top of page
Carlo Ranzo.jpg

Carlo Ranzo: Raport mbi nje udhetim nga Venecia per ne Kostandinopoje. Viti 1575

Ky fragment pershkruan udhetimin e Giacomo Soranzo, qe sherbeu si ambasador i Venedikut ne Kostandinopoje qe nga viti 1576 deri ne vitin 1581. Soranzo dhe ekipi i tij ndaloi ne Lezhe dhe qe aty udhetoi per ne Shkup ... dhe me tej. Materiali ka disa te dhena interesante per qytetin e Lezhes, Shkupit dhe fiseve Albanase/Shqiptare te asaj kohe. Materiali eshte mare nga faqja e Robert Elsie ku ju mund te gjeni informacion te detajuar.

Ne ju afruam qytetit te quajtur Lezha dhe meqenese anijet tona nuk mund ti afroheshin me shume ankoruam rreth tre milje larg tij. Aty u pregatitem per zbarkim. Drejt nesh u drejtua nje oficer otoman, apo te themi nje zyrtar i Portes se Larte, i shoqeruar nga dy vojvoda, disa persona nga paria turke, kater jenicere dhe sherbetore te tjere. Kur hipi ne anije, oficeri i puthi doren Shkelqesise se Tij Soranzo dhe e informoi ate qe me urdher te eprorit te tij ai kishte arrdhur ta mirepriste dhe ta shoqeronte ate deri ne Kostandinopoje. Ai do te kujdesej per sigurine e Skelqesise gjate udhetimit neper rruget e rrezikeshme, do te siguronte kuajt dhe mjetet e tjera te nevojshme per kete udhetim. Gjithashtu, officeri theksoi qe per permbushjen e kesaj detyre ai kishte autoritet te plote mbi te gjitha qytezat dhe vendet qe mund te kalonin. Ai do te kontrollonte burrat qe ishin thirrur ti sherbenin dhe shoqeronin Shkelqesise se Tij gjate ketij udhetimi. Pas ketij prezantimi ai u largua per ne qyteze nga e cila ai dergoi kater varka te shtruara me qilim dhe zbukuruar me lule. Njekohesisht, ai dergoi sherbetore per baullet dhe persona qe te lundronin varkat per ne port dhe sistemonin Shkelqesine e Tij ne qyteze. Ne lame anijet nen pershendetjen e te shtenave te topave, pushkeve, melodite e trumpetave dhe ritmin e daulleve. Nga anijet ne hipem ne varka te cilat nepermjet nje lumi na cuan ne Leze, nje qytet i shkateruar nga lufta. Ne kete qyteze ne qendruam pese dite duke pritur oficerin te na sillte kuajt qe do te na duheshin per udhetimin tokesor qe ne kishim ndermend te benim qe ketu deri ne Kostandinopoje. Gjate kesaj kohe, Beu i Sanxhakut i dhuroi Shkelqesise se Tij nje kale te bukur me lekure te kuqeremte qe mbante nje shale te zbukuruar me flori dhe percina argjendi. Po ashtu, ai i dha atij disa bageti te tredhura, nje kanister me buke te bardhe dhe shume dhurata te tjera te lezecme. Shkelqesia e Tij i dergoi Beut te Sanxhakut nje ore te bukur qe kishte per tregues nje dore gishtat e se ciles tregonin oren dhe cerekun e saj. Kjo dhurate kushtonte njeqind sequins, (monedha floriri venedikase). Dhurata tjeter ishte nje cope tekstili ngjyre vjollce te qendisur bukur me te cilen Beu te bente nje veshje te gjate te stilit turk. Ndersa drejtuesit te qytetit Shkelqesia e Tij i dergoi nje veshje prej nje tekstili te vecante. Shume drejtues Albanas/Shqiptare erdhen te pershendesin Shkelqesine e Tij dhe i sollen atij shume bageti te tredhur, vica, lepuj, pula, pata, kuti me biskota, buke te bardhe, vere te llojeve te ndryshme dhe sasi te medha peshku te kriposur. Ata treguan respekt te madh per Pushtetin e Nderuar te Venecias nen kontrollin e te ciles ata kishin jetuar dikur. 

