Albanasit Aziatike
Disa jave me pare, ne median e shkrojtur dhe vizive u ndez nje debat i ashper rreth 'origjines aziatike' te shqiptareve. Tonet e diskutimit ishin te nxehta, kryesisht sepse kjo hipoteze ishte shfaqur ne nje gazete greke. A do te reagonin njesoj historianet shqiptare, me ne krye Znj. Kocaqi, ne se kete teori do ta kishte publikuar nje gazete amerikane ...
Do apo s'do dikush, shume shqiptare kane origjine aziatike dhe ketu nuk ka azgje per tu cuditur, perkundrazi do te ishte habi e madhe ne se do te kishte ndodhur e kunderta. Ne fund te shkrimit do te gjeni nje shenim rreth perberjes gjenetike te shqiptareve dhe disa popujve te tjere ballakanike.
Teoria e origjines aziatike te shqiptareve eshte e vjeter. Ate e kane trajtuar figura te njohura boterore si psh, papet e Romes ne kohen e Skenderbeut, historiane dhe studjues te shumte, udhetare te epokave te ndryshme, etj. Ne 'Kronika e Nurembergut', te botuar ne vitin 1493, thuhet: "Dikur Albania ishte pjese e Maqedonise dhe i perkiste asaj. Ne te gjenden 2 qytete qe dikur kane qene te famshme, Dirachium (Durres) dhe Apollonia. Gjuha e banoreve te ketij vendi nuk kuptohet as nga greket dhe as nga wends (Sllavet). Ne besojme qe keta njerez kane ardhur nga Albania qe ndodhet afer Colchis ne Scythia-n Aziatike. Kjo ka ndodhur ne kohen kur fise dhe popuj barbare ne menyre te vazhdueshme dhe intensive sulmonin dhe keqtrajtonin hapesirat greke dhe romake".
Bile, Enver Hoxha ne kujtimet e tij shkruante se kur ai takoi Stalinin, ky i fundit pyeti ndihmesit e tij ne se Albanasit e Ballkanit kishin lidhje me ata te Kaukazit ...
Personalisht mendoj se ka nje lidhje midis popullatave antike te Kaukazit dhe disa popullatave ballkanike, perfshi dhe shqiptaret e sotem. Ne kete shkrim une do ti referohem 3-4 historianeve dhe studjuesve te degjuar. Nga punimet e tyre do te vecoj disa te dhena dhe ide qe mbeshtesin lidhjen ne fjale.
Po e filloj me John Cam Hobhouse(1), mik i ngushte dhe bashkeudhetar i Bajronit, qe ne fillim te viteve 1800 vizitoi disa zona te Albanias se atehersheme. Ai shkruan:
“Nga sa eshte thene me perpara, eshte e priteshme qe Albania (Shqiperia) te jete e populluar nga perzierje nacionalitetesh te ndryshme te perbera nga pasardhes te grekeve, romakeve, goteve, vandaleve, spanjolleve, italianeve, bullgareve dhe otomaneve. Kjo eshte shume e vertete. Ndryshimet qe egzistojne ne sjellje dhe menyre jetese, besim dhe gjuhe, vecojne banoret e zonave te ndryshme nga njeri-tjetri. Mendoj se eshte karakteri i qojtur Scythian(2), qe mund te kete mbijetuar ne zonat malore, te cilin turqit e emerojne "arnut', greket 'alvaneles' dhe ne (anglezet) albanian ose albanese, qe vecon nga te tjetet dhe qe une dua ta trajtoj me tej. Bazuar mbi ato qe shoim sot, eshte e veshtire te percaktohet ne se 'arnut' (arnauti) eshte pasardhes i popullatave qe dikur banonin ne zonat midis Iberia dhe Detit Kaspik. Shume pak mund te pritet qe vete shqiptaret (albanians) te jene familiare apo te kene ndonje ide rreth origjines se tyre".
