
'Kalaja' e Korces dhe bullgaret e Mesjetes
Si gozhda 'Tradhetoi' personin me te cilin kishte qendruar per shekuj ne te njejten grope. Deshmi te venitura qe reflektojne nje histori tipike ballkanike ...
Ne daten 9 Shtator te vitit 1804 shkrimtari/topografi/diplomati britanik William Martin Leake, gjate udhetimit ne drejtim te Korces, shkruante:
"Duke vazhduar ne kembet e kodrave, ne ora 10.20, arritem ne Korytza/Korica. Qyteti eshte i gjithi i vendosur ne nje rafshnalte. Ai ndahet vetem me disa vreshta nga kembet e nje mali i cili 'Kurorezohet' me nje keshtjelle te rrenuar. Ka mundesi qe fortifikimi te jete nje ndertim i bullgareve, megjithese thashethemet popullore e lidhin ate me spaniarded."
Pothuajse 221 vite mbas pershkrimit te Leake, mora rrugen per ne 'Kala'. Kisha qene aty ne rinine time te hershme. Rrenojat me kishin bere pershtypje dhe me kishin zgjuar fanatzine femijnore. Kjo ishte dhe arsyeja se perse 'Kurora' mbi mal vazhdonte te me terhiqte si nje magji. U ngjita nga 'Gryka e Mborjes'. Zbrita nga 'Gryka e Drenoves'. Natyra rreth e rrotull; mbreselenese.
Nga 'Kalaja' e dikurshme nuk kishte mbetur gje tjeter vec se disa kapica gurresh. Barrinjte qe ishin aty prane me thane se keto ishin 'Veprat' qe kishin lene mbas 'Kerkuesit e floririt'. Ata ishin kujdesur qe te mos mbetej gur mbi gur. Pakez gje i kishte shpetuar brutalitetit te 'Banditeve arkeologjike'.
Por nga te gjithe shkateruesit qe kishin kaluar aty, demtimet me te medha i kishte kryer Ushtria Shqiptare. 'Gjeneralet e Partise' kishin shkateruar objekte te rendesishme; deshmi te nje civilizimi te vjeter. Kater tynele artilerie, qe do te mbronin fushen e Korces nga sulmet e Monarko-Fashisteve Greke, apo NATO-s, vazhdojne te deshmojne me kembengulje idjotesite e kohes ...
Te ze nje trishtim kur shikon kete masaker kulturore. Kete urrejtje per historine e vendit dhe para-ardhesve. Eshte nje ironi e hidhur kur mendon se edhe sot e kesaj dite, banoret e fshatit Mborje thone: Do te ngjitem ne 'Qytet' - duke treguar majen e malit qe kishte terhequr vemendjen e ushtarakut britanik ne vitin 1804.
Lind pyetja: Kush ishin dhe ku shkuan 'Qytetaret' e dikurshem ?
U larguan per te ndertuar nje qytet tjeter, apo u treten ne rrjedhen e kohes ?
*****
Ketu ka patur shume varre. Une di pese apo gjashte vende. Ja, ne pllaja perballe. Aty, aty... Atje ku duken disa germime - me tregoi njeri prej barrinjve.
C'fare ndodhi me to - e pyeta.
Ketu kane erdhur shume njerez, bile dhe me pozite. Me makina te medha, me aparate kerkimi, me kazma, lopata, kompresore, drone, dhe vegla te tjera. Hapen varret, hodhen kockat lart e poshte, morren c'fare deshin, dhe iken - tha ai duke me treguar me shkopin e tij ish-rrugen qe te nxirrte ne ish-minjeren e qymyrgurit.
Kane gjetur ndonje gje me vlere ?
Nuk e di vleren. Une kam pare monedha bullgare. Kam pare dhe gure te shkrojtur, mbase greqisht, mbase bullgarisht. Nuk kam shume shkolle. Varrin e fundit e zbuluan para ndonje viti. Gjeten vetem nje unaze. Kafka ishte e plote. Kishte dhe disa dhembe - vazhdoi barriu.
Ku eshte ajo ?
E thyen ... Kane mbetur pak eshtra aty tek tre bredhat e vecuar - me orjentoi ai.
Dhe vertet, prane pemeve shiheshin gjurmet e germimit dhe fragmente kockash. Midis tyre gjeta dhe nje lloj gozhde. Mbase kjo e fundit ishte nje nga sendet metalike qe kishin aktivizuar alarmin e aparatit metal-kerkues. Si pasoje, eshtrat e pronarit te qivurit kishin perfunduar jashte varrit ku kishin gjetur prehje per shume kohe. Mbase 1000 vjet.
Perse mendoj se varri ishte i vjeter ?
Ne pamje te pare, gozhda i ngjan shume gozhdeve antike. Ne fotot e meposhtme tregohet disa te tilla qe i perkasin Antikitetit Helen. Analizat e specializuar do te japin nje date shume te perafert ... Ne kete pike do te ndihmonin dhe kockat e shperndara mbi ish-varin ne fjale.
Kush te kishte qene ky njeri ? Mashkull ? Femer ? Sa vite me pare kishte jetuar ? Si kishte vdekur ? Te kishte qene dikushi, apo thjesht nje numer ? C'fare gjuhe/gjuhesh fliste ?
Pyetje pa fund trazuan mendjen time.
Them se ai kishte qene nje mashkull i rritur. Prezenca e unazes dhe trashesia e eshtrave te brinjeve me bene te arrija kete konkluzion. Ne se do te ishte femer, ajo do te mbante dhe zbukurime te tjera ...
Ndresa orjentimi Lindje-Perendim i varrit deshmonte pranine e riteve kristiane.
Dhe dalim tek Kristianizmi.
Kush e shpuri ate ne majen e malit mbi Mborje ?
Logjika e thjeshte thote se ate e perhapen greko-bizantinet te cilet investuan shume ne Kristianizimin e zonave dhe popullatave qe bullgaret kishin nen kontroll. Ketu nuk do te benin perjashtim as banoret e 'Kalase' se Mborjes.
Ata ishin nen ndikimin e Ohrid, nje nga qendrave me te rendesishme te careve bullgare. Nuk kam idene ne se banoret e vjeter te Gorices kishin ndertuar ndonje kishe. Logjika thote se ata nuk u kristianizuan kur zbriten nga mali.
Kjo duket qarte nga ngjashmeria e ikonave te kishes te 'Ristozit' ne Mborje me ato te disa kishave ne Ohrid dhe zonat rreth e rrotull tij.
fut foton e kishes Ristoz
Nje ngjashmeri mbreselenese paraqitet me poshte. Ne te majte qendron nje material i shekullit te 13-te i ekspozuar ne kishen e Shen Pantelimonit ne Ohrid. E dyta, tregon nje pikture murale nga kisha e vjeter ne Mborje.
FUT:
TOPONIMET BULLGARE< KISHA RISTOZ<
GOZHDA https://en.wiktionary.org/wiki/Reconstruction:Proto-Slavic/gvozd%D1%8C
GROPA - TE BEFSHA GROPEN - Гроб ne Bullgarisht
