top of page

Si u zhduken shqiptaret e Kosturit ... sipas Zt. Mema.

Si ne shume video te tjera, edhe ne ate te qojtur: "Si u zhdukën shqiptarët e Kosturit në Greqi ?" qe ju mund ta shikoni KETU, Zt. Mema e nis prezantimin e tij me nje deklarim bombastik: "Qyteti i Kosturit, dikur nje qender e rendesishme e families arberore te Muzakajve" ...

Pa vazhduar me tej, dua te theksoj se tendencat e Zt. Mema per te 'shperngulur' historine e 650 viteve te kaluar ne realitetin e sotem eshte nje fenomen i njohur. Per te 'koeficienti kohor' eshte 'zero', ndersa interpretimi i se shkuares thjesht nje titull qe te terheqe sa me shume vemendje.

Le te fillojme me Muzakajt, kush ishin ata ?

Ne punimin e titulluar "Nje kronike e shkurter e pasardhesve te dinastise sone Musachi/Muzaka"(1), te shkrojtur nga Giovanni Musachi(2), thuhet se i pari i kesaj familjeje te degjuar quhej Lord Andrea dhe ai mbante titullin Sevastokrator, qe ishte nje pozicion shume i larte ne Perandorine Bizantine. Midis shume zonave te tjera Sevastokratori Andrea kontrollonte "dhe qytezen e Kosturit, perfshi te gjitha fshatrat rreth saj. Ai e mori kete qyteze nga Krajli Marko me forcen e armeve. Dua te theksoj se qyteza e Kosturit ose Kastoria eshte nje vend i bukur ne hyrje te te cilit ndodhet nje fushe e gjere" (Faqe 281).
Pra, si shume te tjere para tyre edhe 'arberoret Muzakaj' - sic Zt. Mema i quan ata, ishin pushtuesit e radhes. Sa arberore ishin Muzakajt ? Vete Giovanni Musachi /Gjon Muzaka thote:
"C'eshte e verteta, thuhet se te paret tane erdhen nga qyteti i Konstandinopojes dhe morren drejtimin e Epirit ne Albania" (Faqe 278).
Kete informacion e mbeshtet dhe i biri i Gjonit kur shton se ne varrin e te jatit shkruhet:
"I Plotfuqishmi Krisht, ky eshte varri i Ioannes Mosachi, djalit te Despotit Ghin, Lordit te Epirothae (Epirit) dhe Mosachiea (Myzeqese), i cili e kishte origjinen nga qyteti i Bizantis (Bizantit) dhe kishte si shenje te besimit te tij nje shqiponje me dy koke" (Faqe 314).
Bazuar ne ato qe Muzakajt shkruajne per veten e tyre, del qe ata ishin produkt i kohes ku nacionaliteti nuk kishte ndonje vlere, bile as qe egzistonte. Megjithate, ne kete diskutim nuk ka shume rendesi se kush ishin Muzakajt; rendesi ka vendosja e drejte e elementit shqiptar ne historine shumeshekullore te Kosturit. Emisioni i Zt. Mema perzjen influencat otomane me ato shqiptare duke i 'rrutulluar' ato sipas deshires ... Objektivi i tij eshte te tregoje "si u zhduken shqiptaret nga Kosturi"; sesi greket i kane keqtrajtuar shqiptaret vazhdimisht; i kane vjedhur, vrare dhe perzene ata nga tokat e tyre - nje teme e preferuar e Zt. Mema qe nuk le rast pa e keqinterpretuar dhe manipuluar. Per kete ai perdor formen e tij te njohur, shume thashetheme, deklarime qe "ndryshojne historine" pa i mbeshtetur pikpamjet apo pozicionet e tij me ndonje prove shkencore apo dokument zyrtar. Dhe mbi te gjitha ai perdor njeanshmerine ! Ne mes te konfuzionit te numurave, njehere ai deklaron se ishin 1,000 shqiptare myslymane dhe nje here se ishin mbi 35,000 shqiptare qe u debuan nga zonat e Kosturit dhe Follorines. Shifra e fundit eshte aq shume e zmadhuar sa qe per referim duhet thene se sot ne keto dy zona banojne rreth 68,000 njerez. 

Kastoria-1917.JPG

Kosturi eshte nje vendbanim origjina e te cilit 'zhytet' thelle ne te kaluaren e larget. Qyteti ka nje histori te lashte dhe shume te pasur. Mjafton nje shetitje e shkurter neper rrugicat e tij per ta kuptuar kete. Objektet e kultit dhe muzeumet e shumta jane provat me bindese te kesaj historie mijeravjecare. Shtresat e civilizimeve te ndryshme mbulojne dhe zevendesojne njera-tjetern duke filluar qe nga lashtesia dhe deri ne ditet tona, perfshi dhe ndikimin otoman. Pa dyshim qe dhe shqiptaret kane lene gjurmet e tyre, por e verteta eshte qe ato jane shume te vogla. 

