top of page

"Vdekja e Zeze" dhe Perandorite 

Mbase Vdekja e Zeze ne Lindjen e Mesme nuk krijoi probleme fetare, sociale, politike ose ndryshime ne format e edukimit si ato qe krijoi ne Evrope, por prape se prape efektet e saj nuk ishin me pak dramatike. Se bashku me nje seri te njepasnjeshme epidemish, Vdekja e Zeze luajti nje rol kryesor ne ngritjen e Perandorise Otomane. Otomanet (Ottomans) u shfaqen nga nje principate ne Anatoline Perendimore, aty nga fundi i shekullit te trembedhjete. Brenda nje shekulli e gjysem ata arriten te shkateronin Perandorine Bizantine, absorbonin pjesen me te madhe te principatave fqinje te Anatolise, pushtonin hapesira tokesore te madha ne Jug-Lindje te Evropes dhe ushtronin kontroll ne dy kontinente, nga nje qender qe ata themeluan ne Kostandinopoje (Constantinople), ish kryeqytetin e Kristianizmit Lindor.

Otomanet kishin "gllaberuar" teritore te medha Bizantine bile qe perpara gjysmes se pare te shekullit te katermbedhjete, perfshi Bursen (Bursa) qe ishte kryeqyteti i tyre i pare (viti 1326); Nicaea (Iznik - viti 1331); dhe Nicomedia (Izmir, viti 1337). Por, shumica e pushtimeve te rendesise strategjike ndodhen pas Vdekjes se Zeze. Ketu futen Gallipoli ne vitin 1354, i cili ne vitin 1365 u be kryeqyteti i dyte i Otomaneve; Thraken (Thrace) dhe Maqedonine (Macedonia), respektivisht ne vitet 1370 dhe 1380; pjese te medha te Ballkanit, perfshi Sofian (ne Bullgari), Shqiperine ne vitin 1385, pjesen dermuese te Serbise ne vitin 1389, Selanikun (Thessaloniki) ne vitin 1387 te cilin Otomanet do ta humbnin dhe rimernin perseri ne vitin 1430 (82).

Vdekja e Zeze ishte shkateruese per Shtetin Bizantin. Smundja u shfaq ne Anatoli nga fundi i vitit 1346 dhe arriti ne Kostandinopoje ne vitin 1347. Ashtu si dhe ne Evrope, Vdekja e Zeze zhduku nje pjese te konsiderueshme te popullates se kryeqytetit dhe qyteteve te tjera dhe perkeqesoi situaten ekonomike dhe kushtet e bujqesise, te cilat ishin te veshtira dhe perpara epidemise, si ne qendrat urbane ashtu dhe ne ato rurale (83). Vdekja e Zeze shkateroi Bizantin sepse u shfaq pas dy lufterave civile qe u zhvilluan ne lidhje me trashegimine e perandorise ne vitet 1320 dhe 1340. Keto luftra e lane shtetin pa financa dhe te dobet perballe Venedikasve (Venetian), Gjenovezeve (Genoese) dhe nderhyrjeve dhe sulmeve Otomane (84). Nga viti 1346 deri ne vitin 1352, epidemia "pushtoi" qytetet Bizantine, reduktoi popullatat e tyre dhe si rrjedhim mbeten pak ushtare ti mbronin ato. Ne vitin 1352 duke u perballuar me reziqet qe vinin nga Serbia dhe Bullgaria, gjithashtu dhe nga nje lufte civile, perandori Xhon Kantakuzenus (John Cantacuzenus) arriti nje marveshje me te birin e Sulltanit Orhan. Ai ftoi Otomanet te kalonin Dardanelet dhe ju afroi atyre nje prezence ne Rumeli. Dy vjet me vone, Otomanet do ta shfrytezonin kete rast dhe pas nje termeti qe renoi shume qendra te rendesishme Bizantine morren fortesen e demtuar te Gallipolit dhe avancuan me thelle ne teritorin Bizantin. Qe nga ai moment dhe ne vazhdim, Otomanet u bene rivalet kryesore te Bizantineve, qytetet e te cileve vazhduan te goditeshin nga fatkeqsi natyrore. Ne vitin 1453, kur Mehmet i Dyte pushtoi Kostandinopojen, qyteti kishte jo me shume se tridhjet mije banore dhe pak ushtare ta mbronin ate (85).

