400 Greket dhe une ...
Ne pergjithesi, Shqiptaret e paraqisin veten si nje popull te duruar, paqe dhe perparim dashes. Nje pjese e tyre mendojne se fati i keq i ka detyruar te jetojne ngjitur me popuj agresive qe vazhdimisht i kane vrare, persekutuar dhe zbuar nga tokat ku ata jane autoktone ... Eshte e zakoneshme qe fqinjet, konkretisht Greket, te perkufizohen si vrases dhe bandite. Disa kohe me pare ne shkallet e nje stadiumi u shfaq nje parrulle; "Nje Grek me pak, nje bastard me pak".
Disa rryma te politikes dhe shoqerise Shqiptare kane nje raport shume tendencioz me te vertetat historike. Eshte fakt i pamohushem qe gjate shekuvejve, ne kohe te trazuara dhe luftrash, Shqiptaret dhe Greket kane vrare dhe demtuar njeri-tjetrin. Te dy palet nuk kane treguar respekt per popullatat e pambrojtura dhe pasive dhe kane kryer akte dhune extreme. Ka shume shkrime, YouTube materiale, Wikipedia komente, programe televizive, etj, qe i kushtohen krimeve te andarteve Greke ne zonat e Shqiperise Jug-Lindore dhe te Camerise, gjate viteve 1913/1914, por dhe me vone, episode qe vertet kane ndodhur dhe duhen sjelle ne drite duke u mbeshtetur ne fakte te kohes dhe jo ne egzagjerime kafenesh. Por ndersa studiuese dhe historiane Greke (1) pranojne krimet e kryera nga grupe te caktuara te shoqerise Greke ne dem te popullates Shqiptare, ne asnje matrial te historiografise Shqiptare permenden "bemat" e mercenareve Shqiptare ne Greqi gjate sundimit Turk. Per shembull, ishin keto banda qe gjate viteve 1770 terorizuan zona te tera ne Peleponez, Epir, etj. Pashallaret Shqiptare dhe bashi-bozuket e tyre zhduken pothuajse teresisht popullatat e qyteteve si Tripoli, Mystra, Patra etj, pa permendur demet materiale. Mercenaret Shqiptare, kryesisht ata te besimit myslyman, ishin nje faktor shume i rendesishem i mekanizmit ushtarak te Perandorise Osmane. Ata kane masakruar, skllaveruar, djegur dhe shkretuar anembane hapesirave ku sot ndodhet shteti Grek. Fushatat e tyre jane pershkruar nga shume historiane dhe udhetare te kohes.
Vasho Pasha i jep nje shtrirje akoma me te gjere bemave te Shqiptareve kur me krenari shkruan: "Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, i ka shti dridhën gjithë Rumelisë" (2). C'fare kerkonin burrat e Shqiperise anembane Rumelise (Harta e Rumelise tregohet KETU) dhe kujt i shtine dridhen qe Pashko Vasa eshte aq shume krenar ? Pergjigjen e jep François Pouqueville, konsulli i Napoleon Bonapartit ne oborin e Ali Pashe Tepelenes, kur ne kujtimet e tij shkruan:
"Une do ta permbaj veten vetem me pershkrimin e Morese (Peleponezit) qe vazhdon te tregoje gjurmet e egersise se Shqiptareve, te cilet ne luften e vitit 1770 shfaqen barbarizmin e tyre ne ekstremin me te frikshem. Fitimtare mbi ushtaret e Katerines, te cilet u munden si rezultat i superioritetit te madh ne numur te forcave kundeshtare, ata nuk pushuan djegjet, masakrimet, rembimet deri sa nuk mbeti gje te perballonte ashpersine e tyre. Ne kete periudhe fatale provinca e Faneri-t, e cila permbledh teritorin e Megapolis, u zhduk e tera. Rruget e Tripolices rrodhen gjak; Messenia dhe Laconia ishin grabitur; kudo neper male dhe lugina kishte te shperndare trupa te vdekurish; fshatrat ishin shkrumbuar nga zjaret".
Jo vetem ne Greqine kontinetale por dhe ne ishuj e Egjeut, Krete, etj, Shqiptaret lane gjurmet e tyre. Nje nga krimet "monumentale" qe hyri dhe ne historine boterore ishte masakra e Hios. Trupat Turke nen drejtimin e Nasuhzade Ali Pasha, i njohur si Kara-Ali Pasha, nje Shqiptar nga Shkodra, zhduken pothuajse c'do gje, qe merrte fryme apo qendronte drejt, nga faqja e ishullit.
