top of page

Fajin e kane "Ata"

Shqiptaret e kane zakon te diskutojne probleme politike. Faik Konica shkruante se ne kafenene e nje fshati te humbur ne Shqiperi diskutohen tema qe nuk trajtohen as ne zyrat e ministrise se jashtme Angleze. Bile, katundaret shqiptare i dine gjerat me mire se vete ministri i jashtem anglez ! Pjesemarsit e ketyre diskutimeve mund te kene mosperputhje te medha politike, ideologjike, etj, por per nje gje bien dakord te gjithe: fajin per situaten e papelqyeshme te vendit e kane “Ata”. Fjala “Une” nuk mban faj persiper ! Secili nga diskutuesit eshte i paster si qelibar; ai ndjek rregullat, zbaton ligjin, paguan taksat …ecen ne vijat e bardha dhe nuk hedh plehra ne rruge. Ai nuk ka te beje fare as me korrupsionin, as me drogen, as me krimin. Per anet negative te situates aktuale gjithmone e kane fajin “Ata” ! Kjo teori eshte aq e vjeter sa qe eshte bere pjese e mentalitetit shqiptar. Per nje moment le te supozojme se kjo hipoteze eshte e vertete dhe fajin e kane “Ata”. Lind pyetja, kush jane keta “Ata-te” ?

Kafeneja-1_edited.jpg

Pergjithesisht, ne shoqerine shqiptare, me termin “Ata” nenkuptohen politikanet e korruptuar. Perpara se te vazhdoj mendimin me tej; korrupsioni nuk eshte thjesht nje fenomen shqiptar. Ai eshte nje fenomen boteror i vjeter sa vete qenia njerezore dhe do te vazhdoje te egzistoje, ne njeren apo ne tjetren forme, deri ne momentin qe njeriu te jete verdalle. Format e tij jane nga me te ndryshmet dhe shpesh here fshihen mbas fjaleve te medha si psh: patriotizem, atdhedashuri, zhvillim, liri, barazi, bile dhe Zot ! Problemi eshte reduktimi dhe mbajtja nen kontroll e tij. Ne kete aspekt raporti “Une” - “Ata” eshte vendimtar. Ky raport eshte nje marrdhenie komplekse dashurie dhe urrejtje qe mund te kthehet ne progres ose ne shkaterim. Ne se “Ata” nuk kercenohen nga “Une”, atehere perse mos hyj dhe “Une” ne klanin “Ata” - do te pyese dikush ? C’fare i ka gjetur “Ata-te” qe kane bere namin ? Mbase “Une” ka te drejte. Historia e shtetit shqiptar ka disa raste vertet kontradiktore qe tregojne me se miri se si “Ata-te” e dikurshem, qe ne kohen e tyre kane qene shembuj spikates korrupsioni, jane kthyer ne heronj te kohes moderne.

 

Po e filloj me Ismail Qemalin.

Ismail Qemali kishte qene ne "borderone" e qeverise se Athines per shume vite(1). Nje rast interesant ishte ai i dates 4 Maj, 1907. Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave (Takimi 13, Akti #47) vete Ministri i Jashtem propozoi qe shuma prej 8,050 Frangash (Monedha ari) te nxirrej nga "fondet speciale" dhe te paguhej per nje kontrate bashkepunimi me gazeten "Indipendence Belge". Kontrata do te fillonte ne daten 18 Maj, 1907, dhe per nje periudhe nje vjecare gazeta ne fjale do ti dergonte Athines 250 kopje te saj. Pala Belge do te bente me te miren e mundeshme per te permbushur kete kontrate. Si rezultat, drejtori i gazetes, Zt. De Mares, do te paguhej 6,250 Franga, ndersa Ismail Kemal Bey, qe do te ishte "postjeri" qe do te transportonte gazeten nga Brukseli deri ne nje destinacion te caktuar nga Ministria e Jashtme Greke, do te merte 1,800 Franga.