Ne mbrojtje te hipotezes se origjines aziatike te 'arnauteve-arvanitasve-albanasve' Hobhouse citon Strabo-n, gjeografin e degjuar te antikitetit. Gjithashtu, per ta bere me te lehte perceptimin e vend ndodhjes se Albanias Aziatike po paraqis nje harte qe e gjeta ne Internet ku kam bere dhe shenimet perkatese.
Kush ishte Strabo ?
Strabo ka jetuar 2,000 vjet te shkuara. Kuptohet qe nje pjese e informacionit qe shfaqet ne librin e tij eshte akoma me i hershem. Pra behet fjale per nje informacion rreth 2,500 vjecar. Trashe-trashe, mund te thuhet se Albania Aziatike ka egzistuar si term gjuhesor me perpara se Albania Ballkanike. A ka patur nje lidhje te drejtperdrejte midis tyre ? Nje pergjigje e sakte mund te vije vetem nepermjet studimeve shkencore dhe jo fantazive nacionaliste. Le ti kthehemi Strabos; nga vepra e tij madhore 'Gjeografia', libri i 11-te, po permend disa paragrafe, qe une mendoj se ne menyre te terthorte mbeshtesin teorine e lidhjes te albanasve aziatike me ata ballkanas. Citatet e Strabos, qe jane ne ngjyre te verdhe, shoqerohen nga komentet e mia ne ngjyre te bardhe.
-
"Ne krahasim me iberianet, albanasit jane te prirur nga aktivitetet blegtorale dhe menyra e tyre e jeteses eshte me e perafert me ate te popullatave nomade. Ata jane me pak agresive, (se iberianet - shenimi im), dhe kjo eshte arsyeja se perse ata perpiqen ti shmangen luftrave. Ata jetojne midis Iberise dhe Detit Kaspik". Strabo thote se pjesa veriore e hapesires ku banojne albanasit, mbrohet nga vargmalet e Kaukazit, ndersa "... zgjatimi malor qe gjendet prane detit, (Deti Kaspik - shenimi im), ne pergjithesi njhet si Ceraunian". Ne jug te Shqiperise, prane brigjeve te Detit Jon, gjenden malet e quajtura me te njejtin emer; Ceraunian. Historianet dhe gjeografet e lashte greke i emeruan keto 2 vargmale, (qe ndodheshin ne pozicione te ndryshme gjeografike), me te njejtin emer; Κεραύνιαν - qe do te thote malet e vetetimave. Te kene patur lidhje keto dy emerime ? Mbase po, mbase jo ... Legjendat dhe hipotezat jane nga me te ndryshmet.
-
"Ndoshta njerez qe jetojne ne kete menyre nuk kane nevoje per det; dhe ne te vertete ata nuk e shfrytezojne ne menyren e duhur as token e tyre". Fenomene tipike shqiptare; shqiptaret e vjeter nuk jane shquar as si detare dhe as si kultivues tokash. Kjo duket qarte nga emerimet e mjeteve/paisjeve lundruese dhe veglave te punimit te tokes qe jane huazuar nga greqishtja, latinishtja dhe sllavishtja. Ne te njejten kohe, shqiptaret e hershem kane qene blegtore te mire.
-
"... sipas atyre qe kane vizituar kete vend, menyra e tyre e jeteses pershkruhet si Cyclopeian". Ne kete rast, Ciklopian do te thote se banoret ndertonin banesa/fortifikime masive, me gure te medhenj. Ne Shqiperi ka disa raste te tilla; nuk dihet kush ishin ndertuesit e tyre. Disa thote se ato i ndertuan iliret. Te tjere thone se ato i ndertuan pellazget. Ne se une them se i ndertuan 'albanasit e kaukazit'; kush mund te sjelle nje prove shkencore dhe te provoje te kunderten ?
-
Strabo shkruan se aftesite bujqesore te albanasve aziatike nuk egzistonin; "... edhe ne rastin kur toka plugohet, ajo nuk plugohet me plug hekuri por me nje cope druri te gjetur ne natyre qe ka forme te mprehte". Prapambetja bujqesore e fshatarit shqiptar eshte e miredokumentuar deri ne kohet moderne; ndersa plugu prej druri eshte permendur nga udhetare te viteve 1900 ...
