Vaso Pasha, Zvicra dhe Shqiperia
“Me pak me teper civilizim dhe kondita me te mira, Shqiperia, (Albania), nuk do ta kete fare zili Zvicren, por do t’ja kaloje asaj ne bukuri, ne poezi dhe fuqi” - Keshtu ka shkrojtur Vaso Pasha ne vitin 1879. Qe atehere kane kaluar 140 vjet dhe jo vetem qe ky parashikim nuk ka dale i vertete por shume shqiptare e kane bere Zvicren atdheun e tyre te ri, dhe shume te tjere perpiqen te bejne te njejten gje …
Vaso Pasha ishte nje nga rilindasit e pare dhe nismetar i idese se kombi nuk ka nevoje per besim fetar por per “ndergjegje nacionale”. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria - ishte motoja e tij.
Idete e Vaso Pashes ishin shume te cuditeshme dhe shpesh here ekstremisht kontradiktore. Ai shihte apo bente paralelizma qe nuk kishin te benin fare me realitetin kohor dhe objektiv. Per shembull, ai mendonte se bujqesia dhe blegtoria do te benin mrekullira: “ … natyrisht qe agrikultura nuk do te mbetet mbrapa ne perpjekjet e saj per te mbeshtetur rritjen e bagetise se trashe, nje aktivitet ky qe perben burrimin kryesor te pasurise se vendit, keshtu qe blegtoria do zhvillohet masivisht. Tregetia do te lulezoje ne nje forme me aktive dhe me te sigurt. Industria do te krijoje te ardhura shtese per vendin. Rregulli publik do te shtrihet kudo dhe si rezultat do te sjelle progres, civilizim dhe ne te njejten kohe pasuri dhe mireqenie te pergjithshme”.
Pavaresisht se ne Shqiperine e asaj kohe mbajtja e lopeve ishte nje fenomen i ralle, Vaso Pasha mendonte se te gjitha keto do te arriheshin ne nje kohe rekord, nen drejtimin e Portes se Larte e cila do te ishte iniciatorja e gjithe ketyre ndryshimeve rrenjesore. Ai shkruan:
“Nga qe shqiptaret kane nje karakter te spikatur lufte-dashes, Qeveria Perandorake do t’ju krijoje atyre nje organizim ushtarak te ngjashem me ate te Zvicres. Ne fund te nje periudhe 6-te apo 8-te vjecare, Shqiperia, (Albania), do te jete ne gjendje te krijoje 200 batalione me ushtare, te mire-organizuar, instruktuar, disiplinuar, te devotshem dhe trima. 200 batalione me burra, ku secili prej tyre do te vdese ne mbrojtje te te drejtave dhe interesave te Perandorise, dhe provoje ne menyre te vazhdueshme dhe te pandryshueshme besnikerine ndaj Sovranit te tyre te ndritur”.
Duke vazhduar me tej me kendveshtrimet e tij, Vaso Pasha shkruan se meqenese shqiptaret, (albanasit), ishin te ndare ne 3 besime fetare, ata kishin nevoje per nje dore te forte qeverisese e cila do ti mbante nen kontroll dhe udhehiqte drejt zhvillimit, perndryshe ata do te zhyteshin ne nje lufte civile. Dhe pikerisht ketu lindi ideja gjeniale e tij; “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” - dhe “Sulltani” ishte udheheqesi i te gjithe shqiptareve (albanasve) ! Pozicioni i Vaso Pashes ne kete pike eshte plotesisht i kuptueshem; ai ishte nje funksionar i Perandorise Otomane, nje krijese e rrethanave te kohes.
Bazuar ne konceptin e Vaso Pashes, burrat qe do te ishin gati te sakrifikonin jeten e tyre per Sulltanin duhet te kishin nje identitet racor dhe etnik superior ne raport me fqinjet. Origjina e tyre rridhte nga thellesite e kohrave dhe i drejtohej perjetesise. Sipas Vaso Pashes, epiriotet, maqedonasit, iliret, ishin te gjithe pasardhes te pellazgeve dhe si rrjedhim shqiptare. Ndersa disa mijera vite histori, zhvillime dhe renie civilizimesh, shperngulje masive, migrime dhe emigrime, luftra, shkaterime dhe c’farosje popullatash as qe llogariteshin fare. Shqiptaret, (albanasit), nder shekuj i kishin triumfuar sprovave te kohes ! Ndersa per gjuhen, ai insistonte se gjuha shqipe, (albanase), ishte thjesh gjuha hyjnore pellazgjike; gjuha qe kishte folur Zeusi, i cili kishte qene nje Perendi pellazgo-shqiptare.
Po i le mbrapa idete “shqiptaro-zvicerane” dhe “pellazgo-hyjnore” te Vaso Pashes dhe po perqendrohem ne armiku kryesor i tij: Helenizmi dhe Orthodhoksia.
