top of page

Sali Butka dhe Petro Prodani

Sali_Butka_Color.jpg

Sali Butka

Sali Butka (1852-1938) dhe Petro Prodani (1863-1933) jetuan, pak a shume, ne te njejten periudhe kohore dhe momente historike qe paraprine krijimin e shtetit Shqiptar. Rreth vitit 1908, Butka kishte 56 banore myslymane dhe 51 banore te krishtere. Toponimi Butka ne bullgarisht do te thote kabine, mbase me kuptimin vendroje. Butka ishte e lidhur me blegtori. Prodani kishte 167 banore te krishtere dhe 19 myslymane. Toponimi Prodan ne bullgarisht ka kuptimin i taksur ne nje manastir. Fshati kishte nje kishe te vjeter te ndertuar ne vitin 1643, qe egziston dhe sot. Prodani ishte kryesisht i lidhur me ndertim. Te dy fshatrat ishin te vegjel dhe mund te themi se ata u bene te njohur si pasoje e veprimtarise se ketyre dy burrave.  

Petro-Nikolla-Prodani-Colorized_edited.jpg

Petro Prodani

Disa dite me pare ne Erseke u vendos statuja e Sali Butkes. Reagimet rreth kesaj ngjarje ishin nga me te ndryshmet; disa e mirepriten kete veprim, disa e kritikuan, disa e injoruan ... Secili sipas mendimit dhe botekuptimit te tij. Per mire apo per keq, Saliu ka lene gjurme ne historine e Kolonjes dhe kjo nuk mund te mohohet. Per syrin tim, ai ishte nje person shume kontradiktor dhe as qe i shembellente figures se nje heroi.

 

***** 

Bashkemoshataret e mi jane brezi i fundit qe kane degjuar rreth bemave te Saliut nga persona qe e kane pare dhe takuar ate personalisht. E ndjej si te thuash nje detyrim moral te tregoj dhe une ato qe kam degjuar. Megjithese shkrimi kryesisht ka te beje me perplasjen e nje para-ardhesi tim me Sali Butken, prape se prape ne te do te gjeni materiale qe une i konsideroj me vlere. Per kete qellim po kthehem 30 vjet mbrapa. Ne daten 23 Prill, 1992, Gazeta Republika botoi nje shkrim te titulluar: Jo, nuk kishte turp me te madh ! - me autor Eqrem Maluka, i cili midis te tjerash shkruante:

"Gjate Luftes se Pare Boterore, Peti me andartet greke kerkonin koken e Sali Butkes. U bene shume vrasje, djegje dhe krime ne popull. Me formimin e Shtetit Shqiptar, Peti u be tregetar ne Erseke. Nje dite Saliu e pa ne deren e dyqanit dhe u drejtua per tek ai. Peti u tremb dhe iu fsheh. Saliu hyri brenda dhe thirri: "Dil e na porosit me djalin nje kafe". Ai doli i zverdhur, "Mos u tremb, Saliu nuk ka ngerene dhe nuk ha kurre pula te ngordhura" dhe vazhdoi: "Po pse, mor qerrata, u bere me te huajin kunder vllezerve ? Cfare do te benin me shume ata nga nje tregetar qe je sot ?! Une luftova per Shqiperine dhe i dhashe kesaj tre djem e dy vellezer dhe kam mare parmenden qe me la im ate. Jemi shqiptare e vllezer ... ty le te te rendojne shpirtin ato qe i ke bere ketij populli ! ...". Keshtu foli memedhetari Sali Butka”.

Shkrimi ne fjale ka pasaktesi te medha dhe eshte thjesht nje trillim "komunist". E mbaj mend si tani; gazeten ja shpura gjyshit tim Mihail, te birit te Petro/Peti Prodanit. I heshtur ai e lexoi artikullin dhe me tha: Peti ka patur me shume probleme me Sejfulla Maluken sesa me Sali Butken ... dhe Peti nuk ishte frikacak !

 

*****

Stergjyshi im, Petro Prodani, kishte pasur te bente me Sali Butken. Keta dy burra i perkisnin kampeve diametralisht te kunderta. Petroja ishte grek dhe perpiqej qe Erseka/Kolonja ti bashkengjitej Greqise. Saliu ishte shqiptar dhe perpiqej qe Erseka/Kolonja ti bashkengjitej Shqiperise qe ishte ne krijim e siper. Nuk ka azgje per tu cuditur ketu. Behet fjale per momentet kur po shperbehej Perandoria Otomane dhe grupe te caktuara popullatash dhe individesh po tentonin ta vendosnin veten e tyre ne hapesira dhe shtete/sisteme qe perputheshin me aspiratat e tyre etnike, fetare, kulturore, interesa ekonomike, etj.