Kryeministri i Greqise, Georgios Theotokis, dhe ministrat e tjere e firmosen kontraten ne fjale. Pagesat ne llogarite perkatese u permbushen ne daten 1 Qershor, 1907. Nuk u morr vesh kurre ne se gazetat arriten ndonjehere ne Greqi. Rendesi ka qe te gjitha palet dhane dicka dhe morren dicka. Me sa duket Ismail Qemali doli shume i kenaqur ... 1,800 Franga - jo keq per nje “postjer”. 

 

Baroni Franz Nopcsa, nje aristokrat hungarez qe pretendonte te behej mbret i Shqiperise, jep nje pershkrim te detajuar te karakterit te Ismail Qemalit dhe pasionit te tij per te rrembyer para nga te gjitha anet. Ne kujtimet e tij ai tregon se gjate nje takimi qe pati ne France me “dhelpren plake”, sic e karakterizon ai Ismailin, ata rane dakord qe te hiqnin qafe Essad Pashe Toptanin. Diten tjeter, me paturpesine me te madhe, Qemali i dergon nje leter me te birin ku midis te tjerash i shkruante: 

“... vetem per disa dite, ne menyre te deshperuar, kam nevoje per shumen modeste te njemije apo dymije frangave te cilat Tahiri (Djali I Qemalit) do t’ju a riktheje ne Viene. Po ja u kerkoj kete sepse ju konsideroj nje shok te mire, dhe c’ka eshte me e rendesishme, nje patriot te vertete dhe te sinqerte”

Baroni vazhdon me tej:

“Ismail Kemal kishte arritur qe t’ju merrte para pothuajse te gjitha shteteve Europiane; Turqise, Greqise, Italise, Austrise, Hungarise, Anglise dhe Malit te Zi, mbase dhe Serbise dhe Rusise”(2).

Franz Nopcsa shkruan se ai dhe Ismail Qemali mbeten miq deri ne fund, por miq qe ja dinin njeri tjetrit "dhemb e dhemballe". 

Po le Ismailin dhe po vazhdoj me poezine e Nolit te titulluar Kenga e Salep-Sulltanit;

 

Një mexhlis të math na çeli

Pandeli Jano Vangjeli

Me Sulltan-llokum na veli

Si kofini pas të vjeli.

 

*****

Koço Kotta, mjek hanxhari,

Nis një valle palikari,

Se me një ferman kusari

Sadrazem u bë firari.

 

*****

Se ç' na u gëzua xhani,

Se ç'na preu Ramazani,

Se ç' na piu Italjani,

Rroftë pra Salep-Sulltani!

 

Noli qe tallej me te tere; Asamblene e Lidhjes se Kombeve, politikane europiane dhe amerikane, armiq te brendshem dhe te jashtem, te majte dhe te djathte, te varfer dhe te pasur … Ndersa vete ishte vegel e Italise, (ku Noli dhe shumica e kabinetit qeveritar u larguan pas deshtimit te “Revolucionit te Qershorit”), ai sulmonte ashper kundeshtaret e tij politike duke i akuzuar si pro-italiane, pershembull Pandeli Evangjelin qe ishte gjithashtu nje pro-italian i vendosur. Ndersa per Kostaq Kotta-n ai nxjerr ne drite nje "sekret" qe e dinin te gjithe. Kocoja ishte vertet nje “mjek hanxhari”, (Kerkohej per disa vrasje ne Egjypt), megjithate arriti te behej kryeminister i Shqiperise 2-3 here.  

 

C’fare mendonin per karakterin e Nolit te huajt qe kishin bashkepunuar me te ?

