"Bosat" e kohes se Skenderbeut ...
Pushtuesi le 'gjurmet' e tij te cilat variojne nga objekte qe i sheh me sy dhe i prek me dore, deri ne ‘gjurme’ te karakterit gjenetik, shpirteror, kulturor, dhe ekonomik. Historia ka treguar se kur ‘gjurmet’ e pushtuesit jane te thella ato kthehen ne pjese te identitetit etniko-nacional. Ky fenomen ka ndodhur ne shume vende te botes bile, ne njeren apo tjetren forme, vazhdon te ndodhe edhe sot e kesaj dite ...
Ne rastin e shqiptareve, nuk mund te kete histori shkencore pa u studjuar periudha e dominimit otoman dhe pa ju referuar 'deftereve' te Portes se Larte. Krijimi i nje historie te bazuar vetem ne 'arkivat e perendimoreve' apo legjendat 'patriotike' eshte thjesht nje drite-shkurtesi qe te con ne perplasje me vet-veten. Personalisht, mendoj se pushtimi otoman ju dha mundesi fiseve, farave dhe klaneve te shumta te shqiptareve te asaj kohe, qe kryesisht ishin popullata nomade, te krijonin nje lloj identiteti kolektiv qe me kalimin e kohes do te rezultonte ne krijimin e nacionalitetit modern shqiptar. Ismail Qemali, ne kujtimet e tij, e pershkruan shume mire kete fenomen. Nejse, kjo eshte nje teme e gjere diskutimi qe shpesh here merr ngjyra folklorike.
*****
Nje studjues i mirenjohur i historise se shqiptareve te shekullit te 15-te ishte studjuesi turk Halil Inalcik (1916-2016). Nepermjet shkrimeve te tij, ai shpjegon menyrat se si otomanet i vune nen kontroll hapesirat e pushtuara. Berthama e ketij organizimi ishte sistemi i timarit. Pak a shume, timari ishte nje hapesire tokesore qe i jepej ne perdorim nje timarioti i cili kishte per detyre te zbatonte ligjet dhe rregullat e kohes, te mblidhte taksat perkatese dhe ne kohe lufte ti vinte ne dispozicion ushtrise se sulltanit trupa dhe mjete luftarake. Me fjale te tjera, timarioti ishte 'bosi' i zones dhe dora e ‘djathte’ e sulltanit. Sulltani kishte shume ‘duar’ te tilla dhe si i thone fjales, nepermjet 'duarve' te tij te gjata, ai kontrollonte zoterimet e tij dhe ja ‘tregonte qejfin’ dikujt kur ky i fundit ja prishte 'midene'. I gjithe ky aktivitet pasqyrohej ne defteret e Perandorise Otomane. Do apo sdo dikush, i pelqen apo nuk i pelqen dikujt, otomanet mbanin regjistrime te perpikta per kohen, prandaj dhe egzistuan per me shume se 500 vjet. Nje rast unik eshte materiali i pasqyruar ne "Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid"/"Kopje e Defterit te Sanxhakut te Arvanidit" qe eshte nje nga registrimet e para te ketij lloji ne hapesirat Ballkanike. Ne kete kendveshtrim, ky regjistrim eshte nje burrim shume i vlershem informacioni per te kuptuar se cila ishte situata ne fillim te shekullit te 15-te, kush ishin shqiptaret e asaj kohe dhe 'bosat' e tyre. Libri permban te dhena interesante rreth organizimit te rajoneve te mara nen kontroll, emertimeve si te njerezve ashtu dhe te vendbanimeve, strukturat familiare te kohes, etj. Ne kete shkrim do te perqendrohem kryesisht ne kapitullin e emrave/mbiemrave te timarioteve te regjistruar ne defteret e Portes se Larte te vitit 1431-1432. Ne ate kohe emri/mbiemri nuk ishte nje ‘kapistall’ sic mund te thote dikush, por ishte nje lloj leter-njoftimi dhe kriter identifikimi ! Per shembull, ne se mbiemri i timariotit ishte Saruhanlu kjo do te thoshte qe personi kishte ardhur nga Saruhan - nje zone ne Turqi.
