme, cadere dhe kalibe te perkoheshme, qe ne mengjes mbushet me karvane qe vijne nga brendesia e territorit. Ne kete vend, shqiptaret katolike nga Tirana takojne orthodhokset dhe myslymanet nga Kavaja. Bejleret nga Elbasani dhe Berati takojne kucovllahet nga malet e Pindusit dhe Korca. 

Helenizmi i rekruton partizanet e tij nga shqiptaret orthodhokse dhe kucovllahet. Qyteti ne vet-vete mund te jete italian, por periferia eshte greke. Greqishtja flitet ne te gjitha kafenete e ketushme dhe muret e dyqaneve jane te mbuluar me portretet e Mbretit Jorgo I dhe ministrit te tij, Zt. Trikupis. Nen deget e rrapeve, grupe burash te veshur me fustanella pijne dhe kendojne me kitarat e tyre kenge melankolike te detit Egje.   

Ishte ketu ne Ekso Pazari, larg nga “Makaronadhis” ku shoqeruesit tane gjeten vend-clodhje per ne; “Burrat me vlere”. Hani ishte me pak i rehatshem se hanet italiane por me kristian, dmth, me orthodhoks. Per greket, “Kristianos” gjithmone do te thote grek orthodhoks. Pervec shkolles greke, ky han ishte i vetmi ndertim i perhershem ne kete periferi. Muret prej balte dhe druri dukeshin bashkekohore per standartet europiane por … Uja, mushkonjat dhe ethet e Durresit plotesonin me se miri pershkrimin qe shqiptaret tane i kishin bere ketij vendi. Do te ishte e veshtire te imagjinoje dicka me te papershtsheme. Dy te tretat e 3,000 banoreve te qytezes e braktisnin ate ne Korrik dhe shume dyqane vazhdonin te ishin bosh.

Sa te forta vazhdojne te mbeten traditat ne Turqi ! Nje karvan i kucovllaheve arriti nga Manastiri, mbas shtate dite udhetimi. Kucovllahet jane njeres me origjine latine te cilet Pukevill/Pouqueville, nga fundi i shekullit te kaluar, i pershkroi sikur vinin nga shpatet e maleve te Pindit, midis Larises dhe Janines. Ne ate kohe, i gjithe biznesi ne Shqiperine e jugut ishte ne duart e tyre. Nga Voskopoja/Moskopoja prane Korces, Siraku, Kalarita, Mecovo dhe Larisa, qe ishin dhe qendrat e vlleheve te siperm, ata u shperndane ane e mbane vendit duke shitur produktete e punes se tyre; lekure te paperpunuar dhe te perpunuar, punime argjendi, guna, kapella leshi dhe qilima. Ose mallra te cilat i mernin nga perfaqsuesit e tyre ne Livorno, Viena dhe Amsterdam. Durresi ishte porti i tyre i natyrshem per te mbajtur kontakte me Ankonen, Dubrovnikun dhe Venecian. Mbas Revolucionit Grek, vlleherit, te cilet e quanin veten greke dhe kishin luftuar per liri me parate dhe gjakun e tyre, emigruan ne numur te madh ne Mbreterine e re Greke dhe u shperndare neper te. Ne kete menyre, qytezat ne zonat e Pindit humben rolin dhe rendesine e tyre. Tregetaret e Voskopojes u vendosen diku tjeter, ne qytetet e medha myslimane si Selanik dhe Manastir. Megjthate, nje shekull me vone, edhe pse se nuk ka arsye te forte, Durresi mbetet nje port kucovllah. Karvane nga Manastir arrijne ketu cdo te Shtune. 

Ne Ekso Pazar lindi nje diskutim i madh nga lajmet europiane qe solloi vapori austriak. Gazetat dhe thashethemet popullore bene te ditur se Sulltani synonte t’ja jepte dioqezen maqedonase te Veles, Shkupit dhe Ohrid, nje bishopi bullgar. Dokumentat e ketij ndryshimi tashme ishin firmosur. As edhe nje person nuk qendroi indiferent perballe ketyre lajmeve. Myslymanet nuk donin ta pranonin qe Sulltani ju kishte bere nje leshim te tille “Hajduteve te Rumelise”. Ata i urrenin bullgaret me shume sesa urrenin “Moskof”. Kristianet buzeqeshnin me mosbesim; “Eshte e pa imagjinushme qe orthodhokset bullgare te marrin me shume fuqi se Patriarku(6). Permeteper, maqedonasit jane greke dhe jo bullgare. Ata duan prifterinj dhe shkolla greke.” Ne nje kafene te vogel, mesuesi i shkolles, duke qendruar nen portretet e Jorgos te Pare dhe Trikupit citonte Aristotelin, Filipin dhe Aleksandrin. 

Abedini dhe Kostas, si sherbetore te “Personave te ndritur”, si puna jone, ishin rrethuar nga njerez te ndryshem dhe konsultuar per situaten. Shoqeruesit tane ju bene atyre te ditur se Sulltani nuk kishte vendosur ndonje gje sepse ne akoma nuk kishim shkuar ne Maqedoni. Ne se dekretet ishin firmosur, me siguri qe zoterinjte tane do te ishin te paret qe do te viheshin ne dijeni. 

“Jane ata te krishtere ?” pyeti mesuesi.

“Jo,” u pergjigj Kostas. “Ata jane katolike, por as qe e cajne koken per bullgaret.”

 

Durresi lidhet me token nepermjet nje rripi te ngushte rere. Por edhe kjo lloj rruge qe ngrihet midis detit dhe ujrave te ndenjtura te lagunes pritet nga nje rrjedhe uji qe shkarkohet ne lagune. Ura e drunjte qe ishte ndertuar kohet e fundit mbi kete rrjedhe uji eshte duke u rrezuar.

Tre kilometra me tej, kjo lloj rruge transformohet ne nje shteg rere rreth nje meter te gjere dhe kalon neper nje zone mocalore. 200 metra me tutje situata permiresohet. Ne udhetimin tone rreth gjirit te Dursit nuk pame asnje fshat; bile as edhe nje kasolle. Zona ishte e shkrete. Here pas here hasje ne ndonje pike kontrolli te mbuluar me kallama nen hijen e te cileve disa xhandare turq vezhgonin sigurine e kalimtareve. Keta ushtare mbanin nje kafene te vogel ku shisnin uje dhe imonike qe udhetaret ju kishin dhene atyre, besoj si durate. Rojet nuk na kerkuan ndonje gje, ne asnje lloj forme apo menyre. Ata ishin kenaqur me dicka te vogel qe ne ju dhame si peshqesh.

Kavaja

Nga faqja e nje kodre, syri na kapi Kavajen qe terhiqte vemendjen me kopshtet dhe pemet e saj. Qe nga distanca ne mundem te kuptonim se nga pozicioni, orjentimi dhe ngjyra, ajo ishte nje qyteze myslymane. Gjauret themeluan Dursin, por besimtaret u vendosen ne Kavaje. Islami i largohet detit; gjauret e dashurojne ate. Prane bregdetit uji i pishem nuk eshte i mire as edhe nje here. Po ashtu siguria. Myslymanet preferojne toka te gjelberuara nen kembet e kodrave ku rrjedhin ujrat e burimeve te cilat ata i perdorin per larjet e tyre rituale. Vende ku peme te medha afrojne hije per clodhje gjate diteve te nxehta dhe mundesi per biseda te qeta. 

