"Albania and the Albanians" by Sir Vincent Henry Penalver Caillard
Europianet e shekujve te kaluar kane treguar pak interes per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk ka patur studime te mirefillta historiko-shkencore qe te benin fjale rreth vendit dhe njerzve. Fillimi i viteve 1800 shenoi zgjimin e interesit per Albanian Otomane* dhe banoret e saj. Zgjodha nje shkrim te ekonomistit te degjuar anglez Vincent Henry Penalver Caillard ku ai jep nje pershkrim te detajuar te provinces Otomane te Albanias; grupeve te popullatave qe jetonin ne keto hapesira, ngjashmerite dhe dallimet midis tyre, etj. Shkrimi eshte i vitit 1885, botuar per here te pare ne "The Fortnightly Review" qe ishte revista me e rendesishme e Anglise te asaj kohe. Sir Culliard ishte dashamires i hapur i albanasve/shqiptareve. Ai i beri apel politikes se kohes qe te merrte ne konsiderate aspiratat e shqiptareve dhe popullatave te tjera qe banonin ne provincen e Albanias Otomane.
Albania dhe Albanasit / Shqiperia dhe Shqiptaret
Albania (Shqiperia*) eshte ne nje situate te trazuar; per kete arsye idete dhe pershtypjet qe mora gjate vizites sime ne kete vend, duhet te konsiderohen te sakta vetem deri ne nje fare niveli. Pavaresisht kesaj, ishte nje udhetim kurioz dhe terheqes ne nje vend relativisht pak te njohur nga anglezet megjithese atje mund te shkohet kollaj duke perdorur Triesten si port lidhes. Nga Trieste rrugetimi im vazhdoi per ne Kotor, me tej neper Malit te Zi, me destinacion Shkodren, qe eshte nje qytet ne veri te Albanias.
Duke lene Triesten heret ne mengjez, lundrimi vazhdon ne nje det blu qe shtrihet deri tutje ne perendim. Udhetimin e bejne me terheqes pamjet e bukura te kodrave te mbuluara me gjelberim te shumte ne mes te se cilit, here pas here, shfaqen disa shtepi te bardha. Ne mes te ketij pejsazhi, e vendosur mbi nje vend solid, qendron keshtjella “fatkeqe” Miramar. Ne horizontin e larget shihen malet e Tirolit me majat e tyre te mbuluara me debore. Nga bordi i anijes shihen ndertesat e Triestes te shperndara me nje organizim te perpikte dhe qe zbardhin me nje rezatim shkelqyes. Levizjet e shumta te vaporeve te mallrave dhe varkave te peshkimit te krijojne imazhin e nje porti te madh dhe aktiv. Dhe mbi te gjitha, shkelqimi i djellit te mengjezit krijon nje “pikture shumengjyreshe” qe te mbush me nje ndjenje optimiste per udhetimin qe do te vazhdoje ne drejtim te bregut lindor te Adriatikut te trazuar.
C’do pamje qe te del perpara ja vlen te shikohet. Duke filluar qe nga antikat e mrekullueshme te qyteterimit dhe arkitektures Romake dhe vazhduar me mbetjet e koheve me te vona si ato te Venedikut te fuqishem. Ndertimet ne fjale jane te shperndara vende-vende pergjate bregdetit. Pamjes i shtohen banoret e pashem dhe romantike Dalmaciane, rruget e shtruara keq, te ngushta dhe te ndotura, te qyteteve bashkekohore qe edhe pse kane problemet e permendura jane gjithmone piktoreske. Ajo qe te terheq me shume eshte hyrja ne Kotor. Efekti qe krijojne malet shkembore qe ngrihen madherishem te jep pershtypjen se ato do te bien nga casti ne cast mbi qytezat e bardha qe shtrihen prane detit. Brenda tokes, ne afersi te bregdetit, ka liqene te vogla te cilat njihen me emrin e famshem “bocce”. E gjithe kjo pamje te krijon nje ndjenje te cuditeshme dhe te pazakonte. Kjo pershtypje nuk mu largua dhe kur isha ne kurizin e nje kali te vogel duke ngjitur te perpjetat e rrezikeshme "zig-zake" te shpatit malor qe vendasit e quajne "Escaladra". Ne fakt eshte ndertuar nje rruge e re transporti, por banoret e zones preferojne te ndjekin shtigjet e kafsheve qe "gjarperojne" rezikshem mes shkembinjve te ashper dhe te ngrene nga erozioni qe ngrihen deri tek rete duke i dhene ketij vendi emrin e degjuar "Mali i Zi". Ne ndalimin e pare, ne nje vend qe quhej Njegåsh, erdha ne kontakt me nje lloj popullate qe e shihja per here te pare. Ishte nje perzierje e nje civilizimi te vjeter dhe nje primitivizmi te thjeshte. Pak a shume, kete moment e kisha fantazuar keshtu: Nje udhetar me eksperience, i veshur si nje endacak Anglez, do te me drejtohej me nje Frengjishte te thyer mire. Disa minuta me pas do te ndodhesha i rrethuar nga vendas, shumica e te cileve ishin te veshur si ne ato pikturat me kalem (bardhe e zi), qe shpesh shfaqen ne faqet e gazetave ne shkrimet qe pershkruajne udhetime ne keto vende. Me vone, fshataret do te me tregonin dhome e shkolles e cila ndodhej mbi nje stalle kafshesh dhe qe te arrije atje duhet te ngjiteshe neper nje shkalle druri. Dhe ndodhi vertet ashtu sic kisha fantazuar. Ne klase kishte nje maket te sitemit djellor/planetar qe vihej ne pune nga nje mekanizem me zembrek, nje drase te zeze, disa rreshta me banga dhe materiale te tjera mesimore qe te kujtonin nje ambjent te zakonshem shkolle ne nje fshat Anglez. Nje moment me vone, do te shfaqej mesuesi, nje djalosh i pashem dhe i sjellshem, me nje krenari te dukeshme si te atij luftetarit te vjeter, te famshmit "kapiteni i madh", qe kishte prere koken e jo me pak se 30 Turqve.
