top of page

Me trenin Iliro-Pellazg per ne Bruksel 

"Ketu, ne perputhje me statutin e Sulltan Sulejmanit, vjen nje drejtues i jenicereve dhe ne emer te Padishahut mbledh qindra djem te vegjel, Bullgare dhe Greke (1), si "femije takse". Djelmoshave ju veshin kapella te kuqe konike, rroba te kuqe te thurura prej leshi dhe i dergojne ne zyrat vendore. Ata qe jane shume te bukur dhe nga familje ne gjendje dergohen te sherbejne ne oborret e funksionareve. Ata qe jane me te varfer ju jepen rojeve te pallateve dhe trupave jenicere. Me te keputurit, dergohen ne repartet e artilerise dhe municioneve. Djelmoshat e zonave te tjera dergohen ne sektore te tjere ose ne familje te pasura, bazuar ne nevojat perkatese. Pasi mire-edukohen dhe sterviten, ata sherbejne si rekrute, pastaj futen ne sherbim te jenicereve, dhe me vone ngrihen ne pozicione qe t'ju sherbejne spahijve. Ne se Zoti vendos, disa nga ata do te behen vezire te medhenj, muftinj dhe mullahe. Keshtu qe, qyteza e Staroves eshte nje minjere per “djelmosha takse” dhe njekohesisht nje vend i bekuar dhe i bukur".

*****

Materiali i mesiperm eshte shqiperim i nje fragmenti nga pershkrimet e udhetarit te njohur Evliya Çelebi. Ai vizitoi pjese te Ballkanit, midis tyre dhe shume vende qe ndodhen ne Shqiperine e sotme. Ketu permenden zonat perreth liqenit te Ohrid qe ai i vizitoi ne vitin 1670. Ne kete paragraf behet fjale per qytezen e Staroves qe ne ate kohe ishte qendra administrative e 70 fshatrave te zones. Te Krishteret Ballkanas e paguan "taksen e gjakut" per shume kohe. Kjo pikture e vitit 1558, qe ndodhet ne nje muzeum ne Turqi, tregon proceduren e mbledhjes se "femijeve takse". Piktura eshte  pasqyrim i sakte i asaj qe shkruan Çelebi ne ditarin e tij 100 e ca vite me vone. Nje zyrtar Otoman tregohet duke mbledhur pagesen per rrobat e femijeve dhe shpenzimet e rruges deri ne destinacionin perfundimtar. Prinderit ishin te detyruar te paguanin keto shpenzime. Rrobat beheshin te kuqe ne menyre qe ne se dikush tentonte te aratisej, te identifikohej kollaj. Zyrtatret mbanin te dhena mbi prinderit, vendbanimin, diten e lindjes, gjendjen intelektuale dhe fizike, etj. Te "shemtuarit" dhe jetimet ishin me fatkeqet sepse konsideroheshin te pa-pershtatshem per strukturat administrative. Kuptohet, kishte dhe familje qe stimulonin dergimin e femijeve te tyre ne kete sistem me shprese se ata do te ecnin ne jete dhe do ti shpetonin verferise ekstreme. Disave "ju eci" dhe arriten te behen zyrtare te larte ne Perandorise Otomane. Disa u kthyen ne vendlindje dhe vazhduan mbrojtjen e interesave te Perandorise. Nje person i tille tregohet duke u perpjekur te qetesoje nje nene ... Djelmoshat linin prinderit, familjen dhe vendin e tyre duke mbajtur nje torbe te vogel ne kuriz. Brenda saj, midis sendeve te tjera, mbase kishin dhe ndonje loder. Rekorded thone se mosha e "femijes takse" fillonte aty ne 8 vjec. Imagjinoj se sa endrra femijnore u keputen ne mes dhe me ze nje trishtim ...

Janissary_Recruitment_in_the_Balkans-lg.

*****

Ne kohen tone Starova quhet Buçimas; nje emer ky i ndryshuar gjate periudhes se "partise". Disa vite me pare mu dha rasti te kaloj nepermes fshatit qe ishte ne nje gjendje per te ardhur keq. Shoferi i taksise, nje Pogradecar qe e njihte mire zonen, me tha se diku ne nje nga shtepite e rezuara dikush kish gjetur shume monedha ari. Thua te kishte mbetur ndonje "thesar" i vogel nga shumat e mbledhura per rrobat e kuqe te "djelmoshave takse" dhe parate e rruges deri ne Stamboll ?

