Gjate nje diskutimi dhe shkembimi komentesh ne FB nje shoku im “feisbukas” me drejtoi nje pyetje qe, pak a shume, ishte formuluar keshtu: Si thua ti, mo Petro, per origjinen e shqiptareve; nga kemi erdhur ne ? Pyetjes po i pergjigjem me aq sa di dhe kuptoj.
Kusherinjte e mij iliro-pellazge
Po te besojme shkencen gjenetike, origjina e njeriut e ka zanafillen diku ne Afrike, ku majmunet u lodhen se ndejturi ne peme dhe zbriten ne toke (nuk e di nese bene mire apo jo, por kete do ta diskutoj njehere tjeter). Po te marrim per reference disa nga besimet fetare te paret e races njerezore ishin dy krijesa te Zotit; Eva dhe Adami te cilet jetonin ne Kopshtin e Edenit. Si njeri, si tjetri variant thote se njerzit u shperndane neper bote duke u nisur nga nje zone shume e vogel. Meqenese kjo zone eshte larg Ballkanit i bie qe ballkanasit te gjithe, ne njeren apo ne tjetren forme, jane refugjate, perfshi dhe racen "iliro-pellazge". Kur filloi largimi i refugjateve nga “Kopeshti i Edenit”, qe mbase ka qene diku ne Afrike ? Le te pranojme nje numur "rrumbullak", te themi 150,000 vite te kaluara. Gjate ketij udhetimi te gjate dhe te lodhshem, shpesh here brutal dhe te pergjakshem, disa nga te larguarit afrikane arriten ne Ballkan dhe vazhdojne te jetojne aty deri ne kete fundviti, 2020.
Me sa duket ne hapat e para te "njerzillekut", kur njeriu nuk dinte shkrim e kendim dhe as nuk dinte te bente llogari, gjerat ishin me te thjeshta, te pakten ne disa drejtime. Pershembull, ne se dikujt i duhej dicka ai shkonte dhe e vidhte ate pa ju trembur syri fare ! Keshtu qe disa individeve, qe ju kishin rene qimet me heret dhe ishin me te zgjuar se te tjeret, vendosen te marrin situaten nen kontroll dhe te perdorin dhe trurin dhe kerbacin, sipas situates dhe mundesise. Si rrjedhim, pak e nga pak linden grupe me te avancuara njerezish, te cilet filluan te akumulojne dijen, zhvillojne gjuhen e folur dhe te shkrojtur, etj. Te mos harrojme qe ne krye te ketyre grupeve qendronte “paria”, me piramida, pallate, skllever, ar dhe argjend e shume te tjera … Sic koha kalonte, njerezimi u zhvillua shume. Bie fjala, sot bota ka tankse dhe aeroplane, bomba atomike dhe shume gjera te tjera, mos harrojme te "drejten e fjales" qe te jep mundesine te shash me "rrenje dhe dege" ate qe s'te pelqen. Secili nga ne ka patjeter nje celular dhe mbase 1 apo me shume profile ne Face Book, komoditete keto qe nuk i kane "kusherinjte" tane te larget qe vendosen te rinin ne peme dhe mos zbrisnin ne toke, Zoti na rruajte !
*****
Ajo qe me cudit eshte fakti se nje pjese e madhe e “feisbuksave” nuk dine te shkruajne shqip por jane gati te vrasin ne se dikush ju kerkon ndonje prove per origjinen e tyre ! Ajo eshte tabu; iliro-pellazge ! Sipas disa perfaqsuesve te nacionalizmit ekstrem, pellazget kane qene te paret e te pareve. Para tyre nuk ka patur as majmun dhe as njeri ne ato zona, as ne peme dhe as ne toke ! Te tjeret erdhen dhe ju morren pronat, tamam sic ndodhi ne “Demokraci”. Me kalimin e shekujve pellazget u bene ilire; pastaj iliret u bene arber …
Po sikur une te them qe “arberit” ishin banore me te hershem se iliret dhe keta te fundit kane ardhur, le te themi 3000 vjet me pare, ne hapesirat Ballkanike ? Po sikur te them se iliret kane fare pak te bejne me pellazget ? C’fare do te thone simpatizantet e atij apo ketij personi ? Do te me shpallin “armik te kombit” ?
Sido qe te kete qene, shqiptaret, ose me sakte ato grupe popullatash qe formuan shqiptaret e sotem, kane banuar ne Ballkan te pakten per 2,000 vjet. Ky eshte mendimi im personal dhe une kete e bazoj ne efektin e forte qe ka patur latinishtja ne gjuhet e ketyre popullatave. Pra, kur romaket shtrine kontrollin e tyre ne Ballkan ata erdhen ne kontakt, ose me sakte banoret egzistues erdhen ne kontakt me Gjuhen dhe Kulturen Romake. Te paret e shqiptareve mesuan shume gjera nga romaket, midis te tjerash dhe fjalen shkruaj. Ne se dikujt i duken pak 2,000 vjet atehere le te me jape 2,000 mije Euro … nuk them gje fare. Bile do ta mbyll gojen pa le te thone qe Petroja eshte i paguar !