Defteret e Arvanidit, nje province qe perfshinte pjesen jug-perendimore te Shqiperise se sotme, tregojne se provinca kontrollohej nga 335 timariote, pjesa dermuese e te cileve kishin emra myslymane. Perpara se te vazhdoj me tutje, duhet patur parasysh se ne ate kohe emrat dhe mbiemrat perzieheshin dhe zevendesonin njeri-tjetrin. Ky ka qene nje fenomen i zakonshem deri ne fillim te shekullit te 20-te. Disa nga mbiemrat/emrat me te perhapur te ‘bosave’ myslymane te viteve 1430 ishin: Yusuf, Ali, Hizir, Hamza, Ilyas, Isa, Karaca, Mustafa. Kuptohet qe mbartes te ketyre emrave ishin dhe te krishtere qe ishin konvertuar ne myslymane. Midis te tjeresh, bien ne sy te konvertuarit nga familjet e degjuara si: Muzaka, Komneni, Araniti, Kastrioti, Kurtik, Balsa, etj, te cileve do t’ju kthehem me vone.
Le te mbetemi tek 'bosat'. Dokumentat thone se nga 335 timariote vetem 56 vazhdonin te mbanin besimin e krishtere dhe ne te njejten kohe ishin kthyer ne vasale te sulltanit. Midis tyre ishte Yuvani, i jati i Skenderbeut, bile edhe Skenderbeu vete qe ne defter specifikohet si: Iskender beÄŸ, Yuvan oÄŸlu (Varianti shqip - Skender Beg, djali i Jovanit). Pjesa tjeter e ‘bosave’ ishin te arrdhur nga zona te ndryshme te perandorise dhe te krishtere vendas te konvertuar ne myslymane. Po ashtu, registrimet tregojne qe pjesa me e madhe e ‘bosave’ te asaj kohe ishin te huaj dhe jo vendas. Shih me poshte nje faqe nga libri i permendur, (renditja alfabetike e timarioteve), ku jepen te dhena specifike. Midis te tjereve dallohet dhe "Iskender Beg". Dicka interesante, pervec Skenderbeut, emri Iskender shfaqet dhe 3 here te tjera. Pra, edhe persona te tjere ne ate kohe e perdornin emrin Iskender.
​
Lind pyetja: kush ishin 'bosat' e huaj ?
Ne pergjithesi, Porta e Larte, largonte me dhune banore nga zona te ‘nxehta’ dhe problematike dhe i rivendoste ata diku tjeter. Ne studimin e titulluar: “Metodat otomane te pushtimit”, Inalcik shkruan:
“Duke u bazuar ne defterin e Albanias, shume te debuarve nga disa pjese te Azise se Vogel, si pershembull Saruhan, Djanik, Paphlagonia, Tarakliborlu (Bolu), dhe Vize (ne Thrake), ju ishin dhene timare ne kete vend (Arnavid). Kjo kishte ndodhur midis viteve 1415 dhe 1430”.
Ky konstatim vertetohet nga mbiemrat e timarioteve te Arvanid-it. Mes tyre spikatin ata me mbiemrat Saruhanlu, Enguru, Canikli, Kocaili, etj. qe tregojne se ata kane arrdhur nga provincat/zonat Turke me te njejtin emer. Te arrdhurit kane qene ne numura te konsiderueshem; behet fjale per mijera njeres te rivendosur ne Arvanid. Permeteper, regjistrimet japin detaje se pronat e kujt kane marre dhe se si i kane marre ato. Eleminimi i vendasve qe rezistonin pushtimin ishte nje praktike e zakoneshme, dhe ketu nuk ka azgje per tu cuditur. Me poshte tregohet historia e timariotit Ibrahim, nje te debuari nga Turqia, qe u be 'bos' ne Arvanid.
​
Pak a shume, ketu thuhet se ky Timar ju dha Ibrahimit, nje personi te debuar nga Saruhan (Turqi) dhe te vendosur ne Iskrapar/Arvanid. Zoteruesi i meparshem quhej Kosta dhe kishte qene nje 'qafir' (i krishtere). Banoret 'qafire' ishin vrare dhe me pelqimin e Sulltanit zona ne fjale i ishte dhene Ibrahimit ...
Vendbanimi kryesor i Timarit ishte Novaniy; nje fshat qe kishte 24 shtepi. Mbase sot ky fshat nuk egziston me, por ne harten e perpiluar nga Inalcik pozicioni i tij tregohet fare qarte. Dikush mund te thote se aty, rreth e rrotull, kane jetuar iliro-pellazge dhe rrenojat jane shenje e civilizimit te lashte. Mbase, por une per vete nuk do te shkoj aq larg ...
