Kola, Kocaqi dhe Napoleoni
Dashur pa dashur, historia e Napoleon Bonapartit “shqiptar” fillon ne Krete, pikerisht ne rrethimin qe otomanet i bene nje qyteti. Si ka mundesi - do te pyese dikush. Kjo dihet - do the thote nje tjeter, - ne Greqi nuk ka greke !
Ne historine e luftrave boterore spikatin disa rrethime te gjata. Nje nga me te vecantet eshte rrethimi 21 vjecar qe otomanet i bene qytetit bregdetar Candia, (sot Heraklion ne Krete). Pas shume e shume betejash te pergjakshme, me ne fund otomanet munden ta marirn ate nga venedikasit. Gjate ketij harku kohor, qe filloi ne vitin 1648 dhe mbaroi ne 5 shtator te vitit 1669, venedikasit kishin disa aleate, midis tyre dhe maniotet e Peleponezit. Mbarimi i luftes se Kretes ju dha mundesi otomaneve te perqendronin fuqite e tyre ne zonat “rebele”. Te vetedijshem per ndeshkimin qe i priste, nje grup banoresh nga zonat e Manit vendosen te largoheshin dhe rivendoseshin ne hapesira ku nuk mund ti arrinte dora e gjate e sulltan Mehmed IV. Nje person i quajtur Jani Stefanopoli, qe thuhej se ishte pas-ardhes i Dinastise Bizantine Komneni, kishte mare persiper detyren per te gjetur nje “atdhe” te ri per personat qe deshin te largoheshin. Stefanopoli arriti te siguronte leje banimi nga gytet-shteti i Xhenova, (Genoa), qe ne ate kohe kishte nen kontroll Korsiken, dhe keshtu qe maniotet u vendosen ne zonen Paomia te ishullit ne fjale. Ishin 760 refugjate qe ne date 3 Tetor 1673 u nisen qe nga porti Oitylo me destinacion “atdheun” e ri. Maniotet i mbrojten me fanatizem traditat e te pareve. Edhe sot e kesaj dite ne zonat ku banojne degjohen kenge qe ata i sollen me vete nga atdheu i "vjeter". Ne vitet e mevoneshme ata i rrezistuan presionit nga korsikanet vendas per t’ju bashkuar revoltave kunder Xhenoves. Manjotet i qendruan besnike deri ne fund Republikes Xhenoveze dhe nuk ja harruan ndihmen e madhe qe ajo u afroi kur ata ishin ne nevoje. Duhet permendur se mbeshtetes te revoltave anti-Xhenoveze dhe anti-Franceze ishin dhe familiaret e Napoleon Bonaparte i cili lindi dhe u rrit ne Korsike.
Ne vitin 1797, gjerat kishin ndryshuar. Napoleoni ishte bere Perandor dhe jo vetem qe e konsideronte Korsiken pjese te Frances por kishte pushtuar dhe shume vende te tjera te cilat ja kishte bashkengjitur perandoresise se tij. Po ne kete vit, Napoleoni emeroi si perfaqsues te tij ne Greqi nje pasardhes te familjes Stefanopoli. Personi quhej Demetrio Stefanopoli dhe thuhet se Perandori Francez kishte ndermend ta kurorezonte ate Mbret te Greqise. Korsikani Demitrios shkoi ne Peleponez dhe maniotet e priten krahehapur. Te ndergjegjshem qe kishin lidhje gjaku me greket e Korsikes ata i afruan sherbimet e tyre perfaqsuesit te Perandorit. Ne kete pike, shfaqet dhe talenti politik i Demetrio Stefanopoli. Ai ju tha manioteve se edhe vete Napoleoni kishte origjine greke dhe ishte pasardhes i refugjateve te dikurshem qe u vendosen ne Korsike ! Kete deklarate bombastike ai e bazonte ne faktin qe ne Peleponez egzistonte nje fshat qe quhej Kalomeri (Kalo-meri - Ne shqip do te thote: pjesa e mire) dhe qe me vone ishte transformuar/perkthyer ne versionin latin Bonaparte (Bona-parte). Pra, politikani i rafinuar dhe largpames dinte te prekte shpirtin e pasuesve te tij ! Demetrio Stefanopoli vdiq ne Paris me 8 Gusht, 1821, ndersa Napoleon Bonaparte kishte vdekur disa muaj me pare, me 5 Maj, 1821.