 

Natyrisht qe Vdekja e Zeze efekti dhe Otomanet gjithashtu, por ne nje mase shume me te vogel. Ne kontrast me Bizantinet, Otomanet ishtin nje bashkim i grupeve nomade. Keta ishin me shume hajdute sesa njerez te lidhur me blegtorine dhe bujqesine dhe ishin vazhdimisht ne levizje (86). Mortaja mbartet nga minjte dhe si rrjedhim efekten me shume qytetet dhe banimet fikse. Qe te kthehet ne epidemi, smundja kerkon nje densitet pupullate dhe kontaktin njeri-kafshe ne nje shkalle te caktuar. Duke qene vazhdimisht ne levizje, forcat Otomane ishin me pak te ekspozuara kundrejt mortajes dhe pesuam me pak demtime se bizantinet. Permeteper, mortaja ne pergjithesi shperndahet nga bregdeti ne brendesi te tokes. Ajo mberin nga vendi ne vend nepermjet anijeve qe sjellin dhe minjte e infektuar. Keshtu qe shtetet bregdetare ishin te prekura ne nje shkalle me te madhe, megjithate Vdekja e Zeze nuk beri perjashtime. Mortaja "bastisi" principatat Turke pergjate detit Egje (Aegean) dhe Mesdhetar (Mediterranean), si per shembull: Karaman, Menteşe, Aydın, Saruhan dhe Karesi. Megjithese disa emirate, si ajo e Karaman dhe Aydın, egzistuan deri ne shekullin e pesembedhjete, efektet shkateruese te Vdekjes se Zeze padyshim qe kontribuan ne shkrirjen dhe bashkimin e Principatave Turke ne shtetin Otoman (87).

Duhet theksuar se Vdekja e Zeze nuk ishte arsyeja e vetme qe krijoi suksesin Otoman. Por me sa duket, nje pjese e mire e burimeve historike, qe i referohen ngritjes se Perandorise Otomane, i kushtojne epidemise nje vemendje shume te vogel (88). Ne pergjithesi, historianet vleresojne besimin fetar si faktorin kryesor ne perplasjen Otomano-Bizantine dhe si rrjedhoje triumfin Otoman. Duke filluar nga viti 1920, historianet kane debatuar natyren e besimit qe Otomanet perhapen dhe efektin e tij ne sukseset e tyre (89). Kjo ceshtje eshte diskutuar gjeresisht ne literature dhe une ketu do te trajtoj vetem argumentat kryesore. Teoria qe shume historiane te Otomanizmit kishin pranuar deri pak kohe me pare ishte nje version i modifikuar i ideve te Paul Wittek te hedhura ne vitin 1937. Ne versionin e tij, qe u be i njojtur si “Argumenti Gazi”, Wittek thoshte se Otomanet e pare ishin banda luftetaresh Myslymane (Gazis) qe nuk kishin ndonje lidhje gjenetike midis tyre por ishin te influencuar nga tradita Seljuk (Seljuq) e raprezalieve te teritoreve jo-Myslimane dhe te lidhur midis tyre nga deshira e perbashket per te luftuar infidelet Kristiane (90). Ne vitin 1994, botimi i njohur "Historia Sociale e Perandorise Otomane" (Economic and Social History of the Ottoman Empire), megjthese ne nje forme te modifikuar, vazhdonte te shpegonte ekspansionin e Otomaneve ne shekullin e katermbedhjete bazuar ne “Argumentin Gazi”. Halil İnalcık, editoruesi i botimit dhe autor i kapitullit te historise se hereshme Otomane, sugjeronte gjithashtu qe “Gazi”, karakteri me i spikatur i Otomaneve te pare, i dha forme historise se perandorise dhe ne shekujt qe do te pasonin (91). Kemal (Cemal) Kafadar, ka pranuar esencen e ketij argumenti, duke theksuar se karakteri “Gazi” ishte nje nga elementet qe krijoi identitetin Otoman. Ky identitet lindi ne Anatoline Perendimore dhe u bazua ne natyren gjitheperfshirese si te Krishterimit ashtu dhe te Otomanizmit (92). Sot, historianet vazhdojne te perdorin "Argumentin Gazi" me disa modifikime qe lejojne jo-Myslimanet te prezantohen ne pershkrimet Otomane ku behet fjale rreth ngritjes se sitemit Otoman (93).