Ne Prill te vitit 1822,
nen komanden e KaraAli Pasha, 40 mije trupa Otomane pushtuan ishullin e Hios. Ata vrane, prene, perdhunuan, vodhen, dogjen dhe shkateruan c'do gje qe ju doli perpara. Te dhenat e kohes bejne fjale per mijra te zhdukur. Nga 120,000 banore te ishullit vetem nje pjese e vogel arriti te mbijetoje.
Kjo masaker krijoi nje revolte te madhe dhe nxiti levizjet pro-Greke anembane Evropes.
Kur neper kancelarite Evropiane ideja e krijimit te shtetit Shqiptar filloi te merrte forme, u duk qarte se traditat shtet formuese te fiseve Shqiptare qe popullonin disa hapesira te Perandorise Otomane nuk egzistonin. Nje telegram/raport diplomatik, i dates 22 Nendor 1912, i derguar tek Ministri i Jashtem Anglez, pak a shume, thote: "Shqiptaret e Veriut jane trazira beres te medhenj dhe te pakontrollushem. Shqiptaret e Jugut jane me te qete, por te gjithe konsiderohen te pa-afte per veteqeverisje" (4).
Keto fise dhe grupe njerezish nuk kishin lojtur ndonje funksion apo rol politik gjate pushtimit Osman. Ata kishin qene pjese e krahut ushtarak dhe jo atij ekonomik apo mendimtar te perandorise se madhe. Keto grupime fisesh nuk kishin ndonje ide te qarte per te ardhmen. Padija e thelle dhe injoranca masive qe mbizoteronte ne shumicen e popullates, te themi Shqiptare, nuk afronin nje mejdis te pershtatshem dhe te qendrueshme ku mund te "mbillej dhe ritej" ndergjegja nacionale, aq e nevojshme per krijimin e nje shteti te ri, qofte ky dhe kukull. Ne nje ambient te tille, ku nacionaliteti Shqiptar ishte nje koncept i paqarte, njerzit perpiqeshin te mbronin interesat, kryesisht ato materiale, duke u bere aleate me me te "fortin e zones". Shpesh here, levizjet per ndryshim sponsorizoheshin dhe mbeshteteshin nga qellimet, ambicjet dhe interesat strategjike te shteteve te fuqishme te kohes.
​
**************
Interesat expansioniste te Austro-Hungarise dhe Italise ishin faktoret kryesore qe bene te mundur krijimin e shtetit Shqiptar. Ne fakt, planet per krijimin e nje shteti Shqiptar e kane zanafillen shume, shume me perpara se Nendori i Vitit 1912. Perpjekjet dhe idete kane qene amorfe dhe ndryshuar vazhdimisht. Objektivi kryesor ka qene kontrolli i Adriatikut. Ne vitin 1904, Ministri i Puneve te Jashteme te Italise deklaronte ne parlamentin Italian: "Shqiperia ne vetvete nuk ka as rendesine me te vogel; rendesia speciale e saj lidhet me gjijte detare dhe vijen bregdetare. Zoterimin e ketyre aseteve, si Austro-Hungaria ashtu dhe Italia, e konsiderojne si dominim te plote te detit Adriatik".
Me qarte se kaq nuk mund te thuhet. Po si mund te arihej ky qellim ? Nje nga rruget me efikase ishte krijimi i nje levizje nacionaliste dhe paralelisht me te eleminimi i ndikimit te influencave Pro-Sllave ne Veri dhe atyre Pro-Greke ne Jug te vendit. Permbushja e ketyre objekivave do te lindte premisat e krijimit te nje shteti sa me te madh ne shtrirje tokesore, qe dhe po te "shkermoqej", per njeren apo tjetren arsye, prape do te mbetej dicka ... Kriteret mbi te cilat do te grupohej popullata nuk u bazuan mbi deshirat e njerezve apo llogjikes normale por u imponuan nga jashte.
