Iliret e arratisur ne Arbon ...

Historiani Polybius (Πολυβιοσ), nje bashkekohes i ilireve, jetoi midis viteve 200-118 para EK. Ne punimet e tij rreth historise te Perandorise Romake ai trajtoi dhe luftrat qe kjo e fundit zhvilloi me iliret. Polybius tregon se iliret kishin luftuar kunder shume fiseve dhe popullatave te tjera te kohes, si psh; epiroteve, maqedonasve, dardaneve, etj. 'Zanati' i tyre kryesor ishte bastisja ! Ne librin e titulluar 'Historia', Polibys pershkruan fundin e Teutes (Τεύτα). Pas humbjes se luftes me romaket, ajo gjeti strehim ne Rizon (Ρίζων - Qyteze ne Mal te Zi), shume ushtare te saj u terhoqen ne Pharos (Φάρω - Ishull ne Kroaci)ndersa pjesa tjeter u arratis ne Arvona (Αρβωνα, latinisht Arbona), qe ka shume te ngjare te ishte nje vend midis Durrsit dhe Kotorit. Bazuar ne kete te dhene del se Arbon, dhe popullata respektive, egzistonte me perpara se vete iliret. Ketu lind pyetja: kush kane qene arvonet, kush kane qene iliret ? Kane qene fise te ngjashme - do te thote dikush. Dakort, por ku jane provat ? - pyes une.  

Polibius-ne-greqisht-Arbana-3.jpg

Disa kombe i kushtojne nje rendesi te vecante miteve dhe legjendave rreth origjines se tyre. Ka raste qe deshira per te treguar se ‘ne kemi qene dikushi’ del jashte logjikes normale dhe kthehet ne estrade qe te kujton thenien: Une kam qene i bukur, por me ngateruan ne martenitet. 

Ne perpjekjen per te qene ‘i pari i te pareve’ dikush e vendos zanafillen e tij ne toke, dikush ne qiell, dikush diku tjeter. Cilado qofte origjina, te gjitha kombet egzistuese te botes moderne kane patur momentin ”zero” nga ku kane filluar udhetimin e tyre historik. Ne kete proces te gjate dhe te kompikuar, ndodh qe nje bashkesi apo grup njerzish avancon me shume se bashkekohesit dhe krijon nje civilizim qe spikat mbi te tjeret. Me vone ky civilizim kthehet ne nje bazament ku mbeshtetet progresi i metejshem i shoqerise njerezore. Raste domethenese jane qyteterimet egjyptiane, helene, romake, etj. Ndodh gjithashtu qe shekuj me vone, dikush e lidh veten me shkelqimin e nje civilizimi, me te cilin ka pak ose aspak te beje, dhe perpiqet te pervetesoje dicka qe nuk i takon. Ky eshte nje fenomen i njohur boterisht. Ketij grupi i jane shtuar dhe disa intelektuale shqiptare, se bashku me pasuesit e tyre. Ne shume faqe te medias private, publike dhe sociale hidhen ide absurde, shpesh here qesharake, rreth origjines se shqiptareve dhe rendesise qe ata kane luajtur ne historine ballkanike dhe europiane. Sipas tyre, iliro-pellazget, para-ardhesit e shqiptareve, kane qene te ‘paret e te pareve’, dhe jo vetem kaq; ata kane qene krijuesit e kultures helene - sic insiston dhe historiania Helena Kocaqi. 

Shprehja e mendimit te lire eshte nje e drejte baze, si per nje individ ashtu dhe per nje shoqeri te tere dhe ne kete pike secili qendron ne te drejten e tij. Historia nuk eshte shkence e sakte. Kushdo mund te perdore ‘formulen’ e vet dhe te arrije ne konkluzione qe i pelqejne atij. Megjithate ka disa limite qe ne fund te fundit percaktojne kufirin midis logjikes normale dhe asaj te cunguar. Personalisht, mendoj se kufiri ndodhet pikerisht aty ku ndahet historia e shkrojtur nga gojedhenat. Fjalet i merr era, e shkrojtura mbetet - thote nje fjale e urte. 

Po i kthehem pretendimit se iliro-pellazget kane qene ‘te paret e te pareve’, por ne c’drejtim ?

  • Te paret qe u shfaqen ne kete pjese te botes 

  • Te paret qe perdoren shkrimin  

  • Te paret qe numuruan me shume se 10-te 

  • Te paret ne studimin e hapesires qe i rrethonte

  • Te paret ne krijimin e konceptit demokratik ‘nje person, nje vote’ 

  • Te paret ne ndertimin e nje civilizimi te famshem  

  • Te paret, ku ... ? 

 

Per nje moment po pranoj se iliro-pellazget kane qene te paret ne te gjitha drejtimet; atehere ku eshte kultura e tyre ? Nje poet, nje historian, nje astronom, nje matematicien, nje filozof, nje politikan ? I kujtohet dikujt ndonje emer ? Po ndonje shkrim iliro-pellazg diku ne muret e ndonje qyteti apo amfiteatri antik, kudoqofte qe gjendet ai ?