Nje person i rendesishem qe ndihmoi ne krijimin e shtetit te pare shqiptar ishte nen-koloneli anglez Walter Francis Stirling. Ai jetoi ne Shqiperi gjate viteve 1923-1931. Stirling u be i njohur boterisht me librin e tij te titulluar “Safety last” (Ne shqip do ta interpretoj si: “Siguria, gjeja e fundit”). Ne kete liber ai permblodhi kujtimet e tij dhe ngjarjeve ne Shqiperi i kushtoi nje kapitull te vecante. Nje fragmet i shkeputur nga ky liber thote:

“Ne veren e vitit 1924 shpertheu nje kryengritje fshatare dhe Ahmet Bej Zogu, qe ishte minister i brendshem, u detyrua te largohej nga vendi. Revolta ishte udhehequr nga nje bishop orthodoks i qojtur Fan Noli. Ai ishte nje intelektual i edukuar ne Harvard dhe nje muzikant shume i mire. Nje here e nje kohe, ai i kishte rene organit, (Nje lloj instrumenti muzikor qe duket si pjano), ne nje kinema ne Shtetet e Bashkuara (Amerike). Ne kohen qe nisi revolta une isha me pushime ne Angli dhe kur arriten lajmet e para mendova se punes time ne Shqiperi po i vinte fundi. Cuditerisht, bishopi me dergoi nje telegram nepermjet te cilit me kerkonte te kthehesha sa me shpejt qe te ishte e mundur. Kur u ktheva, gjeta ne fuqi nje kabinet ministror komplet te ndryshuar, te perbere nga ministra te rinj; te gjithe amatore. Megjithate, disa prej tyre ishin plotesisht te gatshem te permiresonin kushtet e vendit. E vetmja pengese madhore ishte Fan Noli, dora vete. Ai ishte burri me cinik qe une kisha takuar ne jeten time. Ne nje moment, ai me tha se mendonte te permbushte te pakten nje nga premtimet e shumta qe kishte bere gjate fushates per marrjen e pushtetit. Nuk besoj se ai e beri kete ndonjehere”(3). 

 

*****

Historia perseritet. Kohe te tjera, aktore te tjere, politikane amatoreske qe shfaqen perpara ose fshihen mbas portreteve te"baballareve te kombit"…

Disa dite me pare Shqiperia nuk arriti te fillonte diskutimet paraprake per hapjen e procedurave per pranimin ne Bashkimin Europian. Dhe perseri fajin e kane “Ata”. Zt. Rama, Kryeministri Shqiptar, qe ne kete rast kthehet ne “Une”, fajesoi Bullgarine qe pengoi Maqedonine e Veriut dhe kjo e fundit "mori ne qafe" dhe Shqiperine. Eshte shume per tu cuditur. Kryeministri Shqiptar aludon se Europa nuk e di qe Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut jane dy shtete te ndryshme ... dhe gabimisht i ka "paketuar" bashke.

Arsyet e deshtimit ne projektin BE jane te shumta, por ne te njejten kohe jane thirrje per ndryshime pozitive qe besoj se duhet te fillojne nga "Une", perndryshe “Ata-te” ne Tirane do te vazhdojne te varrin neper mure portret e njeri-tjetrit dhe do te fajesojne per humbjen e radhes trajnerin e ekipit kundeshtar. 

Si perfundim do te thesha se vjen momenti qe perrallat e kafenese konsumohen aq shume sa qe skane me vlere. 

Burrimet ku u mbeshtet ky shkrimi

 

1- Per me shume vizito: http://www.iospress.gr/ios1998/ios19980222b.htm (Vizituar per here te fundit ne date 27 Qershor, 2021)

2- Traveler, Scholar, Political Adventurer: A Transylvanian Baron at the Birth of Albanian Independence. The Memoirs of Franz Nopcsa - Faqe 183

3- Safety last. By W. F. Stirling - Faqe 126

Shenim: Zgjodha per paralelizem Ismail Qemalin dhe Fan Nolin sepse mendoj qe ata ishin dy shembuj unike te politikaneve pa "shtylle kurizore". 

Qershor, 2021

bottom of page