top of page

Albanasit e Italise, Jeronim de Rada dhe pellazget ...

Norman Douglas(1) ishte nje diplomat, udhetar dhe shkrimtar qe u be i njohur kryesisht me pershkrimet e udhetimeve te tij. Nje nga librat e N. Douglas titullohet "Kalabria e Vjeter", (Old Calabria). Ne te gjenden 3 kapituj kushtuar albanasve te Italise se jugut. Kapitujt quhen:

XXII. The “Greek” Sila

XXIII. Albanians and their college

XXIV. An albanian seer

Autori jep nje pershkrim interesant rreth albanasve (arberesheve), vendbanimeve, historive, traditave, zakoneve te tyre, etj. Gjithashtu ai ndalet ne figuren e Jeronim de Rades, si perfaqsuesi me i zjarrte i teorise se origjines pellazgjike te albanasve/arberesheve/shqiptareve.

 

Personalisht mendoj se albanasit e Mesjetes kane qene kryesisht fise nomade dhe ketu nuk ka asgje te keqe apo per tu cuditur. Popullata te ndryshme kane patur format unike te organizimit te jetes dhe egzistences se tyre. Kur albanasit e Mesjetes se Vone u larguan nga hapesirat ku jetonin me pare ata morren me vete zakonet e para-ardhesve te cilat i shfaqen edhe ne “atdheun e ri”. 

Persa i perket Jeronim de Rades dhe ideve te tij te cuditeshme, duhet nenvizuar se keto ide kane rilindur me nje pathos akoma me te zjarrte ...

Materiali i shqiperuar paraqitet me poshte.

*****

Fillimi ishte i trazuar. Duke arritur vetem me “rrobat e trupit dhe rapsodite”, (keshtu ma pershkroi situaten njeri prej tyre), te privuar nga c’do gje, ata u perfshine ne vjedhje dhe bastisje qe ishin te permasave te medha edhe per standartet e asaj kohe. Si rezultat, dekrete te egra ishin leshuar kunder tyre; klane te tera ishin zhdukur. Ne kete rast ligji nuk ishte pyetur fare. Por, ne aktivitetin e c’pyllezimeve dhe kultivimin e dritherave ata u bene po aq te respektuar sa dhe vendasit. Mund te thuhet se ata jane dy-gjuhesore qe ne lindje, dhe nje pjese e tyre komunikojne me nje anglishte te mire te cilen e kane mesuar ne Shtetet e Bashkuara [Shume nga ata shkonin te punonin ne Amerike - shenimi im]. 

Ketu, si kudo tjeter, grate albanase jane kafshet e verteta te punes. Ne ndryshim nga grate italiane, ato ngarkojne ne kurrizin e tyre c’do gje, (bebe, dru, uje). Nen qiellin e shkelqyer te nje dite me diell, kostumet e tyre te ngjyera keq, me teper mund te quhen te cuditeshme sesa te bukura. Veshjet e hijeshme tradicionale te burrave jane zhdukur shume kohe me pare. Sic vitet kalonin, ata adoptuan kapelen karakteristike kalabreze, [nje lloj “republike” - shenimi im], te cilen vazhdon ta perdore brezi i vjeter. Shpesh here, vendas kalabreze vendosen ne keto fshatra te huajsh. Ata e bejne kete gje per te perfituar nga qendrimet anti-feudale te banoreve te fshatrave ne fjale. Edhe sot e kesaj dite, kultivuesi italian supozohet qe gjate nje periudhe te caktuar te vitit ti beje, (dhe ne fakt e ben), nje dhurate “vullnetare” pronarit te tokes. Keto “dhurata” krijojne gjithmone acarime dhe gjate sezoneve te veshtira kthehen ne probleme te medha. Albanasit i kundeshtuan qe ne fillim keto praktika mesjetare. “Ata nuk ndertojne shtepi” - thote nje shkrimtar - “per tu mos u bere subjekte te baroneve, dukeve, princerve, ose lordeve te tjere. Dhe ne se pronari i tokes qe okupojne i keqtrajton, ata i djegin kasollet e tyre dhe largohen per diku tjeter”. Nje sistem i admirueshem edhe ne ditet tona.

