top of page

Fiset ilire dhe origjina e tyre

Arte_Picena_-_stele_di_Novilara_-_Pesaro

Fiset ilire - Sipas Appian

Iliret dhe luftrat Romako - Ilire. Pjesa e pare.

Materiali i meposhtem eshte marre nga shkrimet e nje historiani antik i qojtur Appian i Aleksandrise. Ky historian Grek ka jetuar midis viteve 95 dhe 165 te Eres Kristiane. Pra, materiali eshte shkrojtur rreth 1900 vjet te kaluara. Shkrimet qe ai ka bere rreth Ilireve dhe lufterave Romako-Iliriane jane nga punimet me komplete dhe informative mbi kete teme. Fatkeqsisht shume nga shkrimet e tij kane humbur ne kohe por kapitujt ku behet fjale rreth Ilireve kane shpetuar ne nje mase te konsiderueshme.

*****

1- Greket quajne Ilire (Iλλυριοί) nje grup njerzish qe okuponin rajonin pertej Maqedonise dhe Thrakes, nga Chaonia dhe Thesprotia deri ne lumin Danub. Kjo eshte gjatesia e vendit. Gjeresia, qe nga Maqedonia dhe malet e Thrakes  ne Pannonia, detin Adriatik dhe deri ne kembet e Alpeve. Gjeresia pershkruhet ne 5 dite dhe gjatesia ne 30 - keshtu thone shkrimtaret Greke. Romaket e maten vendin dhe gjeten gjatesine te jete deri ne 1,000 km dhe gjeresine rreth 220.

2- Ata thone qe vendi mori emrin nga Illyrius, djali i Polyfemus. Behet fjale per ciklopin Polyfemus dhe gruan e tij Galatea qe kishin 3 djem; Celtus, Illyrius and Galas. Keta emigruan nga Sicilia dhe popullatat e qojtura Kelte (Celts), Iliriane (Illyrians) dhe Galatiane (Galatians) morren emrin nga burrat e permendur. Midis miteve te shumta, qe egzistojne midis njerezve, ky duket te jete me i besueshmi.

Illyrius kishte 6 djem; Enkeleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas dhe Perrhebus. Gjithashtu, vajzat Partho, Daortho, Dassaro dhe te tjera. Nga keta rrodhen Taulantii, Perrhebi, Enkelees, Autarienses, Dardani, Partheni, Dassaretii dhe Darsii.

Autarieus kishte nje djale Pannonius, ose Paeon; ky i fundit kishte dy djem; Skordiskus and Triballus, nga te cilet rrodhen popullatat me emer te ngjashem. Une do t'ja u le keto ceshtje studiuesve te antikitetit.

3- Fiset Iliriane (Illyrians) jane shume, gje qe eshte e natyrshme per nje vend me nje shtrirje kaq te madhe. Edhe sot jane te njohur emrat Skordiski dhe Triballi te cilet popullonin nje rajon te madh dhe shkateruan njeri tjetrin me luftra te nje shkalle te tille qe ata qe mbeten nga Triballi shkuan refugjate tek Getae ne anen tjeter te Danubit ku u shumuan dhe zgjeruan deri ne koherat e Filipit dhe Aleksandrit. Sot ata jane shojtur dhe emri i tyre eshte pothuajse i panjohur ne zonen te cilen ata popullonin dikur.

Po ashtu, fisi Skordishi u reduktua ne nje grup ekstremisht te dobet. Me vone ata vojten shume gjate luftes me Romaket dhe shkuan refugjate ne ishullin ne te njejtin lume, (Danub). Pasi kaluan disa kohe, disa nga ata u kthyhen dhe vendosen ne zona te kontrolluara ne Pannonia. Kjo eshte pse nje fis i Scordishi vazhdon te jetoje ne Pannonia. Gjithashtu, Ardiei, qe ishin te njohur per fuqine e tyre detare, u shkatruan perfundimisht nga Autarienses. Trupat tokesore te ketyre te fundit ishin me te forta por ne te  kaluaren Ardiei i kishin mundur disa here. 

Nje fis tjeter Ilirian quhej Liburni. Si fuqi detare ata renditeshin pas fisit Ardiei. Keta njerez kryenin vepra piraterie ne detin Adriatik dhe ishujt e tij me anijet e tyre te lehta dhe te shpejta. Bazuar ne keto mjete lundrues, Romaket i quajne dhe sot anijet e tyre te lehta dhe te manovrueshme; liburnicas.