Berard-Kavaja-1930-39.JPG

Ne kaluam prane nje karvani gomeresh te vegjel te ngarkuar me dysheke dhe kana balte. Shqiptare, trupmedhenj dhe djallezore, me bertitjet dhe thikat e tyre i detyronin kafshet te vazhdonin ecjen e mundimshme. Mbi shpatullat e tyre ata mbanin pushke te llojeve te ndryshme dhe gurre varri te gjate prej mermeri te punuar ashper te cilat ata i vendosin ne kokat dhe kembet e njerzve te tyre te vdekur. Ndodhi qe diten qe ne arritem ne Kavaje aty mbahej pazari i gurreve te varrit. Shume persona ishin duke u perpjekur te mbulonin nevojat e tyre vjetore - na shpjegoi duke buzeqeshur Osman Aga, te cilin e takuam rastesisht. Gomari i tij mbante ne kuriz tre gurre varri te punuar me kujdes dhe te zbukuruar me shkrime me ngjyre te gjelber dhe te verdhe. Ne fund te fundit, ai kishte nje baba te vjeter, nje femije te semure, dhe per vete ishte i perfshire ne disa vrasje. Ne nje vend ku grindjet nuk mbaronin as edhe njehere, Osman Aga ishte i detyruar te mendonte per te ardhmen e tij …

Ketu, shqipja ishte gjuha e vendit. Nje shqipe shume e ndryshme nga dialektet e jugut. Kostas dhe Abedini u cuditen. “Njerzit ketu flasin nepermjet grykes, njesoj si turqit, dhe jo nepermjet hundes sic bejne greket.”

Ky distrikt ishte myslyman dhe ne fakt dukej si toka e Profetit. Gurret pergjate rrugeve, cezmat me rubineta bakri, pjese te vogla toke te mbuluara me bar nen hijen e rrapeve ku kalimtaret perkuleshin dhe thonin lutjet e tyre, e kompletonin kete pershtypje. Te pranishme ishin disa gra me vello dhe citiane te kuqe dhe pese apo gjashte neger qe dolen kush e di nga ku por qe cdo qyteze myslymane duket se strehonte. Myslymanet jane indiferent ndaj ngjyres se lekures se ketyre njerezve dhe i trajtojne ata si vllezer. Pejsazhin e plotesonin lejleket te cilet pa frike dhe me kembengulje vazhdonin biznesin e tyre ne fushat e myslymaneve. Nga 16,000 banoret e kesaj kazaje, vetem 2,000 ishin te krishtere.

 

Por qofshin kristiane apo myslymane, ata jane te gjithe te nacionaliteti shqiptar. Turqit aziatike nuk u vendosen kurre ne kete rajon. Ata u shfaqen per pak kohe gjate periudhes se pushtimit dhe banoret vendas e mbajten besimin e tyre kristian per nje kohe te gjate. Ishte vetem fundi i shekullit te kaluar dhe fillimi i shekullit tone, ne periudhen e Ali Pashe Tepelenes kur, me hir apo pahir, ndodhi nje konvertim masiv. Sido qe te jete, konvertet e rinj nuk jane fanatike. Te gjithe myslymanet e Kavajes shkojne ne xhamine e tyre. Nje godine e bukur, me hapesire dhe kupole, e rrethuar nga qemere te harkuara. Fasada mermeri, me kollonat e tyre bizantine dhe harqet arabike, lartesohen nen qiparisa, por objektet e zbuluara kane nevoje per riparime nga ndonje donator bamires. Ashtu si dhe xhamia e tyre, besimi i ketyre shqiptareve eshte thjesht nje fasade. Ata kane nje manastir dedikuar “Dervisheve te shenjte” ku shkojne dhe pihen cdo te Premte, kercejne, bertasin dhe konsumojne shume pije. Gjate diteve te zakoneshme, ata jane me pak te intoksikuar me kete “Besim” dhe konsumojne raki dhe liker gjerman. Ata nuk harrojne asgje nga ‘Besimi” i tyre dhe pastrimet rituale. Keshtu qe konservat tona me mish derri nuk shkaktuan ndonje neveri te dukshme. Thjesht, ata e ri-emeruan ato: “Mish deleje nga Algjeria.” Pervec imameve dhe burrave te xhamive qe veshin turbane, robe te gjata dhe pelerina gezofi, gjithe te tjeret veshin kostume nacionale. Disa prej tyre fustanellat e jugut, geta te ngushta dhe jeleke te qendisur. Te tjeret nga veriu, veshin kapela te zeza dhe shalle rreth kokes, jeleke dhe pantallona te bardha te gjata te zbukuruar me gershetime  te zeza te stilit arabesques. Te krijohet pershtypja sikur te gjithe ata quhen Osman, djali i Vasilit. Ose Mehmet, djali i Jorgos, duke lidhur keshtu emrin myslyman me nje baba ose paraardhes te krishtere. 

Te sigurojne nje trajtim te barabarte dhe perfitojne favore nga prefekti i zones, te krishteret nga ana e tyre, jane gati te tregojne nje fare respekti per Meken. Ata zbatojne rregullat e Ramadanit, pagezojne dhe bejne synet djemte e tyre; bejne me te miren e mundeshme te praktikojne besimin muhamedan ne publik ndersa ate te Jezus Krishtit ne shtepi. Askush nuk eshte i shqetesuar nga kjo dy-fytersi.

Shqiptaret jane te bashkuar ne politikat e tyre dhe shume te kenaqur deri ne momentin qe qeveria nuk nderhyn ne grindjet e tyre familjare. Ata jetojne me ato pak produkte bujqesore qe rritin vete dhe me blektori. Me sa duket, ata e kalojne vetem me miser dhe produkte qumshti. Grate e tyre vishem me roba pambuku dhe femijet rendin verdalle te cveshur.

Duhet theksuar gjithashtu se keta shqiptare, si kristiane, si myslyane, jane shume te perkushtuar perkundrejt sulltan Abdul Hamidid te Dyte. Ne nuk degjuam asgje tjeter pervec lavderimit te Padishahut nga njeres qe sigurisht nuk ishin san-lepires. Per ta, ai ishte nje shenjtor qe e donte popullin e tij dhe mbrojtes i Shqiperise.   

Fraza e fundit kishte arsyen e saj. Ne keto dite, shqiptaret perfitojne te gjitha favoret. Ata gezojne liri te pakufishme. Ata mund te vazhdojne pa u shqetesuar vendetat e tyre pa patur nderhyrje nga turqit indiferente. Ata gezojne pozita, ndere dhe pozicione te larta zyrtare aq shume sa ata deshirojne. Truprojat dhe zyrtaret me te besuar te Sulltanit jane shqiptare. Kostantinopoja dhe Azia e Vogel qeverisen nga zyrtare shqiptare. Prefekte, gjyqtare, oficere doganash dhe police jane te tille. Une i kam pare ata bile edhe ne Karaman. 