Si Vaso Pasha, ashtu dhe shume rilindas te tjere, i kane konsideruar keto dy faktore si pengesat kryesore te “Shqiptarizmes”. Edhe sikur te bashkohem me kete pozicion, ka shume fakte kokeforta qe kundershtojne kete hipoteze. Do te anashkaloj ndikimin e madh te Helenizmit ne jug-lindje te Shqiperise. Po harroj kishat, ikonostaset, materialet fetare, etj, dhe do te perqendrohem ne anen “teknike” te Orthodhoksise(1). Porta e Larte, perdorte strukturat e Kishes Orthodhokse si mekanizma regjistrimi dhe monitorimi te popullates. Ne regjistrat e kishes gjendeshin te dhena te rendesishme te popullates kristiano-orthodokse. Aty shenohej kush u martua me ke, cilet femije linden, kur vdiq ky apo ai person, ku banonte dhe ke kishte fqinj kjo apo ajo familje, etj. Regjistrat kishtare mbanin breda faqeve te tyre strukturen familiare te popullates ne fjale qe ishte institucioni me i rendesishem dhe funksional i asaj kohe. Mbi keto te dhena, Porta e Larte, percaktonte taksat, rekrutimin e ushtareve, etj. Pra me fjale te tjera, “qitapet” e kishes ishin gjendja civile dhe kadastra e kohes. Me poshte tregohet nje "Kontrate Martese” e leshuar nga Mitropolia e Korces, ne vitin 1907. Mbase ndonje qytetar korcar do te gjeje ne reshtat e saj emrat e para-ardhesve …
Ne kete dokument tregohet marreveshja e marteses midis Kostantin Polenes dhe Ekaterina Stefani. Dokumenti eshte nenshkruar ne Korce, ne daten 15 Maj, 1907. Noter ishte Joanis Bimblis. Disa nga mbiemrat e permendur ne marreveshje jane te njohur dhe sot e kesaj dite ...
Thirrja per shkaterimin e ketij iventari shpirteror dhe kulturor me vlera te jashtezakoneshme ishte nje sulm kunder llogjikes normale. Pavaresisht gjuhes me te cilen ishin shkrojtur keto te dhena, ato perbenin thesarin e vetem qe popullata kristiano-orthodokse kishte arritur te mbante te pa-prekur per shekuj te tere. Shume rekorde kishtare kishin nje shtrirje kohore disa shekullore. Personalisht, mendoj se ishte nje grup i caktuar njerzish qe ishin te interesuar te shkateronin nje here e pergjithmone kete arkiv historik. Dikush do te thote se ata e bene kete per nje qellim me sublim, ate te krijimit te Kombit Shqiptar. Une do te kundeshtoj kete qendrim dhe do te them se ata e bene kete per qellime te tjera … Pozicioni im eshte ky: Ishte pikerisht kjo thirrje per fshirjen e se kaluares qe krijoi bazen nga u nisen sulmet e njepasnjeshme qe kulmuan me grushtin perfundimtar kunder institucioneve fetare te vitit 1967. Djegja dhe shkaterimi i perseritur i zyrave te gjendjes civile dhe kadastrave ne mbare territorin shqiptar me kujton ne nje fare menyre thirrjen: “Dhe mos shikoni kisha dhe xhamija, feja e shqiptarit eshte Shqiptaria”
Duke u kthyer ne ideja e Vaso Pashes se Shqiperia, me pak perpjekje, do t’ja kalonte Zvicres, dua te theksoj se Mbreteria Zvicerane nuk i detyroi banoret e saj te hiqnin dore nga besimet fetare, lidhjet kulturore dhe shpirterore respektive. Themeluesit e Zvicres nuk menduan per asnje cast se “feja e zviceranit eshte zvicerizmi”; perkundrazi, ata kishin ide te tjera … dhe koha tregoi se ata kishin plotesisht te drejte. Nga ana tjeter, Vaso Pasha kishte objektiv krijimin e nje nacionaliteti te pafe, ose me sakte te nje populli qe te besonte ne nje Zot Pellazgjik imagjinar, qe nen udheheqjen e Sulltanit do ti “kallte dridhen gjithe Rumelise”. Dekada me vone, Enver Hoxha tentoi te bente, pak a shume, te njejtan gje dhe ja arriti qellimit te tij pothuajse plotesisht, te pakten ne fushen e tru-shpelarjes te brezit te ri, qe me termat e kohes u qojt "Njeriu i Ri" ...
Si konkluzion, zhdukja e ndikimit helen dhe gjuhes greke nga bagazhi kulturor i nje pjese te konsiderueshme te popullates qe jetonte ne jug-lindje te Shqiperise coi ne zhdukjen e nje historie shume-shekullore. Historia boterore ka treguar se lindja dhe krijimi i kombeve te reja, asimilon dhe tjeterson popuj dhe kjo eshte plotesisht e kuptueshme. Por, rasti i Shqiperise, ku kultura dhe shkrimi grek konsiderohen si faktore krejtesisht regresiste, eshte rasti me unikal ne Ballkan, mbase edhe ne Europe.
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
Ky shkrim eshte bazuar ne nje artikull te historianit turk Uğur Bahadır Bayrakktar.
Studimi i plote me titull: Mythifying the Albanians : A Historiographical Discussion on Vasa Efendi’s “Albania and the Albanians” gjendet KETU.
1- Per rolin e madh qe Kisha Orthodhokse dhe gjuha greke ka lojtur me mirembajtjen e jetes shpirterore dhe moralit shoqeror une kam shkrojtur artikullin me titull: Athinaja jetime, komuniteti i Krishtere dhe “vula” Otomane
Tetor, 2021