Kostur-2019-1.JPG

Ana profesionale e paraqitjes dhe zgjedhjes se materialeve mbeshtetese le shume per te deshiruar. Zt. Mema dhe ekipi i tij paraqisin fotografi qe tregojne largimin e popullatave te krishtera nga Turqia dhe jo te kunderten, te themi largimin e shqiptareve nga Kosturi apo fshatrat rreth tij ... Disa nga fotot qe tregohen ne prezantim gjenden lehtesisht dhe jane gjeresisht te perhapura ne Internet, kryesisht ne faqet greke. Ne cdo vend normal dhe televizion serioz, manipulimi dhe deformimi i qellimshem i materialeve te tilla eshte nje veprim i denueshem nga ligji per mbrojtjen e prones intelektuale, dhe jo vetem ... Por ne Shqiperi me sa duket kjo gje ka shume pak rendesi. Me poshte tregohen dy nga fotot qe shfaqen dhe rishfaqen gjate videos ne fjale. Une i kam gjetur ato ne faqet respektive qe bejne fjale per debimin e popullsise greke nga Azia e Vogel gjate viteve 1922 - 1923.

https://www.euronews.com/2020/09/11/we-have-not-forgotten-families-of-greek-refugees-who-fled-turkey-in-1922-tell-their-storie

 

https://www.eliamep.gr/media/ο-χώρος-η-μνήμη-και-η-κληρονομιά-της-ελ/

Greek-refugees-fleeing-asia-minor-1_edit
Greek-refugees-fleeing-asia-minor-2_edit

Pika me e nxehte e emisionit eshte trajtimi i Traktatit te Lozanes, (Treaty of Lausanne). Eshte momenti kur Zt. Mema merr nje pozicion thellesisht politik. Ai deklaron: "Ne fakt, ky eshte nje traktat qe shume kohe me pas hap debate te shumta, ndaj do te perpiqemi te kuptojme me shume mbi detajet dhe arsyet perse ky traktat u realizua". Me interesante eshte ajo qe vjen me pas. Zt. Mema e konsideron kete marveshje si nje problem greko-shqiptar. Eshte e vertete qe marveshje te tilla shkaktuan probleme te medha, por ne te njejten kohe ato jane konsideruar te keqia te 'pranueshme' ne se krahasohen me luftrat e pafund te fillimit te shekullit te 20-te. Traktati i Lozanes u realizua nepermjet diskutimeve te veshtira qe zgjaten 8 muaj. Ato nisen ne vitin 1922 dhe u finalizuan me 24 Korik, 1923. Objektivi kryesor ishte percaktimi i kufijve te asaj qe kishte mbetur nga Perandoria Otomane. Shtetet e efektura nga ky traktat ishin Turqia, Greqia, Bullgaria, Armenia, Siria, Iraku, etj. Largimi i popullatave me etnicitet te ndyshem nga ai i shumices se shteteve perkatese u be me qellim per shmangjen e gjakderdhjeve masive qe mund te ndodhnin ne te ardhmen. Pra si te thuash ishte e keqja me e vogel ne nje sere te panjohurash qe mund te sillte situata e tensionuar dhe e rezikeshme e asaj kohe. Kuptohet qe shume njerez te thjeshte, femije, pleq, burra dhe gra paguan cmim te larte. Por keta nuk ishin vetem shqiptaret myslymane. Turqia zboi nga territori i saj dhe shume shqiptare te krishtere. Personalisht me ka rastisur te takoj dy zonja te vjetra ne moshe, kusherira te Fan Nolit, qe familjet e tyre ishin larguar nga Thraka per ne Greqi dhe qe aty kishin emigruar ne Kanada. Per hir te se vertetes, kusherirat e Fan Nolit e konsideronin veten greke dhe nuk dinin te flisnin shqip ... Historia e tyre ishte e ngjashme me ate te te intervistuarve ne emisionin e Zt. Mema. Familjet e tyre kishin humbur cdo gje ! 

 

Historiani qe shfaqet ne video e Zt. Mema nuk qarteson formen dhe menyren se si funksiononte Perandoria Otomane. Regjistrimi dhe ndarja e popullates behej mbi baze fetare qe shpesh interpretohej si perkatesi etnike. Ne nuk e dime se si e kishin konsideruar veten shqiptaret myslymane te Kosturit kur ishin regjistruar ne Defteret Otomane. Ne se ata e kishin regjistruar veten si "turq" atehere marveshja nuk pyeste se c'fare gjuhe flisnin ata ne shtepi. Per ta bere te qarte edhe nje here pozicionin tim, nuk ka diskutim qe keta njerez kane vojtur dhe humbur pasurite e tyre, por ky eshte nje fenomen qe efekti jeten e mbi 2 milion njerezve qe jetonin ne shtetet e permendura me siper dhe jo vetem te shqiptareve te Kosturit apo Camerise - sic insiston Zt. Mema. 