Turqit kane nje avantazh te dyfishte nga kjo politike. Ne sistemin e vjeter feudal qe eshte konservuar ne kete vend, aristokracia e bejlereve dhe agallareve zoteron token dhe mund te bejne c’te doje me ata qe e kane mare me qira ate. Duke i graduar bejleret me pozicione qeveritare, me dashjen apo pa dashjen e tyre, pershembull si guvernator i Burses ose Konjas, si drejtues i Kütahya (Vesel Pasha), Diyarbakirt (Isuf Bej), apo Hios (Kemal Bej), si ambasador ne Beograd (Feridun Bej) dhe Madrid (Turhan Bej), Porta e Larte ishte e sigurt se largimi i tyre do te eleminonte trazirat ne nje vend ku endrrat madheshtore dhe kujtimet e Ali Pashe Tepelenes mund te ktheheshin ne probleme per te. Ne te njejten kohe, ishte e bindur qe prezenca e tyre ne pozicione te tilla, inteligjenca e tyre e jashtezakonshme, adoptimi i shpejte ne te gjitha situatat dhe brutaliteti i tyre epsheror do ti afronin, si gjithmone, nje sherbim te madh Perandorise. Ne kushte te tilla, italianet kishin patur pak sukses me intrigat e tyre. Ata kishin arritur te kompromentonin disa te mjere te neglizhuar ose pertace. Midis tyre kishte bejlere ose agallare qe ishin detyruar te shisnin pronat te detyruar nga kreditoret e tyre.

Ne pergjithesi, banoret e Kavajes kane pak interes se c’fare ndodh matane Adriatikut. Ne kohe me te hereshme, ata ishin shume te kenaqur te udhetonin nga ana tjeter e detit dhe te sherbenin ne trupat shqiptare te mbreterve te Napolit. Ose te kerkonin paurine e tyre neper rruget e Kalabrise. Ato ishin ditet e mira te dikurshme te grabitjes te udhetareve dhe mercenarise. Ne ditet tona, Italia eshte bere pothuajse europiane dhe luftetaret trima nuk jane te admirueshem si me pare. Piedmontese [Qeveria Italiane] ka monopolizuar c’do gje, dhe vjedhjet neper rruge jane shtypur me shpejtesi. Kohe te keqia per shqiptaret. 

Sa per Helenizmin; ai eshte nje term qe degjohet shume rralle dhe qe nuk kuptohet ketu. As nen deget e vreshtave te rrushit, as nen mbulesat prej druri dhe lecke qe mbrojne  rrugicat e pazarit nga djelli. Me perjashtim dy mbajtesve hani nga Korfuzi, Ithaka apo Patra, pazari eshte i gjithi myslyman. Bleresit ketu gjejne ene balte, qilima, strall, pistoleta prej bakri dhe argjendi, gurre varri, embelsira te zhytura ne mjalte, pak tekstile europiane, dhe perseri shume e me shume pushke dhe arme. Gjithashtu grumbuj te kuq, vjollce, blu dhe te gjelber karamelesh qe jane te ashpra si per syrin ashtu dhe per gojen. Megjthate popullata myslymane i shijon ato me kenaqesi gjate festes se Ramadanit. 

Hani i Kavajes ishte plot me xhandare. Hyrja e harkuar dhe oborri ishin mbushur plot me kuaj. Shkallet, ballkonet e drunjta, bile dhe taracat prej dheu strehonin nje perzjerje konfuze trupash njerzish, armesh, pazmoresh, krevatesh portative pa dyshek dhe susta. Ishte toka, ose nje cope drase, ajo qe sherbente si dyshek. Ndersa shala e kafsheve si nje mbeshtetese. 

 

Peqini - Nje ciflig shqiptar

Qe kalimi yne te behej i mundur neper kete “Zone banditesh”, komandanti ushtarak e dyfishoi ndihmen e tij. Pervec policit Abedin, tani ne kishim nje ushtar te quajtur Mehmet i cili ngiste nje mushke te mare borxh. Bimbashi ne te vertete do ta kishte trefishuar mbeshtetjen per ne. Eprori i tij permendi 12-te apo 15-te polica qe mund te kishim ne dispozicion. Ata e dinin qe ne do t’ju jepnim bakshish burrave ne fjale dhe nje sasi lekesh do te shkonte tek shefat. Keshtu qe, 12 xhandare do te ishin shume te vlefshem per ta, mbase edhe per ne gjithashtu. 

Berard-Peqin-1925-1.JPG

Ne mengjes heret, lame mbrapa Kavajen e pergjumur. Rrugicat e pazarit te heshtur shfaqen gjithe mizerjen e tyre, me kthinat e ndara keqazi dhe tendat cope e cike. Qener endacake ishin shperndare neper pirgje kashte dhe bajgash te lagura nga vesa e mengjezit. Lejleke te dobet mbi kupola. Perpara shtepise se dervishit ndodhej nje arke e bardhe, pothuajse perdhe ne toke, e mbushur plot me arme. Sopata me dy tehe dhe vegla torture te lyera me te kuqe dhe te gjelber varreshin neper mure si per te thene se dervishi priste rrezet e agimit. 

 

Pas kater ore udhetimi neper fusha dhe pluhur, arritem me fshatin Peqin, vendosur prane lumit Shkumbin. Ky lume, si gjithe te tjeret ne kete fushe, rrjedh shume ulet ne shtratin e tij dhe nuk duket nga larg. Por kur i afrohesh shfaqen fusha te mbjella me miser dhe tek-tuk grupe pemesh. Ky rrugekalim qe perdoret vazhdimisht nga njerez dhe kafshe po fundoset perdite edhe me shume. Me se fundmi, gardhet me shkure gjembace dhe kalldremi sinjalizuan fshatin aty afer. 

Ky lloj kalldremi i keq gjendet ne hyrje te c’do fshati turk. Askush nuk guxon ta perdore ate. As burrat, me kembe apo hipur mbi kuaj; as grate qe shkojne per te mbushur uje tek burrimi. Aty nuk do te ecin as qete qe kthehen dale-ngadale ne shtepi pas plugimit. Te gjithe, vendas dhe te huaj, bile dhe dhite, ju shmangen ketyre kalimeve te ngushta te shtruara keqazi me gurre reshqites. Ne se dikush deshiron ti shpetoje thyerjes se qafes, eshte e keshillueshme te ece anash kesaj lloj rruge. Perse ky kalldrem temerues, i denje per selcuket, gjendet ne te gjitha fshatrat dhe qytezat, qe nga Alepuja deri ne Shkoder ? Por le te jemi modeste. Rruget turke te shekullit te 16-te ishin zilia e Europes. Zonja Montagu nuk kishte pare kryevepra te tilla inxhinerike ne Angli, France apo Gjermani.

Peqini ishte nje pazar i thjeshte. Nje rruge qe kufizohej perkohesisht nga tezga levizese qe merte jete nje here ne jave kur fshataret nga zonat perreth mbidheshin ne treg. Sot, fshati ishte duke fjetur. Shitesit ishin strukur ne dyert e dyqaneve te tyre, nen hijen e tendave. Qener dhe femije lakuriqluanin nen djellin pervelues. Ketu takuam shqiptare, disa vlleher te krishtere, nje grek nga Vlora qe fliste italisht dhe frengjisht, dhe per here te pare, turq …

Xhamia e madhe me kupole, e ngjashme me arkitekturen e asaj te Kavajes, ndodhej po ashtu ne gjendje te rrenuar. Kulla katrore e minarese se saj me nje ore ne maje dukej me shume si nje kulle kembanore kristiane. Kazaja e peqinit, e tera myslymene, permban rreth 3,000 banore nga te cilet me pak se 200 jane vlleher kristiane. Pervec 60 apo 80 familjesh otomane, keta myslymane jane shume tolerante ne besimin e tyre. 

