top of page

Mesimi i Arvanishtes ne Greqine e fundit te shekullit te 19-te dhe fillimt te shekullit te 20-te; Ruajtja e gjuhes dhe vecorite kulturore te komuniteteve Arvanishtfolese ne Greqi.
 

Ky material eshte shqiperimi i nje shkrimi te studiuesit Theodore G. Zervas me titull: 
Learning Arvanitic in Late Nineteenth and Early Twentieth Century Greece: Linguistic Maintenance and Cultural Idiosyncrasies in Greece’s Arvanitic Speaking Communities

Ky artikull u botua per here te pare ne faqen shkencore: "Zeitschrift für Balkanologie". 

Per me shume ju mund te vizitoni: http://www.zeitschrift-fuer-balkanologie.de/index.php/zfb/article/view/390

 

Disa fjale rreth artikullit - Nga autori

 

Disa studime te koheve te fundit rreth Greqise moderne kane trajtuar temen e minoriteteve jo-Greqisht folese apo grupeve qe flasin disa gjuhe, si pershembull Arvanitasit, Vlleherit dhe Sllavet. Shume nga keto grupe, prej disa shekujsh, i kane shpetuar Helenizimit te plote. Ka shume arsye pse keto grupe mbajten disa nga karakteristikat e tyre gjuhesore dhe kulturore, dhe ne te njejten kohe vazhduan te identifikoheshin si Greke. Padyshim, Arvanitasit kane mbajtur gjuhen e tyre me mire se shume grupe te tjera minoritetesh ne Greqi (Clogg 2002). Gjuha Arvanitase ju ishte mesuar antareve te komuniteteve perkatese ne nje menyre te thjeshte, brenda hapesirave familjare, qe kuptohet ishin miqesore dhe personale. Shkrimi im fillon duke pare origjinen historike te Arvanitasve ne Greqi, me pas permend perpjekjet e Marko Bocarit, Panajot Kupitorit dhe Anastas Kulluriotit per dokumentimin dhe mesimin e gjuhes Arvanitase ne Greqi. Artikulli vazhdon duke analizuar disa vjersha dhe kenge famijesh qe keta te fundit i mesonin ne komunitetet e tyre. Shkrimin e mbyll me diskutimin se si ka arritur gjuha Arvanitase te mbijeteoje ne Greqi deri ne ditet tona.  

 