Piazza-Arta-1920-1.PNG
Makij-1970.PNG

Ne fshatin Vakarica (Vaccarizza)

 

.... me rastisi te isha i ftuari i nje banori te pasur. Aty u trajtova me mikpritjen tradicionale albaneze i shoqeruar nga dolli brohoritese. Uroj qe te gjithe bashkefshataret e tij te shijonin kete lloj ushqimi, te pakten nje here ne jeten e tyre. Kjo sepse ata jane te varfer, dhe shtepite e tyre ne gjendje mizerabel. Si shumica e fshatrave ne Italine e Jugut, dhe ky fshat eshte i c’populluar nga banoret meshkuj, permeteper eshte i ndotur dhe i neglizhuar. Pershtypja qe te le nje vend i tille, kur e sheh per here te pare, i afrohet me shume renimit orjental, por jo nje shkaterim i plote. Eshte nje kaos i qellimshem dhe i keq, nje shenje e anarkise se plote - nje perbuzje per gjerezat e vogla qe mund ti permbushin apo plotesojne edhe me te varferit. Te krijohet mendimi se persona te tille nuk kane sensin e “shtepise” dhe kuptimin e saj te shenjte. Duket sikur ata jane pergjithmone gati te shkeputen nga situata momentale. Sa ndryshe nga Anglia, nga kasollet edhe me te varfera te saj, rrugicat, gurret qe deshmojne dashurine per regullin qe nga kohet qe s’mbahen mend, ndjenjat e fqinjesise dhe bashkejeteses qe zhyten mbrapa ne kohe. 


Atyre ju mungon koncepti i shtepise si nje vend i fiksuar dhe pike topografike, njesoj sic ju mungon arabeve dhe ruseve, qe as njeri dhe as tjetri grup, nuk kane nje fjale qe te perkufizoje fjalen “Shtepi” ose “Heimat”(2). Ne kete rast koncepti me i afert eshte familia, (la famiglia). Ne mendojme rreth nje shtepie apo fshati te vecante ku lindem dhe kaluam ditet mbreselenese te femijerise; keta njerez e konsiderojne shtepine jo si nje koncept gjeografik por si nje qender sociale qe mund te shperngulet nga nje vend ne nje tjeter.  Ata jane ne “shtepi” ne c’do vend, mjafton qe klani i tyre te jete prane. Sensi i dickaje individuale qe efektivisht zbukuron banesen tone te cilen ne e mbushim gradualisht me kujtime, dhe qe nuk duam ta ndajme me askend, nuk egziston ne keta njerz. Edhe ne se ka egzistuar, eshte shkateruar nga goditjet e forta te fatit. Ata mendojne se eshte me e sigurt qe puna e kraheve te tyre te konvertohet ne ar, i cili mund te transportohet nga vendi ne vend, ose te fshihet nga syte e tiranit. Ata nuk kane asnje nga ndjenjat tona sentimentale per objektet e pajete. Ndjenjat e Eliza Kuk(3) perkundrejt “kolltukut te saj te vjeter” ata do ti kuptonin si shprehje te mendimeve femijnore. Kjo duket ne shtepite e tyre te pambaruara, si brenda ashtu dhe jashte. Perse te shpenzosh mendim dhe pasuri ne dicka qe mund te braktiset neser ?