Prane pazarit, ku ekspozohen roba dhe tekstile europiane ngitur me qeska perimesh, patkoj kuajsh dhe materiale ndertimi, ndodhen rreth 50 kasolle balte. Pak me tej, e rrethuar me qiparise the ara, ndodhet banesa, apo dikush do te thote keshtjella e Demir Beut. Kanalet mbrojtese dhe kasollet prej balte jane shkateruar duke zbatuar nje urdher te koheve te fundit nga Kostantinopoja. Por muret rrethuese te ndertuara me gure vazhdojne te qendrojne me kembe. Ato formojne si te thuash nje katror me brinje rreth 100 metra te gjata te fortifikuara ne cdo qoshe me nje kulle 10 faqeshe. Nuk ka topa ne hapesirat e ndertuara per vendosjen e tyre.

Nuk na dhane leje te hynim ne ‘“Keshtjellen” e beut ne fjale sepse ai kishte shkuar ne nje nga fermat e tij. Por, nga lartesia e mureve rrethuese te mbuluar me bime zvaranike, nen deget e rrapeve dhe plepave te vjeter, ne mundem te shohim pallatin e tij te drunjte, kabinat e tij me cati me maje, pavionet dhe kasollet. Kangjellat e koridoreve dhe ballkoneve ishin te thyera, dhe qepenat e dritareve te kalbura. Dikur, muret e jashtme ishin zbukuruar me afreske. Gjithashtu, mundem te shihnim ambjentet e brendeshme te veshura me dru dhe divanet e gjate ne anet e dhomave. Dekorimet ishin te thjeshta dhe ngjyrat ishin akoma me bazike. Nga to kishin betur disa nuanca te venitura ngjyre verdhe-blu-gjelber-kuqe. Artisti ishte perpjekur te pershkruante nje ambjent shqiptar; kuaj, qiparisa, minare, pushke, shpata, trendafila, luftetare duke prere koka, trupa nga te cilet rridhnin lumenj gjaku, Kostandinopoja, Meka, anije ne det, dhe topa te kuq qe hidhnin gjyle te gjelbera. Punimi artistik ishte venitur dhe pothuajse zhdukur perfundimisht. Shirat e kishin demtuar ate dhe druri i ekspozuar ne ambjent te hapur ishte nxire. Nga deget e pemeve dhe derrasat e zeza, nje grup korbash u ngrit drejt qiellit duke klithur. Vetem nje qoshe e nderteses dukej e banueshme. 

Pavaresisht kesaj situate, Demir Bej ishte nje nga pronaret me te medhenj te tokave ne Shqiperi. Te gjitha fshatrat e ketij rajoni i takonin atij. Te arrdhurat e tij mbase i kalonin 2,000 Lira Turke. Sipas Maliq Pasha nga Libohova, dhe vjehrrit te tij Fezul Aga nga Delvina, personi me i pasur ne Shqiperi ishte Omer Bej, drejtuesi i familjes Vrioni nga Berati. Por, ne nje fare menyre, te arrdhurat e Demir Bej i afroheshin atyre te Vrionit. Ne kohen e te korave, fshataret i jepnin atij nje te treten ose gjysmen e produktit te mbledhur. Nje te treten kur fshatari paguante "Te dhjeten” dhe taksat e tjera tek qeverine qendrore, dhe gjysmen ne rastin kur taksat paguheshin direkt tek beu. Kjo ishte nje praktike normale ne Shqiperi. Drithi standart qe kultivohet, pak a shume, ne te gjithe vendin eshte misri. Ky eshte konsumi kryesor i shqiptareve dhe ata nuk kultivojne gje tjeter. Ne fortesen e tij, Demir Bej kishte kasolle te medha prej druri. Midis derrasave te deformuara nga pesha varreshin kallepe misri te mykur nga igrasia. Te korat e tre viteve te fundit ishin duke u kalbur. Demir Bej ose nuk kishte mundur, ose nuk kishte dashur ti shiste ato.

Deri me sot, asnje vend europian nuk e ka zbuluar kete treg dritherash. Vapori austriak Lloyd qe ndalon ne Durres nuk merr ndonje ngarkese nga keto prodhime. Anijet greke qe ngarkonin keto lloj produktesh me destinacion Korfuzin dhe Patren nuk lundrojne me ne keto ujra. Ndersa kompanite franceze si  Fraissinet, Paquet, etj, nuk e kane shfaqur ndonjehere flamurin e tyre ne Adriatik. Biznesi ka zakonet e tij ! Tregetaret e Marsejes vazhdojne te mendojne se ne kete "Liqen Venecian" nuk ka as edhe nje gje qe te terrheqe interesin e tyre. 

Arsyeja e vertete e renimit te Demir Bej ishte politika. Probleme intime ne ‘“Divan”, vendeta me familjet rivale shqiptare per ceshtje trashegimie qe shkojne mbrapa ne shekuj; vjedhje, perdhunime, denoncime, zjarrvenie, dhe plagosje me shpate. Ai e ka perkeqesura situaten e tij duke refuzuar postin e nje guvernatori te pergjithshem diku ne Azi te Vogel. Porta e Larte, e shqetesuar nga ndikimi i tij, propozoi kete debim te maskuar per te. Por, Demiri, i cili eshte kokeforte dhe shendetlig, ka refuzuar. Si pasoje, vetem pak dite mbas marteses se tij, ai dhe vjeherri i tij ishin akuzuar per grabitje tokash publike dhe fetare. Xhamite e Kostantinopojes dhe mamaja e Sulltanit zoterojne nje numur te madh vakefesh ne kete zone. Sipas gjasave, fermat e Demir Bej do ti pasurojne akoma edhe me shume subjektet e mesiperme, pervec rastit ne se ai pranon te behet Pasha i Konya ose Sivas. Ose ne rastin me te paket, te pranoje nje pozicion “Nderi”, megjthese pak te paguar, si funksionar ne ndonje ambasade shume larg nga ketu. 

Zevendes-prefekti i Peqinit refuzoi te inspektonte pashaportat tona dhe nuk i njojti xhandaret tane duke thene se kushdo mund te kete nje pashaporte, uniforme dhe armet e nje polici. Ai tha se do te kontaktonte Beratin me shkrim. Egzistonte nje zyre telegrafi, por zevendes-prefekti u shpreh se nuk kishin telegrafist ne dispozicion.

Ne i thame nen-prefektit se duke njohur mentalitetin e Perendimit dhe te Turqise, gjithmone mbanim ne kulete ”Argumenta tingelluese”, por duke qene franceze dhe miq te Dervish Pasha, respekti yne per Sulltanin ishte aq i madh sa qe ne nuk mund te blinim zyrtaret e tij. Zevendes-prefekti protestoi duke thene se ai na kishte mare per greke. 

Ketu, autoriteti me i larte eshte Dervish Pasha, ish-valiu i Shkodres gjate shfaqjes te forces nga fuqite e medha ne ujrat e Ulqinit. Duke patur besimin e Sulltanit, ai eshte krye-ministri i ceshtjeve Shqiptare. Ai shperndan poste, mban peshe ne ceshtjet e drejtesise dhe qeverisje. Dervish Bej eshte vazhdimisht ne kerkim te situatave qe i sjellin perfitime. “Ai eshte nje djall” ose “Ai eshte nje qen me brire” - na tha me neveri te madhe nje i krishtere. Ndersa Pashaj i L, betohej vetem ne emer te “Dhelpres dredharake.”

Nen-prefekti, qe tani ishte bere miku yne, na u lut te informonim Dervish Pashen rreth progresit te madh qe ishte bere ne kazane e Peqinit. Rruget qe jane mirembajtur dhe shtruar me se miri; shkollat myslymane qe ishin hapur, (Ne ambjentet e xhamive), me 12 femije te vegjel qe recitonin Kuranin perreth nje imami te vjeter me gjysylyke dhe bastun. Dhe mbi te gjitha: Zhdukjen e banditeve. C’fare fatkeqsie qe nuk kishim qene aty gjate Bajramit te fundit ! C’fare xhandarmarie kishte prezantuar guvernatori i zones. Ketu, hajdutet nuk mund te bejne si te duan, ashtu sic bejne ne Janine apo ne Shkoder !