Pa hyre ne detaje, periudha midis viteve 1912 dhe 1920 ka qene shume e trazuar edhe per zonen e Kolonjes. Historiografia zyrtare shqiptare e pershkruan kete periudhe si nje dyluftim midis patrioteve shqiptare dhe andarteve greke ... dhe kaq. Per ta thjeshtesuar diskutimin po them se nga nje ane qendronte trimi Sali Butka dhe shoket e tij dhe nga ana tjeter frikacaku Petro Prodani me dy-tre te shitur te tjere qe ishin te paguar nga greku ... Por sa i vertete eshte ky version ? Nje pergjigje te sakte mund ta jape shtypi i kohes.

Gazeta "Liri e Shqiperise" botuar ne Sofje ne date 13 Shkurt, 1913 shkruan:

"Ne letren e javes se pare u shkruanja se Z. Jani Spiceri, Efrem Gjini, Stavraq Ballauri, Onco Ballauri, Lambi Darda, Petro Prodani, Kristo Rehova, Cafo Beu dhe Mahmut Beu, shkuan per ne Selanik. Tani mesojme se keta zoterinj qene nisur per ne Londre qe te protestojne per Korcen dhe rethet e saj te mbese nene Greqi, se e mesuan qe Korca me gjith vendet e saj do te mbese ne Cqiperi"

Po ashtu, Gazeta "Dielli"e botuar ne Sofje, ne muajin Prill, 1913, shkruan se Mahmut Bej, Cafo Bej, Hoxha Riza,  Jani Dardha,  Jani Spiceri, Efrem Gjini, Mihal Turtulli, Harallamb Dardha, Stavre dhe Jani Ballauri, Abdulla Starja, Peti Prodani dhe Kristo Qiriako, organizuan nje miting qe sic thote artikulli: "U mblodhe n'Erseke me teper se 15,000 shpirt te krishtere e myslimane dhe bene tejshkrim ne Londer qe jane te kenaqur me Greqine". Pra, bazuar ne gazetat e asaj periudhe, keta "tradhetare", (midis te cileve ishte dhe Peti, armiku personal i Saliut), ishin shume, te krishtere e myslymane, dhe per me teper, ata nuk ishin frikacake. 

 

Gjithashtu, gazeta “Dielli”, organ i shoqates “Vatra” ne USA, ne nje numur te saj te muajit Prill, 1914, permend Petro Prodanin si nje kundeshtar te perdorimit te gjuhes shqipe ne liturgjine e Kishes Orthodokse dhe shkruan: “Ndonese e dime prej kohesh qe Peti Prodani eshte grekoman i forte, nuk na besohet qe te kete keto ide te ndryshkura” dhe me poshte vazhdon “tradhetaret e kepucegrisurit grekomane ne qofte se nuk pendohen e s'heqin dore, por vene me mendjet e ndryshkura do t'u paguhet mundimi ashtu si e meritojne”. Autori i shkrimit vendos inicialet CiLC dhe jo emrin e tij real … 

Ne se Peti ishte frikacak dhe i trembej shkrimeve te njerezve pa emer, apo pushkes se Saliut, ai nuk do te ingranohej aq hapur ne aktivitete qe shiheshin me sy te keq nga administrata nderkombetare e kontrollit/administrimit te territorit shqiptar, austriaket, italianet, etj. Kush po pyeste per "patriotet anonime" matane oqeanit. Peti, dhe si ai shume te tjere, i ushtronin aktivitetet e tyre ne mes te sheshit dhe dites me diell. Permeteper, Peti ishte pjesemares dhe firmoses i "Kuvendit te Delvines" qe miratoi “Protokollin e Korfuzit”, ose me fjale te tjera, ai ishte perfaqsues i “Vorio Epirit” ne Kolonje. Petroja ishte plotesisht i ndergjegjshem qe ne se gjerat rridhnin kunder deshires se tij, ai kishte per te perballuar pasojat … Dhe keto nuk ishin karekteristika te nje frikacaku. 

 

Vijme tek fragmenti; “Peti me andartet greke kerkonin koken e Sali Butkes”. 

A eshte e vertete kjo ?

Po, kjo eshte shume e vertete !

Ishte pranvera e vitit 1917. Lufta e Pare Boterore kishte me se dy vjet qe kishte shperthyer dhe territoret shqiptare i kishin pushtuar ushtrite e disa fuqive te huaja … Nje mik myslyman i shkon Petros ne zyre dhe i thote se per koken e tij paguhej nje shume e madhe. Petroja mori nje cope leter, shkrojti dicka, e futi ne nje zarf dhe ja dha lajmesit duke i thene: Kaq vlen koka ime !

Ne ate leter ishin 12 emra, midis te cileve dhe emri i Sali Butkes. Lajmesi e mori letren dhe u largua. "Trimat" nuk guxuan te trazonin Petron, por italianet qe pushtuan Jugun e Shqiperise, e arestuan dhe e internuan ate ne Narte te Vlores me akuzen “Agjent i forcave armike”.