Pas nje ushqimi te bollshem, udhetimi do te vazhdonte midis maleve shkembore, si ato qe paraqiten ne fantazite vizatimore te maleve ne Hene, me destinacion Cetinje, kryeqendren e vendit. Cetinja eshte ne qyteze e vogel dhe e vetmuar; si te thuash nje fole shqiponjash e ndertuar ne maje te nje shkrepi te thate. Qyteza ka nje popullsi rreth 400 fryme. Ne mes te saj ngrihet hijshem nje pallat princeror qe si per nga ceremonite, menyrat, proceurat dhe rutinat e oborrit, i ngjan Pallatit Mbreteror te St. James ne Londer apo Tuileries ne Paris. Pozicioni gjeografik dhe gjendja e pergjitheshme e vendit, te ben te mendosh se e ardhmja e Mali te Zi nuk do te jete plotesisht e sigurt. Por padyshim, i gjithe komuniteti vendas, duke filluar nga shtresat me te ulta deri ne ato me te larta, perpiqen te beje maksimumin per shfrytezimin e mundesive qe natyra ju ka afruar. Qe nga Cetinje deri ne Rjeka, qe eshte ekstremi me verior i liqenit te Shkoders, rruga kalon nepermes nje zone te shkrete qe behet me e kendeshme sa me shume qe i afrohet liqenit. Ne breg na priste nje varke e vogel qe i perkiste Princit Malazez dhe pas 6 oresh lundrimi, duke shijuar pamjet piktoreske, arritem ne qytetin albanas te Shkoders. Pas Janines, ky eshte qyteti me i rendesishem i Albanias*, dhe nje nga me te bukurit. Catite e kuqe ngrihen mbi gjelberimin e shumte te qytetit. Pazari eshte i vjeter dhe i lene pasdore, me nje cati te cilesise se dobet te ndertuar shume vite te kaluara, gjysma e te ciles eshte kalbur dhe rezuar. Ndersa bime zvaranike ngjiten rreth atyre pak strukturave qe kane mbetur duke krijuar si te thuash nje mbrojtje apo hije perballe rezeve te forta te djellit. Objekti qe te terheq me shume vemendjen eshte keshtjella e vjeter venedikase, e shkateruar nga koha dhe bombardimet, qe shikon trishtueshem qytetin nga pozicioni ku ndodhet. Xhamite jane te pambaruara ose pjeserisht funksionale por me minare elegante. Liqeni shtrihet hijshem dhe rrethohet ne drejtimin verior, lindor dhe perendimor nga vargmale shkembore dhe e gjithe kjo krijon nje pamje te pergjitheshme terheqese dhe te bukur. Vendasit jane te pershtatur mire me hapesiren ku jetojne. Ketu ju mund te shihni fuastanellen valavitese dhe ecjen prepotente te burrit Myslyman qe perpiqet te terheqe sa me shume vemendjen e te tjereve. Me tutje do te shihni qytetarin e Krishtere te veshur me xhakete te kuqe dhe pantallona te gjera ne ngjyre te zeze. Me tutje shfaqet Mirditori me pantallonat e bardha pas trupit dhe me xhaketen e zeze, (ata e veshin kete si shenje te mbajtjes zi per Skenderbeun). Diku aty vecohet dhe brezi i shkelqyer i bajraktarit. Mes kesaj larmie rezaton manteli i qendisur me te verdhe i zonjave Katolike dhe kombinimi i mbuleses ngjyre “cokollate” te qendisur me fije ari dhe vellos te bardhe te zonjave Myslymane. Ky variacion i pafund ngjyrash dhe veshjesh ndryshon vazhdimisht perpara syve te udhetarit. Ndersas armet e lyera me argjend reflektojne djellin ne te gjitha drejtimet duke krijuar nje skene te mbushur plot me shkelqime vezulluese. Burrat, ketu dhe ne te gjithe Albanian Veriore, jane te gjate dhe aktive, fytyrat e tyre shprehin inteligjence, me hunde pakez te perkulur, balle te gjere, me nje veshtrim te mprehte dhe kurrioz. Grate, nga ana tjeter, ne pjesen me te madhe, jane te ashpra dhe te pazhvilluara ne kuptimin femeror te fjales. Por, ne pergjithesi vajzat e reja jane te miresjellta dhe simpatike. Ka shume te ngjare qe mungesa e feminitetit ne grate eshte rezultat i kushteve te veshtira dhe puneve te renda qe ato detyrohen te bejne duke u trajtuar vazhdimisht si kafshe pune. Ndersa inteligjenca e burrave nuk duhet gjykuar nga pamja e tyre e jashtme. Ata jane shume te talentuar ne ndertim, kopshtari, punim argjendi, punim shajaku, akitekture dhe pak a shume ne cdo dege te ekonomise qe kerkon eksperience dhe shije artistike. Po ashtu, nuk eshte e pazakonte qe te gjesh Albanas te punesuar ne pozicione te larta drejtuese te Perandorise Otomane. Permeteper, ata jane, pak a shume, te hapur dhe mireprites; zbatues te perpikte te regullave dhe kodit te tyre te nderit. Ndersa guximi i tye eshte pothuajse proverbial. Megjitheate, vendi tregon shenja te pakta zhvillimi. Per shembull, aftesite e tyre agrare dhe blektorale jane te thjeshta dhe te prapambetura njesoj si ato qe pershkruhen ne historite biblike. Ata nuk kane makineri moderne dhe punojne njesoj si para-ardhesit e tyre punonin ne shekujt e kaluar. Natyra e sjelljeve dhe zakoneve te tyre te jep pershtypjen e fenomeneve te vjetra qe s’kane ndryshuar qe prej shume kohesh dhe jane trasheguar nga brezi ne brez per shekuj te tere. Raca e tyre ndryshon pakez ne paraqitje fizike dhe kjo eshte me e dukshme ne drejtimin jugor por observimet e bera me siper vlejne plotesisht per te gjitha pjeset e Albanias. Kudo mund te gjesh burra te inteligjences te larte, por evidencat e edukimit dhe civilizimit nuk duken azgjekundi. Egzistenca e nje race qe ka ne zoterim nje avantazh te dukshem natyror por qe mbetet “ne vend numuro”, bile qe “ecen mbrapa”, ne nje kohe qe shtetet e tjera fqinje po zhvillohen dhe shkelqejne, (popullatat e ketyre vendeve nuk kane ndonje superioritet as fizik dhe as mendor ne krahasim me albanasit), i zgjon udhetarit kureshtjen se pse ndodh kjo anomali. Nje vezhgim i kujdesshem nga afer do ta shpjegoje kete fenomen. Per shekuj te tere Albania ka vojtur nga tensione te brendeshme. Ne kuptimin e pergjithshem vendi eshte i ndare ne 3 pjese; Gegeria, (ose Albania Veriore), Toskeria (ose Albania qendrore), dhe Epiri (ose Albania Jugore).
*****
Ne zonen e Epirit shtrihet nje rrip i vogel toke ne afersi te bregdetit, duke filluar qe nga Kepi i Gjuhes dhe deri ne Parge, qe banohet nga nje degezim i fiseve Toske. Keta quhen “Came” dhe mund te thuhet qe kjo eshte nje popullate Albanase, por ky eshte nje konkluzion arbitrar. Camerit nuk jane agresive; jane njerez te qete qe merren me agrikulture dhe qe po transformohen shume shpejt ne helene. Kjo po ndodh si rezultat i bashkejeteses me epirotet fatin e te cileve ka shume mundesi qe camet do te preferojne te ndjekin. Simpatite e tyre ne drejtim te albanasve jane aq te vogla saqe kur keta te fundit zbriten nga veriu te krijonin nje levizje kunder grekeve, camet kercenuan se do ti rezistonin me arme ne se ata (albanasit nga veriu) i afroheshin ne ndonje menyre territoreve te tyre. Persa i perket epiroteve; ata mund te konsiderohen “puro” greke. Gjuha e tyre eshte greqishtja, emrat e tyre jane greke. Ata jane nga koka ne kembe greke, ne mendim dhe ndjenja, ne zakone dhe besim fetar. Nuk do te ishte korrekte te thuhej se nuk ka myslymane, por ata jane nje pakice dhe jo shumice. Pak a shume, ata jane mbetje historike te Ali Pasha Tepelenes. Konvertimi ne fene e Islamit ishte hapi i pare ne perpjekjet per ti terhequr vemendjen pashajt dhe perfituar nga ai ndonje favor. Jo pak nga epiriotet myslymane te sotem jane pas-ardhes te te konvertuarve te asaj kohe te cilet preferuan avantazhet e perkoheshme perpara besimit fetar. Ky fakt tregohet qarte nga disa zakone interesante qe hasen midis myslymaneve te Epirit. Ata ndjekin me perpikmeri festimet e kishes Greke. Ata ju falen Shenjtoreve Greke, ata njohin autoritetin e dhespoteve Greke dhe kur jane te smure ju kerkojne prifterinjeve greke te luten per ta. Ka te ngjare qe kjo sjellje te jete nje nga rastet me te spikatura ne histori qe tegon se si dikush perpiqet ti sherbeje Zotit dhe “Xhepit” ne te njejten kohe. Disa pjese te Epirit Jugor jane perfshire ne Albania, ose me sakte ne Perandorine Otomane, relativisht vone. Kjo tregohet nga nje marveshje shume interesante qe u be midis Rusise dhe Portes se Larte me 21 Mars, (Me kalendarin e vjeter), te vitit 1800 ne Kostandinopoje (Istambul) dhe konfirmuar ne Tetor te njejtit vit po ne Istambul nga fuqite e tjera Europiane. Ngjarjet qe rrodhen me vone ne keto territore, sidomos riorganizimi i kufirit grek, treguan se kjo mareveshje nuk u mor parasysh dhe u injorua.