Megjithe keto arritje, kajmekami na sugjeroi te mos e kalonim naten ne kete qyteze ku nuk do te ishim te sigurt sepse gjithe xhandaret e tij kishin shkuar me Demir Bej. Ne te vertete, ai na nxiti te largoheshim; te niseshim ne vapen e mesdites dhe te udhetonim mbasdite. Meqenese ai ishte pergjegjes per dy xhentelmene te respektuar si puna jone, ai na u lut te mos ndalonim ne asnje lloj rrethane perpara se te mberinim ne Elbasan, nje qytet i madh, ku do te gjenim shume hane dhe police. 

Duke lene Peqinin ecem disa qindra metra rruge me kalldrem, pergjate mureve me balte te thare; poshte arrave, rrapeve dhe qipariseve. Nen nje hije te erret dhe te lagesht, ne kaluam prane varrezave te myslymaneve. Varret, me guret e tyre me kembe apo te rezuar pertoke, ishin te rrethuara nga fiere. Ketu mbreteronte qetesia ! Papritur, u shfaq perseri djelli verbues dhe fusha shterpe. Qe kur lame  Durresin, rrugetimi ishte perzgjatur nga veri-perendimi ne jug-lindje dhe tani u kthye ne drejtimin lindor. Perpara nesh, ne horizontin e larget, fusha filloi te ngushtohej midis maleve te larte. Pa e kuptuar, ne arritem shtratin e gjere te Shkumbinit me ujrat e tij te rembyera dhe brigjet baltore. Uja ishte kafe me perzjerje dheu. Rrjedha lenguese e ujrave te turbullta vazhdonte punen shkateruese te erozionit qe kishte transformuar nje liqen antik ne token qe shohim sot.

E nxehta dhe monotonia e fushes vazhduan te ishin te padurueshme. Prane fshatit myslyman Kerno arritem ne kembet e kodres se pare. Qe nga momenti qe lame Kavajen ne kishim udhetuar pa ndaluar per tete ore. Kuajt tane do ta pelqenin nje clodhje ashtu si dhe ne. Por ishte e pamundur te qendronim ketu gjate nates. 

Elbasani

 

Dita perfundoi me nje muzg te trazuar nga shiu dhe re te dendura. Pasi lame shtratin e lumit dolem ne fushen e Elbasanit. Male te larta dhe gjelberuara rrethonin pllajen e djerre, ndersa nje linje e perdredhur shelgjesh dhe plepash shoqeronte rrjedhen e lumit. Grupe pemesh dhe bimesi tjeter tregonin vendin ku ndodheshin fshatrat. Perballe me ne, disi ne distance, ngriheshin minarete e Elbasanit te rrethuara nga

qiparisa.

Berard-Elbasan-1920-27-1.jpg

Pjesa e fundit e udhetimit permes nje toke te lagur dhe baltore, e nderprere nga perrej pa ura, pellgje dhe rrjedha uji, dhe  zymtesia e mbremjes i raskapiti kuajt tane. C'do gje ishte gri. Uja, qielli dhe toka. Kafshet perkuleshin dhe reshqisnin ne nje argjil qe shkelqente si mendafsh i bardhe. Ra nata dhe shtegu u zhduk ne te. Nuk mund te shihej asgje. Dhe ne kete moment u shfaq kalldremi; kallderemi i famshem, i cili i stermundoi kafshet tona trime akoma edhe me shume. Ne te dy anet e rruges filluan te ngriheshin mure balte dhe ne mundem te shohim nje grup grash te veshura me te kuqe dhe fenere ne dore duke nxjere uje nga nje pus. Dy qiparise qendronin me tej, zhytur ne eresire. Ne porten e nje xhamije me kupole, prane  varrit te nje shenjtori, varrej nje fener. Nen peme ndodhej nje varreze dhe me tej rruget e pazarit. Dyqanet ishin te mbyllura dhe rruget e pandricuara. Kope qensh ishin duke luftuar per te ndare nje dele te ngordhur. Me ne fund, arritem porten e madhe, galerite dhe shkallet e drunjta te hanit. Ne oborin e tij, prane nje zjarri ku po piqej nje shqere, policat po godisnin nje grup te burgosurish me kondaket e pushkeve te tyre.  

Keshtu kishim mberitur ne Elbasan. Kafshet tona dhe shoqeruesit tane kishin nevoje per clodhje. Shiu i kishte bere shtigjet te pakalueshme. Per me teper, rruga per ne Manastir ishte bllokuar. Thuhej se malesoret e Dibres kishin filluar nje revolte. Por, kishte plot gjera te shihje ne Elbasan per dy ose tre dite. 

Pozicioni i qytetit e shpjegon me se miri egzistencen e tij. I vendosur ne bregun e djathte te Shkumbinit, ai e ndan luginen e siperme nga rrjedha e ujrave. Njesoj si Berati ben me Lumin dhe Tepelena me Vjosen. Por Elbasani eshte i vendosur me mire se dy qytetet e siperpermendura. Kjo e ka kthyer ate ne nje qender shume te rendesishme sepse lugina e lumit te tij ka qene dhe vazhdon te mbetet nje rruge kryesore per te shkuar ne Maqedoni. Kjo rruge antike romake ka lidhur Adriatikun me Egjeun. 

Per me shume, pikerisht ketu kryqezohet rruga nga Maqedonia me kalimin tjeter madhor. Ate qe zgjatet ne drejtimin Veri-Jug; nga Shkodra ne Janine, nepermjet Krujes, Beratit dhe Permetit. Se fundmi, duke qene 150 metra mbi nivelin e detit, i rrethuar me pyjet te ndryshme, ujera te bollshme, toka te pasura dhe klime te bute, kjo fushe duket se eshte krijuar pikersht per te ushqyer nje popullate te madhe.  

Qyteza dhe banoret e saj aktuale jane te ndare ne tre zona. Tre popullata qe jetojne krah per krah ne tre rrathe rreth te njejtes pike. Ne qender, brenda mureve te forteses antike jetojne  shqiptaret kristiane. 150 deri 200 familje, perafersisht 750 deri 800 individe. Perreth forteses shtrihet rrethi i shqiptareve myslymane. 500 deri 600 shtepi, ose 2,000 deri 3,000 persona. Ndersa rrethi i jashtem perbehet nga 160 deri 180 shtepi vllahesh, (Domethene rreth 800 me shume kristiane). Ne Berat ne kishim hasur popullata kristiane qe banonin brenda forteses ne majen e malit, ndersa myslyanet jetonin ne fushen poshte kalase.

Fortesa e Elbasanit eshte e rrethuar nga mure te nje cilesie jo te keqe, prej tulle dhe gurri, qe e kane zanafillen qe ne kohen e Romes dhe Bizantit. Shkateruar dhe rrafshuar pas revoltes se vitit 1830, sot ata sherbejne si gurore. Autoritetet turke i perdorin ato per ndertimin e godinave shteterore, vilave private  dhe per shtrimin e rrugeve.