-
"Banoret e ketij vendi jane jashtezakonisht te lezetshem dhe trupmedhenj. Ata jane te sinqerte ne mardheniet midis tyre dhe nuk behen mercenare. Ne pergjithesi ata nuk perdorin monedha dhe as dine te numurojne me shume se 100. Biznesin ata e bazojne ne shkembimet 'mall me mall' dhe jetojne pa shume kokecarje. Keta njerez nuk jane familiare me matjet e perpikta dhe peshat dhe nuk bejne plane per lufte, qeverisje te vendit apo aktivitete bujqesore. Megjithate, ata luftojne si kembesore dhe kalores me armatim te lehte dhe te rende, njesoj sic bejne armenet". Disa fise qe jetonin ne veri te Shqiperise shembellenin me keto pershkrime, si per nga karakteristikat fizike ashtu dhe nga mentaliteti apo aktiviteti jetesor. Persa i perket shkencave te sakta dhe tregetise se bazuar ne monedha vendase, mungesa e tyre ka qene evidente. Ne fushen e ndertimit; dihet se muratoret shqiptare i matnin muret me pellembe, ndersa fshataret shkembenin mallrat e tyre ne pazar deri ne fillim the shekullit te 20-te. Nje udhetar amerikan shkruante se ai ishte cuditur kur ne nje treg ne Vlore vuri re se kjo forme antike e te berit tregeti vazhdonte te funksiononte akoma deri ne vitin 1904.
-
"Per sa i perket Perendive, ata nderojne Helius, (Diellin), Zeus dhe Selene, (Henen); por Henes i falen ne menyre te vecante ..."
Do te ndalem ne vecanti tek Hena dhe Dielli. Mendoj se keto dy elemente jane 'Perendite' e vjetra qe 'albanasit aziatike' sollen me vete nga vendi i origjines dhe ja u lane si trashegimi 'albanasve ballkanike' dhe si rrjedhim shqiptareve te sotem. Ne kete pike do te sjell per reference dhe krahasim disa fragmente nga libri i Edith Durham te titulluar: "Some tribal origins, laws and customs of the Balkans" (Origjina e disa fiseve, ligjeve dhe traditave ballkanike), qe une i shoh si materiale shume 'intriguese' per te mbeshtetur teorine e siper permendur. Durham shkruan:
"Ne Shqiperine veriore, vura re se c'do grua katolike qe ju perkiste fiseve te medha, Kastrati, Shkreli, Hoti, Gruda dhe Klementi, (pervec rasteve kur grate ishin shume te varfera), kishin te qepur si zbukurim, ne pjesen ballore te kapelave te tyre, nje hene te madhe argjendi. Ky dekorim mund te ishte dhe nje qendisje e ngjashme me henen dhe mbi te nje yll i madh. Kur i pyeta se perse mbanin simbole turke, ato bene kryqin dhe te revoltuara u pergjigjen: "Ne e mbajme dhe gjithmone e kemi mbajtur ate. Nuk eshte simbol turk. Ne jemi katolike te mire". Ato deklaruan se ishte nje tradite "shume e vjeter", dhe ne kete pike ato kishin plotesisht te drejte. Me sa kemi pare, simboli i diellit dhe henes ne Ballkan eshte shume i vjeter dhe para-daton ndikimin turk. Nje gje tjeter qe zbulova ne shumicen e ketyre fiseve, si burrat si grate, bejne tatu ne shpinen e dores, ne krahe ose ne gjoks, (Shpesh here ne te gjithe zonat e trupit qe u permenden me pare). Tatuazhi eshte nje kryq, por jo nje kryq i thjeshte. Kryqi ka nje gjysme hene mbi dhe nen te, ose fundet e tij mbarojne me rrathe te vegjel, si ne ato te treguara ne monedhat bizantine. Ne disa raste 'krahet' e kryqit mbarojne me rrathe dhe ne disa me gjysme-hene, ose disa here kryqi ndodhet brenda nje rrethi"(3).