SAN-DEMETRIO-CORONE--Casa-di-Girolamo-De-Rada---Poeta.jpg

Qendrimi ne San Demetrio

Harta e ketij fshati:  https://www.google.com/maps/@39.5685721,16.3613377,18.5z

 

Ketu qendrova per disa dite; u enda neper fusha duke u perpjekur te krijoja nje “pikture” rreth ketyre albanasve, zakoneve dhe literatures se tyre, dicka prej te ciles me ishte vene ne dispozicion. Deri tani, pershtypja ime rreth ketyre njerezve ka mbetur po ajo qe kam patur qe ne ditet kur pushoja ne fshatrat e tyre ne Greqi. Ata me kujtojne irlandezet. Te dyja racat jane te shperndara neper bote dhe me sa duket kane me shume sukses jashte sesa brenda vendit te tyre. Ata kane te njejtat kenge dhe recitues, te njejtet heronj-udheheqes fisesh, te njejten gadishmeri luftarake dhe mikpritje te sinqerte; te dy grupet jane te zhytur ne te njejtin fanatizem dhe kryenecesi; ata i ngjajne njeri-tjeterit ne dashurine per papasterti, c’regullim dhe deshires per tu dukur, ne shpirtin e tyre entuziast dhe aventuresk, ne mendjen e tyre te gjithanshme brilante, ne pa-aftesine e tyre per vetqeverisje dhe jo-efikasitetin e pergjithshem (Kelt). Te dy grupet deklarojne nje aleance fanatike me nje gjuhe te dale jashte kohe, qe ne te vertete e kultivojne si te duan ata, e cila vendos nje bariere te forte midis tyre dhe pjeses tjeter te njerezimit. 

 

Njesoj sic irlandezet perbuzin anglezet si relativet e tyre te perafert dhe te dikurshem, edhe albanasit i shohin greket, bile edhe ata te kohes se Perikliut, me percmimin me te thelle. Albanasit, thote njeri prej shkrimtareve te tyre, jane “njerzit me te vjeter mbi kete toke” dhe gjuha e tyre eshte “gjuha e shenjte amtare pellazgjike”. Mua mu rrit interesi duke lexuar studimin premtues dhe interesant te Stanislao Marchiano, po ashtu nje pamflet te De Rades me te njejtin subjekt. Por, entuziazmi im u ftoh qe nga momenti kur mesova, nga nje tjeter gjuhetar vendas, qe keta shkrimtare jane ne gabim te pashprese pothuajse ne te gjitha pikat. Nje gje eshte e sigurt; gjuha shqipe ka me shume se 30 alfabete (secili nga keta me pothuajse 50 germa). Megjithate, ne keto 4 (ose 40) mije vitet e fundit, ata akoma nuk kane vendosur cilin nga keto alfabete te adoptojne, ose, mbase do te ishte me mire te krijojnin akoma nje alfabet me shume; ate te 31-te.  

 

Rreth Jeronim de Rades, (Girolamo de Rada)

Gjate gjithe jetes se tij ai ishte nje lexues i zellshem i Bibles, nje besimtar i forte, bile fanatik; gjithmone i preokupuar ne kauzat e tij me thjeshtesine shpirterore te nje femije. Mendimi i tij endej madherishem ne mes te nje bote me pasione te zjarrta. I gjithe Kozmosi shtrihej me nje qetesi asolute perpara vizionit te tij mendor; Zoti bamires qendronte mbi krye duke ideuar plane per prosperitetin e Albanias. Ndersa nje Djall real, keqedashes dhe i kudondodhur, ishte duke penguar synimet e mira te Zotit c’do here qe ishte e mundur, tamam si ne te thenat e vjetra. Djalli kishte sulmuar racen njerezore; te mbjellat dhe te korrat me djersen e ballit ...


Si shume poete, ai asnjehere nuk u perpoq te distanconte mendimin e tij nga kjo forme “komode” e te besuarit ne Zot. Ai besonte ne endrrat, gjithashtu. Por, motivi i tij udherefyes, djelli i tij gjate dites dhe hylli gjate nates, ishte besimi ne “misionin” e races pellazge qe tani ishte shperndare kudo ne brigjet e mesdheut - ne Itali, Sicili, Greqi, Dalmaci, Rumani, Azi te Vogel, Egjypt. Nje besim aq i zjarrte dhe i papergjegjshem sa dhe ai i shfaqur nga entuziastet e “Fisit te humbur” ne Angli(4). Ai mendonte se bota nuk e kishte kuptuar se sa shume i detyrohej bashkefshatareve te tij. Bazuar ne pikpamjet e tij, Akili, Filipi i Maqedonise, Aleksandri i Madh, Aristoteli, Pirroja, Diokletian, Julian Renegati, - te gjithe keta ishin albaneze. Bile edhe ne fund te jetes se tij ai e ndjehu si detyrim te rrefehej: 

 

“Djalli, qe per me shume se 4 mije vjet ka penguar racen pellazgjike te mblidhet ne nje shtet te vetem, vazhdon te perdore metoda tinzare me objektiv ndalimin e perpjekjes qe do te coje ne krijimin e ketij bashkimi.”