Nenat dhe te vejat me vello te bardha dhe mbuluar me ferexhe te zeza nga qafa deri ne kepucet e verdha kishin ardhur te vizitonin te vdekurit dhe t’ju tregonin atyre te rejat nga Elbasani. Nje grua e vjeter ishte duke qare e perkulur prane kokes se nipit te saj. Vajzat dhe nuset qendronin rrotull saj. Me duart e fishkura mbi pllaken e varrit, ajo u perpoq te ringjallte kujtimet e te vdekurve. Ajo qendroi ashtu per nje kohe, pa folur as edhe nje fjale, duke levizur gishtat mbi gur dhe renkuar. Pastaj ajo fillo vajtimin e saj: “Perse u largove nga ne, karafili im ? Ktheu mbrapa ! Hajde dhe ulu ne tavolinen tone. Ne derdhim lote te zinj, dhe ti nuk vjen ? Kthehu mbrapa syri im, zemra ime.” Dora e saj pergedhelte gurrin e varrit. Ne kishim ndaluar prane saj dhe ajo me ftoi te shkoja e te ulesha ngjitur me te. “Ai ishte i gjate sa ju, dhe ne njejten moshe.” 

Nuk kisha une mama, apo motra, qe isha larguar aq shume nga shtepia ?

Ajo u ngrit,  morri nga tavolina dy peshq, nje cope buke dhe disa lule dhe mi dha mua. Ne kete menyre une nuk do te hasja ndonje fatkeqsi ne udhetimin tim. Shpirtrat djallezore nuk do te me afroheshin gjate nates dhe mamaja ime do te me shihte perseri. 

Pastaj, ajo na drejtoi tek burrat qe tundnin futanellat e tyre ne mesin e vajtuesve duke diskutuar problemet e botes dhe veshtruar ne menyre armiqesore. Por pas fjaleve te para qe ne ju thame ne greqisht, ata u bene me miqesore. 

Ne shtepine e njerit prej drejtuesve te komunitetit te tyre, ne mesin e burrave me fustanelle, ne takuam dy europiane. Ishin dy studente nga Universiteti i Athines. Aty na qerasen me embelsira, liker dhe cigare. Kur mesuan qe ishim franceze, menjehere na drejtuan tek muri perballe dhe ulen portretin e Aleksandrit te Battenburg qe ishte varur ngjitur me ate te Gambettas(7). Dhoma ishte zbukuruar me portrete me ngjyra te udheheqesve europiane. Aty shihje gjermanet Vilhelm and Bismark, austriaken Elisabeth. Me tej, Karnot, Bulanger dhe 10 apo 20 piktura ruse te bera nga nje person i panjohur dhe te shperndara masivisht si dhurata qe nga Danubi deri ne Kepin Matapan, dhe nga Jerusalemi ne Kotor.

Komuniteti kristian i Elbasanit eshte nje far i humbur i Helenizmit verior. Te gjithe shqiptaret kuptojne greqisht dhe pothuaje te gjithe e flasin ate. Ata kane shkolla greke per djem dhe vajza. Ata e quajne veten e tyre greke, por Helenizmi revolucionar nuk egziston ne ta. Objektivat e tyre politike kufizohen ne reduktimi i taksave dhe thjesht nje administrim me te mire. Ata jane dhe mbeten subjekte besnike te Sulltanit, portreti i te cilit varet ne pjesen me te dukshme te murit, ne mesin e mbreterve te Europes, nen ikonat e shenjtoreve dhe midis mbretit dhe mbretereshes se Greqise. 

Kur e quajne veten Greke ata tentojne ne kete menyre te vecojne veten e tyre nga bullgaret e Maqedonise dhe katoliket e Shqiperise se siperme. Ata as edhe nje here nuk e kane pyetur veten ne se duan qe nje dite te behen subjekte te Mbretit Jorgo, ose djalit te tij. Por ata kane vendosur qe kursesi te mos behen bullgare si ata te Rumelise, apo katolike si “Cifuet e Mirdites.” Bullgaria e larget nuk i shqetesonte ata. Ata ishin te trembur vetem nga veprimet e Italise jo vetem ne zone, por edhe me gjere. Burrat na kerkuan falje per sjelljen e tyre armiqesore kur u takuam per here te pare. Ata menduan se ne ishim gjermane dhe agjente sekrete te ndonje fuqie europiane. Shume gjermane vijne e shkojne ketu. Ata i sherbejne Bullgarise, Serbise, Rumanise dhe Austrise. Vitin e kaluar, njeri prej tyre erdhi te konvertonte te krishteret e Elbasanit dhe ti largonte nga filo-helenizmi i tyre. Por ata i treguan atij se nje shqiptar, para se gjithash mendon per Shqiperine. Ai i edukon djemte e tij te jene shqipetare te vertete. Ne vend te shkollave greke, ata kishin nevoje per shkolla shqip; nje prift shqiptar dhe liturgji ne shqip. Me pak fjale, ata deshironin te beheshin te denje te parardhesve dhe emrit te tyre. Ata kishin nevoje te albanizoheshin dhe te beheshin shqipfoles te vertete. 

Te derguarit gjerman, te quajtur Vigand, greket ju pergjigjen se Shqiperia dhe egersia ishin e njejta gje, Qe ata e konsideronin Epirin si vendin e tyre . Qe greku Pirro ishte paraardhesi i tyre. Ne lidhje me gjuhen, ata preferonin me mire t’ju mesonin femijeve te tyre si te luanin nje instrument muzikor sesa te flisnin nje gjuhe barbare. 

Persa i perket procesit te albanizimit, kjo ishte si te thuash te jetoje si egersirat. Dhe kjo nuk ishte aspak ne shijen e tyre. Baballaret shpirt-vrare, te zytur ne injorance, e kishin kaluar jetet e tyre ne mizerje. Por ata kishin deshiruar ti afroheshin drites, civilizimit dhe Helenizmit. Dhe ata bene ate qe kishin thene. Kete vit, ata derguan dy nga djemte e tyre ne Universitetin e Athines. Njeri te studjonte Filologji dhe te behej drejtor shkolle, ndersa tjetri te studjonte Mjekesi dhe ti shpetonte nga ‘Doktoret Magjistare’ qe dilnin nga mesi i murgjve dhe dervisheve. 

Te krishteret e keshtjelles i nxjerrin te ardhurat, ato pak qe ishin, nga dyqanet e tyre ne pazar, disa peme ulliri qe kane ne pronesi, dhe nga borxhet me kamate qe ju japin myslymaneve. Pazari qe ndodhet jashte keshtjelles, megjithese shtrihet prane murit, permban dy rreshta dyqanesh te ngushta. Kristianet i hapin ato cdo mengjes. Ne mbremje i mbyllin dhe kthehen ne keshtjelle. Pastertia e dyqaneve dhe gjeresia e mjaftueshme e rrugeve na befasoi ne nje fare menyre. Per nje moment menduam se ndodheshim ne nje nga qytezat e Greqise; ne Patra, Pire apo Tripoli, me rruget e tyre te drejta dhe paralele qe priteshin perpendikulat me njera tjetern. Ne e  pergezuam Prefektin e qytetit per kete arritje. Por pavaresisht ketij perkushtimi, nuk ishte administrata e qytezes ajo qe kishte iniciuar kete pasterti. Ne fakt kishin qene zjarret e viteve 1877, 1880, 1882 qe kishin ndihmuar ne kete drejtim. Autoritetet turke dhe zjarri shpesh punonin 'Dore per dore'. Keshtu besonte pothuajse cdo person ne Shqiperi. Menjehere mbas zjarrit, autoritetet kishin te drejten te konfiskonin nje gjatesi te caktuar toke nga pronaret e saj me qellim ndertimin e rrugeve te reja. Nje “Zjarr i mire” kursente beteja ligjore dhe shume para, dhe Prefektet/Drejtuesit benin cmos ta perdornin kete aleat per pastrimin e tokes.