Ketu ka patur bejlere te fuqishem, bejleret e Staroves - me tha shoferi dhe me tregoi disa shtepi relativisht te medha me mure qerpici qe ishin kthyer ne rrenoja. 

Mbase banoret e sotem kane pak, ose aspak, te bejne me ata te kohes kur Evliya Çelebi vizitoi qytezen ne vitin 1670. Ne fshat eshte ri-ngritur dhe nje xhami, origjinen kohore te se ciles une nuk e di. Çelebi ne kujtimet e tij thote se ne Starove kishte 2 xhami te mirefillta dhe dy te thjeshta. Ai thote se Starova kishte 400 shtepi te mirembajtura, me cati me tjegulla, por kishte dhe disa me cati kashte, shenja e varferise ... dhe vazhdon me pershkrimin e tij: 

"Starova eshte pjese e Sanxhakut te Ohrid dhe eshte vendi me i preferuar i Beut te Ohrid dhe administrohet nga nje vojvode .... te gjithe fshataret "raeja" (2) jane Bullgare" .

Konsulli i Napoleon Bonaparte ne Janine, Pouqueville vizitoi Staroven, ne vitin 1806, ai pershkruan ndryshimin qe kishte pesuar fshati gjate 136 viteve qe nga koha kur e kishte vizituar Çelebi. Pouqueville shkruan: 

"Perafersisht ne nje distance 3 Lega (njesi matese) ne Jug-Juglindje te Pogradecit, pergjate liqenit, ndodhet Starova. Fshati ka 250 shtepi te banuara vetem nga Shqiptare Muhamedane".  

C'fare ndodhi me Bullgaret "raeja" qe popullonin kete zone ? U larguan per diku tjeter ? U kthyhen me Muahemadane dhe shqiptarizuan ? Nuk kam hasur ndonje historian Shqiptar qe te jape ndonje version rreth kesaj historie ...

Duke kerkuar materiale per Buçimas-in e sotem, Staroven e djeshme, gjeta disa shkrime dhe video ne Internet ku thuhej se fshatin e ka pllakosur varferia, mungesa e shpreses dhe deshira masive per tu larguar nga vendi. Kete radhe destinacioni kryesor i banoreve te Staroves eshte Finlanda ... ku shkojne dhe kerkojne strehim ekonomiko/politik ! Nga Stambolli ne Finlande ? Ironi historike - do ta quaja une. 

*****

Ne median e shkrojtur dhe ate elektronike ka shume persona apo grupe njerzish, simpatizante te disa rrymave tendencioze qe predikojne dhe pretendojne per "Shqiperine e madhe etnike". Kjo kategori nuk merr parasysh te vertetat historike dhe nxit nacionalizmin ekstrem. Historianet e "oborrit" bejne cmos te mbulojne dhe fshijne te kaluaren e perbashket Ballkanike dhe jane kthyer ne nxites te ideve te rrezikeshme. Nen petkun e "Shqiptarizmes" sulmohen ata persona apo grupe qe perpiqen per nje politike te moderuar dhe bashkekohore. Largimi nga retorika boshe dhe e pavlere duhet te marre perparesi si ne opnionin e pergjithshem ashtu dhe ne qarqet intelektuale dhe politike. Per te sjelle ne drite kendveshtrimin e nje personi qe vizitoi Ballkanin ne fillim te viteve 1800  po sjell nje fragment nga kujtimet e William Martin Leake. Zgjodha Leake sepse ai konsiderohej nga bashkekohesit e tij si "pro-Shqiptar" dhe nje nga mbrojtesit me te zjarrte te hipotezes qe Shqiptaret kane rrjedhur nga Iliret. Pra, po i referohem nje "miku" te Shqiptareve. Ne nje paragraf ku Leake pershkruan udhetimin e tij ne vitin 1804 neper zonen e Oparit thuhet:

"Fshatrat ne te 2 anet e lugines ku kaluam  formojne distriktin e Oparit (Khopari). Me perjashtim te Lavdarit, zona eshte me se shumti e banuar nga Shqiptare Myslymane te grupit Tosk, te cilet jane njerez te eger. Ne te gjithe kete hapesire tokesore, qe ka 30 fshatra, nuk ka me shume se 230 shtepi te Krishtera. Ketu, megjithese gjuha me e perhapur eshte Shqipja, shume burra flasin Greqisht. Kjo ndodh nga qe prifterinjte ne pergjithesi jane nga Greqia; por edhe sepse shume meshkuj vendas e kane te domosdoshme kete gjuhe per te gjetur punesim ne Greqi ku ata punojne si transportues mallrash (karvane) ose barinj. Njesoj si Greket e Azise se Vogel dhe pjeseve te tjera te Turqise, ku ata jane nje pakice e vogel, Shqiptaret i mbaje grate e mbyllura. Gjithashtu, ne keto male perdoret vende-vende dhe gjuha Vllahe e cila flitet nga grupe qe kane mbetur qe nga koha e emigrimit Vllah i cili ndodhi perpara se Shqiptaret te merrnin fuqine. Keshtu qe, ne nje distance te shkurter, udhetari mund te degjoje 5 gjuhe, Turqisht, Shqip, Bullgarisht, Vllahisht dhe Greqisht. Keto jane gjuhe komplet te ndryshme nga njera-tjetra por nga qe njerzit jane perzjere per nje kohe te gjate, ato kane shume fjale te perbashketa. Gjuha Turke eshte ajo qe haset me pak. Eshte nje mbrese melankolike fakti qe gjithe Muhamedanet e ketyre maleve, qe tani formojne shumicen e popullates, kane braktisur Krishterimin qe ne koherat e mbreterimit te Mehmetit te Dyte. Rrugen e Shqiptareve e kane ndjekur dhe shume Vlleher dhe Bullgare". 

Pra, gjate historise shekullore, ne tokat ku sot gjendet Shqiperia kane bashkejetuar grupe etnike te ndryshme te cilat kane ndare midis tyre te mirat dhe te keqiat e kohes. Kane dashuruar dhe vrare njeri tjetrin, por kjo eshte natyra e njeriut ne pergjithesi dhe jo nje merite apo e mete e nje popullate te caktuar. Si rasti i Shqiperise eshte dhe rasti i Greqise, Maqedonise se Veriut, Serbise, Malit te Zi, Bullgarise, Rumanise, Turqise, etj. Po ashtu, ne keto vende popullatat, ku me shume dhe ku me pak, ndryshuan besim fetar duke e lidhur ne nje fare menyre fatin e tyre me ate te Perandorise Otomane. Por kohet ndryshojne dhe njerzit ecin perpara, kthejne koken mbrapa dhe shohin c'fare shkoi keq ne te kaluaren dhe perpiqen te gjejne pikat e perbashketa ku mund te mbeshtetet nje e ardhme me e mire. Grupe popujsh dhe shtete shume me te fuqishme se Shqiperia dhe Shqiptaret e provuan rrugen e nacinalizmit ekstrem dhe nuk shkuan larg ...

Ajo qe me bie ne sy ne "Rilindjen e Re" Shqiptare eshte fenomeni "Iliro-Pellazg". Motivuesit e kasaj levizje kthehen 2-3 mije vite mbrapa dhe germojne midis legjendave dhe gojedhenave te gjejne Shqiptaret e sotem. Keta njerez injorojne ate qe eshte e prekeshme, ate qe eshte e dukeshme, ate qe eshte e shkrojtur dhe e dokumentuar. Per kete kategori njerezish perrallat jane me te rendesishme se realiteti dhe realiteti i sotem Shqiptar le shume, shume per te deshiruar ...

 

Ata qe mendojne se duke hipur ne "trenin Iliro-Pellazg" dhe duke udhetuar neper Adriatik mund te arrihet ne "Evropen e Bashkuar" jane thjesht injorantet e kohes sone qe nuk mund te shkojne me larg se para-ardhesit e tyre. Megjithate, ju uroj suksese ...

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

 

- Materiali kryesor ne kete shkrim u morr nga shkrimet e publikuara ne faqen personale te Robert Elsie. http://www.albanianhistory.net/

- Fjala Albania dhe Albanian e perdorur ne shkrimet ne gjuhen Angleze eshte shqiperuar si Shqiperi dhe Shqiptar

1 - Per gjuhet e folura ne Oher, Çelebi thote: "Te gjithe njerzit flasin Bullgarisht dhe Greqisht. Ata nuk dine Shqip sepse ketu eshte Rumeli dhe jo Shqiperi. Por ketu flasin nje Turqishte elegante dhe ka disa zoterinj te edukuar dhe me humor". 

2 - Rajat (ne Turqisht Reaya) ishte klasa e ulet qe taksohej dhe ishte pjesa masive e popullates. Ne kete rast Çelebi ben fjale per popullata jo-Myslymane qe ai i kategorizon si Bullgare. 

bottom of page