Ne fotot e meposhtme tregohen 3 gra nga Shqiperia e Veriut qe ne zbukurimet e tyre qe mbajne mbi balle kane te qendisur shenjen e gjysem-henes dhe te nje ylli.
Ne faqet e librit me titull "Some tribal origins, laws and customs of the Balkans", tregohen disa nga skicat dhe shenimet e shumta qe Durham beri kur vizitoi Shqiperine Veriore (Shih me poshte). Interesante jane pershkrimet e kryqeve, simboleve te ngjashme dhe tatuve qe benin kryesisht besimtaret katolike. Ne skicat e saj, ne njeren apo ne tjeteren forme, tregohen 2 elemente te vecante, Hena dhe Dielli, simbole qe vete ajo thote se historianet e antikitetit i lidhin me Scythians, dege e te cileve ishin dhe 'Albanasit Aziatike'.
Nje tjeter pershkrim 'intrigues' i Durham gjendet ne librin me titull "High Albania and its customs in 1908", (Shqiperia e siperme dhe traditat e saj ne vitin 1908), ku ajo shkruan:
"Gjithesej une vizitova 24 fise dhe ne shume raste une isha me fat te mblidhja material te detajuar rreth origjines te fisit perkates. Keto fise jane te ndara ne disa grupe te vecanta. Grupi i pare qe une vizitova ishte Malesia e Madhe, nje vend me male madheshtore. Ketu ka pese fise te medha dhe tre te vegjel. Kater nga pese grupet e medha tregojne se para-ardhesit erdhen nga Veriu se bashku me familiet e tyre, trembedhjete apo katermbedhjete breza te kaluar per t'ju shmangur avancimit te Turqve. Ne disa raste ata gjeten toke te pa-populluar dhe u vendosen aty. Ne raste te tjera ata luftuan me burrat qe gjendeshin ne ato vende dhe perfundimisht u vendosen midis tyre. Banoret e meparshem keta i quajne Anas, fjale qe ne fjalorin e fundit Alban intepretohet si autoktone. Ata tregojne se Anas ishin shume te forte dhe aktive; mund te kaperxenin me nje kercim gjashte kuaj dhe hanin lende lisi(4) dhe mish kali. Te ardhurit u perzjene me Anas. Disa shtepi ne fisin Hoti rrjedhin direkte nga burrat Anas. Te gjitha keto fise (Shkreli, Hoti, Gruda, Kelmendi) tregojne se para-ardhesit e tyre erdhen nga nje zone jo saktesisht e njohur e Bosnjes ose Hercegovines".
Kush ishin "Anas-it" ? Nje e dhene spikat mbi te tjerat; ata hanin mish kali. Greket dhe popullatat qe kishin lidhje me ta nuk e hanin mishin e kalit. Per ta kali ishte nje krijese superiore; sibol i bukurise dhe krenarise ! Ndersa 'Albanasit Aziatike' e hanin ate. Herodotus, gjeografi dhe historiani i degjuar grek qe jetoi 5 shekuj para Eres Kristiane shkruan: "Ata (Skithians) sakrifikonin te gjitha llojet e kafsheve dhe bagetive, por kryesisht ata sakrifikonin kuajt". Eshte i miredokumentuar fakti qe skithianet hanin mishin e kalit dhe pinin qumeshtin e peles, fenomene te pa njohura per popullatat ballkanike te kohes respektive. Herodotus shkrojti gjeresisht per Skithians; ai permend dhe fenomene te tjera te ngjashme me ato qe pershkruan Edith Durham, si psh tatuazhing. Ai thote se per Skithianet: "Tatute ishin shenja superioriteti. Mospatja e shenjave te tilla tregonte origjine te ulet klasore". Kete konkluzion e arrin dhe Edith Durham kur permend tatute e shqiptareve ne veri te vendit.
