Udhetimet e George Wheler  - Viti 1675

George Wheler nuk ishte historian profesionalist, as arkeolog apo studjues i fushave te ngjashme. Ai ishte botanist. Megjithate, ai shfaqi perpara lexuesve angleze te viteve 1675 informacione shume interesante rreth vendeve qe vizitoi perfshi bregdetin e Shqiperise. Libri i tij quhet: 
Udhetimi neper Greqi. Gjashte libra me ilustrime te ndryshme.
Nga ky liber jam perpjekur te vecoj disa fragmente ku permenden disa qytete/fshatra te Shqiperise dhe Greqise se sotme. Te vecanta jane pershkrimet e Himares dhe albanasve/arvanitasve qe jetonin prane Athines se asaj kohe. Me poshte jane te shqiperuara paragrafet e permendur me siper.

Ne faqen 28 / Libri I, ai shkruan:


"Destinacioni tjeter ishte Durazzo/Durres, (Dikur romaket e quanin Dyrrachim), qe tani eshte vec se nje fshat me nje fortese te renuar. Gjate lundrimit per ne Durres ne kaluam pergjate gjirit te Boyana/Bunes, ku derdhet nje lume me te njejtin emer. Ne kohet me te hereshme ky lume quhej Drillo/Drillon. Ne te njejtin bregdet derdhet edhe lumi Pollona qe e ka marre emrin nga Apollonia, nje qytet qe ndodhej aty prane. Tani qyteti eshte shkateruar plotesisht, por ujrat kane mbetur ... Me tutje gjendet qyteti Aulen qe sot quhet Valona. 30 milje ne brendesi te territorit ndodhet nje mal me shpate te thepisura per te cilin kane bere fjale dhe autoret antike. Ne ate zone ka bitum te cilin vendasit e transportojne me karoca (Selenica). Shkembi i qojtur Sassino/Sazan ndodhet afersisht 6 milje larg Valona/Vlores. Perballe, ne anen Jug Lindore te ketij ishulli shtihet Gjiri Lodrino. Jo shume larg nga Sazani, ne drejtimin Veri-Lindor gjendet nje zone peshkimi, (Laguna e Nartes), ku vendasit kapin sasi te medha peshku te cilin e bejne batargo (nje lloj perpunimi te peshkut the thate) ose e konservojne per perdorim te mevonshem. Mishin e lopes ata e kriposin dhe e thajne ne djell".


Ne faqen 29 / Libri I, ai shkruan:


"Ne lartesi, perballe Sazanit, qendrojne malet madheshtore qe dikur quheshin Acroceraunii/Acroceraunian, por tani quhen Chimera/Himara. Prane bregdetit himariot gjenden pese apo gjashte fshatra te cilat mbrohen kunder Turqise dhe nuk i paguajne asaj as takse toke as takse personi. Fshati kryesor i ketij grupi quhet Himara dhe gjendet ne maje te nje shkembi te thepisur nga te gjitha anet. Kur lind nevoja, te gjithe banoret e fshatrave perreth mblidhen ketu. Ne se sulmohen nga deti, ata ngjiten ne male qe jane pothuajse te pa arritshem duke marre me vete dhe bagetite e tyre. Ne se ata sulmhen nga toka, ka aq shume kalime te ngushta qe vendasit mund ti perdorin per te mundur armikun, sic i thone fjales; vetem duke rrukullisur gure mbi te. Ata kane nje port qe quhet Porto-Panormo. Banoret ndjekin besimin grek dhe ceshtjet e tyre fetare mbulohen nga kryepeshkopi i Janines, nje qytet ne Thesali qe ndodhet perafersisht dy dite larg qe nga ky vend. Ata shquhen si ushtare te mire, pasardhes se races te degjuar te maqedonasve. Ata jane hajdute aq te keqinj sa dhe manjotet te cilet rrjedhin nga lakedemonians. Ne te kaluaren, keto 2 grupe ishin njesoj famoze ne fushat e betejes, por sot pasardhesit e tyre jane famekeqe per vjedhjet e tyre. Dikush mund te thote; ata shesin turqit tek te krishteret, dhe te krishteret tek turqit". 

