top of page

Shenjtori Jovan Vladimir - Legjendat rreth jetes dhe vepres se tij.

Manastiri i Shen Jon-it (Shen Jovanit) eshte nje ore larg, ne Veri-Perendim te Elbasanit, ne luginen e kendeshme te Kuça/Kutscha, (Sot quhet lugina e Zaranikes), dhe eshte manastiri Orthodhoks me i njohur ne vend sepse ne te ruhet trupi i Shen Jon Vladimirit. Edhe sot nuk eshte shojtur interesi historik per te, mbase sepse eshte e vetmja ndertese ne Albanian qendrore qe ka mbetur qe nga koha e Perandorise se Vjeter Bullgare, e cila u shkaterua nga Perandori Basil. Per kete arsye, me poshte ne do te paraqitim nje pjese nga legjenda e ketij Shenjti Orthodhoks, ashtu sic permendet ne akoluthia(1) e tij e cila eshte botuar disa here ne Venecia.
Shenjtori Jon (Jovan) ishte djali i Neman dhe nipi i Simon-it, Mbretit te Bullgareve, te cilet banonin ne Oher (Ohrid). E jema e tij, e qojtur Ana/Anna, ishte nje grua Greke me gjak mbreteror. Ai jetoi rreth viteve 1000 dhe kishte lindur ne Vladimir, nje qytet Serb, nga ku mori dhe emrin. Qe ne moshe te re ai ishte nje besimtar shume i dedikuar. Ai u martua me nje nga motrat e Mbretit Bullgar Samuil, por nuk pati ndonje mardhenie intime me gruan e tij. Njehere ai shkoi per gjueti ne nje vend qe ne ate kohe ishte i pabanuar dhe pa nje skifter te bardhe qe mbante nje kryq. Ai e ndoqi zogun deri sa ai e leshoi kryqin ne toke. Kryqi ra ne vendin ku tani qendron altari i manastirit. Pikerisht aty, ai ndertoi nje kishe dhe lutej shtate here ne dite. Dedikimi i tij fetar u nderpre nga pushtimet e Perandorit Basil. Keshtu qe ai mori drejtimin e ushtrise Bullgare, mundi Perandorin (Bizantin) dhe u rikthye ne kishen e tij. 
Jeta e perkushtuar qe ai ndiqte krijoi dyshim dhe xhelozi tek gruaja e tij e cila mendoi se ai kishte humbur interesin tek ajo per nje tjeter. Ajo u ankua tek vellai i saj qe ishte mbret, i cili ne inat e siper sulmoi kunatin duke dashur ta ndante ne copa me shpaten e tij. Por shpata e mbretit nuk ishe e fuqishme kundrejt trupit te shenjtit, keshtu qe ky i fundit i dha mbretit shpaten e tij me te cilen ai i preu koken. Jovani mori ne duar koken, kaleroi drejt kishes se dashur ku dhe i dha Zotit koken e tij. Vrasesi u cmend dhe hengri veten e tij. Ne shenje pendimi, motra e mbretit ndertoi nje manastir rreth kishes te preferuar te burrit te saj ku mbahej dhe trupi i tij.
Njehere, disa Franks (2) u perpoqen te merrnin trupin dhe e ngarkuan ate ne nje mushke. Keta qe ishin gjithesej 16 veta, pas nje udhetimi te shkurter, nga manastiri deri ne Shkumbin, u nervozuan aq shume sa qe e hodhen arkivolin e burrit te shenjte ne lume ne menyre qe rrjedha te conte poshte ne det. Por, cuditerisht, arkivoli notoi kunder rrjedhes se Shkumbinit, nga aty ne perroin Kuça (sot perroi i Zaranikes) duke arritur perseri tek manastiri. Gjate nates banoret vune re nje rezatim drite qe vinte nga arkivoli dhe e morren ate dhe e vendosen aty ku kish qene me perpara. 
Por trupi nuk mbeti i pademtuar sepse kisha u shkaterua nga nje termet. Megjthate u rindertua ne vitin 1380 nga Lordi i gjithe Albanias, Karl Thopia, memoriali i te cilit thote se ai ishte nip i Mbretit te Frances. Kjo eshte legjenda e manastirit.

Prifti i Diokleas/Dioclea(3) paraqit nje version tjeter per Vladimirin. Sipas tij, Vladimiri nuk ishte Bullgar, por Serb, dhe keshtu qe per krahasim, ne me poshte po japim brendine e legjendes sipas ketij versioni, qe eshte shume interesant per kete zone. 
Nga te tre djemte e Mbretit Çualimir/Chualimir, me i madhi, Petrislavus, kontrollonte Zenta, djali i dyte, Dragimir, kontrollonte Trebinje dhe Helma (Vendndodhje te paqarta), ndersa djali i trete, Miroslavus, kontrollonte Podgorien (Mbase Podgorica). Djali i vogel u mbyt ne Liqenin e Shkodres gjate nje udhetimi per te vizituar vllane e tij te madh dhe i la mbreterine ketij te fundit. Vladimiri ishte i biri i Petrislavus. Ishte koha gjate mbreterimit te tij kur Samuil, Mbreti i Bullgareve, sulmoi Dalmatine. Vladimiri u terhoq se bashku me njerzit e tij ne mons obliquus(4) (Zone ne Mal te Zi). Pasi thirrja e Samuil-it per dorezim kishte shkuar kot, ky i fundit e kuptoi qe nuk mund ta mposhte Vladimirin ne keto zona. Keshtu qe la nje pjese te ushtrise ne kembet e maleve te permendura dhe marshoi drejt Ulqinit (Dulcigno), te cilin ai e rrethoi por nuk e mori dot. Ne te njejten kohe, udheheqesi i "mons obliquus" po diskutonte dorezimin e Vladimitit tek Samuil. Te eleminonte kete gje, mbreti vendosi te dorezohej vete dhe keshtu ai u cua ne Prespe, ne afersi te Ohrit, ku Samuil kishte qendren e tij. Samuili rrafshoi qytezat e Decaratum dhe Lausium, vazhdoi shkaterimin me zjarr dhe hekur deri ne Jadera dhe pasi kaloi neper Bosnje dhe Rascia u rikthye ne vendin e tij. 