Nga sa u tha me siper, mendoj se egziston nje baze e mjaftueshme historike mbi te cilen mund te mbeshtetet teoria e lidhjes se 'Albanasve Ballkanas' me ata 'Aziatike'.
*****
Teorite antike jane nje burrim i vlefshem informacioni por cfare thote shkenca e shekullit te 21-te ?
Nga nje studim(5) interesant rreth lidhjes dhe raporteve gjenetike te popullatave ballkanike shkeputa nje grafik qe tregon grupet e DNA-se te meshkujve qe sot banojne ne shtetet respektive. Artikulli i plote, ne gjuhen angleze, gjendet KETU. Nga 13-te popullatat e testuara, shqiptaret e Shqiperise, bullgaret dhe jevgjit e Hungarise jane grupet me te perzjera. Sipas grafikut te treguar me poshte, keto popullata jane perbere nga 9-te grupe kryesore DNA-je. Popullatat e tjera kane nga 8-te grupe. Gjithashtu, i njejti studim thote se shqiptaret e Shqiperise dhe greket kane mids tyre ngjashmeri te konsiderueshme gjenetike, dhe kjo eshte me se e kuptueshme. Keto popullata kane jetuar prane njera tjetres per shume dhe shume shekuj. Personalisht, une jam 'anetar' i grupit E1b1b qe eshte i pranishem kudo ne Ballkan(6). Megjithese studimi qe ju referova me siper eshte i kufizuar, prape se prape eshte nje punim shkencor dhe jo thashethem kafeneje apo studjoje televizive qe perpiqet te mbaje shikueshmerine duke ju dhene hapesire teorive nga me te cuditeshmet ...
Si konkluzion do te thesha se popullatat kane levizur dhe jane perzjere me njera tjetren qe ne kohen qe nuk mbahen mend. Edhe ne se pranoj teorine qe shqiptaret jane pasardhes te iliro-pellazgeve, nje fare dhe race e vecante dhe 'kerthiza' e civilizimit, mundet dikush te me tregoje se ku jane ata te vendosur ne grafikun e mesiperm ?
Shenime dhe sqarime
1- John Cam Hobhouse - A Journey through Albania, and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Constantinople, during the years 1809 and 1810
"From what has been premised, it may be suspected that Albania must be inhabited by a mixture of different nations-composed of the descendants of Greeks, Romans, Goths, Vandals, Spaniards, Italians, Bulgarians, and Ottomans. This is very true; and a difference of manner and disposition, religion and language, distinguishes the inhabitants of the various districts: yet it is that I presume, be called the Scythian character, that which may, prevails throughout these mountainous regions, and it is of him, whom the Turks called Arnoot, the Greeks Alvaneles, and we Albanian, or Albanese, that I purpose to give some account. Whether the Arnoot be a descendant of the people formerly inhabiting the country between Iberia and the Caspian Sea, will hardly be decided by any acquaintance with his present charcharacter. As little is it to be supposed, that the Albanians are acquainted with, or even bazard a guess at, their own origin".
2- https://en.wikipedia.org/wiki/Scythia
3- Edith Durham - Some tribal origins, laws and customs of the Balkans. Faqe 121
4- Historianet antike shkruanin se skithians piqnin lendet e lisit duke menduar se tymi i tyre kishte veti hipnotizuese.
5- A glance of genetic relations in the Balkan populations utilizing network analysis based on in silico assigned Y-DNA haplogroups. https://www.sciendo.com/article/10.2478/anre-2018-0021. Faqja eshte vizituar per here te fundit ne Korrik, 2021.
6- Bazuar ne faqen: https://www.eupedia.com/europe/Haplogroup_E1b1b_Y-DNA.shtml, ky grup DNA-je e ka perqendrim me te larte ne Afriken Veriore. Jashte Afrikes, perqendrimi me i larte eshte ne Kosove. Harta e meposhtme jep nje ide me te qarte.
Korrik, 2021