Germat, numrat dhe civilizimi
"Kotkat folese" dhe civilizimi i harruar Inkas.
Civilizimet nuk mund te ndertohen me injorance dhe idjotesi. Historia tregon se vetem ato popullata qe kane 'shtrydhur' trurin kane qene ne gjendje te krijojne organizime shteterore, sisteme te mbledhjes te taksave, te edukimit, etj.
Nga ana tjeter, e kaluara tregon se padija ka mundur dijen. Bandite dhe hajdute kane shkateruar ne pak kohe ate qe eshte ndertuar per shume shekuj. Popullata endacake kane rrenuar qyteterime mijravjecare.
Gjitashtu, shoqeri te zhvilluara kane rrenuar njera-tjetren dhe nuk eshte cudi qe ky fenomen te perseritet ne te ardhmen.
Shpesh here, shkences i duhet kohe per te kuptuar te kaluaren. Nje rast i tille eshte historia e inkasve te Amerikes se Jugut. Deri disa dekada me pare, studjuesit mendonin se inkasit nuk e shkruanin gjuhen e tyre.
Atehere si ishte i mundur ndertimi i nje shoqerie te sofistikuar per kohen sic ishte Perandoria e Inkasve qe shtrihej per mijra kilometra dhe kishte miliona banore ? Po qytetet, taracat, objektet e kultit, figurat gjigande ne shpatet e maleve dhe keshtjellat madheshtore si u krijuan ? A mund te ndertohen vepra te tilla monumentale pa shkrim dhe kalkulime te komplikuara matematikore ?
Rreth 100 vite te kaluara anthropologjisti Leland Locke hodhi idene se ca fije spangosh te lidhura ne nje forme te caktuar perbenin nje sistem unik regjistrimi qe inkasit e dikurshem perdornin per mbarevajtjen e perandorise se tyre. Ne vitet 1990, shkencetaret i shtuan perpjekjet e tyre dhe arriten te kuptonin se inkasit jo vetem mbanin 'hesape' por transmetonin dhe mesazhe te rendesishme. Kete ata e benin nepermjet sistemit te spangove te qojtur “khipus”, qe ne shqip do te thote “kotkat folese".
Sot shkencetaret jane ne gjendje te interpretojne "kotkat folese" dhe ata mendojne se inkasit jo vetem qe kishin numrat, por gjithashtu dhe shkrimin e tyre unik. Kerkimet vazhdojne. Ka persona dhe institucione te tera te dedikuar ne keto kerkime.
Edhe pse me vonese, mesazhi qe "khipus" transmetojne eshte se pa numra dhe germa nuk mund te krijohen dhe egzistoje shoqeri te zhvilluara. Nje "kotke" e vetme ne spangon e inkasve flet me shume se nje hipoteze e tere.
Per ata qe mendojne ndryshe ka perralla dhe thashetheme nga me fantastiket ...
Disa nga te dhenat e ketij shkrimi jane marre nga:
https://www.thehistoryblog.com/archives/31188
Shtator, 2022