Kosara (Cossara), vajza e Samuilit, ra ne dashuri me djaloshin e ri te mbajtur ne burg. Babai i saj ra dakort per nje marveshje dhe i dha atij te gjithe provincen e Durresit (totam terram Duracenorum). Pas kesaj, ai ftoi Dragomirin, xhaxhane e Jovan Vladimirit, te zbriste nga malet dhe rimerrte zoterimin e Trebinjes, dhe keshtu ai beri. 

Pak kohe pas kesaj Samuili vdiq dhe djali i tij, Radomir, avancoi drejt Kostaninopolit (Constantinople). Perandori Basil, arriti ti mbushte mendjen Vladislas, kusheririt te Radomirit, te vriste kete te fundit. Vladislas vrau kusheririn e tij kur ai ishte ne gjueti dhe mori fuqine. 
Vladislas ftoi Vladimirin per nje vizite. Por Kosara, qe kishte nje martese pa ndonje lloj mardhenieje me Vladimirin, i mbushi mendjen ketij qe te dergonte ate ne vend qe te shkonte vete. Ajo shkoi ne pallatin e kusheririt ku u prit me nderime. Mbreti e riperseriti ftesen dhe i dergoi Vladimirit nje kryq te arte si shenje perbetimi. Ne vend te tij Vladimiri i kerkoi nje kryq druri me shpegimin se i tille ishte kryqi ku vojti Shpetimtari yne. Ne emer te mbretit, dy bishope dhe nje murg i shpune atij kryqin e drurit. 

Vladimiri u nis drejt oborrit mbreteror dhe Zoti e mbrojti ate nga nje kurth qe mbreti i kishte pregatitur gjate udhetimit. Gjeja e pare qe ai beri me te arritur ne Prespe ishte hyrja dhe falja ne nje kishe, dhe kjo ishte deshira e tij. Kur mbreti mori vesh kete gje dergoi disa ushtare te cilet i prene koken Vladimirit pikerisht ne momentin qe ai doli nga kisha. Kjo ndodhi ne 22 Maj. Varri i tij ne ate kishe u shendrua ne nje vend ku ndodhen shume mrekullira dhe turma njerzish e vizitonin ate. Vladislavi lejoi vejushen te merrte trupin e ta conte ne Krajina, (Craini), ku kishte qene oborri i Vladimirit. Atje ai u rivarros ne Kishen e Shen Merise. Vejusha u be murgeshe dhe jetoi vitet e mbetura ne ate kishe. Vladislas vdiq gjate rrethimit te Durresit. Ai u vra nga nje engjell i Zotit kur ishte duke ngrene dreke ...

*****

 

Manastiri qe ndodhet prane udhekalimit te Kerrabes vojti shume nga bandat e luftetareve albanas dhe shpesh here ishte bastisur. Era e fundit ishte 15 vjet te kaluara kur burra nga Dibra dhe Mati u ngriten ne revolte kunder Qose Pasha, komandatit ushtarak te Manastirit (Bitola), dhe e mbajten manastirin nen kontroll per nje periudhe te gjate. Bile ata shkateruan dhe sarkofagun prej gurri qe mbante trupin dhe vodhen punimet e argjendit qe zbukuronin kafken. Por ata nuk i demtuan keto gjera dhe i rikthyen ato tek njerzit e Elbasanit per nje pagese prej 700 piastrash.

Trupi i Shenjtorit ruhet ne nje sarkofag gurri qe i shihen te gjitha anet ne te cilat eshte pikturuar historia e jetes se tij. Nga qe Kryepeshkopi i Elbasanit mungonte, dera ishte e vulosur me vulen e tij dhe te dy kujdestareve te kishes. Thuhet se muri i deres kryesore eshte pjese e nderteses the ngritur nga Karl Thopia, ndersa pjesa tjeter eshte e rinovuar. Disa nga dekorimet Bizantine te mureve jane punuar jo keq.

 

Shenime dhe sqarime rreth perkthimit.

Ky shqiperim eshte bazuar ne nje punim te Robert Elsie me titull Johann Georg von Hahn: Travels in Central Albania. 

Fragmenti i perkthyer me siper eshte botuar ne vitin 1854. Per me shume vizito: http://www.albanianhistory.net/1854_Hahn/index.html

Studimi i mirenjohur i Dr. Jur. Johann Georg von Hahn quhet: Albanesische studien.

 

1- Akoluthia eshte nje udhezim specifik dhe i detajuar i procedurave fetare. Kliko KETU per te pare nje botim te vitit 1858.

2- Ne mesjete me termin Franks pershkruheshin Evropiano-Perendimoret.

3- Kronika e priftit nga Duklja, te njohura githashtu si Kronika e Dioclea, eshte nje kronike Mesjetare. Historianet e konsiderojne kete si nje punim te bazuar me se shumti ne fantazira dhe hipoteza. Megjithate, pjesa e peste, Historia e Shenjtorit Serb, Jovan Vladimir mendohet te jete nje permbledhje e nje punimi me te hershem.

4- Malesia Oblik ne Mal te Zi

bottom of page