​
***************
Qellimi i shkrimit eshte te sjelle ne drite disa fakte te kohes qe historianet Shqiptare ose nuk i dine ose i injorojne qellimisht. Kryesisht, do te perqendrohem ne zonen e Ersekes ku para ardhesit e mi kane jetuar per disa shekuj perpara krijimit te shtetit Shqiptar. Ne Koferencen e Ambasdoreve ne Londer delegacioni Shqiptar paraqiti dokumentacion te pregatitur nga Italianet. Shqiptaret vete as qe e kishin idene c'kuptim kishte fjala statistika ... Me poshte tregohet nje tabele nga nje dokument i paraqitur ne koference nga pala Shqiptare. Megjthese duket qarte se keto jane shifra fare te pasakta, per nje moment le ti konsiderojme 100% te verteta. (Shenim: tabela eshte bazuar ne te dhenat e nje punimi te studiuesit Bejtullah Destani)
​
Lind pyetja: c'u bene 400 Greket e Ersekes ? Cfare dihet me siguri eshte se ata u reduktuan ne nje numur aq te vogel sa qe ne registrimet e vitit 1989 ne Kolonje regjistrohen vetem 20 Greke. Ku shkuan te tjeret ? U zhduken fizikisht ? U detyruan te asimilohen me force apo vullnetarisht u kthyen ne Shqiptare ?
​
***************
Ne kohen kur fuqite e medha po percaktonin kufijte e Shqiperise, pala Greke propozoi qe te zhvillohej nje referendum dhe njerzit te zgjidhnin vete se ne cilin shtet do te deshin te vendosnin te ardhmen e tyre. Ky sugjerim u hodh poshte dhe kriteret u vune ashtu sic deshin "te fortet", pikerisht ata qe deklaronin qe Shqiperia nuk ka asnje vlere pervec asaj te hapesires ku shtriet.
Kriteri kryesor i percaktimit te kufijve u vendos te ishte gjuha e folur ne shtepi dhe jo ndjenja apo afrimi etnik. Per qindra vjet popullatat qe banonin ne Epir/Epirin e Veriut dhe zonat Jug-Lindore te Shqiperise se sotme, Shqiptare, Greke, Vlleher, Bullgare etj, kishin dhene e marre me njeri-tjetrin. Kishin lidhje familiare, fetare, tregetare dhe pse jo preferenca nacionale. Shume njerez kuptonin dhe flisnin gjuhet e njeri-tjetrit ... Nga nje sistem i hapur i levizjeve njerezore, tregetare dhe shpirterore, pa pritur e pa kuptuar, keto grupe njerzish u detyruan te zgjedhin shtetin dhe nacionalitetin ne te cilin do te integroheshin.
Komisioni Nderkombetar i Kontrollit te Kufijve, ne date 19 Tetor, 1913, raporton se kur zyrtaret e komisionit shkuan te intervistonin popullaten e fshatit Prodan, (vendi i origjines sime), kryeplaku i fshatit deklaron se ne fshat ka 5 myslymane dhe 250 Greke (Shenim: dokumentat e zyres lokale ne Ersekes benin fjale per 30 myslymane dhe 180 te krishtere, banues te Prodanit. Emertimi Grek duhet interpretuar si i Krishtere por kjo nuk do te thote qe ne fshat nuk kishte banore te etnicitetit Greek). Kryeplaku pohon se gjuha e tij amtare eshte Greqishtja por ai flet dhe Shqip. Gjithashtu, procesverbali i vizitave ne fshtrat ngjitur, Borove, Qafzez dhe Shtike permend faktin se nje pjese e popullates ne keto fshatra kuptonte dhe fliste Greqisht.
Duke u bazuar ne dokumentacionin e Komisionit Nderkombetar te Kontrollit te Kufijve, iu futa punes te zbuloj se kush ishte Dimitrios Evangelou, personi qe deklaroi se ai ishte Grek dhe kryeplaku i fshatit Prodan. Per me teper, ai tha se kryeplakun e meparshem e kishin vrare Turqit dhe se dokumentat mbi historine dhe rekorded e fshatit ishin djegur po ashtu nga Turqit. Nje zbulim interesant do te pasonte kerkimin tim; kryeplaku i fshatit te vogel Prodan ishte fotografi i njohur, per meritat e tij te vecanta ne dokumentimin e ngjarjeve te rendesishme ne trevat e Kolonjes, Dhimiter Vangjeli (5) - sic njihet ne median shqiptare. Duke kerkuar neper arkiva arrita te gjej te dhena bazuar ne regjistrimin e popullsise se fshatit ne vitin 1923. Shihni dokumentin e meposhtem.