Rreth origjines historike
 

Shumica e historianeve bien dakort qe Arvanitasit filluan te vendoseshin ne pjesen qendrore dhe jugore te Greqise gjate shekullit te 13-te. Migrimet e tyre te njepasnjeshme vazhduan deri ne fillimet e shekullit te 19-te. Mendohet se Arvanitasit e kane origjinen nga disa zona te Shqiperise se sotme. Identiteti i tyre eshte lidhur me gjuhen Arvanitase ose Toskerishte dhe praktikimin e Krishterimit Orthodhoks Grek. 
Nje nga permendjet me te hereshme te Arvanitasve vjen nga Anna Comnena (1083-1153 E.K.) ne shekullin e 12-te, kur ajo jep nje pershkrim te shkurter te qytezes se Durresit dhe njerezve te saj. Durresi ndodhet ne Shqiperine e sotme. Kete zone ajo e quan Arbanus (Sewter 2009). Eshte pikerisht kjo zone ku historianet bashkekohore mendojne se emri Arvanit 
(Αρβανίτ) ka zanafillen e tij. Burimet e mevoneshme Bizantine i pershkruajne ata si te Krishtere te cilet u vendosen ne jug te Shqiperise se sotme dhe veri-perendim te Greqise. Eshte thene gjithashtu qe ata ishin inkurajuar nga zyrtaret Bizantine te migronin ne jug, drejt zonave te pazhvilluara dhe me popullate te paket te Greqise qendrore dhe Peloponezit, ku shume nga keto komunitete vazhdojne te jetojne dhe sot e kesaj dite. 
Historianet dhe anthropologet vazhdojne te debatojne rreth origjines gjeografike dhe etnike te Arvanitasve. Disa i kane karakterizuar ata si nje perzierie kulturore Greko-Shqiptare ngaqe ata flasin te dy gjuhet, Greqisht dhe Shqip. Ndersa disa te tjere, kryesisht nacionalistet ne te dy anet respektive, i pershkruajne ata si "puro" Greke, ose "puro" Shqiptare. 
Per pothuajse 900 vjet, qytezat/venbanimet Arvanitase ishin shperndare rreth Athines ne Atike, Greqine qendrore, Eubean jugore, Korinth, Argolis, Lakonine perendimore dhe shume ishuj te Cikladeve dhe detit Egje. Per nje periudhe kohore, Arvanitasit ishin "sekreti" me i madh Grek; por nje sekret qe e dinin te gjithe. Kjo ne kendveshtrimin qe shteti Grek ishte i ndergjegjshem per egzistencen e tyre por hezitonte te pranonte qe gjuha qe ata flisnin nuk kishte te bente ne Greqishten (Magliveras 2009).
Pas themelimit te shtetit modern Grek ne vitin 1827 Arvanitasit u identifikuan ne menyre pothuajse unanime si Greke ose Kristiane Orthodokse Greke, por qe preferuan te flisnin Arvanitika ne vend te Greqishtes. Po ashtu, shteti Grek i kishte pare ata ne te njejten forme dhe kjo kryesisht sepse Arvanitasit kishin marre pjese ne Revolucionin Greek dhe kishin qene aktive ne jeten politike dhe kulturore te Greqise.
Ne te njejten kohe, Arvanitasit mbeten misterioze dhe shume Greke menduan se gjuha Arvanitase ishte nje dialekt antik i Greqise veriore. Por, kur emigrantet Shqiptare filluan te vershonin ne Greqi gjate viteve 1990, (pas shembjes te komunizmit ne Shqiperi), u be e qarte qe Arvanishtja nuk kishte fare te bente me Greqishten, por ishte nje dialekt i vjeter i Toskerishtes. Sido qe te ishte, komunitetet Arvanitase ishin misheruar me identitetin nacional Grek. Ata e konsideronin ofendim ne se quheshin Shqiptare dhe shume shpejt do te nenvizonin diferencat qe egzistonin midis tyre dhe emigranteve Shqiptare. 
Ndersa Greqishtja dhe Shqipja jane gjuhe te ndryshme qe bejne pjese ne grupin e gjuheve Indo-Evropiane ato ndajne shume ngjashmeri ne sintakse dhe gramatike. Bile ne Arvanishte ka fjale te Greqishtes se vjeter qe nuk perdoren ne gjuhen moderne Greke. Fjala "mi" ne Arvanishte vjen nga Greqishtja e vjeter,