Pika VIII e kesaj marveshje thote: “Qe nga ky moment dhe ne vazhdim, distriktet e Prevezes, Parges, Vonicas dhe Butrintit me te gjitha zonat perkatese te cilat i jane shkeputur Venedikut qe i ka patur ato nen kontroll (nuk thuhet se ato jane zona Albanase) do ti bashkohen Perandorise Otomane dhe do ti shtohen zoterimeve te Portes se Larte". Ne vazhdim thuhet qe “banoret jane te gjithe, pa perjashtim, te krishtere”, dhe se ata do te gezojne te drejta speciale qe lidhen me besimin fetar dhe traditat e tyre. Ashtu si ne marveshiet per principatat Danubiane, “duhet te jete e ndaluar qe myslymane te zoterojne prone apo banojne” ne distriktet e permendura ne marveshje. Qe nga ky moment, "keto distrikte duhet ti nenshtrohen nje guvernatori te pergjithshem otoman i cili do te marre udhezime strikte se si ti trajtoje banoret ne menyren me te mire te mundeshme dhe te zbatoje drejtesine”.
Pika XI e mareveshjes vendosi qe rajate (1) e distrikteve te permendura “te cilet futen nen kontrollin e Portes se Larte per here te pare” do te paguajne nje takse shume te moderuar dhe ne asnje manyre me te larte se ajo qe paguanin kur ishin nen kontrollin e Republikes Venedikase. Duke marre ne konsiderate vuajtjet qe ata kishin kaluar gjate luftrave te fundit ata nuk do te paguanin asnje takse per 2 vjet duke filluar nga momenti i nenshkrimit te marveshjes. Porta e Larte e zbatoi marveshjen me perpikmeri per nje kohe relativisht te konsiderueshme. Per 6 vjet, provinca se ciles ju bashkuan dhe distriktete e permendura me lart, u drejtua nga nje person me emer Abdullah Bey, qe me sa duket ishte nje guvernator i drejte dhe i edukuar. Gjate kesaj periudhe rajat (banoret e krishtere) ishin plotesisht te kenaqur dhe ky interval u qojt “Koha e Arte” e Epirit te Jugut. Me vone, ne vitin 1806 Abdulla Bey ishte larguar nga detyra dhe provinca u fut nen kontroll te Ali Pasha Tepelenes. Nuk eshte e nevojshme te thuhet se menjehere pas kesaj filloi keq-qeverisja dhe shtypja. Ne nje kohe te shkurter Ali Pashaj kishte konfiskuar cdo prone qe kishte vlere dhe e kishte transferuar ate tek disa nga ata qe ai i perkufizonte si “albanasit/shqiptaret e mi”. Rajat e pakenaqur protestuan; Ali Pashaj i injoroi ankesat e tyre. Ata ju drejtuan Portes te Larte dhe kur nuk pane ndonje reagim nga kjo e fundit emigruan masivisht ne Zante (Zakynthos). Pas kesaj, Ali Pashaj mori nje kercenim te hapur nga Porta e Larte qe i kerkonte atij t’ju dergonte nje leter emigranteve, t’ju sugjeronte atyre qe te ktheheshin sa me pare dhe se ai i njihte padrejtesite e bera dhe ju premtonte atyre qe nuk do ti perserite kurre gabimet e meparshme.
Banoret e larguar e pranuan kerkesen e tij dhe per pak kohe morren nen kontroll pronat e tyre. Por shume shpejt Ali Pashaj e shkeli fjalen dhe perseri pasuroi “albanasit/shqiptaret e tij” ne kurriz te njerezve te drejtat e te cileve ishte urdheruar te mbronte. Pas kesaj nuk u be ndonje kerkese tjeter per te rishqyrtuar situaten. Disa nga guvernatoret e pergjithshem qe erdhen pas Ali Pashajt, ne vecanti dikush i qojtur Mehmet Ali, ne vitin 1848, pranoi nepermjet nje dokumenti te shkrojtur ku thuhej se padrejtesite qe “rajat” mbanin ne kurriz ishin te verteta dhe premtoi ti drejohej Portes se Larte per rishqyrtimin e situates. Mbase banoret kerkuan ndihme nga qeveria qendrore por pergjigjia nuk erdhi kurre. Me vone, ne vitin 1850 nje peticion ishte nisur nga qyteti i Prevezes tek Valiu i Janines. Dokumenti kerkonte rikthimin e te drejtave qe ishin mohuar per nje kohe te gjate. Kjo perpjekje nuk dha ndonje rezultat ashtu sic nuk kishin dhene dhe kerkesat e mepareshme. Kjo ishte perpjekja e fundit per te vene ne vend drejtesine. Qe nga ajo kohe dhe deri me sot, kjo zone ka mbetur nen kontrollin e pakundeshtueshem te njerezve qe e morren ate me force. Megjitheate, perpjekjet e Ali Pashajt per “albanizimin/shqiptarizimin” me dhune te Epirit te jugut nuk kane patur ndonje sukses praktik. Edhe tani, ne provincen e permendur ne marveshjen e mesiperme, ka vetem 84 familje shqiptare.
Eshte e pamundur ti largohesh kesaj teme pa permendur Bajronin, (Lord Byron), personin e ndritur, gjeniun e cuditshem dhe eksentrik, jeta e te cilit u mbyll nga nje vdekje e trishtueshme dhe e parakoheshme. Poemat dhe aventurat e tij kane mbuluar emrat e Epirit, Ali Pashajt dhe Albanias me nje vello romantike. Vargjet e bukura se kenges te dyte te “Childe Harold” qe pershkrujne skena “mistike” qe egzistojne vetem ne boten poetike te zgjojne nje imagjinate magjepese. Eshte veshtire te besohet qe ndersa punimet dhe bashkeudhetari i tij (2) jetojne midis nesh, dora qe shkroi poemat eshte ftohur njehere e pergjithmone.
Kodrat dhe luginat e kendeshme perreth Janines, shkembinjte, lumenjte, pyjet, malet vazhdojne te qendrojne si njere e nje kohe. I gjithe ky ambjent krijon nje ndjesi perrallore ne qender te se ciles qendron “bariu i vogel me gunen e tij te bardhe” qe me nje ze magjepes i ben thirrje udhetarit te rastesishem te "ngrije" per nje moment dhe te “adhuroje lindjen e diellit, ngritjen ne mesin e kupes se qiellit dhe perendimin e tij”.