Pazari i Elbasanit eshte nje vend me pak interes per vizitorin, por ekspozon fruta me teprice. Tregjet e qytezave franceze shume rralle afrojne te tille imonike. Me i madhi dhe me i shijshmi na kushtoi nje apo dy monedha metalike, (Midis kater dhe tete qindarka). Nga ana tjeter, armet e bukura shqiptare, qe me shumice mbushin pazaret e Shkodres dhe Kavajes, ketu mungojne plotesisht. 

Pushke te gjata prej celiku te dekoruara me bizhuteri, me perla nga me te bukurat dhe argjend, pistoleta te gdhendura ne baker dhe argjend, kama, brezore municioni, brire baruti dhe thika, shkelqejne ne kurizet dhe rrypat e pronareve te tyre. Vendi eshte ne nje gjendje te tille anarkie sa qe vetem mendimi te dalesh jashte i pa-armatosur mund te kthehet ne fatalitet. Pa para askush nuk mund te shkembeje ciften e tij per nje arme me moderne. Megjithate, qitesit e mire thone se nuk ka si cilesia e armeve te vjetra. Keshtu qe zanacinjte e Elbasanit vazhdojne ti riparojne ato dhe prodhojne pjeset qe duhen per mirembajtjen e tyre. 

 

Duke lene mbas pazarin, hyme ne zonen e gjelbeuar myslymane. Vizita e pare ishte ajo qe i beme Prefektit/Mutesarifit. Elbasani dhe territori prane tij perben nje prefekture te pavarur. Prefekti varet direkt nga Kostantinopoja pa ndermjetesine e zakoneshme te Guvernatorit te Pergjithshem/Valiut. Ky privilegj nuk i dedikohet madhesise se rajonit apo numrit te popullates, por rrethanave te komplikuara politike. 10 apo 12 mije banoret e zones jane te veshtire per tu vene nen kontroll. Urrejtja qe egziston midis te krishtereve dhe myslymaneve, midis familjeve te te njejtit besim fetar, dhe midis fshatareve dhe pronareve te tokave mund te shpertheje ne cdo kohe. Kjo do te thote vrasje, zjarre, prerje kokash, bebe te pjekura ne hell, gra te perdhunuara dhe ferma te shkateruara. Te gjitha keto jane te njojtura si “Trazira Shqiptare”. Per me teper, nje revolte ne Elbasan do te mbyllte gryken e kalimit per ne Maqedoni dhe do te nderpriste lidhjen midis Kostantinopojes dhe Shqiperise. 

 

Prefekti aktual ishte nje shqiptar nga Korca. Gjate dy diteve te fundit te qendreses sone ne Elbasan, njerzit u ankuan tek ne per personin e tij. 

“Nje dhelper” - thane myslymanet.

“Nje ujk” - thane kristianet.

“Me dhelparaku i ujqerve” - tha dikush, duke i mbledhur te dyja variantet ne nje te vetem.

Keto fjale dolen te verteta. Bishopi i Elbasanit akuzonte Mutesarifin se vidhte shume. Ashtu si ne pjesen tjeter te Turqise, kur dikush thote: "Ai ha taksat.”

Te krishteret, per aq sa vlejne, tentuan te dergonin nje ankese zyrtate ne Ministri. Mutesarifi ju pergjigj ketyre akuzave duke thene: 

“Bishop, kur isha duke mesuar greqisht ne Korce, une lexova ne librin tuaj te shenjte qe askush nuk duhet t'ja zere gojen kaut kur ai eshte duke shire grurin. Ago Pasha, (Nje armen qe mbante postin e Ministrit te Financave ne Perandorine Otomane), eshte nje i krishtere qe respekton Zotin e tij.”  

Ky citat Biblik, (Riperseritja e Ligjit XXV, 4), tregoi se ky person dinte greqisht por pretendonte se nuk fliste apo kuptonte ndonje fjale nga kjo gjuhe e gjaureve. Bile, Prefekti ishte injorant dhe i gjuhes shqipe, dhe i vetmi burre ne Elbasan te fliste turqisht. Ai ishte nje subjekt besnik i Sulltanit. 

 

Pavaresisht kesaj, ai ishte shume i sjellshem perkundrejt nesh dhe tregoi respekt te madh per planet tona. Ai e dinte qe Franca ishte nje mbreteri e madhe. Qe Napoleoni, se bashku me turqit, ju kishte mare ruseve nje fortese. Qe Sulltani i donte francezet. Ai do te bente cdo gje qe kishte ne dore te lehtesonte udhetimin tone, se bashku me xhandaret dhe nen-prefektet e tij. Por ai ishte i shqetesuar nga banditet. Keto dite, klanet e Dibres ishin duke shkembyer zjarr. Kjo nuk ishte ndonje cudi sepse shqiptaret ishin duke vrare njeri-tjetrin sot dhe qindra vite te kaluara. Ai shpresonte qe ne se ne udhetonim ne nje grup te madh dhe te mire-armatosur, shpejt dhe diten me djell, ne mund te arrinim nga Elbasani ne Manastir pa ndonje problem. Kadiu qe ishte se bashku me ne ne takim mund te na tregonte me shume. Ai kishte arrdhur nga Manastiri dy muaj me pare duke mare me vete rreth 12-te xhandare dhe tre apo kater sherbetore. Askush prej 15 apo 20 personave nuk ishte sulmuar. 

 

Lagjia myslymane eshte e banuar nga aristokracia muamedane. Ajo numuron rreth 500 - 600 shtepi me perafersisht 2.500 - 3,000 banore, E gjithe hapesira tokesore ne Veri, Perendim dhe Jug ju perkiste atyre. Vetem ne zonen malore ne Lindje mund te gjeje fshatra te lira dhe qe vete-qeveriseshin. Keto quheshin "Kephalochoria "ose "Eleftherochoria", (Ne shqip kane kuptimin fshatra te pavarura ose fshatra te lira).

 

Fortesa dhe pazari rrethoheshin nga pallate te bukura prej druri dy dhe tre kateshe, me galeri, dritare me kangjella dhe veranda. Ne bashtat e tyre ishin mbjelle peme dhe trendafila. Muret e larta rrethuese ndalonin kalimtaret kurreshtare te shihnin grate dhe kopshtet. 

 

Vendi me i degjuar ne qytet eshte nje shesh i madh i rrethuar nga te kater anet nga nje rresht qiparisash. Keto peme te medha dhe te vjetra perbejne kater mure te trashe dhe te larte me nje hyrje te vetme ne qoshen qe orjentohet nga Meka. Qilima dhe harqe druri te lyera me flori zbukurojne minbar-in dhe mihrab-in. Pa dyshim kjo eshte xhamia me e vjeter e Elbasanit. Eshte vendi ku krye-imami, ne mbremjen e pushtimit(1), i drejtohet Allahut me lavderime. Pikerisht ketu mblidhen myslymanet gjate sezonit te Veres, ne Ramadan dhe Bajram.  

