top of page

Etniciteti dhe përdorimi i burrimeve natyrore në Peleponesin e hershëm Otoman

Artikulli i mëposhtëm është një shqipërimi im i studimit me titull: "Ethnicity and the Use of Natural Resources in the Early Ottoman Peloponnese", i historianit Dr. Georgios C. Liakopoulos. 

Shkrimi origjinal gjendet këtu: https://trafo.hypotheses.org/29503

 

Hyrje

Kadastra më e herëshme Otomane e krijuar për Morenë(1) mban numurin TT10-1/14662. Ajo është krijuar në vitet 1460-1463 dhe vazhdon të egzistojë deri në ditët tona(2). Në këtë dokument, bazuar në nivelin e taksave që paguanin banorët respektivë, vëndbanimet ndahen në dy kategori etnike: Greke dhe Albanase. Sistemi i taksave favorizonte këta të fundit.

*****

Albanasit, të njojtur në hapësirat greke si arvanitas, janë përmëndur për herë të parë në Pelepones gjatë kontrollit të Manuel Kantakuzino i cili e kishte qëndrën në Mistras (1348-80). Në këtë periudhë kohore albanasit shfaqen në Veligosti, një zonë e Arkadias, dhe ka shumë mundësi që të bëhej fjalë për një repart ushtarak. Po ashtu, rreth vitit 1391 pati një vërshim të albanasve të cilët ishin punësuar si mercenarë. Venedikasit, që kontrollonin disa hapësira tokësore në Greqinë jugore, kishin nevojë për kolonë (banorë) që të popullonin dhe ushtarë që të mbronin këto hapësira. Kështu që ata ju afruan albanasve nomadë, toka bujqësore, kullota dhe përjashtim nga taksat. Një zhvendosje e një grupi më të madh albanasish, që ndodhi gjatë kohës së mbretërimit të Theodor I Paleologu (1384-1407), është e mirë-dokumentuar. Në këtë rast, 10 mijë albanas u grumbulluan në rripin e ngushtë tokësor që lidh Greqinë kontinentale me Peleponesin dhe i kërkuan Theodorit lejë që të vendoseshin në hapësirat e gadishullit (1394-1395). Një valë e dytë emigrimi, mbase gjatë vitit 1418, ju drejtua përsëri Moresë. Ka shumë të ngjarë që të shpërngulurit të ishin albanas nga Etolia, Akarnania dhe Arta të cilët ishin larguar kur Karlo Toko (Carlo Tocco) i kishte dhënë fund kontrollit të tyre në këto zona. Pas mësymjeve të otomanëve, në vitin 1417, grupe të tjera albanasish kaluan në Greqinë perëndimore dhe u vendosën mbase në Ahaia. Shpërnguljet e viteve 1417-1418 kontribuan shumë në rritjen demografike të popullatës albanase në gadishull dhe kjo çoi në rebelimin e tyre të vitit 1453.

Me sa kuptohet, për një peridhë kohore, që zgjati midis 10 dhe 30 vjet pas arritjes fillestare, ata ishin në kërkim të tokave të përshtatëshme për mbajtjen e bagëtive. Pas përpilimit të hartës me të dhënat e treguara në regjistrimin TT10-1/14662, duket qartë që në fillim të viteve 1460, albanasit kishin krijuar vëndbanimet e tyre në të gjithë hapësirën e Peleponesit, pavarësisht llojit të tokës dhe lartësisë së saj mbi nivelin e detit (Shih hartën më poshtë).