"μις". "Nuk" ne Arvanitishte mendohet te kete erdhur nga fjala "ουκ" e Greqishtes se vjeter. Fjala Arvanitase per "shtepi" gjithashtu mendohet te kete rrjedhur nga fjala e Greqishtes se vjeter, "σκεπή". Po ashtu, fjala "hades" ne Arvanisht perdoret per te pershkruar boten e nendheshme dhe jeten e pas-vdekjes. Dihen rreth 30 fjale te Arvanishtes qe jane huazuar nga Greqishtja e vjeter, por shume gjuhetare mendojne se mund te kete dhe me shume. Ne te njejten kohe, gjuha popullore Greke ka adoptuar shume fjale Arvanitase. Jorgo Babiniotis arrin ne perfundimin se rreth 50 - 75 fjale qe perdoren ne Greqishten moderne e kane origjinen e tyre ne Toskerishtja (Babiniotis 1998). Disa shembuj jane fjalet: γκομάρι (gomari), γουβα (guva), λουλουδι (luludhi), μπέσα (besa), καλικουτσα (kalakic), λουτσα (lluce), σβέρκος (zverk), σίγουρα (sigurisht).
Ceshtja Arvanitase eshte nje ceshtje komplekse dhe ne kete rast gjuha nuk eshte i vetmi faktor percaktues i identitetit etnik te Arvanitasve. Shume studiues kane sugjeruar qe Arvanitasit flisnin vetem Arvanisht dhe filluan te mesonin Greqisht vetem gjate ketyre njeqind viteve te fundit. Nga ana tjeter, ne shumicen e komuniteteve Arvanitase ne Peleponez (zona ku gjuha ka mbijetuar deri ne kohet tona) brezi i vjeter i Arvanitasve kujtojne qe familjet e tyre gjithmone kane folur Greqish, dhe po ashtu dhe Arvanitika
(Αρβανίτικα), sic e quajne ata kete gjuhe.
Te moshuarit kujtojne qe stergjysherit dhe gjysherit e stergjysherve te tyre flisnin Greqisht. Eshte e ditur qe heronjte e Revolucionit Grek si Andrea Miaulis, Marko Bocari, Andon Kryeziu, Jorgo Kunduriotis, dhe Laskarina Bubulina, qe kishin origjine Arvanitase, i flisnin te dyja gjuhet, Greqisht dhe Arvanisht. Keshtu qe ka shume mundesi qe komunitetet arvanitase ne Greqi flisnin Greqisht dhe Arvanisht per me shume se njeqind vjet. Gjithashtu eshte e njohur qe shume komunitete Arvanitase kishin ditur Greqisht qe ne kohen e Bizantit te vone. Duke qene te Krishtere Orthodokse ata ishin nen varesine e Perandorise Bizantine dhe keshtu qe te ingranoheshin ne jeten politike, ekonomike, fetare dhe sociale te shtetit ata duhet te dinin Greqisht. 
Ndersa historianet dhe anthropologjistet i pershkruajne ata kryesisht si njerez te lidhur me bujqesine, qe rralle largoheshin nga qytezat dhe komunitetet e tyre, shume dokumenta historike i permendin Arvanitasit si mercenare, te marre ne pune per mbrojtjen e perandorive Otomane, Bizantine, Venedikase dhe Habsburge. Ne te njejten kohe, rekorded historike tregojne qe Arvanitasit ishin tregetare qe shisnin/blinin mallra ane e mbane detit Mesdhe (Biris 1960).
Gjithashtu, identiteti i tyre lidhej me familje, klane
(φάρα), qyteza dhe kisha te ndryshme (Dede). Meqenese ne Ballkan, gjate shekujve te 17-te dhe 19-te, sistemi i edukimit Grek ishte i vleresuar, tregetaret e pasur Arvanitas i dergonin femijet e tyre ne shkolla Greke ku kuptohet qe ata mesonin Greqisht dhe jo Arvanitika, apo Shqip.
Permeteper, kur nga fundi i shekullit te 19-te Arvanitasit filluan te emigrojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Australi dhe Kanada, shume nga ata e identifikuan veten si Greke. Ne qytetet si New York, Chicago/Cikago, Sydney/Sidnei dhe Toronto shume Arvanitas u vendosen midis emigranteve Greke dhe u ingranuan ne jeten kulturore dhe sociale te ketyre komuniteteve. 
​Brenda komuniteteve Arvanitase ne Greqi fliteshin te dyja gjuhet, Greqisht dhe Arvanisht, dhe ne varesi te momentit njera gjuhe dominonte tjetren. Pershembull, vajtimet mortore dhe kenget e dasmave gjithmone kendoheshin ne Arvanisht. Kontratat e bizneseve dhe marveshjet midis antareve te komunitetit beheshin gjithmone ne Greqisht. Sherbimet kishtare beheshin vetem ne Greqisht. Familjet dhe individed kryesisht komunikonin ne Arvanisht ne shtepite dhe ne ambjentet e qytezave te tyre. 