Disa historiane kane guxuar ta kundeshtojne "Argumentin Gazi". Colin Imber ka argumentuar qe burimet e informacionit qe historianet perdoren per “konstruktimin” e historise se hereshme Otomane ishin shkrojtur jo me perpara se shekulli i pesembedhjete dhe keshtu qe jane te “pavlefshme”. Sipas tij, te gjitha "faktet" rreth Osman Gazi dhe pasuesve te tij jane ne te vertete trillime dhe hipotezat se Otomanet ishin nomade, gazis, fshatare, ose ndonje kombinim i ketyre tre kategorive, duhet te mos meren parasysh. Si kunderpergjigje, Imber ka parashtruar versionin qe Otomanet e hershem bastisen teritoret fqinje me objektiv vjedhjen dhe kapjen e sklleverve dhe qe gazi (ose ghazi ne arabisht) ishte sinonim i fjales turke “akinci” qe do te thote “bastises” (94). Heath Lowry ka shtyre argumentin e Imber me tutje dhe sugjeron qe qellimi i zgjerimit Otoman ishte bastisja dhe jo kthimi i armikut ne Islam. Qe Islami nuk ishte flamuri qe bashkonte te gjithe Otomanet e hershem shihet qarte nga numri i madh i jo-Muslimaneve qe ju bashkuan forcave Otomane, perfshi komandante qe udhehoqen Otomanet ne pushtimet e Thrakes dhe Ballkanit. Shoqeria e hershme Otomane, sic ka sugjeruar Lowry, ishte nje bashke-egzistence e te Krishtereve dhe Myslimaneve, nje komunitet ku cdo person i interesuar ne zhvillimin e shtetit kishte nje vend (95). Shteti i hershem Otoman ishte nje shoqeri pluraliste, nje shoqeri qe integroi vlerat Myslimane dhe jo-Myslimane dhe lejoi zhvillimin e shume identiteteve. Kjo reflektohet ne nje numur te konsiderueshem te strukturave publike nga ajo periudhe kohore te cilat ishin ne sherbim te gjithe besimeve, perfshi banesat e dervisheve (teqete ose qendrat e vogla islamike), banjat publike dhe faltoret (96).

Bazuar ne evidencat historike dhe arkeologjike qe ne kemi, mund te themi qe argumentat e Lowry dhe Imber-it shpegojne me mire ngritjen e perandorise, megjithate, ata, si dhe shume studiues te tjere, i kushtojne pak rendesi rolit te mortajes ne sukseset e hereshme te Otomanizmit. Nje studiues ka nenvizuar lidhjen midis Vdekjes se Zeze dhe ngritjes se Otomaneve. Bazuar ne studimin e shtetit te madh Mongolo-Turk (Mongol-Turkic Golden Horde) dhe efektet e Vdekjes se Zeze, Uli Schamiloğlu, ne studimin e tij ka propozuar disa konsekuenca te mundeshme qe mortaja la ne Anatoli. Keto perfshijne dy ndryshime gjuhesore qe shfaqen ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete. E para eshte; gjuha Turke zevendeson Arabishten dhe Persishten dhe behet gjuha e edukimit. E dyta eshte; Turqishtja behet orthografisht me e afert me Persishten se sa me dialektet Turke te Azise Qendrore. Schamiloğlu paralelizon kete proces me ndryshimin qe ndodhi ne sitemin edukativ ne Evrope ku Latinishtja i la vendin gjuheve lokale (97). Te tilla ndryshime, te kombinuara me shkaterimet qe Vdekja e Zeze kishte shkaktuar ne mes te Bizantineve, krijuan terrenin ku u ngrit nje entitet i ri politiko-ekonomik qe i kishte rrenjet e tij ne disa tradita: Islamike, Turke te Azise Qendrore dhe Bizantine. Vdekja e Zeze si nje faktor ndikues ne historine e rajonit nuk kundershton idete e Lowry dhe Imber, perkundrazi i mbeshtet dhe ploteson ato. Vetem duke i bere nje analize te gjere zanafilles se shtetit Otoman ne do te jemi ne gjendje te shpegojme zhvillimet qe pasuan me vone qofshin keto politike, sociale apo reagime ne situata epidemish.