 

I zhgenjyer nga zhurma dhe intrigat e shpeshta te Napolit, ai doli ne pension ne moshe te re, kur ishte vec se 34 vjec. Ai u terhoq ne fshatin e tij te lindjes, Macchia(5), duke hedhur prapa kraheve nje ose dy pozicione “lukrative” qe i ishin afruar. Ai e pershkruante veten si nje person qe i ishin neveritur plotesist “idjotesite mendore” te Liberalizmit. Ne fakt atij i mungonte ajo qe nje psikolog francez e quante “funksioni i realitetit”. Temperamenti i tij nuk ishte i atij lloji qe mund ti pershtatej aktualitetit. Per te, kjo terheqje nga realiteti ishte nje epoke e re ne jeten e tij - ishte “Doreheqja e Madhe”. Mbas kesaj, ai humbi kontaktin me mendimin boteror. Ne Macchia ai mbeti duke medituar rreth padrejtesive te bera kundrejt albanasve; gjetjen e shpetimit, leterkembime me te huaj, dhe shkrime, vazhdimisht shkrime. De Rada, konsumoi trashegimine e tij ne ceshtjen albanase, deri sa varferia me ekstreme e ndoqi hap pas hapi.

 

Nje deklarim vertet spikates(6) qe tregon disavantazhet e jetes larg qendrave te mendimit. Ne se ai do te kishte udhetuar me shume me trup dhe me pak me mendje, mbase opinionet e tij do te ishin modifikuar dhe korrektuar. Por, ai nuk vizitoi as kolonite albanase ne Itali dhe Sicili. Si rezultat, konfidenca e madhe qe ai kishte ne misionin e tij ishte nje konfidence e lindur ne nje izolim intelektual dhe gjeografik. Keshtu qe deshirat jashte-tokesore turbulluan aspiratat e tij qe ne pamje te pare dukeshin praktike. 



 

Shenime dhe sqarime rreth shqiperimit

 

Libri i plote, ne gjuhen angleze, gjendet ketu: https://www.gutenberg.org/cache/epub/7385/pg7385-images.html

Shenim:  Termin Albanas/Albania  e kam mbajtur njesoj si ne shkrimin origjinal. Kete e kam bere per te eleminuar interpretime kontradiktore. 

 

1- Per me shume rreth Norman Douglas: https://en.wikipedia.org/wiki/Norman_Douglas

2- Ne gjuhen angleze egzistojne dy terma; “house” dhe “home”. House ka kuptimin fizik, mure, cati, dere, dhome, etj, te cilat jane pjese te nderteses. "Home" ka nje kuptim shpirteror qe nenkupton nje hapesire apo ndjenje ku njeriu ndjehet komfort. Ne gjuhen shqipe mungon termi "Home". 

3- Eliza Cook (5 Shkurt, 1856 – 2 Tetor, 1947) ishte nje shkrimtare angleze me fame boterore. Ketu behet fjale per nje nga pemat me famoze te saj, ate te titulluar "The Old Armchair" / "Kolltuku i vjeter".

4- Ketu behet fjale per nje teori qe pretendonte qe anglezet ishin pasardhes te nje fisi hebre/izraelit qe kishte humbur ne thellesine e shekujve.

5- Arbereshet e quanin fshatin Macchia me nje emer tjeter, Maki ose Makji.

6- Behet fjale per teorine qe pretendon qe albanasit/arbereshet/shqiptaret ishin pas-ardhes te pellazgeve.

Shtator, 2021

bottom of page