Ngjyrat e flamurit te Skenderbeut
Ne 17 Prill, te vitit 1701, dijetari gjermano-kroat Pavao Ritter Vitezovic botoi ne Venecia nje liber te titulluar Stematografia, (Stemmatographia). Ne faqet e librit, midis informacioneve te ndryshme, paraqiten stemat/emblemat e disa mbreterive/principatave dhe familjeve te degjuara europiane dhe ballkanike te shekullit te 17-te. Ne punimin e tij, Ritter trajtonte teorine e Ilirise pan-sllavike qe ishte nje hipoteze e nxehte e kohes. Sipas kesaj teorie, sllavet ishin vazhdimesi e natyrshme e ilireve ...
Me poshte paraqiten disa skica te shkeputura nga ky liber; pikerisht emblemat e Ilirise - nje gjysem hene me yll, Albanias - nje fortese, Perandorise Serbe te Nemanjave - nje shqiponje e bardhe me dy koke, Dardanise - nje luan me dy bishta, Epirit - nje qen i fuqishem dhe Istrias - nje dhi.
40 vite me vone, ne vitin 1741, Hristofer Zefarovic, nje artist dhe shkrimtar serb, gjithashtu nje pan-sllavist, botoi ne Viene nje version te ripunuar te librit Stematografia. Ky botim jep me shume detaje rreth stemave identifikuese te mbreterive/principatave/familjeve te degjuara te kohes. Nje faqe permbledhese tregohet me poshte.
Bazuar ne materialet e mesiperme, stema identifikuese e Albanias ishte nje keshtjelle e bardhe, (Alba Arces), ne sfond blu dhe pjesa e poshtme e gjelber. Fortesa perfaqesonte qendresen e Kastrioteve dhe dominimin e Albanias prej tyre. Pra, sipas ketyre dy autoreve, simboli i Kastrioteve ishte nje keshtjelle dhe jo nje shqiponje me dy koke. Eshte interesant fakti qe Kruja, ne regjistrimet otomane te viteve 1430, shfaqet me emrin Akçahisar qe ne turqisht do te thote 'Keshtjelle e Bardhe'. Logjika normale te con ne konkluzionin se emertimi "Keshtjella e Bardhe" ka egzistuar me heret se koha kur simboli i shqiponjes me dy koke u cfaq ne ato zona, dhe natyrisht me perpara se pushtimi otoman.
Atehere perse Kastriotet u identifikuan me nje shqiponje dhe jo me nje keshtjelle ? A nuk do te bente me shume kuptim keshtjella per nje familje te perkufizuar si Keshtjelltari / Kastriotis ?
Mbase 'modifikimi' mund te kete ndodhur per arsyen e thjeshte qe shqiponja me dy koke simbolizonte epersi klasore.
Ne Mesjete, shoqeria ishte thellesisht e ndare ne klasa. Njerzit perpiqeshin me lloj-lloj formash te hynin ne rangjet me te larta shoqerore. Martesa me pinjolle te 'Klasave Superiore' ishte nje nga metodat me efikase. Ne kete menyre ata fitonin pasuri, privilegje, trashegonin titujt aristokrate dhe natyrisht te drejten e mbajtjes se simboleve identifikuese te 'Familjeve te Medha'. Dhe ne kohen e Kastrioteve nje nga simbolet me superiore ishte ai i Familjes Perandorake Bizantine: Shqiponja me dy koke.
Shpesh, ky simbol barazohej me vete Kryqin dhe Krishterimin.
Natyrshem lind pyetja: Po Skenderbeu, si e fitoi te drejten e mbajtjes te simbolit bizantin; shqiponjes me dy koke ?
Nuk egziston ndonje dokument apo reference qe te thote se Kastriotet gezonin ndonje titull bizantin, keshtu qe mundesia me e madhe eshte se Skenderbeu e fitoi kete te drejte nga martesa me Andronika Araniti Komnena, vajzen e George Araniti Comnena. Ne rekorded historike shkruhet se Aranitasi i pare i degjuar ishte nje person i qojtur Golem. Ai u martua me vajzen e nje familje greko-serbo-bizantine qe kishte nje lidhje te vjeter gjaku me Dinastine Bizantine Komneni.
Ne vitin 1253, Golemi kishte titullin "Sinjor i Albanias", nje hapesire tokesore midis liqenit te Ohrid dhe qytetit te Durresit. Natyrisht, qe Golemi mbante si simbol te tij identifikues nje embleme bizantine(1).
Ne se supozojme se Jovani, i jati i Skenderbeut, e fitoi kete privilegj nga martesa me Vojsaven, nje pinjolle e Dinastise Brankovic(2), biem ne kundeshtim me materialet historike qe provojne se Brakovicet mbanin si embleme familiare nje luan dhe jo nje shqiponje me dy koke.
Pavarresisht origjines te simbolit te Skenderbeut, ngrihet pyetja: Cili ishte kombinimi i ngjyrave qe ata perdornin ?