Liakopoulos-Early-Ottoman-Peloponnese-v_04-002-1.jpeg
Harta është një punim i Georgios C. Liakopoulos

Faktori kryesor që ndante regjistrimet kadastrore në dy kategori, [fshat grek dhe fshat albanas - shënimi im], ishte reduktimi prej 20% që i bëhej taksës të qojtur "ispenxha” (Taksa mbi tokën që paguanin shtetasit jo-myslymanë). Ky detyrim ishte 20 Akçe(3) për albanasit, [pra në këtë rast për fshatin albanas - shënimi im], dhe 25 Akçe për grekët, [pra në këtë rast për fshatin grek - shënimi im]. Kjo ishte një politikë që e kishin ndjekur si bizantinët e vonshëm ashtu dhe venedikasit. Otomanët e adoptuan atë me qëllim kontrollonin e albanasve të pa-kontrollueshem. Ky tolerim taksor duhet parë si parimi "vazhdimësi për stabilitet" që Porta e Lartë ndoqi në atë periudhë. Gjysmë shekulli më vonë, sistemi taksor favorizues për albanasit kishte marë fund. Regjistrimi TT80 i Moresë, që u përpilua gjatë mbretërimit të Selimit të Parë (1514-15), tregon të njëjtin nivel ispenxha (25 Akçe në vit), si për grekët ashtu dhe për albanasit, dhe për këtë arsye vendbanimet nuk veçoheshin më si fshatra albanase. Ky ndryshim i politikës taksore provon se në fillim të shekullit të 16-të otomanët kishin konsoliduar kontrollin e tyre mbi gadishull. Nga ana tjetër, regjistrimi më i hershëm TT10-1/14662 veçonte qartazi fshatrat albanase me nënvizimin "komunitet albanas" (ez cemaat-i Arnavudan). Përveç fshatrave të përmëndura si albanase, banorë me origjinë albanese jetonin edhe në fshatra dhe qyteza greke ashtu siç mund të kuptohet nga emrat e tyre,  (Liakopoulos 2019, 214-216). Sidoqoftë, këta njerëz paguanin të njëjtën ispenxha si gjithë të tjerët; 25 Akçe në vit.

Analizimi i të dhënave të bollshme financiare, (Shih tabelën më poshtë), që përmban regjistrimi kadastror me numur TT10-1/14662 tregon se një familje albanase paguante mesatarisht 3 të 5-tën (më saktë 58.85%) të shumës që paguante një familje greke. Kjo është e dhëna e parë që vë në dukje varfërine relative të këtij grupi etnik. Në këtë pikë mund të sugjerohet që këto komunitete, [albanasit - shënimi im], ishin më së shumti të ingranuara në kultivimin e drithërave (grurë, misër) për plotësimin e nevojave jetësore dhe jo në aktivitete agrikulturore që krijonin mundësinë e fitimit monetar. Një familje albanase duket se kishte paguar mesatarisht 4.7 Akçe më shumë taksë "të dhjete", (Në sistemin Otoman të taksimit kjo taksë quhej "öşr”. Shih shënimin #4), në grurë dhe kishte prodhuar 238.6 kg më tepër se sa një familje greke. Me fjalë të tjera, një albanas kishte paguar 0.8 Akçe "të dhjetë" më shumë dhe kishte prodhuar 46.9 kg më shumë drithëra se ekuivalenti i tij grek. Në anën tjetër, kontributi i albanasve në produktet e tjera të taksueshme agrikulturore arrinte pak më shumë se 1 të 10-tën e totalit të përgjithshëm në Pelepones, (shuma e saktë ishte 11.9%).

Vreshtaria dhe prodhimi i verës përbënin dy fusha të agrikulturës dhe të aktiviteteve para-industriale që kërkonin një nivel të caktuar dijesh dhe lidhje të ngushtë me tokën. Kjo nënkupton që këto aktivitete ishin më të zakonshme midis grupeve të popullatave me vëndbanim të përhershëm. Albanasit lëvizës, që mund të kishin vazhduar të punësoheshin si mercenarë (stradioti) në ushtritë e shteteve të ndryshme italiane, shfaqnin një mungesë të madhe, ose më saktë ata nuk kontribonin fare në kultivimin/prodhimin e verës. Kjo është e vërtetë edhe për kultivimin e vreshtave në bashtat private që mirëmbaheshin nga rajatë(4), ashtu dhe të atyre në zotërim të timar-mbajtësve (bağat-ı hassa). Albanasit nuk punësoheshin në kultivimin e tokave të timariotëve(5) në të njëjtin nivel siç bënin fqinjët e tyre grekë. Megjithatë, kjo veçori mund të ketë qënë e lidhur me natyrën e vendosjes së vëndbanimeve kryesore në Peleponesin e hershëm otoman. Qëndrat kryesore ishin fshatra apo qyteza të fortifikuara që datonin në kohën e kontrollit franko-bizantin të shekullit të 13-të apo 14-të. Timarët më të mëdhenj ishin krijuar pikërisht rreth këtyre fortesave të cilat funksiononin si qëndra të administratës lokale dhe tregut kryesor te zonës. Albanasit, si të arrdhur të rinj, zgjodhën të vendoseshin në vëndbanime të vogla të shtrira në periferi të qytezave/qyteteve të përmendura më sipër. Kjo gjë i lejonte ata të kishin një lidhje të dobët dhe mëvetësi nga qëndrat lokale ku timariotët zotëronin banesat dhe fushat e tyre.