Tani vijme tek "burri i luftrave dhe hidherimeve”, Ali Pashaj, me gjithe pallatet e tij, festimet e tij, sklleverit e tij, te tredhurit qe ruanin haremet e tij, ushtaret, miqte dhe mbikqyresit e pushtetit te tij. Kush ishte ky person ? Ne Janine jeton nje burre i vjeter qe mban mend mire sundimtarin brutal. Ai do t'ju tregoje me detaje historine se si u tradhetua dhe egzekutua Aliu. Natyrisht qe ka nje numur te pafund historish, qe i degjon kudo ne Janine, rreth barbarizmave te kryera me nxitjen dhe nen mbikqyrjen e Pashajt. Ne kete shkrim jane zgjedhur disa tregime, jo sepse ato konsiderohen qe te jene te perpikta por sepse eshte interesante te degjohen versionet qe kane mbetur te gjalla ne kujtesen e njerezve. Keto pershkrime te bejne te kuptosh shkallen e urrejtjes dhe frikes qe emri i Aliut vazdhon te krijoje ne mes te vendasve deri sot e kesaj dite. Pershembull, eshte e zakoneshme te thuhet qe diku nen pallatin e tij Pashaj ndertoi nje kasaforte guri ku fshehu thesaret e tij te fameshm. Ne menyre qe askush te mos dinte ku ndodhej vendi i "kasafortes" ai vrau te gjithe puntoret qe morren pjese ne ndertimin e saj. Gjithashtu, tregohet me detaje qe te bejne te dridhesh se si njehere, per te shojtur xhelozine e nje nga nuseve te djemve te tij, ai mbyti ne liqen 20 nga vajzat me te bukura te Janines (3). Nje version akoma me sensacional rreth bemave te Aliut eshte diskutimi apo hamendja se sa njerez ishin vrare dhe floket e tyre ishin perdorur per te mbushur dysheket dhe jasteket e divanit te tij. Por me renqethese eshte legjenda qe ben fjale rreth kapjes se rroberve franceze ne qytetin e Prevezes (4). Thuhet se Ali Pashaj u ul ne nje ballkon dhe urdheroi qe te silleshin roberit franceze nje nga nje dhe tju pritej koka perpara tij. Me trupat e fatkeqeve u krijua nje “kapice tmeri”. Ne fillim xhelati e beri punen mire por ne vazhdim e zuri gjaku, kembet ju prene, dhe ra perdhe i vdekur nga qe se perballoi dot situaten makabre. Disa thone se u soll nje xhelat tjeter, disa te tjere thone se Aliu e vazhdoi egzekutimin me doren e tij. Por shumica bien dakord me ate qe ndodhi me pas. Ata thone se nje numri burrash ju fal jeta me nje qellim akoma me barbar. Ata u detyruan te kerkonin dhe gjenin ne kapicen e kufomave qe ishte "ndertuar" perpara Pashajt, kokat e shokeve te tyre dhe ti shpinin ato ne Janine ku do te "dekoronin" pallatin e Aliut. Historia e fatit te Zofrenit te bukur tregohet po ashtu, pothuajse fjale per fjale, sic e pershkruan ne shkrimet e tij Hobhouse.
Duke ju larguar tregimeve te hidhura mbase eshte me mire te shqyrtosh versionin e Bajronit (Lord Byron) dhe pershtypjet e tij personale ashtu sic paraqiten ne letrat dhe shenimet e bera per poemen e tij “Childe Harold”. Keto te fundit duke qene mendime te pergjitheshme jane materiale qe mund te perdoren shume mire per krahasim me informacione qe kemi nga burrime te tjera. Duhet thene qe ne fillim; pozicioni nga ku Lord Bajroni pa epiriotet eshte disi i paqarte. Ne nje moment ai i referohet Delvinakit si "fshati kufitar midis Epirit dhe Albanias", diku tjeter epirotet ai i quan albanas, pa bere ndonje diference apo shpjegim midis dy perkufizimeve. Ky interpretim, ashtu si dhe gabimi tjeter kur ai i klasifikon malazezet si shqiptare, mbase eshte i lidhur me faktin qe Lord Bajroni nuk udhetoi mjaftueshem ne drejtim te veriut qe te ishte ne gjendje te kuptonte dryshimin e madh qe egzistonte midis albanasve te vertete dhe epiroteve. Nje arsye tjeter thelbesore qe ka ndikuar ne kete opinion eshte fakti qe ai vizitoi Epirin ne vitin 1809. Ne ate kohe te gjitha distriktet e permendura me lart ndodheshin prej 2 vitesh nen zoterimin e albanasve/shqiptareve te Ali Pashajt. Permeteper, i gjithe Epiri i ishte nenshtruar kontrollit te ketij te fundit. Hobhouse thote se pothuajse te gjithe albanasit flisnin greqisht dhe ata qe ishin te edukuar e lexonin ate. Ky konstatim gjuhesor perputhet shume mire me hapesiren gjeografike qe Lordi Bajron vizitoi. Ne te njejten kohe, nuk eshte egzagjerim te thuhet se ne zonat ne veri te Beratit eshte veshtire te gjendet qofte edhe 1 greqisht-foles megjithese ne ato zona banojne shume albanas te vertete te besimit Orthodhoks. Ne fushat e tjera, pershtypjet e nje udhetari modern do te jene egzaktesisht te njejtat me ato te permendura nga Lord Bajroni dhe shoku i tij i udhetimeve (Hobhouse).
Baron J.C. Hobhouse
Lordi Bajron, ne poemen e tij (5) pershkruan "pike e per pe" nje skene valleje qe ai pa me syte e tij gjate nje nate pasionante ne Lutraki, (Fshat afer Mesolongjit). Ndersa Hobhouse jep nje pershkrim te detajuar, deri ne imtesite me te vogla, te kenges "κλέφτες πότε Πάργα", (Titulli i kenges ka kuptimin: Hajdute, kur do te shkojme ne Parge ? - shenimi im). Teksti i kenges nuk ishte i njejti qe ai paraqet, por ishte ne albanishten/shqipen toskerishte. Pavaresisht kesaj, skena e ngjarje ishte pershkruar me saktesi. Albanasit/shqiptaret rinin te ulur rreth nje zjari te madh, dhe me nje ze here te mbytur, here te larte si nje britme kendonin nje kenge te eger. Ata tundnin trupat e tyre ne nje menyre ritmike dhe here pas here ngriheshin dhe kercenin rrotull zjarrit; nje lloj festimi ky qe zgjati deri naten vone.
Megjithese emri i Lordit Bajron eshte lidhur ne menyre intime me emrin e Epirit, (dhe natyrisht qe figura e tij eshte e shume e njohur midis epirioteve te edukuar), eshte emri i nje anglezi tjeter qe ka ndikim akoma me te madh midis epirioteve. Bile ky emer konsiderohet nga banoret vendas si nje simbol shprese. Si per cudi, njerzit me te cilet une isha duke udhetuar neper Epir me sa duket ishin te njohur me komisioneret qe ishin derguar te percaktonin kufijte e rinj te Greqise. Me keta njerez u takuam gjate rruges qe nga Seyada/Sejada per ne Janine. Grupi perbehej nga perfaqsues te fshatrave nga zona te ndryshme. Ata shpresonin qe me se fundmi lutjet e tyre te beheshin realitete dhe distriktet ku ata jetonin ti bashkoheshin Greqise. Te gjithe keta njerez kur takoheshin dhe ndaheshin nga njeri tjetri shprehnin te njejtin urim. I gjithe vendi, nga fillimi ne fund, kumbonte me fjalet "Viva Gladstone". Gladstone (6) shihej si shpetimtari i vendit te tyre, burri ne te cilin ata besonin per nje te ardhme me te mire dhe te begate, per ribashkimin me atdheun e tyre. Natyrisht qe drejtuesit turq ne Janine e konsideronin kete si nje demonstrim te organizuar dhe rezultat i intrigave dhe perpjekjeve korruptuese Greke.
Ne Filiat, i zoti i shtepise ku ne qendruam ishte jashtezakonisht krenar sepse ne shtepine e tij, 22 vjet me pare, kishte ndaluar “ő kúpos Γλάδστων”, (Zoti Gladstone), kur ky i fundit kishte udhetuar nga Korfuzi ne Epir.
- Ai eshte nje burre shume i zgjuar - tha i zoti i shtepise. Une jam i gezuar qe ai eshte gjalle e mire.
- Pse keshtu ? - e pyetem ne.
- Sepse ai do te na vendose atje ku ne perkasim - ishte pergjigjia e tij e menjehereshme.
Reagimi i nje banori nga Velchista/Velcista ishte vertet mbushur plot pathos. Kur u pyet ne se a ishte i kenaqur nen regjimin aktual ai u pergjigj:
"Jo, jemi absolutisht te pakenaqur. Kerkesa jone e vetme eshte te bashkohemi me memedhene tone - Greqine. Ne nuk kemi azgje te perbashket me Albanian. Taksat mund te jene te renda ne Greqi, por se paku ne do te kemi tregeti dhe perparim. Ne nuk guxojme te ndertojme fabrika, ose dicka tjeter, sepse nen Turqine nuk kemi siguri. Emri im eshte grek, te gjitha emrat ketu jane greke. Ne kohet antike Greqia dhe Epiri ishin e njejta gje, ashtu sic duhet te jene dhe sot. Situata aktuale nuk mund te zgjate pergjithmone, - dhe ne kemi shprese ne Gladstone".