Kaluan pothuajse dy shekuj dhe kur mendohej se historia e Napoleonit ishte mbyllur njehere e pergjithmone dikush zbuloi te “verteten” rreth origjines se tij ! Bonaparte nuk kishte qene as grek, as korsikan, as italian, as francez. Ai kishte qene shqiptar !
Ne faqet e medias elektronike gjen deklarime te tilla qe jo vetem jane jashte realitetit historik, por nuk kane te bejne fare as me logjiken normale. Ne rastin me te mire keto “zbulime” te bejne te qeshesh … Midis te tjereve, ne kete grup shquhet historiania profesionaliste Elena Kocaqi. Ne Internet gjeta nje link(1) ku paraqitet nje shkrimi i saj ku midis autoreve te tjere permendet dhe arvanitasi Aristidh Kola i cili ne librin e tij “Arvantasit” thote se kur e pyeten Napolonin se cilen gjuhe konsideronte me te bukur, ai u pergjigj, citoj tekstin origjinal: “Kur flas me gra, më pëlqen të flas frëngjisht dhe kur flas me burrat e mi më pëlqen të flas shqip”.
*****
Nuk eshte shume per tu cuditur, dhe as per tu merzitur, me historianet e kategorise “kafene”; eshte e drejta e tyre te thone e shkruajne ate qe mendojne. Nuk mund te mbyllet kafeneja, ajo ju sherben te gjitheve …
Por c’fare thote shkenca rreth origjines se Napolonit ? Rreth kesaj teme kam shkrojtur dhe me pare por kete rradhe do te prezantoj dicka qe se “tund topi” - sic i thone fjales. Nje institucion, nga me seriozet ne bote, qe studjon dhe teston DNA-ne e njerezve, ka te listuar ne faqen e tij rezultatet e DNA-se se burrave te “Klanit” Bonaparte, ose me sakte te nje grupi burrash qe ndajne DNA te ngjashme. Kliko ne tabelen e meposhteme per ta zmadhuar ate.
Nga te dhenat e mesiperme(2), para-ardhesi me i hershem, (Qe dihet deri me sot), dhe qe lidhet gjenetikisht me Napoleonin ishte Gianfaldo Bonaparte i cili kishte jetuar rreth vitit 1200 ne La Spezia, Itali. Pra, shume shekuj me pare se studjuesi Aristidh Kola, ti “mesonte” shqipen Napoleonit dhe ta transformonte ate ne arvanitas. Nje person tjeter, i afert gjenetikisht, ishte Giovanni Matteo Cipollini qe kishte lindur ne vitin 1420 dhe jetuar po ne La Spezia. Gjithashtu, ne tabele tregohet dhe nje person bashkekohor i cili jeton ne Tuscany, Itali.
C’faredo qe te thone historianet e kafenese, nacionalistet dhe “patriotet” e Internetit qe shpalosin injorancen e tyre nepermjesh sharjesh dhe ofendimesh pa kufij, shkenca e ka thene fjalen e saj; Bonaparte nuk ishte as pellazg, as ilir, as arvanitas, as shqiptar dhe as grek !
Si konkluzion; nje shprehje thote: “Genje, genje se dicka do te mbetet”. Gjithashtu thuhet: “Perpara se te thuash genjeshten, mesoje si ta sajosh ate”. Nga t’ja mbaje njeriu i shkrete … Te hyje apo mos hyje ne kafene ? Per vete do te ri jashte deri sa “historianet profesionaliste”, perfshi dhe Znj. Kocaqi, te mesojne si ti "ri-perpunojne" genjeshtrat e tyre.
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- Nje shkrim i Znj. Kocaqi ku thuhet se Napoleoni ishte shqiptar gjendet ketu: https://www.botasot.info/lajme/528443/napolon-bonoparta-me-burrat-e-mi-flas-shqip-e-me-grate-flase-frengjisht/ - Faqja eshte vizituar per here te fundit ne date 24 Qershor, 2021
2- Nuk mund te publikoj me shume material sepse informacioni eshte privat.
Qershor 2021