Ndersa rasti i mesiperm, (dhe kishte shume raste te tilla), tregon dhunen e ushtruar nga pushtuesit otomane, duhet theksuar se teoria qe thote se konvertimi nga te krishtere ne myslymane i banoreve te Arvanidid u be vetem nepermjet forces eshte shume larg te vertetes historike. Pa dyshim qe otomanet ushtruan dhune por ne te njejten kohe ata ndoqen politika te zgjuara dhe tolerante per ata qe deshironin ti sherbenin Portes se Larte. Me fjale te tjera, shume persona deshen dhe u konvertuan ne myslymane dhe jo se i detytroi Sulltani. Natyrisht qe ne kete proces faktori ekonomik luajti nje rol thelbesor. Permeteper, shume nga ‘bosat’ e meparshem te popullatave vendase ishin te lodhur nga luftrat dhe presioni i vazhdueshem i venedikasve dhe kryqetareve latine dhe preferuan me mire te ktheheshin ne aleate te otomaneve dhe te myslymanizoheshin. Shume te tjere u larguan per ne vende me te sigurta. Une mendoj se nje pjese e mire e arvanitasve emigruan drejt jugut dhe u vendosen ne disa zona te Greqise se sotme pikerisht gjate fundit te viteve 1300 dhe fillimit te viteve 1400. Nje pjese e vendasve vazhdoi te mbante besimin dhe traditat e te pareve dhe kjo duket qarte ne perberjen fetare dhe kulturore te popullates aktuale shqiptare.
Po e mbyll kete pjese te shkrimit duke cituar Inalcik ne pershkrimin qe ai i ben metodave qe otomanet perdoren per zgjerimin e pushtimeve te tyre: “... nje sanxhak otoman do te ruante kufij te perafert me ato qe kontrolloheshin nga zoteruesit e tij para-osmane. Ne keto raste krijohej nje klase vasale e cila perbehej nga mbijetues te regimeve te vjetra dhe personave te vendosur rishtazi ne zonat ne fjale, qofshin keta njerez nga hapesirat perreth apo te larguar me force nga diku tjeter. Shpesh here, brenda nje brezi, mbijetuesit dhe pasardhesit e tyre do te humbisnin identitetin jo-osman, kryesisht duke u konvertuar nga te krishtere ne myslymane. Keshtu qe se bashku me asimilimin e tyre, nje principate qe kishte qene e pavarur, ose pjese e nje sistemi te ngjashem, do te kthehej ne nje sanxhak normal otoman”.
Ne rastin konkret, te shperngulurit nga Turqia u vendosen ne shume zona te provinces Arvanid, por perqendrimin me te madh e paten ne Vilajetin e Akcahisar (Kruje), Vilajetin e Iskarpar (Skrapar), Vilajetin e Belgradit (Berat), ne Vilajetin e Kanines, ne Vilajetin e Argirikasri (Gjirokaster). Me pak te ardhur u vendosen ne Vilajetin Pavlo Kurtik - Kondo Miho dhe Vilajetin Cartalos. Hartat e meposhtme, te perpiluara nga studjuesi Bogdan Popesku, japin nje ide shume te qarte; me ngjyre te kuqe tregohen timariotet e huaj dhe me blu tregohen timariotet vendallinj.
​
Shenim: Hartat jane nje punim i studjuesit Bogdan G. Popescu
Koha i asimiloi te arrdhurit. Ata u bene pjese e popullates moderne shqiptare sic e njohim ne sot, por padyshim qe ata lane gjurmet e tyre ne rrjedhen e ngjarjeve. Per shembull, pjestare te nje fisi nomadik turk te qojtur ‘Saluria’ u vendosen ne Vilajetin e Kanines. Me sa duket vendbanimi/fshati i tyre u qojt Salaria (deformim i fjales Saluria) dhe shekuj me vone nje pasarrdhes i tyre hyri ne histori si Selam Musa Salaria. Ne harten e meposhtme, te perpiluar nga Ushtria Austriake ne vitin 1928, tregohet zona 'Salar'.
Nga ana shpirterore, ishin pikerisht keta emigrante qe perhapen fene myslymane. Pika me e forte qe mbeshtet kete teori eshte prezenca e madhe e hoxhallareve dhe imameve ne regjistrimet e kohes (1431-1432). Eshte ne kufijte e te pamundures qe brenda nje periudhe 10-15 vjecare te krijohej nje shtrese e mesuesve te fese. Pregatitja e hoxhallareve kerkonte kohe dhe njohuri te mirefillta te fese Islame. Keto njohuri dhe institucione mungonin totalisht ne zonat e trajtuara ne kete shkrim. Si cdo fe tjeter, dhe myslymanizmi eshte perhapur nga njerez te trajnuar dhe pregatitur ne fushen perkatese. Ne kete kendveshtrim, mendoj se perfaqsuesit e pare te myslymanizmit institucional ishin vete te shperngulurit nga zona e permendura. Nga ana tjeter, islamizimin relativisht te shpejte te popullatave vendase une e lidh me numurin e larte te te ardhurve te cilet bene te mundur ingranimin e menjehershem me politikat ekonomike dhe ushtarake te Portes se Larte.