C’fare ndodhi me tej eshte nje histori e gjate. Une do te ndalem ne momentin kur Sali Butka i shkoi Petit ne dyqan qe sipas Eqrem Malukes, “Peti u tremb dhe iu fsheh”. C’fare kishte ndodhur ne te vertete ? Pas mezit te viteve 1920, Sali Butka perfundoi keq. Ate e kishin harruar te gjithe. Permeteper, shteti Shqiptar e kishte c’pronesuar dhe ai ishte detyruar, sic thote shkrimi "kam mare parmenden qe me la im ate“ dhe te punonte token ne moshe te madhe. 

Gjyshi im, qe ne te vertete kujdesej per dyqanin e familjes dhe ishte deshmimtar i takimit te Saliut me Petron, me ka thene se Saliu jetonte me djalin e tij te vogel qe vuante nga nje fatkeqesi e lindur (kishte nje problem fizik dhe ishte i ngadalte ne arsyetim). Kete gje une arrita ta konfirmoj shume vite me vone kur pashe fotografine e Dhimiter Vangjelit(1) ku tregohen Saliu dhe djemte e tij.

Sali-Butka-3-Djemte-1.jpg

Saliu "qahu hallet" me Petin, armikun e tij te vjeter. Gjerat per te ishin shume te veshtira; vertet atij i kishte mbetur vetem parmenda e te jatit dhe kishte nevoje per ndihme. Ai kerkonte dy qe per te leruar token. Gjyshi im me tregoi se te dy burrat pine nga nje kafe "koke me koke" ne zyren e Petit. C'fare i thane ata njeri-tjetrit ? Nje Zot e di ! Peti i dergoi fjale nje punetori te tij qe ti jepte qete Saliut dhe burrat u ndane si miq. Dy jave me vone, djali i Saliut kthehet ne dyqan dhe i thote Petros se i jati kishte qene i semure dhe nuk kishte patur mundesi te leronte token dhe per kete i kerkonte falje qe nuk i ktheu kafshet ne kohe. Petroja u mendua per nje moment. Ai tha djalit te Saliut qe i jati te kujdesej per shendetin dhe se qete ja kishte falur.

Do ti duhen dhe per vitin tjeter - ishte fjala e fundit e Petit.

Perse e beri Petroja kete gje ? Ne ato kohe, Saliu ishte nje “pule e ngordhur”, sic shprehet Maluka ne shkrimin e tij … Mbase, Petroja mendoi se jetes nuk i dihet, dhe fatin e Saliut mund ta pesonte dhe vete … Per ata qe nuk besojne kete version te ngjarjeve kam nje pyetje: Ku dhe si vdiq Sali Butka ? Kush ju ndodh prane ne castet e fundit te jetes(2) ?

 

***** 

Banoret e sotem te Ersekes nuk e kane idene se ne fillim te viteve 1900 qyteti i tyre ishte thjesht nje ngujim i vogel me rreth 180 banore. Ishin disa familje te krishtera qe e zhvilluan fshatin e vogel dhe e kthyen ate ne nje qyteze te degjuar te zones dhe me vone qender te Kolonjes. Midis ketyre personave spikate Petro Prodani, qe kishte qene per me shume se 12 vjet “i madhi i qytetit” ose me fjale te tjera kryetar i bashkise. Gjate aktivitetit dhe kontributit te tij si politikan dhe tregetar qe zgjati per me shume se 30 vjet u ndertua ujesjellesi i pare, u hapen kanalizimet e ujrave te zeza dhe shtruan rruget e para brenda qytezes, u ndertua nje kishe shume e mire per kohen, filluan punimet per ndertimin e mitropolise qe me vone u kthye ne shkolle dhe konvikt, u krijuan maredhenie tregetare me disa pjese te Perandorise Otomane, dhe shtete te tjera, djathi dhe bulmeti i fshatareve te Kolonjes eksportohej ne disa vende, u organizua emigrimi zyrtar dhe legal per ne Amerike, Kanada, Australi, etj, u hapen 2 dege te bankave te huaja dhe u krijua sistemi i marrjes se kredise, u themelua lidhja e Tregetareve te Ersekes, u rrit niveli i jeteses se banoreve, etj. Bile, Erseka kishte dhe gazeten e saj ! 

Duke e mbyllur historine e Petros; ai zoteronte disa gjuhe dhe perfaqsonte shtresen me te edukuar te kohes. Peti nuk u be tregetar ne "kohen e grekut", ai kishte qene tregetar i degjuar qe ne "kohen e turkut" ! Me poshte tregohen dy zarfe te shkrojtura dhe te vulosura nga vete ai, pjese e korespondences qe Petro Prodani kishte me tregetare te fuqishem ne Kostandinopoje/ Stamboll. Grek, jo grek ! Armik, jo armik, Petro Prodani la gjurmet e tij ne historine e Ersekes dhe Kolonjes pavaresisht se dikujt nuk i pelqen e verteta.