 

Gjate viteve te fundit, udheheqesi turk Erdogan ka shprehur rezervat e tij duke u shprehur se "disa detaje" te Traktatit te Lozanes jane te "paqarta". Eshte e drejta e tij, ashtu sic eshte edhe drejta e sponsorizuesve te programit "Gjurme Shqiptare", te ngrejne pikpamje te tilla. Por, koha ka treguar se traktate te tilla te rendesise boterore nuk mund te ndryshohen ne menyre te njeaneshme, vecanarisht kur preken intersat e shume vendeve te tjera, stabiliteti i te cilave eshte i rendesise jetike per gjithe njerezimin. Mbase dikujt i ka lindur ideja se eshte shume i forte dhe mund ti zhdepe ne dru te gjithe gjitonet rreth e rrotull dhe t'ju marre atyre cfare te doje. Por sa efektive jane keto pretendime dhe veprime ne kohen qe jetojme ? Mendoj se rruga e integrimit rajonal, por edhe me gjere, eshte menyra e vetme e eleminimit te perseritjes se gabimeve te se kaluares. Nacionalizmi bosh nuk te con larg, bile mund te te coje shume, shume mbrapa ...

Kastoria-jewish-memorial-1.jpeg

Ne prezantimin e tij Zt. Mema permend edhe popullaten hebraike qe ka jetuar ne Kostur prej shume shekujsh. Komenti i tij te jep pershtypjen se dhe per 'zdukjen' e tyre jane pergjegjes greket. Gjate vizitave te mia ne Kostur, me eshte dhene rasti te ndaloj perpara nje guri perkujtimor ku shkruhet: 

"Ne kete vend, ne 24 Mars 1944, nazistet mblodhen te 1,000 hebrejte e Kosturit dhe i derguan ne kampet e vdekjes te Auschwitz (Aushvic).

Mbijetuan dhe u kthyen mbrapa vetem 35 persona"

 

Ndersa ne pllaken aty ngjitur, shkruhet:

"Tasica ime,

kur te lexosh keto fjale, nuk do te jem me ne jete, do te me kete ngrene dheu i huaj. Derdh nje pike loti per mua edhe ne se roj, edhe ne se vdes".

Rexhina Koen

'Kastorllinjte' nuk i kane harruar bashkeqytetaret e tyre. Perkundrazi, i kujtojne dhe respektojne ata.

Kastoria-jewish-memorial-2.jpeg

Duke perfunduar, thirrjet 'naive' te Zt. Mema per gjetjen e pergjegjesve te 'zdukjes' se shqiptareve nga Kosturi apo se pse nuk eshte hapur nje investigim rreth kesaj ceshtjeje mund te marrin pergjigje vetem ne librat e historise, pjese e te cilave jane dhe traktatet qe nuk i pelqejne atij. Po sikur te them; fajin e kane Muzakat qe pushtuan Kosturin ...

 

Problemet Ballkanike kane qene dhe jane te shumta; po ashtu dhe ato te Shqiperise. Shqetesimet egzistuese nuk mund te zgjidhen duke paraqitur te djeshmen si nje problem aktual. As duke lojtur me ndjenjat dhe padijen e njerezve ...

Me qe ra fjala per historine, neper rrugicat terheqse dhe muzeumet e shumte te Kosturit gjen te ekspozuar historine e qytetit. 'Kosturllinjte' perpiqen ta prezantojne ate ne menyren me te mire te mundeshme. Fotot e meposhteme jane nje tregues i qarte. Ju mund te klikoni dhe ti zmadhoni ato per te lexuar informacionin e paraqitur. 

Kastoria-Info-Panel-1.jpeg
Kastoria-Info-Panel-2.jpeg

Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit.

1- Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi. Per Giovanni Musachi, despoto d'Epiro. Published in: Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues publiées avec notes et tables généalogiques, ed. Charles Hopf, Berlin, 1873 
- Faqe 278 - "Del vero dicono la nostra progenie procede dalla città de Costantinopoli, e vennero a dominare in Albania l'Epiro". 
- Faqe 281 - "E più possedì e signoriggiò la città de Costurri con tutte le sue ville, la quale città l' acquistò per forza d' arme da Marco Craglia, e ve certifico, che detta città de Costurri seu Castoria è una bella cosa e de grossa intrata". 
- Faqe 314 - "Omnipotens Iesu, sacrarium hoc tibi Ioannes Mosachi filius En Ghini Despotis Epirothae et Mosachiae domini ex urbe Bizantis oriundi bicipitem aquilam habentis insigne coronatam religiose ..." 

2- Ne fakt, nuk dihet kush e ka shkrojtur kete material. Egziston vetem nje kopje a nje punimi te meparshem. Autoresia eshte enigmatike. 

Prill, 2021

bottom of page