Duke ju rikthyer listes te 335 timarioteve; ajo jep detaje jo vetem rreth origjines dhe perkatesise fetare te ‘bosave’ te kohes por edhe rreth profesioneve te tyre. Ne liste pershkruhen zanate si coban, sherbetor, nenpunes, bukeberes, rroje objekti, mbajtes qensh, regjistrues/shkrues, qymyrberes, hoxhe, imam, jenicer, topci (ushtar artilerie), subash (pozicion qeveritar), dizdar (komandant fortifikimi), etj.
Nje rast i vecante eshte timarioti me emer Fatmir Barda. Ai e trashegoi timarin nga i jati qe kishte qene nje ‘bandit i pa-fe’. Mbase kemi te bejme me nje ateist(1), sepse ne ate kohe, ne pergjithesi, emrat e personave ishin te lidhur me besimin fetar, cilido qofte ky. Pra, emri Fatmir ka egzistuar per shume kohe dhe sot mund te quhet nje emer tipik shqiptar.
​
Ne defterin ne fjale listohen dhe emrat/mbiemrat e shume burrave te krishtere. Te tille jane: Aleksi, Andre, Dimo, Dobrilie, Dusho, Gergi, Gin, Gön, Karlo, Komnin, Kondo, Kozma, Laskari, Lazari, Muzak, Nikola, Pavlo, Petro, Todor, Tuda, Yorgi, Zenebissi, etj.
Bien ne sy mbiemrat e dinastive te fuqishme greko-bizantine si Komnen, Laskari dhe Duka. Ndersa dy mbiemrat e pare jane zhdukur, mbiemri Duka vazhdon te perdoret ne Shqiperi dhe sot e kesaj dite.
*****
Si konkluzion; punimi i siperpermendur i Profesorit Halil Inalcik eshte nje burrim shume i vlefshem informacioni rreth situates qe egzistonte 600 vjet me pare ne pjesen jug-perendimore te Shqiperise se sotme. Si ne te gjithe hapesirat ballkanike te asaj kohe, edhe ne Arvanit, fenomeni i bashkejeteses se farave, fiseve dhe grupeve te ndryshme etnike ishte nje fenomen i zakonshem. Kjo duket qarte nga emrat/mbiemrat e timarioteve, ‘bosave’ te kohes, dhe emerimet gjeografike. Personalisht, mendoj se termi “Arvanid/Arnavud” ishte nje perkufizim gjeografik dhe jo nacional. Brenda ketij perkufizimi permblidheshin grupe te ndryshme njerzish qe me standartet e sotme quhen shqiptare, greke, serbe, bullgare, vllehe, turq, etj. Natyrisht qe shqiptaret e asaj kohe perbenin shumicen e popullates te Arvanid, por injorimi dhe fshirja e etniciteteve te tjera dhe rolit te tyre ne rrjedhen e ngjarjeve eshte thjesht nje shmangie nga e verteta historike.
​
Shenime dhe sqarime te rendesishme
​
Shkrimi u mbeshtet mbi disa punime/shkrime te historianit te mirenjohur turk, Halil Inalcik, te listuara me poshte:
- Hicri 835 Tarihli Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid
- Ottoman Methods of Conquest
​
1- Ky eshte nje paralelizem 'humoristik' dhe jo nje konkluzion shkencor. Emri Fatmir (Fat-mir) mund te kete origjine sllave sepse sllavet perdorin prapashtesen "mir" ne shume emra, si per shembull: Brani-mir, Brato-mir, Budi-mir, Godzi-mir, Jaro-mír, Kani-mir, Krasi-mir, Kreši-mir, Ljubo-mir, Meza-mir, Moj-mir, Njego-mir, Ostro-mir, Rado-mír, Rasti-mir, Rati-mir, Sede-mir, Unie-mir, Vito-mir, Vladi-mir, Želi-mir, Zlati-mir, Zvoni-mir, etj.
Sot emri Fatmir perdoret nga shqiptaret.
​
​
Maj, 2021
​
​
​