Ne se pranoj teorine e Znj Kocaqi, apo dikujt tjeter, qe thote se shqiptaret e antikitetit ju mesuan grekeve te antikitetit c’do te thote dituri atehere duhet te paraqis dicka te shkrojtur ne iliro-pellazgjishte. Per thjeshtesi interpretimi po krijoj nje paragraf duke perdorur fjalorin/terminologjine gjuhesore me te cilen u rrita: 

 

“Merr nje cope karte. Ngjyeje penen ne kallamarken me mellan. Shkruaj nje poezi me germa te alfabetit shqip. Bej nje llogari arithmetike sa kushton nje kanonke, nje metro rolo, nje perigjel, nje shishke me kolle. Mos harro te marresh librin e historise, gjeografise, astronomise, matematikes dhe biologjise. Ne trapezen e biblotekes se shkolles do te gjesh nje fakua zmadhues”.

 

Fjalet me germa te verdha jane fjale qe kane rrjedhur nga greqishtja antike dhe kane egzistuar te pakten per 2,500 vjet. Si ka mundesi qe iliro-pellazget, te mos kene patur fjalet perkatese. Cila eshte arsyeja qe shqiptaret e sotem te perdorin fjale greke ? Nuk duhet te ndodhte  e kunderta, pra greket te perdornin fjale/terma iliro-pellazge ? Permeteper, ku shkoi dija dhe njohja iliro-pellazge ? Po alfabeti dhe shkrimi i tyre ? Po teoremat matematikore dhe librat mbi yjet ne qiell ? 

 

Po e le fushen e shkrimit, dhe po hidhem ne ate te ndertimit. 

Disa kohe me pare Zt. Neritan Ceka debatoi ashper me nje gazetar te njohur italian. Zt. Ceka insistonte se Bylisin e kishin ndertuar iliret, para-ardhesit e shqiptareve te sotem. Ne rregull, po pranoj versionin e Zt. Ceka dhe po kthehem mbrapa 2,500 vjet. Ne se kemi te bejme me nje vazhdimesi pellazgo-ilire-arberore-shqiptare atehere nje skluptor i asaj kohe do ti drejtohej ndihmesit te tij, pak a shume, keshtu:  

 

“Me sill nje cope mermer. Me jep nje cekan, disa dalta dhe skarpello, sepse do te skalit nje statuje te Dionisit”.  

 

Fjalet me germa te verdha jane fjale greke, sllave dhe latine. Po pranoj se nje ilir nga Bylis do te kuptonte disa fjale greke, me qe ishin fqinje, por ai nuk do te kuptonte as fjalet sllave as fjalet latine, respektivisht cekan, dalte dhe statuje. Latinet dhe sllavet u shfaqen ne zonat e Bylisit shume kohe me vone se fillimet e ndertimit te qytezes. Pra logjika normale, te shtyn te mendosh se iliret kane patur emra te tjere per objektet/mjetet e punes dhe jo ato qe perdorin shqiptaret e sotem. Ku e sheh problemin ti - do te pyese dikush. Gjuha ndryshon dhe kjo nuk do te thote azgje - do te jete arsyetimi i tij. Dikur edhe italianet antike flisnin gjuhe tjeter por sot flasin italish. Bie plotesisht dakord, zonja dhe zoterinj, por perse bylisianet e lashte iliriane do ti faleshin Dionisit, nje perendie helene ? Nuk kishin ata perendite e tyre ? Apo dhe Dionisi ishte iliro-pellazg ? Dhe dicka tjeter, sa qytete te tjera iliriane te ngjashme me Bylis, gjenden ne Shqiperi apo ne zona te tjera ku jetonin iliret ? Ndonje ide ?

Ne se varrej ne doren time une do tju jepja ilireve, dhe pas-ardhesve te tyre, te gjitha amfiteatrot helenike te Mesdheut, mjafton qe dikush te me tregonte doreshkrimet e nje komedie apo tragjedie iliriane qe do te luhej ne skene.

*****

 

Si perfundim, eshte me se e qarte qe ne civilizimin antik gjurmet e para-ardhesve te shqiptareve jane minimale ashtu sic jane dhe gjurmet e shume nacionaliteteve te tjera qe sot luajne nje rol vendimtar ne kulturen, ekonomine dhe politiken europiane. Ne kete realitet historik nuk ka azgje inferiore. Nuk eshte turp te kesh qene blegtor dhe te kesh jetuar ne male ! C'do civilizim ka kohen e tij, vlerat e tij, dhe krijuesit respektive.

Do te ishte mire qe te rishqyrtohej dhe nje here historia e ilireve; ishin ata para-ardhes se shqiptareve apo pushtues te radhes ? A lidhet toponimi Arvon/Arbon me emertimet arvanias dhe arbereshe ? Ne se po, ku hyjne iliret ne kete ekuacion ?

 

Qershor, 2021

Disa materiale rreth ilireve, qe une kam shqiperuar nga autore te ndryshem, paraqiten me poshte.