Kur kuajt u bene gati, ne e lame qytezen dhe u nisem per rruge te shoqeruar nga oficeri i lartpermendur, vojvodat dhe kater jeniceret. Udhetimi permes nje fushe te kendshme zgjati per 22 milje deri sa arritem ne kembet e disa maleve neper te cilet ne do te kalonim per disa dite. Nga qe ishte vone, ngritem tendat per te kaluar naten ketu. Ne te njejten kohe, oficeri dergoi nje vojvode ne banimin me te afert qe te sillte me vete nje numur burrash qe do  te na mbronin gjate udhetimit. Keshtu qe ne mesnate, na u paraqiten dyqind Albanians/Shqiptare, banore te rajonit malor te qojtur Lartesia e Maleve te Zeza (Karadaku i Shkupit/Skopska Crnagora). Zona quhej keshtu nga qe nuk shihte kurre diell sepse e ndalonin majat e larta. Nga brendesia e maleve ne degjonim daullet te cilave ju bihej per te njoftuar banoret qe nje grup i madh njerezish po kalonte ne ate territor. Paraqitja e burrit qe i binte daulles te jepte pershtypjen e nje zogu. Keta njerez jane lekure-zinj. Ata mbajne mustaqe, ndersa kokat dhe mjekrat i kane te rojtura. Kemishat e tyre ishin te nxira nga qelbesirlleku dhe ata ishin veshur shume keq. Ata dukeshin si njerez te ardhur nga sketera - te dhunshem dhe te frikshem ne paraqitjen e tyre. Armet e tyre ishin harqe dhe shigjeta, shpata te ndryshkura me kellefe druri. Ne kokat e tyre ata mbanin kapela te kuqe qe i ngjanin beretave. Te gjithe ishin te lyrosur the te shemtuar. Kur zbresin nga malet e tyre ata leshojne ulerima qe degjohen jo si klithma njerezore por si terbimi i nje demi. Grate, gjithashtu lekure-zeza, ishin te forta dhe ne pamje te pare me te shendeteshme se sa burrat e tyre. Ato mbanin rreth qafes tre gjerdane asprash (monedha turke) si dhe byzylyke. Asprat, qe jane prej argjendi, kane vleren gjashte te tilla per nje sequin (monedhe ari venedikase). Keto gra na sollen ushqim. Kishte aq shume gra sa dukej si dite pazari. Keta njerez ishin te Krishtere. Te shoqeruar nga keta Albanas/Shqipetare ne udhetuam per katermbedhjet dite neper malet qe quheshin Malet e Zeza te Skopjes. Kur mberitem ne malin me te larte, qe ishte dhe i fundit, ne mund te shihnim Malet e Zeza te Armenise ku thuhet se ishte dhe Arka e Nohas. Por ishte e veshtire te shihje qarte sepse kishte shume peme; aq shume sa qe nuk mund te shihje as edhe nje zog.

 

Gjate udhetimit ne nuk qendruam ne asnje fshat apo vendbanim, por gjithmone i kaluam netet ne tendat tona. Te njejten gje bene dhe oficeri, vojvodat dhe jeniceret. Ndersa Albanasit/Shqiptaret ruanin shtegkalimet malore dhe zonen rreth tendave. Sido qe te ishte, ne ishim plot dyshim dhe frike sepse kishte shume vrasje ne mes te ketyre maleve, si neper udhekalime ashtu dhe neper pyje. Ne ishim te trembur dhe nuk ndjeheshim te sigurt sepse nuk kishim besim ne burrat qe kishin arrdhur te na mbronin dhe te na shoqeronin. Kjo per arsye sepse ata ishin te nje natyre djallezore dhe barbare dhe nuk repektonin apo i bindeshin dikujt. Dhe ne te vertete ata nuk kishin ndonje vendbanim te perhershem por jetonin si kafshet e egra. Pervec bukes se pjekur ne qymyr dhe hi, ata nuk hanin gje tjeter. Pasi kaluam malet e permendura arritem ne nje qyteze qe quhet Scoppia/Skopje/Shkup qe eshte i banuar kryesisht nga Jews/Hebrej nga Ragusa/Dubrovnik, Turq dhe tregetare te tjere qe ushtrojne aktivitete te konsiderueshme dhe e kane kthyer qytetin ne nje qender shume te degjuar. Qendruam ne kete qyteze per tre dite. Vendqendrimi yne ishte shtepia plot komoditete e nje tregetari shume te pasur dubrovnikas. Shkelqesia e tij i dhuroi guvernatorit te provinces disa vica, bageti te tredhur dhe thase me buke. Shume Jews/Hebrej i sollen Shkelqesise se Tij embelsira, llokume, sheqerka, bageti te tredhur dhe qirij te verdhe. Nga ana e tij, Shkelqesia i dhuroi kryetarit te tyre nje ore te vogel qe kushtonte pesedhjet scudi, (monedhe italiane), dhe administratorit te qytetit, qe quhej Diacali, nje veshje/robe te kuqe. Ketu oficeri yne nderoi kuajt, liroi Albanasit/Shqiptaret dhe urdheroi te vijne te tjere. Ne vazhduam me rojet e reja dhe perseri ecem ne mes te maleve per tre dite te tjera, por kete rradhe terreni nuk ishte aq i veshtire sa me perpara. Diku kaluam nje lume me varka. Varkat ishin aq te vogla sa qe vetem tre apo kater persona mund te hipnin ne to. Une, i shoqeruar nga dy burra te tjere, isha i pari qe kaperxeva lumin. Me pas e kaloi lumin Shkelsesia e Tij Sarzano. Ai na urdheroi ne te qendronim aty derisa te gjitha mallrat te ishin sjelle nga kjo ane e lumit. Ky proces vazhdoi deri ne mbremje. 

Shenim i rendesishem

Shqiperimi eshte bazuar ne materialin e publikuar ne faqen e Robert Elsie: 

http://www.albanianhistory.net/1575_Ranzo/index.html

bottom of page