 

Lagjia vllahe shtrihet ngjitur me kete tempull te gjelberuar. Kolonia vllahe e Elbasanit, njesoj si ajo e Peqinit, eshte nje nyje lidhese e rruges tregetare vllahe midis maleve te Pindit dhe Durresit. Vlleherit kane kishen e tyre, gjuhen e tyre dhe shkollat e tyre. Ata jetojne dhe martohen midis tyre. Kisha e tyre ishte ndertuar me te njejtin stil si kisha shqiptare. Prifterinjte e tyre jane greke dhe liturgjia e tyre mbahet ne greqisht. Bile dhe gurret e varreve ne varrezat e tyre me se shumti jane te shkrojtura ne greqisht. Ne te dy shkollat e tyre, nje per vajza, nje per djem, mesimet jepen ne greqisht. Midis tyre ata flasin vllahisht, por ne pazar flasin greqisht ose shqip. Gjithashtu, ata i dergojne studentet e tyre ne universitetin e Athines. Me pak fjale; ata e konsiderojne veten greke. 

I njejti i derguar gjerman qe u prit ftohte nga shqiptaret ju derjtua vlleherve. Ai ju foli per Rumanine e Madhe, vllezerit e tyre latine, armiqte e tyre greke, shtypjen e races dhe gjuhes se tyre dhe tiranise se klerikeve greke. Atehere, vllehet e arrestuan dhe e cuan ate tek Prefekti me akuzen: Nxites rebelimi. Por gjermani kishte karta. Dokumenta qe e detyruan Prefektin ta lironte ate menjehere me justifikime ndjesuese.

Berard-Elbasan-Ura-Kurt-Pasha-1.JPG

.Ne Elbasan ka midis 150 dhe 200 familje vllahe. Njesoj si shqiptaret e krishtere, ata e nxjerin jetesen e tyre ne pazar, nga tregetia, dhenia e faideve dhe shitja e ullinjve. Ata kane shtepi guri te lokalizuara ne jug te qytezes se myslymaneve, persegjati brigjeve te Shkumbinit, me bashta te vogla ullinjsh dhe imonikesh. Me tej qendron nje ure guri, 60 apo 80 metra e gjate, e konstruktuar si me kurize te formuara nga 12 harqe te madhesive te ndryshme te ngjitur njeri pas tjetrit. Ura lidh lagjen vllahe me rrugen e Beratit. Edhe kjo rruge, njesoj si ajo qe vinte nga Durresi, e kishte segmentin e pare te shtruar me kalldrem. Me tutje kthehej nje shteg te paqarte deri sa arrinte 100 metrat e pare te kalldremit ne hyrje te Beratit.

 

Ne u larguam pa i thene asnjeriu, ne sekret, ne mesdite, ne kohen kur pazari ishte mbyllur per pushim. Rruget e lagjes myslymane ishin te shkreta dhe ne pjesen vllahe te gjithe dyert ishin mbyllur. Vetem kur dolem jashte qytetit, nen hijen e mureve prej balte, hasem nje grup grash te veshura me citiane te kuqe qe tymosnin nargjilete e tyre. Te vetmit shoqerues ishin dy sherbetoret tane besnike, Abedini, polici myslyman, dhe Kostas, sulioti kristian. 

 

Distancen nga Elbasani ne Struge, qyteti i pare ne Maqedoni, karvanet zakonisht e pershkruajne ne dy dite dhe ndalojne nje nate ne hanin e Xyres. Por qe te fshihnim gjurmet tona, ne preferuam te kalonim naten ne nje gryke; ne nje han te izoluar ne ane te ures se Haxhi Beqarit. Kjo ure e famshme eshte e vetmja ne Shkumbinin e poshtem qe vazhdon ti kete te gjitha harqet e saj. Nje beqar i vjeter dhe pelegrin ne Meka e kishte ndertuar ate ne fillim te shekullit.

Eshte gjithmone me lehte, me e sigurt, dhe me normale, ti kalosh lumenjte turq nen harqet e urave sesa mbi kurizet e tyre. Keshtu thote zakoni. Keshtu thote dhe logjika e matur. Edhe kur, ne ndonje rast te rralle, ura turke duket sikur afron garanci qendrushmerie, siperfaqja e siperme e sja eshte e ashper dhe reshqitese. Kangjellat/muret anesore nuk egzistojne dhe ne pikun e saj lartesia maramendese mbi rrjedhen e ujit e kthen udhetarin ne nje gjethe qe tundet ne ere. 

Berard-Ura-Haxhi-Beqari-1.JPG

Kjo ure e bukur dhe e degjuar ishte konstruktuar me nje shpenzim te madh te pelegrinit beqar. Ajo qendron solide mbi kater kollona te zbukuruara me kamara te rrumbullaketa. Eshte e dobishme ne kohe normale dhe ne 'Stilin turk'. Kjo do te thote se karvanet e kalojne lumin nen harqet e ures. Ajo afron hije nga rrezet e djellit te cilat behen me flakeruese kur reflektohen ne rrjedhen e ujit. Here pas here, ndonje kalimtar i rralle, (Te gjithe shqiptaret kane kuaj dhe gomere), merr guximin te kaloje mbi ure. Kjo ndodh ne rastet kur ndoje nje shi i madh e ka bere Shkumbinin te pakalueshem. Sot pershembull, ne ishim detyruar ta perdornim ate ne 'Stilin europian'. Kur u ngjitem i terhoqem kuajt tone deri ne maje dhe mbajtem ata gjate zbritjes se pjeses tjeter. I ishim mirenjohes beqarit. Madheshtia e ures se tij na beri te mendonim rreth mekatit te tij me te madh. Ne do ta kishim falur ate per te gjitha vrasjet, vjedhjet, perdhunimet dhe “Telashet shqiptare” qe ai mund te kishte bere, ne se ai kishte shtuar edhe nje rruge te mire, qofte edhe nje me kalldrem …

 

Shenime dhe sqarime 

Ky shqiperim eshte nje permbledhje fragmentesh nga nje liber i udhetarit, politikanit, diplomatit dhe historianit frances Victor Bérard, (1864-1931).

Titulli i librit: La Turquie et l'hellénisme contemporain. Botuar ne vitin 1893.

Bérard vizitoi disa here Ballkanin e fundit te shekullit te 19-te. Kujtimet e tij hedhin drite mbi situaten ne disa zona/qyteza/fshatra te Shqiperise se asaj kohe; perberjes se popullatave, zakoneve, aspiratave politike, aktiviteteve ekonomike, etj. 

 

Detaje jepen ne linket e meposhtme. 

http://www.albanianhistory.net/1890_Berard/index.html

Ky eshte versioni i perkthyer ne anglisht nga Robert Elsie.

https://archive.org/details/laturquieetlhell00bruoft/page/49/mode/1up?view=theater

Ky eshte versioni origjinal,

Shenim: Elsie nuk perkthen fjaline: Il essayait de les détourner de leur philhellénisme. Shiko faqen 48. 

1- Emri Albania eshte shqiperuar si Shqiperi pothuajse ne te gjitha rastet. 

2- Duket si nje gadishull, dhe jo ishull - Ka dashur te thote personi ne fjale.

3- Lucan, nje poet romak. 

4- Frankish ka kuptimin e fiseve te vjetra gjermaniko-perendimore dhe frankase qe dikur kontrollonin disa zona te Ballkanit. 

5- Quirinal - ketu i referohet Mbreterise Italiane. Quirinal eshte pallati ku ne ate kohe ishin zyrat e mbreterise ne fjale. 

6- Behet fjale per Patriarkanen e Kostantinopojes.

7- Kleon Gambetta,1838-1882. Politikam i njohur frances.

8- Autori ben fjale per faljen e pare te myslymaneve ne xhamine Al-Aqsa.

Gusht, 2024

bottom of page