top of page

Princ Vidi dhe koferenca e Londres

Prince-Wilhelm-u-Wied-1914-2.jpg

Princi gjerman, Wilhelm zu Wied (1876-1945), qe ne shqip njihet me emrin Princ Vidi, kishte lindur ne nje familje aristokratike protestane. E jame e tij quhej Marie dhe ishte Princesa e Hollandes. Princ Vidi ishte kusheri i Perandorit Gjerman dhe nip i Mbretereshes Elizabeth te Rumanise, Ai ishte martuar me Sofine (Sophie) nje princese saksone. Ne Tetor te vitit 1913 atij i ishte afruar froni i Principates Shqiptare qe Fuqite e Medha kishin vendosur te krijonin si nje shtet te ri te pavarur. Princi udhetoi ne bordin e nje anije austro-hungareze dhe zbarkoi ne Durres ne daten 7 Mars 1914. Ndersa Fuqite e Medha rane dakort per kurorezimin e Princ Vidit, shqiptaret ishin shume te percare midis tyre dhe nuk arriten te gjenin ndonje kompromis … Situata ne vend ishte shume e komplikuar dhe Princi nuk pati kontroll te plote mbi hapesirat ku do te formohej Shteti Shqiptar. Fuqite e medha luftonin njera tjetren fshehurazi ndersa vendet fqinje fare hapur. Por dhe shqiptaret nuk mbeteshin mbrapa, ata e luftonin njeri-tjetrin sa here qe ju jepej mundesia. Vidi u largua nga Shqiperia 6 muaj me vone. Shkrimet e tij rreth kesaj “aventure princerore” jane nje burrim interesant informacioni rreth gjendjes ne Shqiperine e asaj kohe.

Me poshte tregohet i shqiperuar pershkrimi i Princ Vidit rreth vendimeve qe u morren ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer qe shenoi krijimin e Shtetit te Pare te Pavarur Shqiptar. 

Koferenca e Ambasadoreve ne Londer

Lufta Ballkanike i kishte rrembyer Turqise nje nga provincat e saj, Shqiperine/Albanian. Greket kishin pushtuar pjesen jugore te kesaj province dhe malazezet kishin pushtuar pjesen veriore, me qender Shkodren (Skutari). Serbet kishin avancuar ne Shqiperine qendrore dhe kishin arritur deri ne detin Adriatik. Te gjitha keto vende shpresonin te permbushnin ambiciet e tyre te vjetra. Ne te njejten kohe, per nje vend tjeter, Italine, zoterimi i Shqiperise do te thoshte supermaci ne detin Adriatik. Nga ana tjeter, ky zoterim [Shqiperia - shenimi im], mbase ishte me i rendesishem per Austro-Hungarine, e cila kerkonte nje dalje te lire dhe te pa kufizuar ne detin Mesdhe. Asnjera nga keto dy Fuqi te Medha nuk do te lejonte ndonje shtet tjeter te merrte nen kontroll Shqiperine dhe nuk do te pranonte qe aleatet e kesaj te fundit te vinin ne rrezik interesat e tyre. 

Fuqite e tjera te medha nuk do te mbyllnin syte perpara pretendimeve, te vogla apo te medha, qe ishin duke u ngritur nga te gjitha palet rivale. Ne te njejten kohe, ato trembeshin se ne se vendi, qe ishte ne fokusin e interesave rivale, nuk do te kishte nje qeverisje te qendrueshme, do te kthehej ne nje burrim te vazhdueshem konfliktesh midis shteteve fqinje dhe do te perbente nje kercenim te vazhdueshem te paqes ne Europe. Fuqite e Medha arriten ne konkluzionin qe zgjidhja me e mire kundrejt ketij rreziku do te ishte shpallja e nje Shqiperie te pavarur, nen nje monark te pavarur. 

Turqia u terhoq duke favorizuar krijimin e nje pricipate te re Shqiptare, autonome dhe te pavarur, kufijte dhe problemet e te ciles do te ishin pergjegjesi te fuqive te Medha.

Shqiperia ishte krijuar dhe njohur nga Fuqite e Medha - Gjermania, Austro-Hungaria, Anglia, Rusia, Franca dhe Italia - ne marveshjen e Koferences se Ambasadoreve te mbajtur ne Londer. Keto gjashte fuqi te medha rane dakord te garantonin pavaresine e saj nen nje sovran. Marveshja e Londers shprehet keshtu rreth organizimit te Albanias/Shqiperise. 

  1- Albania eshte krijuar si nje principate e pavarur, sovrane dhe e trashegueshme bazuar ne te drejten e kalimit te pushtetit femijes me te rritur, e garantuar nga gjashte Fuqite. Sovrani do te zgjidhet nga keto gjashte Fuqi.

  2- Perjashtohet c’do lloj vasaliteti midis Turqise dhe Albanias.

  3- Albania eshte neutrale. Neutraliteti i saj garantohet nga gjashte Fuqite.

  4- Kontrolli i administrates civile dhe financat e Albanias do ti kalohen nje Komisioni Internacional te perbere nga delegate te gjashte Fuqive dhe nje delegati nga Albania. 

  5- Mandati i ketij komisioni do te zgjase 10 vjet dhe mund te shtyhet me tej ne se lind nevoja. 

  6- Komisioni do te kete per detyre te pregatise nje plan te detajuar per organizimin e te gjitha degeve te administrates albanase. Brenda gjashte muajve, komisioni do t’ju paraqite Fuqive nje raport mbi rezultatet e punes dhe vendimeve te tij ne lidhje me organizimin administrativ dhe financial te vendit. 

  7- Sovrani do te propozohet brenda gjashte muajve. Deri ne emertimin e tij, dhe formimin e plote te nje qeverie nacionale, aktivitetet e autoriteteve egzistuese dhe xhandarmarise vendase do te kontrollohen nga Komisioni Internacional.

  8- Rregulli dhe siguaria publike do te mbahen nga nje organizate xhandarmarie internacionale. Kjo organizate do te jete ne duart e oficereve te huaj, te cilet do te ushtrojne nje komandim efektiv mbi  xhandarmarise.  

  9- Oficeret do te zgjidhen nga Ushtria Suedeze.

10- Misioni i oficereve dhe instruktoreve te huaj nuk do te nderhyje ne sherbimet ose punesimin e oficereve dhe xhandareve vendas, qofshin keta me grade apo pa grade. 

11- Pagesa e ketyre oficereve do te sigurohet nga te ardhurat e vendit, te garantuara nga Fuqite e Medha.

Sovrani i ri do te propozohej perpara Fuqive te Medha nga dy Fuqite me te interesuara; Austro-Hungaria dhe Italia. Rendesia dhe permbushja e ketyre marveshjeve ishte garantur nga Fuqite e Medha nepermjet nje deklarimi solem dhe unanim. Megjithese Albania, kunder deshires se saj, ishte perfshire nga flaket e luftes se Pare Boterore, deri ne Qershor te vitit 1917 asnje nga Fuqite garantuese nuk ishte terhequr nga njohja e detyrimeve qe kishte mare persiper ne deklarimin e garantuesit. Une protestova fuqimisht kunder deklarimit ilegal te bere nga Italia me 3 Qershor 1917, qe e kthente Albanian ne nje protektorat italian.

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

Ky material eshte nje shqiperimi im. Varianti ne gjuhen angleze gjendet ne faqen e Robert Elsie: http://www.albanianhistory.net/1917_Wied/index.html

Shtator, 2021

bottom of page