Nje burre tjeter ishte po aq shprehes ne mendimet e tij duke theksuar se ishte e pamundur qe turqit ta mbanin vendin nen kontroll per nje kohe te gjate. Ai e mbylli diskutimin e tij duke thene: "Ne do ti dergojme peticione Gladstone; Ai eshte nje udheheqes i madh dhe burre i mire, dhe do t'ju jape grekeve c'fare eshte e tyrja".
Ne se keto nuk jane prova te mjaftuehme te nje deshire te pergjitheshme per tu bashkuar me Greqine atehere ne mund te kthehemi mbrapa ne te kaluaren jo te larget dhe kujtojme Suliotet. Ky ishte nje fis kryesisht grekfoles i chameve te Epirit, qe pervec se ishte ne lufte te vazhdueshme me Ali Pashane dhe albanasit/shqiptaret, ishte dhe nje nga grupet e para qe u perfshine ne luften per pavaresine e Greqise. Marko Bocari, nje nga burrat e fisit, ishte mbase heroi me i madh midis heronjve te shumte qe rane ne fillimet e asaj perpjekje te pergjakeshme. Ne fakt, Epiri qe ne kohera qe s'mbahen mend ka qene ne te gjitha drejtimet grek, duke filluar qe nga emri. Let te shpresohet qe ne te ardhmen e afert Epiri, nje nga pjeset me te rendesishme te Greqise, ti rikthehet perseri asaj.
*****
Me Gegerine dhe Toskerine ceshtja qendron ndryshe. Nuk ehte qellimi i ketij artikulli te hyje ne diskutimin e origjines se races Albanase/Shqiptare, nje subjekt ky ku shume autoritete te degjuara te fushes nuk bien dakord. Hobhouse thote se ne Albania nuk ka mbetur azgje nga raca antike Ilire. Ai ka permendur si origjine te mundeshme sllavet scythians dhe albanasit aziatike, dhe perfundon me konkluzionin interesant qe albanasit/shqiptaret jane nje perzierie greke, romake, gothe, vandale, spaniarde, italiane, bullgare dhe otomane. Pouqueville thote se albanasit/shqiptaret kane rrjedhur nga galet. Herr Kiepert i klasifikon ata si iliriane. Meletius mendonte se ata nuk kane te bejne as me ilirianet dhe as me albanasit aziatike, por me keltet qe erdhen nga Japygia ne Itali dhe me pas kaperxyen detin ne Durres dhe u shperndane ne zonat perreth. Nje shqiptar i kohes sone, Abdyl Bey Frasheri, i cili e vlereson shume edukimin, u perpoq te me bindte ne idene e tij duke me thene qe eshte e padiskutueshme qe shqiptaret jane perfaqsues te vertete te pellazgeve. Sipas Zt. Frasheri egziston nje fare lidhje midis shqiptareve dhe grekerve por keta te fundit jane nje dege e larget ndersa te paret jane pasardhes "puro" dhe me gjak te paster pellazgjik. Gjithashtu, ai deklaroi qe gjuha shqipe eshte identike me pelazgjishten antike. Sido qe te jete, ky opinion ka shume te ngjare te ishte nje "mbi-doze" patriotizmi. Ne librin e tij me titull "The Languages of the Seat of War" te botuar ne vitin 1854, Profesori Max Müller, autoriteti me i madh i fushes qe vazhdon te jete gjalle, ne nje artikull te shkrojtur ne menyren me admiruese refuzon te "arrije ndonje opinion vendimtar mbi origjinen dhe zhvillimin e ketij dialekti te izoluar" qe flitet ne Albania. Mbase klasifikimi i gjuhes do te percaktoje dhe origjinen e vertete te njerezve qe e flasin ate. Dr. Hahn, ne punimin e tij te jashtezakonshem dhe te vecante, te qojtur "Albanesische Studien" (Studime Shqiptare), mbeshtet qartazi opinionin qe albanasit rrjedhin nga ilirianet, ose po te perdorim nje term me te gjere, nga pellazget. Ai kosideronte si prove kryesore te origjines pelazgjike lidhjen midis gjuhes shqipe dhe shume fjaleve te mitologjise greke. Ai arriti konkluzionin qe albanasit jane autoktone ne kuptimin qe nuk mbahet mend peridha kohore kur ata u vendosen per here te pare ne keto hapesira. Duke pranuar kete version, mund te thuhet se raca albanase eshte nje grup i vecante dhe dikush mund te arrije konkluzionin qe te dy grupet, geget dhe tosket, rrjedhin nga e njejta origjine. Kuptohet ata jane efektur, por jo shume, nga kontakti qe kane patur me racat e tjera. Diferenca qe egziston midis tyre mbase eshte elementi kryesisht sllav qe eshte perzjere me gjakun geg dhe nga ana tjeter kryesisht perzierja vllaho-greke me tosket. Geget dhe tosket flasin dialekte te se njejtes gjuhe te izoluar. Por pavaresisht lidhjes te tyre te afert te gjakut, ata jane armiq te hidhur te njeri-tjetrit. Geget i shikojne tosket me perbuzje. Tosket nga ana e tyre i shohin geget me xhelozi ekstreme dhe mospelqim. Te dy palet e pranojne hapur qe ata nuk mund te rojne ne paqe midis tyre. Nje shembull nga realiteti mu tregua nga nje pronar i madh tokash ne Epir. Ai me deklaroi se ishte perpjekur disa here te krijonte mundesine qe geget dhe tosket te punonin se bashku ne pronat e tij. Me ne fund ai hoqi dore perfundimish nga kjo perpjekje. Grupet ishin ne grindje te vazhdueshme dhe me shume se nje here ata kishin derdhur gjak midis tyre.
Edhe po ti leme mbrapa keto ndryshime madhore, si Albania veriore ashtu dhe ajo qendrore, jane te ndara ne fise te ndryshme te cilat mbrojne me xhelozi te drejtat e grupeve respektive. Fiset refuzojne te perzihen me njeri tjetrin ose te njohin ndonje udheheqes tjeter pervec bajraktarit apo drejtuesit te tyre. Ne brendesi te vendit eshte fare e zakoneshme te degjosh per nje perplasje “qe sapo kishte ndodhur” midis fiseve fqinje. Ose te degjosh histori per perplasjet e kaluara qe dikush do ti tregoje me nje thjeshtesi te tille sikur lufta civile te ishte gjeja me normale ne bote. Edhe pse situata eshte shume e keqe justifikimet per gjakderdhje nuk pushojne. Fiset “mbjellin dhe risin” midis tyre asmerira fatale dhe perplasje te shumta vdekjeprurese. Kjo situate te tmerron kur mendon qe rregulli kryesor qe mbizoteron ne shoqerine Albanase/Shqiptare eshte vendeta, (gjakmarrja). Me poshte tregohet nje incident qe tingellon aq i pabesueshem sa dhe historia e asaj pules se bardhe ne romanin “Vllezerit Korsikane” (7). Historia e meposhteme do te jete e mjaftueshme per te dhene nje ide se sa thelle ka depertuar ky fenomen gjakatar ne shoqerine e ketushme. Nje famulltar qe kishte jetuar pjesen me te madhe te jetes se tij mes albanasve/shqiptareve me tregoi per nje gjakmarrje qe kishte nisur kur nje burre kishte kaluar nepermes tokes se fqinjit. Si pasoje e kesaj hakmarje qe filloi per nje shkak kaq te parendesishem, jane vrare ose plagosur 300 burra; dhe e njejta situate vazhdon prej 2 brezash. Dy fshatra te tere jane armiqesuar me njeri-tjetrin dhe perplasjet vazhdojne pa nderprere. Me sa duket, nuk ka shprese qe diferencat qe egzistojne midis tyre do te zgjidhen me perpara se te jene kryer dhe shume vrasje te tjera.