4- Autarientet u shkateruan nga ndeshkimi i Apollo-s. Ata u bashkuan me Molostimus dhe nje fis Keletik, te qojtur Cimbri, ne nje fushate kunder tempullit te Delfit. Pjesa me e madhe e tyre u zhduk nga nje stuhi dhe shkarkime rrufesh pikerisht perpara se te kryenin vepren mekatare. 

Mbi ata qe arriten the ktheheshin mbrapa u derdhen nje numur i pafund bretkosash te cilat mbushen rrjedhjet ujore dhe helmuan ujin. Avujt helmues qe ngriheshin nga toka shkaktuan nje epidemi ndermjet Ilireve (Illyrians) qe ishte fatale vecanarisht per Autarientet. Me se fundi, sic epidemia i kishte mberthyer dhe asnjeri nuk deshte t'ju afronte ndihme, ata lane shtepite e tyre dhe pas 23 ditesh udhetim ata arriten ne nje toke mocalore dhe te pabanuar ne Getae ku ata u vendosen afer Bastarne.

Zoti "vizitoi" Keltet me nje termet qe ktheu permbys c'do gje dhe nuk e ndaloi ndeshkimin deri sa ata gjithashtu u larguan nga vedbanimet e tyre. Pas kesaj, ata bene nje mesymje ne Iliri (Illyria) ku sulmuan bashkefajtoret e tyre te cilet ishin dobesuar nga epidemia. Ndersa bastisnin Ilirianet (Illyrians) ata morren epidemine dhe perseri duke vjedhur u kthyen ne  Pirene (Pyrenees).

Kur ata po ktheheshin, Romaket duke kujtuar ballafaqimet me Keltet (Celts) dhe te frikesuar se mos ata kalonin Alpet dhe pushtonin Italine, derguan kunder tyre 2 konsuj. Romaket u shkateruan totalisht. Kjo disfate krijoi frike te madhe nga Keltet ne te gjithe teritorin Italian derisa Gaius Marius, i cili se fundmi kishte triumfuar mbi Numidians dhe Mauritanians, u zgjodh si komandant dhe mundi Cimbri disa here me vrasje masive, sic kam pershkruar ne Historine Galike (Gallic History). Fuqia e Kelteve u reduktua ne ekstrem. Si rrjedhim, ata u debuan nga c'do toke dhe u detyruan te ktheheshin ne vendin e tyre. Gjate rruges se kthimit ata shkaktuan por dhe pesuan deme te medha.​

5- I tille ishte ndeshkimi qe Zoti u dha Ilireve dhe Kelteve per mekatet e tyre. Por ata nuk hoqen dore nga plackitja e tempujve. Keltet ne bashkepunim me disa fise te tjera Ilire, ne vecanti Scordishi, Maedi dhe Dardani, perseri sulmuan Maqedonine dhe Greqine. Ata grabiten shume tempuj, perfshi tempullin e Delfit (Delphi), por humben shume burra gjithashtu. Romaket, (32 vjet pas perplasjes se pare me Keltet dhe luftrave te here pas hereshme me ta gjate gjithe ketyre viteve), tani nen udheheqjen e Lucius Scipio, luftuan perseri me Ilirianet (Illyrians). Kjo ndodhi si rezultat i bastisjeve te tempujve ne Greqi dhe Maqedoni qe ne kete kohe ishin nen kontrollin e Romes. Thuhet se fiset fqinje duke kujtuar shkaterimet qe kishin pesuar nga Autarienses, dhe duke bere si pergjegjes kryesore Ilirianet, nuk deshin t'ju afronin ndihme vjedhesve te tempujve. Ata i abandonuan ata tek Scipio i cili shkateroi pjesen me te madhe te Scordishi. Ata qe mbeten u larguan dhe u vendosen ne ishullin e lumit Danub. Scipio beri paqe me Maedi dhe Dardani duke mare mbrapa floririn qe i perkiste tempullit. Nje shkrimtar Romak thote se ky flori ishte arsyeaja kryesore e luftrave civile te Romes qe filluan pas periudhes te Lucius Scipio-s deri ne kohen kur u formua perandoria. Kaq mjafton per te pershkruar njerzit te cilet Greket i quajten Ilire.

*****

Shenim i rendesishem: Materiali eshte perkthyer nga punimet e listuara ne http://www.livius.org/  (Faqja eshte vizituar per here te fundit ne Gusht, 2019).

Mirenjohje dhe falenderime punes profesionale dhe pasionate qe ekipi i Livius ben per zbulimin dhe identifikimin e materialeve me vlera te ralla historike.

Gusht, 2019

bottom of page