top of page

Kur njerzit vrasin dhe vriten per nje simbol qe as e kuptojne dhe as ju perket
"Nje simbol nuk eshte thjesht vetem nje shenje, por eshte nje dere qe te con ne brendesi te botes shpirterore, ..."(1) 

Swastika-Chariot-1.jpg

Mbase, kjo figurine mbi rrota tregon nje nga "nazistet" e pare ne historine e Europes. Objekti prej balte eshte 3,500 vjecar dhe gjendet i ekspozuar ne nje muzeum te Beogradit. Eshte zbuluar diku ne veri te Serbise se sotme. Fotoja tjeter tregon nje vajze indiane duke bere "kryqin gjerman". Kjo eshte nje akrobaci shume e vjeter qe vazhdon te jete popullore ne Indi edhe sot e kesaj dite. Po "arjankat" europiane ta kene bere kete akrobaci ? Bazuar ne teorite "supermaciste" vetem racat e pastra mund ta benin kete shenje perfshi gjermankat dhe shqiptarkat ... 

Swastika-Girl-1.jpg

Kur isha i vogel loznim ate lojen e famshme me "partizane dhe gjermane" ... 
- Te vrava. Dil nga loja !
- Jo, ti nuk me vrave ! Une te vrava ty. Une shtira i pari ... 
Dhe debati vazhdonte, kush ishte me i shkathti dhe me i sakti ne perdorimin e pushkes te improvizuar prej druri apo lodres plastike qe bente nje lloj zhurme rrrr, rrrrr ... Ne mes te lojes degjoheshin dhe termat "ylli partizan", "ylli gjerman"; kaq ishte njohja jone ne ate kohe. 
Mbaj ment se jam cuditur shume kur ne nje liber ushtrie pashe nje avion te "armiqve amerikane" qe kishte "simbolin e partizaneve" te pikturuar ne mes te trupit te tij. Kur pyeta dike ai me sqaroi; ylli partizan eshte i kuq. Amerikanet e kane te zi ! Kaq mjaftoi dhe ceshtja e yllit u mbyll per shume vite. Me kalimin e kohes arrita te krijoj nje ide disi me te qarte rreth yllit. Bie fjala, ne filmat me kauboj te Hollivudit, (qe shikonim fshehurazi ne "Jugosllavi"), Sherifi kishte nje yll me 6 cepa qe nuk i ngjante fare atij te policave shqiptare. Ky ishte konkluzioni im fillestar. Pra, kisha arritur te ndaja dhe interpretoja yjet, te pakten nga numri i cepave!
Ndersa per "yllin gjerman" mu desh shume kohe per te mesuar dicka rreth origjines se tij, kuptimit, vlerave historike dhe keqperdorimit tragjik. 

 

Ne pergjithesi, ne boten e sotme perendimore svastika shihet si sinonim i nazizmit. Nga ana tjeter, eshte ironik fakti qe svastika ka egzistuar per mijera vjet mes popujsh dhe vendesh qe s'kane te bejne fare me nazizmin dhe racen "arjane". Megjiteate, krijuesit e ideologjie se "races se paster"pervetesuan dhe tjetersuan nje simbol paqesor duke e kthyer ate ne nje simbol urrejtje. Duke ndjekur idete e tyre te cmendura ata lane mbrapa brutalitet, gjakderdhje dhe shkaterim te pa-pare ne historine boterore qe shpresoj dhe uroj te jete i fundit. 
Arkeologet thone se ne Europe shenja e svastikes ka qene prezente per me shume se 10 mije vjet. Ajo eshte perdorur nga greket e vjeter, keltet, romaket, iliret, anglo-saksonet, nga popullata qe kane jetuar ne Europen lindore, ne zonat e Balltikut, ne Ballkan, etj. Svastika ka qene dhe mbetet nje simbol i perhapur dhe midis popujve dhe vendeve te largeta si India, Kina, Korea, Japonia bile edhe mes "indianeve" te Amerikes Veriore. Po ashtu, kjo shenje eshte e lidhur me besime fetare si psh me Hindustanizmin, Budizmin dhe Jainizmin(2).

Coca-Cola-Swastika-3.jpg

Coca-Cola perdorte svastiken si shenje mbaresie dhe reklamonte produktet e saja duke perdorur kete shenje. 

Swastika-Hitler-1_edited.jpg

Hitleri duke nderuar "Kryqin e Thyer Gjerman". Ai ka ne krah po te njejten shenje, svastiken e famshme.

D-Lama-Swastika-2.jpg

Kjo foto tregon Dalai Lama duke mbajtur ne dore nje objekt ritual qe ka te gdhendur simbolin e svastikes ne te 2 anet e saj.

300px-PostcardSwastica1910.jpg

Kartolinat me shenjen e "Kryqit Gjerman" ishin shume popullore ne disa vende perendimore. 

USA-Airplane-Swastika-1.jpg

Kjo foto tregon nje aeroplan te ushtrise Amerikane qe ka te vizatuar "Kryqin e Thyer Gjerman". 

Etruscan-Swastika-1.jpg

Kjo foto tregon nje varese etruskane te zbuluar ne Bolsena, Itali. Objekti prej ari eshte 2,700 vjet i vjeter. 

Swastika_Native_American_basketball_team

Kjo foto tregon ekipin e basketbollit te nje shkolle per "Indianet" ne Amerike. Kapiteni kishte svastiken me te madhe.

William_Neptune,_Passamaquoddy_chief,_19

Kjo foto tregon kryetarin e nje fisi "Indianesh" ne Kanada qe kishin per shenje dalluese "Kryqin e Thyer Gjerman".