Shenim rreth ishullit Corfu - Wheler permend nje person me mbiemer Arbeniti qe une mendoj se behet fjale per mbiemrin Arvaniti. Ne gjuhen greke nuk shqiperohet tingulli "B". Ne vend te "B", nje greqisht foles do te thote "V", pra Arvaniti dhe jo Arbaniti. Prezenca e arvanitasve ne ishilluin e Korfuzit ishte dicka normale ne ate kohe. 


Ne faqen 31 / Libri I, ai shkruan:


"Nuk dua te le pa permendur mikun tim te mire, Sinjorin Spiridiani Arbeniti / Spiridon Arvaniti qe gjithashtu kishte nje koleksion te vogel medaliesh qe ishte shume interesant. Ai ishte nje adhurues i madh i antikitetit dhe nje person shume i civilizuar". 
 

Wheler permend dhe disa qytete te tjera te Epirit; Arten, Prvezen, Janinen. Me poshte paraqiten disa fragmente.

Ne faqen 38 / Libri I, ai shkruan:


"Gjeresia e hyrjes se ketij gjiri, (Giri i Ambrakia), eshte nje milje e gjysem, mbase nje milje e trecerek. Ne te majte ndodhet nje fortese turke qe nuk ka shume banore ashtu sic ka keshtjella e Saint Mauro (ne Lefkada). Vendbanimi quhet Preveza dhe eshte i njeti vend ku ne antikitet Augustus (Perandor Romak) ndertoi qytetin Nicopolis si simbol i fitores se tij mbi Mark Antonin". 
Ne te njejten faqe ai shton:
"Ne Arta mendohet se jetojne shtate apo tete mije njerez. Numri i grekeve ja kalon numrit te turqve. Sinjor Manno Mannea, nje tregetar i pasur nga ky vend, me tha se kisha katedrale e qytetit qe quhej Evangelistra, qe ka kuptimin e "lajmetarit", ishte nje ndertese madheshtore. Ajo kishte aq shume dyer dhe dritare sac kishte viti dite. Kupola mbeshtetej mbi dyqind kolona mermeri. Ai shtoi se gdhendjet mbi hyrjen kryesore tregonin se kisha ishte ndertuar nga Duka Michael Comneno/Mihail Komninos".
"Janina eshte nje qyteze me e madhe se Arta dhe e populluar nga tregetare te pasur greke. Kryepeshkopi i saj ka nen administrim kater peshkopata me te vogla;
1- Argjirokastro, nje qyteze e vogel.
2- Delbeno/Delvino qe eshte thjesht nje fshat.
3- Butrinto qe mbulon dhe fshatrat malore te Chimara/Himares.
4- Glykeon qe e ka mare emrin nga nje lume qe quhet Glyki.
Dioqeza e fundit shtrihet nga Paramythia ne Parga, kjo e fundit eshte nje fortese bregdetare qe ju takon venedikasve".

‚Äč

Nje fragment Interesant eshte momenti kur Wheler permend qe kapiteni i njeres nga anijeve me te cilat ai lundroi ishte nga nje qytet i Albanias. Me sa kuptohet, behet fjale pe Albanian Venedikase por prape se prape eshte nje material historik qe tregon se si kane ndryshuar emertimet e vendeve. 
 