Situata fetare ne Albania e komplikon situaten akoma edhe me shume. Egzistojne 3 besime; ai Myslyman, ai Romano Katolik dhe ai Greeko Orhodhoks. Eshte jashtezakonish e veshtire the gjesh statistika (8) te besueshme rreth numrit te besimtareve dhe perqindjeve numerike te bashkesive fetare. Thuhet, dhe mbase keshtu eshte dhe realiteti, qe ne Gegeri, katoliket jane me shume se myslymanet. Ne kete zone orthodhokset jane shume te paket. Ndersa ne Toskeri predominojne myslymanet ndersa katoliket jane nje minoritet shume i vogel. Zakonisht myslymante gjenden me shume ne qyteza dhe katoliket, ne vecanti ata te veriut, jetojne ne vende malore dhe te izoluara. Ne se te krishteret (katolike dhe orthodhokse) i futim ne nje grup atehere mbase ata do te behen pak me shume se myslymanet. Nje armiqesi e hidhur egziston si midis besimtareve greko orthodhokse dhe romano katolike ashtu dhe midis te krishtereve dhe myslymaneve si grupe te vecanta. Nje rast i zakonshem i urrejtjes qe nuk shuhet kurre ndodhi ne nje fshat te vogel ne Albanian veriore. Disa te rinj myslymane, me sa duket pa u menduar mire, perdoren kryqin e nje kishe katolike si nje shenje qitjeje dhe e gjojten ate. Si hakmarie, te krishteret veshen nje derr me rroba si ato te nje hoxhe dhe e lidhen ate diku brenda nje xhamie. Te terbuar nga ky ofendim, myslymanet, vrapuan jashte xhamise, gjeten te krishteret qe po prisnin te shihnin efektet e hakmarjes se tyre dhe keshtu filloi nje perplasje si rezultat i se ciles humben jeten disa persona. Raste te tilla perseriten pothuajse pa pushim. Veshtire se kalon ndonje jave pa pasur te tilla situata qe shpesh perfundojne ne gjakderdhje dhe humbje jete.
Situata e pergjitheshme eshte nje kombinim i shume elementeve te komplikuar; coroditje, armiqesi, tensione midis gegeve dhe toskeve, xhelozi midis fiseve te ndryshme, gjakmarje midis familjeve fqinje, perbuzje dhe konflikte midis myslymaneve, katololikeve romane dhe orthodhokseve greke. Eshte me se e qarte qe vendi mund te beje perpara, qofte ky edhe nje progres i vogel, vetem nepermjet nje qeverisje shume te zgjuar dhe te vendosur. Dhe ketu qendron problemi kryesor i fatkeqsise shqiptare. Fjala “qeverisje” ne se e quajme keshtu menyren se si turqit kontrollojne Albanian, ka fare pak te beje me kuptimin e vertete te kesaj fjale. Vendi eshte i ndare ne vilajete, (keto jane vilajetet e Shkodres, Kosoves, Manastirit, dhe Janines), ashtu sic jane te ndara dhe provincat e tjera te perandorise Otomane. Me sa kuptohet, kjo ndarje behet per arsye taksimi dhe rekrutimi ushtaresh. Te gjitha burrimet egzistuese (njerezore dhe ekonomike) shfrytezohen per qellime te tjera nga qeveria qendrore dhe ne province nuk kthehet asnje lloj kompesimi. Ushtaret albanas/shqiptare perbejne “ajken” e ushtrise turke. Pasi lirohen nga sherbimi ushtarak, pak jane ata qe kthehen mbrapa ne vendin e tyre. Bile 80% e atyre qe kthehen jane me te varfer se ne kohen kur lane vendin. Me tu kthyer mbrapa ata harrojne menjehere disiplinen qe mesuan ne ushtri dhe degradojne ne nje gjendje akoma me te keqe se ata qe nuk jane larguar nga vendi.
Nuk ka as edhe nje ndertim publik qe te deshmoje per perdorimin e drejte te taksave qe mblidhen nga sistemi egzistues. Dhe taksat nuk jane pak. Ka taksa per banesat, per bagetine, pothuajse per c’do lloj prone. Permeteper, paregullsive te permendura i shtohet dhe interesimi shume i paket qe Porta e Larte tregon per “arnautet”. Keta te fundit, qe nga koha e Iskander Beut deri ne ditet tona jane trajtuar si te thuash me nje politike “beni c’te doni dhe me lini te qete”. Nje forme kjo qe per ndonje grup tjeter popullate me temperament me te bute do te ishte shkateruese. Ka mundesi qe turqit te jene terhequr nga perpjekja e veshtire per te kontrolluar plotesisht kete race te ashper dhe kurajoze malesoresh. Ciladoqofte arsyeja, ata jane lejuar te gezojne nje lloj pavaresie gjysmake. Problemet e brendeshme te fiseve vazhdojne te zgjidhen nga “keshilli i te moshuarve” (pleqeria) e cila ndihmohet nga “asambleja e pergjitheshme” antaret e te ciles (gjobar) jane perfaqsues te grupimeve te vogla te perbera nga 4 deri 6 shtepi. Kur ceshtje te nje rendesie me te madhe vijne per diskutim atehere fiset mblidhen se bashku. Se paku, nje burre nga c’do shtepi eshte i detyruar te marre pjese ne takim. Ky eshte nje organizim, pak a shume i ngjashem si ai ne Rusi, ku banoret vendas kane kontroll mbi vete-qeverisjen lokale por asnje lloj fuqie politike apo ndikim ne shtetin qendror. Ky sistem, ne vend qe te eleminoje urrejtejet dhe armiqesite tradicionale dhe te mbaje nen kontroll situaten, ne te vertete ka tendencen ti inkurajoje dhe zmadhoje keto fenomene. Eshte me se e qarte qe Porta e Larte nuk eshte perpjekur ta permiresoje kete situate problematike por perkundrazi e ka perkrahur qellimisht ate. Kuptohet qe eshte shume lehte te mbahet nen kontroll nje Albania e pafuqishme, e dermuar nga nje anarshi e brendeshme e cila i konsumon asaj te gjitha energjite. Ne rast te kundert, ne se do te lindte nje levizje e vertete nacionaliste qe do te eleminonte perplasjet dhe problemet e bendeshme me qellim final te miren e perbashket atehere Portes se Larte do ti duhej te ushtronte nje prersion shume te madh per te shojtur perpjekjen e supozuar ne fjale. Rezultatet e trajtimit te keq qe i eshte bere vendit duket qarte ne gjendjen e tij ekonomike.
Nuk ka rruge normale, as te gjera as te ngushta. Rruget e karvaneve te kafsheve, te cila jane shume te pakta, jane ndertuar dikur nga venedikasit. Qe atehere jane lene ne meshire te fatit dhe kane arritur ne ate gjendje qe nuk mund te quhen me rruge. Disa urra, ne se mund te konsiderohen te tilla, jane relika te investimeve venedikase. Nyjet e transportit jane ne gjendje te mjeruar dhe kane nevoje per rinovime te plota, ndersa ne realitet ato jane meremetuar sa per te kaluar rradhen. Lumenjte nuk mbahen nen kontroll; ata dalin jashte shtreterve te tyre duke shkaktuar permbytje dhe deme te medha ne hapesira te konsiderueshme tokash produktive. Tregetia nuk inkurajohet, po ashtu dhe zhvillimi i pergjithshem ekonomik. Ne se fillojne punime publike ato lihen ne mes, gjysem te mbaruara. E gjithe provinca, (Albania), perpiqet te mbijetoje dhe eshte ne nje gjendje te pashprese. Keshtu qe duke mos patur ndonje forme efikase komunikimi dhe pa prespektiven e permiresimeve te mundeshme, popullata ka mbetur si ne te kaluaren, e ndare dhe e vecuar ne grupime te panumurta. Keto fise, duke mos patur azgje tjeter per te bere, e kalojne kohen e tyre duke u hakmarre me njeri-tjetrin per ofendime imagjinare te krijuara dhe trasheguara nga tradita te gabuara.