Në aspektet e tjera; blegtoria duket se ishte më e zhvilluar në mes të albanasve. Si një grup me karakteristika të forta gjysëm-nomade, kontributi i tyre në taksat e paguara mbi rritjen e derrave dhe bagëtive te imta, ishte respektivisht në masën 84.65% dhe 60.68%.

Nga sa u tha me sipër, mund të konkludojmë se edhe në se supozojmë që ç’do familje kishte 5 antarë, një numur optimist për kohën, rekordet tregojnë se në përgjithësi të dyja grupet etnike prodhonin më shumë drithëra se sa ju nevoitej për konsum të brendshëm. Minimumi i nevojshëm për jetesë llogaritej të ishte rreth 200 kg, shto 59 kg për fara dhe 36 kg për taksa, arrihet totali 295 kg në vit. Duhet thënë që regjistrimi i parë i Moresë nuk përmënd taksat në drithëra të tjera si psh, tërshërë, mel dhe oriz, të cilat shfaqen gjysëm shekulli më vonë në regjistrimin TT80. Kështu që ka mundësi që regjistrimi fillestar të jetë mbështetur mbi sasinë e grurit dhe elbit, (Alexander 1999, 58, 63). Të dhënat e taksimit të drithërave të bukës në regjistrimin kadastrial TT10-1/14662 janë shumë të lidhura me vendbanimet respektive (drithëra në kg për familje, R2: 0.88; p-value: <0.001). Tregëtimi i pjesës së mbetur nga kultivimet përkatese, në rastin tonë drithëra dhe vreshtari, ishte një domosdoshmëri për egzistencën e familjes që duhej të paguante ispenxha dhe detyrimet e tjera financiare. Raporti i njeriut me produktet agrare ishte një karakteristikë e rëndësishme e ekonomive para-industriale (Asdrachas 1999, 221-222; Asdrachas 1988, 15-17). Në rastin që po trajtojmë, albanasit kishin më pak nevojë të akumulonin të njëjten sasi shtesë të produkteve jetësore sepse ata gëzonin 20% reduktim në ispenxha. Në këtë këndvështrim, duket se ata ishin përqëndruar kryesisht në drithërat e bukës (drithëra: 91.72%; vreshtari: 3.98%; kultivime të tjera: 4.3%). Ndërsa grekët kishin një raport më të balancuar (drithëra: 45.34%; vreshtari: 46.03%; kultivime të tjera: 8.63%).

Këto gjetje përputhen me portretin e një bariu të varfër që ushtronte aktivitetin e tij në një ambjent fshatar; një përshkrim ky që burrimet historike të asaj kohe japin për albanasit, (Chalcocondyles 1923, 170; Lambros 1926, 194; Lambros 1900, 647).

Tabela - Taksat vjetore (në Akçe)
Tabela është një punim i Georgios C. Liakopoulos

Shënime dhe sqarime rreth artikullit që unë i kam parë si të nevojshme për shqipërimin dhe interpretimin e disa termave gjeografikë, ekonomikë, historikë dhe gjuhësorë. Këto janë shënimet e mia dhe nuk gjenden në studimin origjinal të Dr. Georgios C. Liakopoulos

 

1- More/Morea ishte emri me të cilen njihej gadishulli i Peleponesit në Mesjetë.