​
Duket qarte se gjuha e pare qe Dhimitri zoteronte ishte Greqishtja dhe e dyta ajo Shqipe. Pra, deklarimi i Dhimitrit perpara Komisionit Nderkombetar eshte shume i besueshem. Qe nga 1913 kur Dhimitri deklaroi perpara Komisionit Nderkombetar se ai ishte Grek dhe deri ne 1923 kur u ribene regjistimet e fshatit kishin kaluar 10 vjet. Perseri Dhimitri deklaron se gjuha e tij e pare ishte Greqishtja. Ajo qe e ben akoma me te besueshem pohimin e tij eshte fakti qe i biri i tij, Ilia i lindur ne vitin 1917, ishte njohes shume i mire i gjuhes Greke, pavaresisht se nuk permendet ne dokument (Pra, shteti i ri Shqiptar kishte filluar "Shqiptarizimin" e historise dhe asimilimin e popullates qe kishte ndjenja pro Greke apo i perkiste etnicitetit Grek). Ne vitet 1990 ai kishte perkthyer disa materiale kishtare per komunitetin Kristiano-Orthodoks te Ersekes. E vetmja mundesi qe Ilia te kishte mesuar gjuhen Greke ishte brenda families se tij. Shkolle Greke ne Kolonje pas viteve 1920 nuk kishte ... Po ashtu vellai i tij i madh, Pandeli, ishte njohes i gjuhes Greeke, (Gjithashtu Angleze dhe Shqipe), kjo tregohet ne te njejtin dokument. Pra, kunkluzioni me i pranueshem dhe normal, i bazuar ne dokumentet e Shtetit Shqiptar te asaj kohe, dhe ato te huaja, eshte se kemi te bejme me nje familje qe flet Greqisht ne shtepi dhe kryefamiliari deklaron se ata jane Greke.
Ajo qe verteton me se miri pranine e Greqisht-folesve ne zonat Jug-Lindore te Shqiperise eshte nje fragment nga "Harta gjuhesore" e Ministrise se Mbrojtjes Angleze, nje nga institucionet me te sakta ne bote. Materiali eshte perpiluar ne vitin 1918 dhe tregon gjuhet qe fliteshin ne teritorin ku pak a shume shtrihej shteti shqiptar i asaj kohe. Nuk behej fjale per nje shtet te mirefillte, me qeveri dhe kufij politike/fizike te percaktuar, sepse vendi ndodhej nen pushtimin e ushtrive te huaja.
​
Po i kthehem perseri Dhimiter Vangjelit. Duke ditur se une dhe ai rrjedhim nga e njejta linje burrash, dhe per te eleminuar pasaktesine e gojdhenave, vendosa te sjell ne ndihme DNA-ne. Ate nuk mund ta manipulosh ! Rezultatet e testeve te DNA-se e vendosin aktivitetin dhe lidhjet familiare te para-ardhesve te mi ne zona ku qyteterimi Grek ka qene prezent qe ne koherat antike. Relativet e mij jane ne pjesen me te madhe Greke. Per te mbledhur me shume informacion, kontaktova disa persona qe kane DNA te ngjashme me time. Ne shume raste, te mire dokumentuara, vertetohet se origjina Greke ishte faktor i perbashket midis meje dhe relative te mij te listuar ne te dhenat e kompanive te testimit te DNA-se. Per me teper, stergjyshi im, Petro Nikola Prodani, personit qe une i kam marre emrin, jo vetem qe e konsideronte veten Grek por eshte "damkosur" si i tille, (grekoman, filogrek, etj) dhe nga bashkekohesit e tij. Pra ketu te gjitha palet bien dakort. Origjina e families time lidhet ngushte me Greqine, historine dhe kulturen e saj. Materiali i meposhtem jep detaje shkencore mbi gjenetiken e familjes dhe relativeve te mi.