Duke e vezhguar situaten nga pozicioni Turk, kjo ka qene nje politike e shkelqyer qe ka dale ne pah shume mire gjate ketyre viteve te fundit. Porta e Larte ka qene ne gjendje ta perdore Albanian si nje leve diplomatike te mbeshtetut mbi justifikimin se “nuk mund te bejme dot gje”me keta lloj njerezish. Ne kete menyre Turqia ka arritur te kundershtoje sugjerimet Europiane per nje marveshje te pergitheshme paqeje ne kete rrajon te trazuar. Pavaresisht situates se pavolitshme ne te cilen gjenden, shqiptaret jane aq inteligjente sa ta kuptojne se kjo politike i mban ata larg civilizimit dhe progresit.
Ne vend vazhdimisht qarkullojne intriga; ngrihen propozime rreth nje mirekuptimi me Austrine. Ne shume ambjente flitet hapur per autonomi dhe pavaresi. Ka kritika kunder qeverise aktuale qe duket qarte qe nuk perfaqeson deshirat e subjekteve te saj. Ne mes te kesaj situate, Turqit te sigurte se e kishin situaten nen kontroll, u perpoqen te mbanin qetesine e zakoneshme deri ne momentin qe Lidhja Shqiptare (Lidhja e Prizrenit) filloi ti alarmoje me pozicionimin e saj. Duhet theksuar se ky organizim u krijua menjehere pas firmosjes se Traktatit te Sen Stefanit dhe qellimi i deklaruar i Lidhjes ishte ruajtja e integritetit te territoreve Albanase. Traktati i Berlinit zevendesoi ate te Shen Stefanit dhe ishte pakez me ne favor te ideve shqiptare. Refuzimet kryesore te Lidhjes ishin dy. E para, Lidhja nuk pranoi te njihte vendimet e Traktatit te Berlinit. E dyta, kundeshtimin ndaj percaktimit te kufirit me Malin e Zi bazuar mbi ate qe u qojt “Kompromisi Korti”. Dukej qarte, te dy "pozicionet albanase" ishin kalkulime te Turqve dhe mbeshteteshin nga ata. Nje oferte e re, te cilen Mali i Zi e kishte pranuar paraprakisht, ishte bere ne formen e nje propozimi kolektiv nga ambasadoret e fuqive te medha ne Kostandinopoje dhe i ishte paraqitur Portes. Kete propozim Lidhja kishte kundeshtuar me vendosmeri ashtu sic kishte kundeshtuar dhe propozimet e meparshme. Po ashtu, ishte e pamundur te detyrohej Turqia qe te ushtronte presion mbi subjektet e saj te pakontrollueshem ne menyre qe keta te fundit te zbatonin marveshjen Europiane. Ne te njejten kohe, Turqia vazhdoi te mbeshteste Lidhjen ne menyre te konsiderueshme. Banda te medha te te ashtuquajturve “kryengrites” ishin lejuar te mblidheshin ne Tuzi dhe Ulqin, dy qytete shume afer Shkodres. Demonstrime me natyre luftarake ishin mbajtur po ashtu brenda ne Shkoder, ku gjate gjithe kohes kishte patur nje prezence te forte ushtarake turke plotesish e afte te shperndante nje nga nje, si puplat e zogut, te gjitha kontigjentet e rebeleve kur keta ishin ne rrugen e tyre per ne vendin e manifestimit.
Si rrjedhim, Europianet organizuan demonstrimin e degjuar te flotes ushtarake detare perpara brigjeve te Ulqinit. Ne fillim ky veprim nuk pati ndonje rezultat. Vetem krijoi cudi dhe pakenaqesi. Arritja e vonuar dhe e padeshiruar e nje grupi luftaniesh franceze u prit me injorimin dhe moskokecarjen tipike lindore, per te cilen turqit shquhen mbi gjithe te tjeret. Kercenimin e flotes europiane qe ishte pozicionuar shume afer tokes dhe ultimatumin tre ditor qe ata i derguan Riza Pashajt, ky i fundit e mori me nje miresjellje sarkastike dhe nuk e vuri fare “ujin ne zjarr”. Dukej qarte qe kundeshtimi i hapur i kerkesave te europianeve nga disa pak malesore, (disa mije persona), ishte organizuar nga dikush tjeter. Perballe nje revolte jo te vogel qe krijoi raca me heroike ne Europe, perpjekja e pergjitheshme europiane nuk arriti te bente ndonje gje konkrete. Por, me pas europianet kercenuan me bllokimin e Izmirit, dhe ky nuk ishte nje kercenim bosh si ne rastin e Ulqinit. Te ndodhur nen nje presion te madh, turqit nxituan te nderprisnin punen qe kishin filluar. Por kjo nuk ishte me nje pune e lehte. Patriotizmi dhe inati albanas kishte arritur ne nivele shume te larta, dhe Lidhja ishte e vendosur te mos bente asnje leshim. Gjate kesaj periudhe kohore ata kishin organizuar forcat dhe kishte patur nje unanimitet midis komiteteve te tyre. Ne qofte se ata do te linin menjeane, qofte dhe per nje here te vetme, urejtjet e tryre te brendeshme shekullore dhe te organizoheshin si duhej, jo si ne rastin e Ulqinit qe ishte me shume nje shfaqe, situata mund te perfundonte ne nje kryengriteje te pergjakeshme dhe nje tragjedi te madhe.
Por, turqit e dinin saktesisht me ke kishin te benin. Ishte e cuditeshme te shihje se si c’do dite qe kalonte shfaqte nje carje te re ne kampin albanas. Nje fis nuk donte te largohej nga Tuzi; nje tjeter nuk donte te shkonte me larg se Shkodra, grupi tjeter u kthye i gjithi ne vendin e tij, dikush tjeter u be aleat me turqit – dhe keshtu me rradhe … Ne fund mbeten jo me shume se disa qindra burra te cilet u lane te rezistonin trupat ushtarake qe u derguan kunder tyre. Patriotizmi albanas ishte mbytur ne mes te xhelozise fisnore qe turqit e menaxhonin me pak talent dhe pak perpjekje. Keshtu qe demostrimi i forces detare e permbushi qellimin e saj. Si rrjedhoje, turqit ja u dorezuan malazezeve qytetin e Ulqinit, dhe zonat perreth, fare paqesisht. Nga ana tjeter turqit permbushen dy objektiva. E para, ata ishin ne gjendje te mbanin gjalle xhelozite fisnore dhe ne momentin e pershtatshem i perdornin keto xhelozi ne favor te tyre. Se dyti, ata arriten qe me sukses te mbillnin faren e revoltes albanase duke ju mbushur mendjen ketyre te fundit qe Europa i trajtonte ata ne menyre te keqe dhe te padrejte. Keshtu qe albanasit kishin te drejte te kundeshtonin me te gjitha mjetet qe kishin ne dore cdo propozim te mundshem qe do te behej ne te ardhmen ne lidhje me kufirin e tyre verior me Malin e Zi. Kundeshtimi do te behej pavaresisht rendesise se tokave qe do ti kalonin Malit te Zi, apo sado e vogel qe te ishte simpatia qe banoret e ketyre tokave kishin per albanasit. Megjithese ky pozicionim i albanasve ishte relativisht i ri, reziku i trazirave u rrit sepse njerzit ishin te pakenaqur nga situata e veshtire ne te cilen ndodheshin. Qe nga koha e demonstrimit te forces detare, kishte patur me shume se nje revolte. Ne cdo rast eshte ndjekur e njejta taktike qe ka dhene te njejtin rezultat. Nje perpjekje, qe ka patur potencial te shendrohet ne nje levizje te rendesishme nacionale, eshte kthyher ne nje hic vetem nga disa intriga te zgjuara te turqve.