Ne faqen 45 / Libri I, ai shkruan:


"Korik 28, pas kater dite qendrimi ne Zant/Zakynthos ne hipem perseri ne bordin e anijes te qojtur Guerriera Costante qe komandohej nga kapiteni Zoane Bronze nje banor nga Perasto (Me shume informacion rreth Perasto mund te gjeni KETU), nje qyteze ne Albania. Ai ishte nje ish-pirat. Trimeria e tij e kishte bere ate nje person te njohur. Turqit ja kishin friken, ndersa piratet e detit e respektonin. Ai mbahej si nje nga ushtatet me te paepur ne sherbim te Shtetit Venecian. Thuhet se ne ditet e rinise se tij, kur jetonte ne Perasto, qyteti ishte sulmuar nga nje grup prej dy mije turqish, ndersa mbrojtesit nuk ishin me shume se pesedhjet e nente persona. Megjithate, ata bene nje rezistence shume te forte; vrane nje numur te madh turqish dhe shkateruan artilerine e tyre. Si perfundim, vendasit u mbrojten aq fuqishem sa qe sulmuesit u detyruan ta braktisnin ndermarjen e tyre".  

 

Wheler vizitoi disa zona afer Athines. Ne afersi te Martones ai pershkruan dhe takimet qe pati me disa Albanese/Arvanitas. Dicka interesante; ai vizitoi nje fshat qe quhej Suli. Nuk duhet te ngaterohet Suli i Marko Bocarit ne Epir me Sulin prane Athines. As me fshatra te tjere ne Shqiperi qe mbajne po te njejtin emer. Ne te vertete, edhe sot e kesaj dite ne Greqi egzistojne fshatrat Kato Suli dhe Ano Suli. Ne librin e Wheler duket qartazi qe banoret e ketyre fshatrave ishin foles te gjuhes greke.


Ne faqen 453 / Libri VI, ai shkruan:


" ... duke vazhduar mbi nje brinje, ku takohen malet Nazea dhe Pendeli, zbritem ne luginen e Maraton-es dhe arritem ne nje fshat qe quhej Urania qe ndodhet shtate apo tete milje larg Gevisia/Kifisia. Fshati eshte i banuar nga mbajtes bagetish dhe barnj albanese dhe lokalizohet midis dy shpateve te malit".
Po ne te njejten faqe, ai vazhdon:
" ... rreth nje milje me tutje arritem ne nje fshat te vogel albanes te qojtur Chouli/Suli ku ne qendruam ate nate. Banoret e ketij fshati kane nje tjeter fshat me te njejtin emer qe ndodhet ne mal. Gjate dimrit, vendbanimi ne mal eshte shume i ftohte si per ta ashtu edhe per bagetite e tyre. Ndersa gjate veres, vendbanimi fushor eshte shume i thate dhe plot me insekte qe riten ne ujrat aty afer. Kuptohet qe nuk eshte luksi por eshte nevoja jetesore qe i ben keta njerez te varfer ti "dhurojne" vetes shtepi verore dhe dimerore". 

 

Ne faqen 479 / Libri VI, ai shkruan: 


"... ne u mirepritem ne shtepine e nje albanesi te mire dhe te sinqerte. Ai ishte i vetmi banor prezent ne fshat sepse te gjithe te tjeret ja kishin mbathur nga qe nuk ishin ne gjendje te paguanin haracin/taksat. ... 'Zbavitja' e vetme qe ne gjetem ne kete vend ishin refimet e trishtuara te mikpritesit tone i cili na tregoi per shtypjen e madhe te zoterinjve turq nen te cilen ata vuanin. Shoqeruesi im me tha te ve re pandoflet e kuqe qe vishte vajza e te zotit te shtepise. Kjo ishte nje shenje qe ajo ishte gati per martese ne se do te gjendej dhendri ... Besoj se ajo nuk do te kishte pritur gjate ne se qyteza nuk do te ishte zbrazur kaq shume. Bukuria e saj natyrore ishte e tille qe do ta bente ate te gezonte ngrohtesine e bariut me trim te fushave te Boetise". 

 

 

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
 

Libri i plote gjendet ne kete link:
https://books.google.ca/books?pg=PA140&id=xt1OAAAAcAAJ#v=onepage&q=durazzo&f=false

 

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...