2- Bëhet fjalë për kadastrën më të herëshme të Poleponezit. Sot ajo është e ndarë në dy pjesë dhe mbahet në Arkivat Otomane të Kryeministrisë në Stamboll (TT10), dhe në Librarinë Kombëtare të Bullgarisë në Sofje (1/14662).  

3- Akçe, monedhë argjendi/njësi monetare Otomane.

4- Öşr ishte një taksë mbi prodhimet agrikulturale. Shpesh herë në literaturën shqiptare kjo taksë njihet me emrin “një e dhjeta", ose "e dhjeta”. Duhet nënvizuar se pavarësisht se me termin e sotëm gjuhësor kjo taksë quhet "e dhjeta", në realitetin e atëhershëm niveli i saj mund të arrinte deri në 25%. Në këtë përkthim, fjalën “öşr” unë e kam shqipëruar si "e dhjeta".

5- Raja/raeja/raiyah/reaya ishte klasa e ulët taksapaguese në shoqërine otomane; kryesisht të krishterët.

6- Timar/timariot ishte sistemi mbi të cilin mbështetej organizimi i Perandorisë Otomane. Timariotët, apo timar-mbajtësit, ishin persona që Sulltani ju kishte dhënë të drejta mbi përdorimin e tokës dhe si detyrim timariotët ishin të detyruar ti afronin Sulltanit shërbime të ndryshme, administrative, taksore, ushtarake dhe civile.

7- Paleografia - do të thotë shkrime të vjetra.

 

 

Dy fjalë rreth Georgios C. Liakopoulos, autorit të këtij studimi

 

Zt. Liakopoulos mban titullin Doktor që prej vitit 2009. Doktoraturën ai e ka mbrojtur pranë Royal Holloway, Universitetit të Londrës. Fusha e specializimit të tij është Historia Otomane. Ai ka qënë mësues i lëndëve “Gjuha Moderne Turke” (2010-2013) dhe “Historia dhe Paleografia(7) Otomane" (2016-2018) në Universitetin e Athinës dhe më vonë në Universitetin e Lirë të Berlinit (2019-2020). Publikimet e tij, kryesisht kanë të bëjnë me dokumentat e vjetër dhe materialet shkrimore që gjenden në arkivat Otomane. Ai fokusohet në gjeografinë, demografinë, zhvillimet ekonomike dhe mejdisore që pësuan hapësirat/tokat Greke gjatë kontrollit Otoman. Momentalisht, Zt. Liakopoulos është i punësuar si kërkues me gradë Doktor, (Senior Postdoctoral Researcher), pranë “Instituti Max Planck për Shkencën e Historisë Njerezore”, (Dega Shkencë e Vjetër dhe Histori - Grup i pavarur kërkimi), që ndodhet në Jenë, Gjermani. Për më tepër informacion mbi punimet e Zt. Liakopoulos ju mund të vizitoni: https://shh-mpg.academia.edu/GeorgiosLiakopoulos


Referenca për lexime të mëtejshme


Alexander, John C. (October 1999). ‘Counting the Grains: Conceptual and Methodological Issues in Reading the Ottoman Mufassal Tahrir Defters’. Arab Historical Review for Ottoman Studies 19-20, pp. 55-70.
 

Asdrachas, Spyros. (1988). Οικονομία και νοοτροπίες. Athens: Ερμής.
 

Asdrachas, Spyros. (1999). Μηχανισμοί της αγροτικής οικονομίας στην τουρκοκρατία (ΙΕ΄-ΙΣΤ΄ αιώνας). Athens: Θεμέλιο.
 

Asdrachas, Spyros. (2003). ‘Η αγροτική οικονομία’, in Spyros I. Asdrachas, N.E. Karapidakis, Olga Katsiardi-Hering, Eftyhia D. Liata, Anna

Matthaiou, Michel Sivignon, Traian Stoianovich (eds). Ελληνική οικονομική ιστορία. ΙΕ΄-ΙΘ΄ αιώνας. vol. 1. Athens: Πολιτιστικό Ίδρυμα Ομίλου Πειραιώς, pp. 389-350.
 