Si pasoje e trajtimit te keq qe i eshte bere albanasve/shqiptareve eshte krijuar pershtypja e gabuar se ata jane nje bande e madhe vjedhesish qe nuk kane aspirate tjeter pervec bastisjes, dhe as ndonje objektiv me te avancuar se zenka dhe shkaterimi. Keshtu qe nje vezhgues i zakonshem, ose dikush qe nuk ka patur mundesine te studioje mire kete vend, nuk ka arsye te mendoje pse Europa duhet ta shohe me simpati ceshtjen e tyre. Ky gjykim eshte shume i perhapur midis njerezve qe mund te bejne dicka per albanasit/shqiptaret, se paku aq sa kane bere ne drejtim te racave me fatlume per te cilat gjate viteve te fundit fuqite e medha kane shprehur qendrime shume favorizuese.
Si do te jete e ardhmja e Albanias ? - ky eshte nje parashikin i veshtire. Epiri ka shume mundesi qe te perfshihet ne Mbreterine e Greqise. Por ceshtja e Albanias eshte e komplikuar. Ne kushtet qe ndodhet, nuk behet fjale qe asaj ti jepet autonomi apo pavaresi. Variant i pare mund te conte ne nje lufte civile te pafund. Variant i dyte, ai i pavaresise, do te kishte te njejtat pasoja sepse Albania nuk do te ishte aq e fuqishme sa ti rezistonte e vetme presionit te shteteve me te fuqishme qe e rrethojne ate. Eshte e kote te shpresohet se turqit do te arrijne te kuptojne qe megjthese kontrolli i tyre eshte deri ne nje fare mase tolerant, korupsioni dhe moskokecarja ekstreme qe karakterizon gjithe strukturat e tyre qeveritare, qendrore dhe lokale, do te cojne ne nje situate qe keto provinca do ti merren asaj me nje lufte shkateruese.
A do te arrijne ndonjehere turqit te kuptojne qe themelet e shendosha mbi te cilat mbeshtetet stabiliteti dhe madheshtia e nje perandorie jane mireqenia dhe prespektiva e te gjithe subjekteve te saj dhe jo superioriteti ushtarak i races dominuese ?
Kjo eshte nje pyetje qe vetem ata mund t’ju pergjigjen. Ne qofte se turqit i mbyllin syte, sepse nuk duan te shohin ku po i nxjer rruga qe kane zgjedhur, atehere nuk do te kene akend tjeter te fajesojne pervec vetes se tyre.
Duket qarte qe situata aktuale i shkon pas ujrave politikes austriake qe mund ta pushtoje vendin ushtarakisht ashtu sic ka bere me Bosnjen dhe Hercegovinen. Eshte nje propozim pothuajse i njohur boterisht qe Austria eshte gati te zgjeroje zoterimet e saj deri ne Salonika (Thessaloniki). Kete ajo do ta beje jo vetem qe te marre nen kontroll tregje te rendesishme por dhe te perfitoje si te thuash nje kompesim per humbjen e ndonje zoterimi slav apo edhe gjerman qe mund te ndodhe si pasoje e konflikteve qe mund te shfaqen ne te ardhmen. Eshte shume e rendesishme qe bazuar ne kete plan, Austria te kete nen kontroll te pakten nje pjese te Albanias Veriore. Perndryshe linjat e saj te komunikimit ne frontin perendimor, qe do te zgjaten perafersisht 120 milje, do te jene te zbuluara ndaj sulmeve te albanasve. Austria nuk do ta shohe kurre me sy te mire krijimin e nje shteti te ri qe mund te jete armiqesor kunder saj. Gjithashtu, ajo do te kundeshtoje lidhjen e Albanias me ndonje fuqi tjeter qe mund te kthehet po ashtu ne nje kombinim armiqesor dhe ti krijoje asaj probleme te medha.
Si njera, si tjetra rruge, sado qe duken te kenaqshme ne pamje te pare, do te krijojne kompikacione te metejshme. Ne te vertete, ideja e nje protektorati austriak nuk eshte dicka e panjohur midis albanasve te veriut. Bile disa nga ata nuk kane patur fare kundeshtim. Ndersa ne pergjithesi ata perbuzin greket dhe urrejne sllavet, ka nga ata qe e kuptojne qe nuk jane aq te fuqishem sa te qendrojne te vetem. Keshtu ata i jane kthyer Austrise duke e konsideruar ate si nje aleat natyral dhe te fuqishem. Nje nga shefat e fisit Kelmendi me tha afesisht keto fjale: “Greket ! - Ata nuk mund te bejne ndonje gje per ne. Perse te shkosh dhe udhetosh ne Greqi ? Atje do te shohesh qe ata jane aq keq sa dhe ne ! Nuk ka albanas qe do te pranonte ndonjehere te ishte subjekt i nje shteti sllav. Po Austria ? Ah ! Kjo do te ishte nje ceshtje komplet tjeter !”
Ne se do te pranohet propozimi austriak, apo udheheqesit e mencur europiane do te kerkojne dhe afrojne nje zgjidhje tjeter, kete vetem koha do ta tregoje. Mbase do te ngrihet nje drejtues largpames turk i afte te gjeje nje rrugedalje nga situata aktuale. Sido qe te jete, nje gje eshte e sigurt; perderisa neglizhimi dhe abuzimi i shtetit do te vazhdoje te mbreteroje ne Albania, per sa kohen qe nje popull, me inteligjence te larte dhe i afte te ece shpejt drejt zvillimit, do te mbetet i zhytur thelle ne mungesen e shpreses dhe i mberthyer nga turbullira sociale, nuk do te kete progres. Injoranca ekstreme, qe mund te krahasohet vetem me periudhen e erresires Mesjetare, eshte nje peshe shume e rende dhe nje epiqender turbullirash qe ne qoftese nuk eleminohen mund te vene ne rrezik paqen Europiane ne cdo kohe.
Me sinqeritet te madh le te shpresojme qe situata do te kuptohet me shpejtesi dhe te veprohet me forcen e duhur. Hapat qe do te merren duhet t’ju japin mundesine albanasve/shqiptareve te pakenaqur qe ata me shpejtesi te zene vendin qe ju takon midis komuniteteve te civilizuara te botes.
Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth materialit te shqiperuar.
* Sqarim; ne kohen kur ky artikull eshte shkrojtur nuk egzistonte termi Shqiperi. Ne shqiperim, ne disa raste, fjala albanas eshte shoqeruar nga fjala shqipetar. Kjo eshte bere per t’ju permbajtur sa me mire pershkrimit original. Nuk duhet te ngaterohet Shqiperia e sotme me provincen e qojtur Albania Otomane, qe perfshinte 4 vilajete; ate te Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines.
(1) – “Rajat” ishin te krishteret qe paguanin taksa dhe kishin te drejta te kufizuara perpara ligjit Otoman.
(2) – Hobhouse mik dhe bashkeudhetar i Lord Byron. Ai mblodhi materiale te shumta rreth shqiptareve/arvanitasve, gjuhes dhe traditave te tyre. Disa nga pershkrimet e tij jane shume informative dhe shkencore.
(3) – Cf. don Juan, kenga V, strofa 92.
(4) – Kjo histori (e c’veshur nga detajet makabre), tregohet nga Hobhouse ne librin e tij “Udhetime neper Albania”. Ai thote se viktimat ishin 200 preveziote qe kishin ndihmuar francezet.
(5) – Childe Harold, kenga II, strofat 70 – 73.
(6) – Gladstone – minister i jashtem dhe kryeminister i Anglise. Ai kishte vizituar Epirin.
(7) – Behet fjale per librin e Alexandre Dumas me titull “Vllezerit Korsikane”, botuar ne vitin 1844.
(8) – Nuk ka te dhena rreth populates aktuale ne Albania. Bazuar ne burrimet me te sigurta popullata mund te jete midis 1,7 dhe 2 milion njerez. Ja vlen te permendet qe Hahn parashikon qe ne vitin 1852 popullata te jete 1.5 milion. Leake ne vitin 1806 thote se Albania ishte provinca me e populluar e turqise Europiane.
Materiali origjinal ku u mbeshtet ky shqiperim: The Fortnightly Review, Volume XXXVII. Faqe: 461-475