 

 

Shenime te rendesishme

Ky shqiperim eshte puna ime personale. Matriali original, i autorit Yaron Ayalon, ndodhet ketu:

https://www.cambridge.org/core/books/natural-disasters-in-the-ottoman-empire/black-death-and-the-rise-of-the-ottomans/D83E412C0BB3C092E79683722AFFFC33/core-reader#

 

Referenca.

82- For more on early Ottoman conquests, see Rudi Paul Lindner, “Anatolia, 1300–1451,” and Machiel Kiel, “The incorporation of the Balkans into the Ottoman Empire,” in Kate Fleet, ed., The Cambridge History of Turkey. Vol. 1. Byzantium to Turkey, 1071–1453 (Cambridge: Cambridge University Press, 2009), 102–91.

 

83- Gottfried, Black Death, 37–8.

84- Warren Treadgold, A History of the Byzantine State and Society (Stanford, CA: Stanford University Press, 1997), 772–3; Angeliki Laiou, ed., The Economic History of Byzantium: From the Seventh through the Fifteenth Century (Washington, DC: Dumbarton Oaks, 2002), 26.

85- Uli Schamiloglu, “The rise of the Ottoman Empire: The Black Death in medieval Anatolia and its impact on Turkish civilization,” in Neguin Yavari et al., eds., Views from the Edge: Essays in Honor of Richard W. Bulliet (New York: Columbia University Press, 2004), 270–2. For details on the 1354 Gallipoli earthquake, see Ambraseys, Earthquakes in the Mediterranean, 372–5. Earthquakes hit Byzantine territories also in 1362, 1366, 1374, 1383, 1389, 1402, 1407, 1415, 1418, and 1419 (ibid., 376–88).

86- Reşat Kasaba, A Moveable Empire: Ottoman Nomads, Migrants, and Refugees (Seattle: University of Washington Press, 2009), 15–18.

87- Schamiloglu, “Rise of the Ottoman Empire,” 271; Feridun Emecen, “Anatolian Emirates,” in Gábor Ágoston and Bruce Masters, eds., Encyclopedia of the Ottoman Empire (New York: Facts On File, 2009), 40–2.

88- Carter Findley, The Turks in World History (Oxford: Oxford University Press, 2005), 73. The Black Death is mentioned only in passing in the Cambridge History of Turkey (Kiel, “Ottoman expansion,” 145). Other accounts of early Ottoman history that do not mention the Black Death are (pages refer to relevant time frame where the Black Death should have appeared): Halil İnalcık, An Economic and Social History of the Ottoman Empire. Vol. 1. 1300–1600 (Cambridge: Cambridge University Press, 1997), 15–6; Finkel, Osman’s Dream, 14–21; and Ágoston and Masters, eds., Encyclopedia, 110.

89- For a more detailed overview of this scholarly question, see Heath Lowry, The Nature of the Early Ottoman State (Albany, NY: SUNY Press, 2003), 5–13.

90- Paul Wittek, The Rise of the Ottoman Empire (London: Royal Asiatic Society, 1938), 14, 20–1, 50–1.

91- İnalcık, Economic and Social, vol. 1, 11.

92- Cemal Kafadar, Between Two Worlds: The Construction of the Ottoman State (Berkeley: University of California Press, 1995).

93- See, for example, Giancarlo Casale, The Ottoman Age of Exploration (Oxford: Oxford University Press, 2010), 29.

94- Colin Imber, “The legend of Osman Gazi,” in Colin Imber, ed., Studies in Ottoman History and Law (Istanbul: Isis Press, 1996), 323–31, quotations from 329.

95- Lowry, Nature, 66–7, 93.

96- Heath Lowry, The Shaping of the Ottoman Balkans, 1350–1550: The Conquest, Settlement and Infrastructural Development of Northern Greece (Istanbul: Bahçeşehir University, 2008), 16–64, and especially 35–9.

97- Schamiloglu, “Rise of the Ottoman Empire,” 26

bottom of page