​
Duke kthyer koken mbrapa ne historine e 100 vjeteve te shkuar dhe bere paralelizmin me aktualitetin une e kuptoj plotesisht pse Dhimitri, Petroja, dhe mijra persona te tjere si ata, qytetare dhe katundare, te Krishtere dhe Myslymane, deshironin qe zonat ku ata jetonin prej shekujsh ti bashkoheshin Greqise, si opsioni me i mire dhe i natyrshem. Koha e provoi qe ata kishin te drejte. Mjafton te vizitosh zonat kufitare dhe te kuptosh disnivelin e madh midis Greqise dhe Shqiperise. Fshatrat e Kolonjes, dhe vete Erseken, i ka pllakosur nje varferi ekstreme, papunesi ne nivele 60% - 70%, migrim dhe emigrim masiv dhe lista vazhdon ... Si per ironi te atyre qe e konsideronin dhe vazhdojne ta konsiderojne Greqine si armikun kryesor te Shqiperise, pjesa dermuese e fshatareve te zones jane renuar dhe nje pjese e mire e banoreve jane larguar, dhe ku pikerisht ? Ne Greqi !
Per ata qe pretendojne qe sot Shqiperia eshte e varfer por e pavarur, mjafton t'ju permendet fakti qe nje ambasador i huaj ka me shume fuqi se presidenti, kryeministri dhe parlamenti i vendit, te marre te gjithe sebashku. Ne se me varje kuptohet vetem varja ne litar atehere e pranoj qe Shqiperia eshte e pa-varur.
Le ti kthehemi perseri pyetjes se c'fare u be me 400 Greket qe delegacioni Shqiptar deklaroi se jetonin ne Erseke. Eshte fakt i njohur; ata u persekutuan, asimiluan dhe zhduken nga "qitapet" ne nje kohe rekord duke filluar qe nga periudha e Zogut dhe vazhduar me diktaturen e eger Enveriane. Mbyllja e shkollave Greke dhe me vone kishave shkateroi lidhjen shekullore qe kishte nje pjese e mire e popullates te zonave Jug-Lindore me kulturen, traditat, ekonomine dhe ndergjegjen Greeke. Ate qe pushtimi Osman nuk e beri per 5 shekuj Shteti Shqiptar e beri per 2-3 dekada. As emrat e para-ardhesve nuk lejohej te perdoreshin dhe absurditeti s'kish te mbaruar ...
​
​
Shenime sqaruese dhe informacione shtese rreth shkrimit.
1- Studiues Greke kane shkrojtur gjeresisht mbi problemin e Camerise, persekutimit te popullates Shqiptaro-Myslymane, perpjekjeve per asimilimin e saj, c'pronesimin arbitrar etj.
- Nje punim i gjere dhe i shtrire ne periudhe kohore, (ne gjuhen Angleze), rreth ceshtjes Came i bere nga studiuesi i njohur Grek Lambros Baltsiotis gjendet KETU.
- Nje artikull shume informativ, (ne gjuhen Angleze), mbi luftimet, vrasjen e popullates pasive Chame nga forcat Greeke dhe situaten e pergjitheshme ne Thesproti, gjate Luftes se Dyte Boterore, paraqitet KETU. Autori i shkrimit eshte studiuesi Grek, Spiros Tsoutsoumpis.
2- "O moj Shqypni" - Poezi nga Vaso Pasha.
3- "I shall contend myself with observing, that Morea still bears melancholy traces of the fury of the Albanians, who in the war of 1770 signalized their barbarities by the most frightful excesses. Victors over the soldiers of Catherine, whom they overwhelmed by the vast superiority of their numbers, they did not case to burn, to massacre, to plunder, till nothing remained to afford alignment-to their fury. At this fatal epoch the province of Faneri, which comprehends the territory of Megalopolis was entirely sacked. The streets of Tripolitza streamed with blood; Messenia and Laconia were pillaged; the mountains and the valleys were strewed over with dead bodies; the villages become prey to all-devouring flames".
4- Ne nje leter private, te dates 22 Nendor 1912, qe diplomati i karieres Ralph Paget i shkruan Ministrit te Jashtem te Mbreterise se Bashkuar Angleze, Sir Edward Grey, nder te tjera thote:
"All the information which I have been able to glean is to the effect that the Northern Albanians are an unruly turbulent lot. The Southern Albanians are quieter but all are considered unfit for self-government".
​
5- Nje shkrim i detajuar rreth Dhimiter Vangjelit /Dimitri Evangelou gjendet ketu: https://www.mendoj.me/vangjeli-apo-evangjelou
​
​
​