Leter-Peti-Costantinople-1R.jpg
Leter-Peti-Costantinople-2R.jpg
Petro-Prodani-Document-1910-R1.jpg

Sot Sali Butka portretizohet si nje memedhetar i madh, si nje luftetar per liri dhe zhvillim. Personalisht mendoj se ai ishte thjesht nje person qe perpiqej te mbronte interesat e tij duke u fshehur mbas nacionalizmit. Eshte e vertete qe ai ishte delegat i Kolonjes ne Kongresin e Lushnjes, por kjo pjesemarrje nuk e ben ate hero ! Nje artikull i nxjerre nga nje gazete e kohes tregon anen tjeter te heroit Sali Butka, shih me poshte. I sugjeroj lexuesit ta lexoje me vemendje artikullin e gazetes "Shqipetari i Amerikes" te botuar ne 31 Mars, 1923, sepse ne te gjenden te dhena shume interesante rreth origjines, jetes dhe bemave te Sali Butkes. 

Sali-Butka-Gazete-1923.jpg

Fotoja e meposhtme tregon banden e Sali Butkes. Ku eshte flamuri apo simboli kombetar ? Ne krahun e nje "luftetari" me zyri syri disa objekte qe ngjajne si zbukurime grash te cilat i rrethova me te kuqe. Mund te me thote dikush c'fare jane ato objekte ? Mbase dekorata ?

Banda-Sali-1.PNG

Kane kaluar 100 vjet qe kur andartet greke jane larguar nga territori i vendit por nje pjese e caktuar e shqiptareve nuk do ta kuptoje se bota ka ecur perpara. Ky grup njerzish, me rast dhe pa rast, sulmon te tashmen duke perdorur arme dhe municione nga e kaluara e trazuar ballkanike. Kembengulja per krijimin e heronjve artificiale, si rasti i Sali Butkes, me kujton "Luften e Klasave", qe shkateroi anet me pozitive te shoqerise shqiptare, mbushi burgjet me kundeshtare politike, egzekutoi fizikisht dhe shiprterisht personat qe mendonin ndryshe, dhe e gjithe ajo kasapane ne emer te nje ideologjie shterpe ...

Per ata qe kane mbetur ne kohen e andarteve greke, kam nje pyetje: sa te tille vrau Sali Butka ? Ka dikush ndonje ide; ndonje numur ? Shkrimet e kohes thone se ai, bashke me trimat e tjere, ja mbathi kur greket shkuan ne Butke. A nuk ishte detyra e patriotit te mbronte fshatin e tij ? Ne Internet me zuri syri nje deklarim se ne vitin 1917, Saliu kishte mbledhur 20,000 ushtare(3); kaq te forte te kishin qene keta andartet greke ?

Duke perfunduar, veprime te tilla si glorifikimi i Sali Butkes, jane jehona te venitura te se kaluares problematike qe nje shoqeri e civilizuar dhe bashkekohore duhet ti shuaje perfundimisht. Nga ana tjeter, keto veprime jane nje shuplake per ata qe u "perveluan" nga bemat e Saliut dhe "trimave" te tij ku rasti i Voskopojes mbetet me spikatesi. Kur isha i ri kisha degjuar nga me te moshuarit kur tregonin se prinderit e tyre i trembnin duke ju thene: Ri urte; se erdhi Saliu ! Pershkrim shume domethenes per nje "hero".

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

 

1- Petro Prodani dhe fotografi i njohur Dhimiter Vangjeli/Dimitri Evangelu ishin vllezer, te lindur nga e njeta nene, e cila quhej Anastasia, shkurt Ana. Dhimitri ishte adoptuar qe bebe nga vellai i te jatit te Petros, (i cili quhej Nikola; ne zone njihej si Haxhinikola). Vellai i Nikolas qe adoptoi Dimitrin quhej Kristo. Pra, ligjerisht, i jati i Dimitri Evangelu quhej Hristo/Kristo ndersa i jati i tij biologjik quhej Nikola.

2- Nga te moshuarit kam degjuar se Sali Butka vdiq jashte, diku prane shtepise se tij ne Butke dhe trupin e tij e demtuan qente dhe kafshet e egra. 

3- https://sq.wikipedia.org/wiki/Sali_Butka - "Sali Butka mblodhi forcat që arritën në 20.000 dhe mbasi e rrethoi Korçën, përsëri, i dërgoi komandantit të forcave franceze një ultimatum. Sali Butka mbrojti jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë Juglindore nga sulmet e forcave greke". Citimi eshte mare ne daten 30 Korrik, 2021

Gusht, 2021

bottom of page