Roman-Mosaics-Swastika-1.jpg

Kjo foto tregon nje mozaik antik Romak te zbuluar ne nje ndertese/vile qe gjendet ne Pedrosa de la Vega, Spanje.

Ku e ka zanafillen emri svastika ?
Ne gjuhen e vjeter Sanskrite, fjala svastika ka kuptimin "mireqenie". Kur europianet e pare filluan te vizitonin vende te ndryshme te Azise ata u terhoqen nga perdorimi dhe kuptimi pozitiv i kesaj shenje dhe e sollen ate ne Europe, (ose me sakte e risollen). Simboli i svastikes ishte simbol i fatmiresise keshtu qe shume institucione, biznese, individe rreth e rrotull globit e perdoren svastiken per qellimet e tyre perkatese. Coca-Cola dhe Carlsberg e perdoren kete shenje te zbukuronin dhe reklamonin produktet e tyre. Shkolla dhe institucione edukative, forume dhe shoqata te ndryshme, dege te ushtrise Amerikane dhe Angleze, e perdoren kete shenje deri ne shperthimin e Luftes se Dyte Boterore. Ne vitet 1930 kjo shenje filloi te perdorej masivisht ne Gjermani. Arsyeja kryesore pse kjo shenje mori kaq rendesi ishte ideologjia e "Races se paster". Studjues gjermane te shekullit te 19-te vune re se kishte disa ngjashmeri gjuhesore midis teksteve antike sanskrite dhe gjermanishtes. Ideologjia naziste i perdori keto zbulime per te ngritur teorine e popullit "arian" qe sipas fantazise se semure ishte nje grup njerezish me origjine te lashte te ngjashem me sanskritet e dikurshem. Keta luftetare me lekure dhe leshra te bardha, qe "Zoti" i kishte derguar te kontrollonin dhe drejtonin boten, kishin "detyrern e shenjte" te eleminonin dhe c'farosnin popujt jo-ariane ... Natyrisht qe "arianeve" ju duhej dhe nje simbol. Ata huazuan nje dhe ky ishte "Kryqi i Thyer Gjerman" sic emertohet shpesh ne media. Ne kete pike vlen per tu perendur dicka; Nazistet i "damkosnin" hebrejte me yllin e Davidid, nje simbol ky qe hebrejte ishin krenare ta deklaronin si simbolin e tyre nacional. Ndersa per vete ata morren nje simbol te perhapur masivisht midis farave dhe fiseve jo-ariane dhe e "gjermanizuan" ate. Ketu kemi te bejme me nje shembull shume te goditur te perpunimit te dijes dhe opinionit publik. Sa njerez te jene vrane ne emer te "Svastikes" ? Sa shkaterime te jene bere ne emer te simbolit te mireqenies dhe mbaresise ? Veshtire te thuhet por padyshim qe demet ishin aq te medha sa qe Europa i ndjen pasojat edhe sot e kesaj dite. 


*****
 

Njerzit zihen per shume gjera; midis te tjerash dhe per simbolet. Personalisht mendoj se simbolet tregojne nga vijme dhe kush jemi. Disa vite te kaluara, nje rryme brenda Parlamentit Europian e nxitur nga disa politikane gjermane, u perpoq ta ndalonte me ligj perdorimin e svastikes ne Europe. Si reagim, shume mbajtes se ketij siboli u ngriten fuqimisht kunder kesaj ideje idioteske. Keto grupe insistuan se simboli i tyre mijeravjecar nuk kishte te bente fare me cmendurite naziste dhe se per ta ishte nje simbol i shenjte. Ishin te tjere ata qe kishin transformuar ate nga nje simbol paqeje ne nje simbol urrejtje dhe shkaterimi. Europa mund te nxirrte jashte ligjit grupet qe fshiheshin mbas svastikes por jo simbolin qe per keto grupe perfaqsonte paqen, mbaresine dhe zhvillimin. Parlamenti Europian u tehoq dhe logjika normale fitoi. 

​

Swastika-Indian-Boy-1.jpg

Ne kete fotografi tregohet nje djalosh indian mbi koken e te cilit eshte vizatuar svastika si simbol fati dhe mbaresie. 

neo-nazi-skinhead-1.jpg

Ky neo-nazist ka bere nje tatuazh ne koken e tij brenda te ciles vjen verdalle ideja e races superiore. 

Simbolet kane patur dhe kane rendesi te madhe, sidomos shpirterore. Nuk eshte cudi qe ne momente te caktuara ato te kthehen ne kufijte ndares midis jetes dhe vdekjes. Ndodh qe pyes veten: C'ka te beje "X" gje me simbolin pas te cilit fshihet ? Dikush do te thote qe kjo eshte natyra njerezore; njerzit ja futin kot. Po te jete keshtu, atehere me vjen keq per simbolet ... Gjate 120 viteve te fundit shqiptaret i kane ndruar simbolet disa here ... Cu be me "yllin e kuq" ? A e ka pare dikush verdalle ? 


 

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

 

1- A symbol is not just an image, but is like a door into the inner world of the soul, through which we can access the energy and meaning that belongs to this sacred dimension of our self. However, a symbol will only reveal its magical nature if we approach it with the right attitude, if we have the correct quality of consciousness. - Llewellyn Vaughan-Lee
2- Besim fetar i perhapur ne Indi.

 

- Shkrimi i mesiperm u mbeshtet kryesisht ne kete material: https://www.bbc.com/news/magazine-29644591

​

​

bottom of page