Biris, Kostas. (1998). Ἀρβανῖτες, οἱ Δωριεῖς τοῦ νεώτερου ἑλληνισμοῦ. Ἱστορία τῶν Ἑλλήνων Ἀρβανιτῶν. Athens: Μέλισσα.
 

Chalcocondyles, Laonicus. (1923). Historiarum demonstrationes. Eugenius Darkó (ed.). Editiones Criticæ Scriptorum Græcorum et

Romanorum. vol 2. Budapest: Academia Litterarum Hungarica.
 

Chrysostomides, Julian. (1995). Monumenta Peloponnesiaca. Documents for the History of the Peloponnese in the 14th and 15th Centuries. Camberley: Porphyrogenitus.
 

Ducellier, Alain. (1968). ‘Les Albanais dans les colonies vénitiennes au XVe siècle’, Studi Veneziani 10, pp. 47-64.
 

Ducellier, Alain. (1979). ‘Les Albanais du XIè au XIIIè siècle : nomades ou sédentaires ?’, Byzantinische Forschungen 7, pp. 23-36.
 

Ducellier, Alain. (1994). Οι Αλβανοί στην Ελλάδα (13ος-15ος αι.). Η μετανάστευση μιας κοινότητας. Athens: Ίδρυμα Γουλανδρή-Χορν.
 

Lambros, Spyridon P. (1900). ‘Ἐκθέσεις τῶν Βενετῶν προνοητῶν τῆς Πελοποννήσου ἐκ τῶν ἐν Βενετίᾳ ἀρχείων ἐκδιδόμεναι’, Δελτίον τῆς Ἱστορικῆς καὶ Ἐθνολογικῆς Ἑταιρείας τῆς Ἑλλάδος 5, pp. 605-823.
 

Lambros, Spyridon P. (1926). ‘Ἀνωνύμου Πανηγυρικὸς εἰς Μανουὴλ καὶ Ἰωάννην Η΄ τοὺς Παλαιολόγους’, in Παλαιολόγεια καὶ Πελοποννησιακά. vol. 3. Athens, pp. 132-199.
 

Liakopoulos, Georgios C. (2009). ‘Η αμπελοκαλλιέργεια και η οινοπαραγωγή στην πρώιμη οθωμανική Πελοπόννησο, βάσει του κατάστιχου ΤΤ10-1/14662’, in Yanis A. Pikoulas (ed.). Οἶνον ἱστορῶ ΙΧ Πολυστάφυλος Πελοπόννησος. Athens: ΕΝΟΑΠ Νεμέα, pp. 197-222.
 

Liakopoulos, Georgios C. (2019). The Early Ottoman Peloponnese. A Study in the Light of an Annotated editio princeps of the TT10-1/14662 Ottoman Taxation Cadastre (ca. 1460-1463). Royal Asiatic Society, Ibrahim Pasha of Egypt Fund Series. London: Gingko Library.
 

Panagiotopoulos, Vasilis. (1987). Πληθυσμός και οικισμοί της Πελοποννήσου, 13ος-18ος αιώνας. Athens: Ιστορικό Αρχείο, Εμπορική Τράπεζα της Ελλάδος.
 

Thiriet, Freddy. (1959). La Romanie vénitienne au moyen âge. Le développement et l’exploitation du domaine colonial vénitien (XIIe-XVe siècles). Paris: De Boccard.
 

Topping, Peter. (1980). ‘Albanian Settlements in Medieval Greece: Some Venetian Testimonies’, in Angeliki E. Laiou-Thomadakis (ed.). Charanis Studies. Essays in Honor of Peter Charanis. New Brunswick: Rutgers University Press, pp. 261-271.
 

Zakythinos, Denis A. (January-February 1949). ‘La population de la Morée byzantine’, L’Hellénisme contemporain 3/1, pp. 7-25.
 

Zakythinos, Denis A. (March-April 1949). ‘La population de la Morée byzantine’, L’Hellénisme contemporain 3/2, pp. 107-132.

-----------------

Gusht, 2021

bottom of page