Supozimet jane nga me te ndryshmet. Por pergjigja me e sakte gjendet ne varrin e Kostantin Kastriotit(3), nipit te Skenderbeut, eshtrat e te cilit prehen ne kishen Santa Maria la Nova, ne Napoli. Nje video e shkurter qe pershkruan kete monument te rendesishem historik, tregohet me poshte.
Edhe pse koha ka zbehur ngjyrat, nuk eshte veshtire te vihet re se shqiponja e verdhe eshte mbivendosur ne nje sfond blu. Ndersa mbi shqiponje qendron nje trekendesh i verdhe me yllin tete-cepesh ne qender. Pra, nipi i Skenderbeut mbante si simbol nje shqiponje me dy koke me kombinimin te verdhe dhe blu.
Pak a shume, ky kombinim ngjyrash gjendet ne nje fragmet qeramik te zbuluara ne Gagliano del Capo, nje fshat ne skajin me jugor te Italise, qe ne vitin 1498 u be strehe e gruas se Skenderbeut, Andronika Arianiti Komneno dhe disa pjestareve te familjes Kastrioti. Nje shkrim rreth kesaj teme, i titulluar: "Stema e heroit të Shqipërisë mes mbetjeve të Kalasë së Gaglianos" eshte publikuar ne faqen elektronike perqasje.com. Fotot e meposhtme jane mare nga ky shkrim qe ju mund ta lexoni te plote KETU.
Kombinimi i bluse me te verdhen nga familja Araniti / Komneno shihet dhe ne nje rast tjeter. Nje embleme me shqiponje dy kokeshe e rrethuar nga nje brez blu dhe e kurorezuar me nje diell te arte i ishte dhene Filip Arianitit nga Carl Kuint, (Charles Quint), Mbreti i Perandorise se Shenjte Romane. Ne vitin 1548 Filipi ishte titulluar "Kalores". Stema permban nje "kryq grek" dhe emrin "KRISTO", shenja keto qe tregojne se mbajtesi i perkiste tradites greko-bizantine(4).
Si ka mundesi qe gruaja dhe femijet te mbajne nje simbol, dhe babai nje tjeter ? - do te pyese dikush.
Nuk do te ishte ndonje cudi ! Gjera me te cuditeshme kane bere vaki.
Mbishkrimin mbi varrin e Costantinus/Kostantinit, e pershkruan ate si nipin me te dashur te Andronica Cominata/Andronika Komnena. Sic u permend me heret, Dinastia Komneni mbane si embleme familjare nje shqiponje dy-kokeshe me kombinim ngjyrash blu dhe te verdhe.
Me poshte tregohet ky mbishkrim me emrin e gruas dhe nipit te Skenderbeut.
"COSTANTINVS CASTRAYOTUS HIC TEGITVR SANGVINE ET COGNATIONE REGIA AC CAESAREA CLARVS : MORVM CANDORE INSIGNIS DIGNITATE PONTIFEX ESERNIENSIS : DVM PROBE VIVIT INTEMPRESIVE MORITVR ANDRONICA COMINATA PATRENA AVIA NEPOTI OPTIMO POSVIT"
Mbase teoria e kombinimit kuq e zi u krijua nga Barleti i cili shkrojti librin e tij rreth jetes dhe bemave te Skenderbeut 42 vite mbas vdekjes se ketij te fundit dhe 10 vite mbas vdekjes se Kostantin Kastriotit. Nuk eshte cudi qe Barleti, apo dikush tjeter, ti kete dhene ngjyra 'patriotike' nje simboli qe ishte i modes ne ato kohera. Gjithashtu, egziston mundesia qe perkrahesit e variantit kuq e zi ta kene bazuar konkluzionin e tyre ne informacione te gabuara.
Personalisht, ju besoj me shume syve sesa vesheve. Dhe ne simbolet qe mbajten pasardhesit e Skenderbeut, syte e mi nuk shohin as te kuqe, as te zeze ...
Shenime dhe sqarime
Ne Mesjte , ashtu si dhe sot, rregullat dhe ligjet e dhenies dhe marrjes te titujve aristokratike ishin strikte dhe te kontrolluara. Paraqitja e jashtme ishte kategori klasore. Rrobat, paisjet ushtarake, kapelat, etj, ishin te standartizuara. Disa ngjyra specifike nuk ishin prone per kedo. Ne rastin e titujve dhe simboleve te trashegueshme kishte kontroll akoma me te rrepte. Pra, askush nuk mund ti vinte vetes nje titull apo te ngrinte nje flamur si t'ja merrte mendja atij ...
1- George Akropolites - The history: Introduction, translation and commentary. Ruth Macrides. Faqe 275.
2- Brankovic ishte nje familje e degjuar serbe. Disa historiane thone se Vojsava, e jema e Skenderbeut, ishte vajza e Despotit Xhuraxh Brankovic.
3- Kostantin Kastrioti ishte i biri i Jovan (Gjon) Kastriotit II dhe Jerina Brankovic, vajzes se Despotit Serb, Lazar Brankovic. Ai jetoi midis viteve 1477–1500.
4- Mihail Dimitri Sturdza: Grandes familles de Grèce: d'Albanie et de Constantinople. Faqe 218.
Janar, 2023