Po kthehem tek ata qe s’dine te shkruajne gjuhen shqipe dhe ne te njejten kohe insistojne se iliro-pellazget jo vetem qe mesuan Europen si te shkruaje, por dhe si te lexoje. Perpara se te vazhdoj me tej; me ben pershtypje se kjo kategori njerzish nuk thote gje fare per tabelen e shumezimit … kush ja u mesoi ate Europianeve ? Me qe mu kujtua tabela e shumezimit, fillova te bej disa kalkulime me gishta. Une kam afersisht 15 kusherinj te afer. Kusherinjte e mij kane dhe ata kusherinjte e tyre, qe edhe ata nga anet e tyre kane kusherinjte e tyre … E imagjinoj “pemen e kusherinjve” dhe del qe te jete nje "peme familjare" shume e madhe. Po te shtoj pemet e shqiptareve te tjere del qe ka shume peme te medha dhe po te shtrihem ne kohe (te themi deri ne pellazget) atehere krijohet nje pyll gjigand me peme shume te medha, me kusherinj te varrur kudo neper dege njesoj si ne pemen e Vitit te Ri. Epo ne 2,500 vjet nga gjithe keta miliona “kusherinj” nuk doli nje qe te shkruante gjuhen iliro-pellazge ? Nuk doli asnje kusheri i zgjuar dhe me fantazi qe te shkruante nje leter dashurie apo qofte dhe nje leter “anonime” nga poshte-lart, por priten deri sa te ikte Turqia, 1,500 vjet pas renies se Romes ?
Si i rritur dhe edukuar ne kohen e "partise" mendova te perdor metoden “beso-kontrollo”, por vendosa ti referohesha shkences dhe jo vendimeve te "byrose". Ne faqen e nje kompanie shume te njohur ne testimin e DNA-se gjeta kete shpjegim rreth nje grupi DNA-je qe eshte shume i perhapur midis shqiptareve:
"Sot, meshkujt e ketij nengrupi DNA-je jane te zakonshem ne Europen Jugore, perfshi Ballkanin, Iberine dhe Italine. Ne Greqi, Bullgari dhe Shqiperi midis 15% dhe 30% e burave i perkasin nenrupit "E-M78". Ka te ngjare, qe para-ardhesit e tyre te kene arritur relativisht vone ne kete rajon. Ndersa disa dege te nengrupit "E" kishin ardhur ne Europe perafersisht 8,000 vjet te kaluara, kerkimet bashkekohore sugjerojne qe perhapja e nengrupit "E-M78" ndodhi, pak a shume, keto 5,000 vitet e fundit gjate Epokes se Bronxit" (1)
Hmmm, dalka qe shqiptaret e sotem paskan "kusherinj" ne te gjithe Evropen jugore, Greqi, Bullgari dhe natyrisht dhe ne Shqiperi. Pra nacionalistet shqiptare paskan te drejte; shqiptaret jane perhapur ne te gjithe boten. Po mire, i thashe vetes pse nuk rane dakort keta pellazget qe te flisnin te njejte gjuhe ? Mbase e kane bere per inat. Nejse, thashe leri pellazget dhe shiko c'fare kane bere iliret. Mu dha rasti te hyj ne diskutim me nje person nga ish-Jugosllavia. Pasi u perpoqem per 10-15 minuta te merreshim vesh, ja ktyem ne anglisht qe te merreshim vesh qe me ilirishten nuk merreshim vesh. Mendova; mali i Gramozit dhe Mali i Zi jane shume larg nga njeri tjetri dhe te paret tane as qe jane takuar ndonjehere ... Ose mbase kjo ndodh nga qe une jam ilir nga ana e burrave dhe ai nga ana e grave !
Konkluzion
Shqiptaret, si gjithe popujt e tjere ballkanike, jane nje perzjere racash dhe farash, qe gjate rrjedhes se historise kane arritur te krijojne identitetin e tyre te vecante. Konceptet race, fare, gjeneze, etnicitet, nacionalitet jane identitete qe disa here bashkohen ne nje ide, perceptim apo formacion te vetem. Por ndodh qe po te njejtat koncepte largohen nga njeri-tjetri duke u kthyer ne forca kundeshtare. Mendimi qe shqiptaret e sotem jane pasardhes te drejtperdrejte te pellazgeve, (Sipas nje legjende antike pellazget mbine nga toka), eshte njesoj sikur te thuash qe greket e sotem jane ata te kohes se Herkulit apo italianet jane romaket e dikurshem. Nacionalistet shqiptare nuk arrijne te kuptojne se disa nga elementet me te rendesishme qe kane kontibuar ne krijimin e nacionaliteteve te fuqishme boterore jane tradita, kultura, besimi fetar, forma e te menduarit dhe gjykuarit, menyra e jeteses, objektivat afatgjata politike dhe ekonomike. Per ta mbyllur, per ata qe vazhdojne te insistojne se shqiptaret jane nje race "puro", le te shohin nje foto te presidentit dhe kryeministrit te vendit, ngjitur me njeri tjetrin. Kush eshte iliri dhe kush eshte pellazgu - mund te me thote dikush ?
Persa i perket vendit nga kane arrdhur shqiptaret, (ose me sakte ai grup qe dominoi grupet e tjera dhe konsiderohet si berthama e shqiptareve te sotem); mendoj se ka qene nje vend larg detit sepse shqiptaret nuk kane emertime specifike dhe te detajuara as per faunen dhe as per floren detare; harroje lundrimin ne det qe kerkonte dhe emerimin e hyjeve ne qiell ! As fjala peshk nuk eshte fjale "puro" shqiptare. Nejse, mbase iliro-pellazgeve nuk ju pelqente peshku dhe e lane ate pa emer ...
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- https://www.23andme.com/ - Material i mare ne date 7 Nendor, 2020.
"Today, men bearing this haplogroup are also common in southern Europe, including in the Balkans, Iberia, and Italy. In Greece, Bulgaria, and Albania, between 15% and 30% of men bear haplogroup E-M78. Their ancestors were likely relatively late arrivals to the region. While some branches of haplogroup E were carried into Europe nearly 8,000 years ago, recent research suggests that the major spread of E-M78 occurred in the last 5,000 years or so during the Bronze Age".