Arvanitas-ne-kafene.png

Ne se nje Arvanisht foles do te hynte ne nje qytet Arvanitas, vendasit do te preferonin te komunikonin me vizitorin ne gjuhen Arvanitase. Ne se nje foles i nje gjuhe tjeter hynte ne komunitet, antaret e komunitetit do ti flisnin atij ne gjuhen Greke. Ne te njejten kohe, Arvanisht folesit asnjehere nuk ndjeheshin te kercenuar ne se dikush zbulonte se ata flisnin nje gjuhe tjeter dhe jo Greqisht. Arvanitasit e shihnin veten e tyre si Greke dhe fqinjet e tyre i shihnin ata po ashtu. Diferencat midis Gerqisht folesve dhe Arvanisht folesve konsideroheshin te parendesishme.
Ndersa tekstet e hershme te shkollave Greke nuk i permendin Arvanitasit, shume libra te fund-shekullit te 19-te sugjeronin qe Arvanitasit/Shqiptaret kishin nje kulture te perbashket dhe lidhje historike me Greket e lashte (Philippidou 1900). Shpesh here ata ishin pershkruar si pasardhes te Pellazgeve dhe Dorianeve te cilet u vendosen ne gadishullin Grek midis vitit 1000 dhe 800 perpara Heres Kristiane (Philippidou 1900, Faqe 38). Ndryshimet midis dy nacionaliteteve nuk ishin bere te qarta (ose ishin zbukuruar) deri ne fillimet e shekullit te 20-te kur filloi levizja e rizgjimit te nacionalizmit Shqiptar dhe zgjerimi territorial i Greqise ne Ballkan. 
Perpjekjet per krijimin e lidhjeve kulturore midis Arvanitasve dhe Grekerve ishin inkurajuar nga Marko Bocari, Panajot Kupitori dhe Anastas Kullurioti. Eshte e rendesishme te thuhen disa fjale rreth Bocarit, Kupitorit dhe Kulluriotit sepse ata e shihnin etnicitetin Arvanitas nga kendveshtrime te ndryshme. Te tre keta persona promovuan mesimdhenien dhe mesimin e gjuhes Arvanitase ne Greqi. 

 

Bocari, Kupitori dhe Kullurioti
 

Marko Bocari (1788-1823) ishte antar i klanit Greko-Arvanit foles te Sulit ne Epir. Me se shumti ai kujtohet per heroizmin e tij gjate luftes Greke per pavaresi (1821-1827). Fjalori i tij Greko-Arvanitas, (Λεξικόν της Ρωμαϊκοις και Αρβανητηκής Απλής), jep nje pamje te pergjitheshme te gjuhes Arvanitase perpara Revolucionit Grek. Ky punim njihet si perpjekja e pare per te lidhur gjuhet Greke dhe Arvanitase. Fjalori i Bocarit u krijua ne vitin 1808-te me kerkesen e gjeneralit Francois Pouqueville, i cili ishte konsulli Francez ne oborin e Ali Pash Tepelenes. Mendohet se Bocari e beri kete fjalor duke shkrojtur fjalet qe i diktonin i jati dhe xhaxhai i tij. 
Fjalori original i Bocarit permblidhte rreth 1,700 shprehje/fjale Greke dhe 1,494 shprehje/fjale Arvanitase.

Fjalori-i-Bocarit.png

Fjalori nuk eshte i organizuar ne ndonje lloj forme. Ri-printimi Grek eshte rreth 500 faqe. Fillon me fjale Greke te perdorura ne Arvanitishte. Ka rreth 500 fjale te “mara borxh” nga Greqishtja. Per shembull; αδικία - adhiiki, ελευθερία - elfteri, ευχαριστώ - fharistisure, φως - fos, θαυμάζω - thavmazem. Gjithashtu, ka te “mara borxh” 150 fjale Turke dhe 30 fjale Italaiane. Ne fjalor nuk ka fjale Latine megjithese ka me shume se 400 fjale te tilla ne dialektin e sotem Tosk te gjuhes Shqipe. Shume nga fjalet Arvanitase te listuara ne fjalorin e Bocarit jane afersisht Greke por me nje shqiperim Arvanitas/Shqipetar. Pothuajse te gjitha keto fjale kane te bejne me praktikat fetare te Kishes Orthodokse Greke. Me poshte eshte nje tabele me shembuj te fjaleve kishtare Greke te perdorura ne Arvanitisht.

Panajoti Kupitori (1821-1881) kishte lindur ne ishullin e Hidres. Mendohet se ne ate kohe ky ishull ishte i populluar, pothuajse i gjithi, nga Arvanitas. Si shume banore te tjere, Kupitori u rit duke folur te dy gjuhet, Greqisht dhe Arvanisht. Pas mbarimit te studimeve ne universitetin e Athines, Kupitori ishte emeruar drejtor i disa shkollave te mesme Greke. Ai hapi nje shkolle nate te pavarur ku ju mesonte studenteve gjuhen Arvanitase/Shqiptare. Ne vitin 1,879 pasi blene nje makine shtypshkrimi se bashku me shokun e tij te ngushte Anastas Kulluriotin, (te cilin une do ta permend me poshte), ata filluan publikimin e nje gazete ne Greqisht dhe Shqip te cilen e titulluan “Zeri i Shqiperise” (Η Φωνή της Αλβανίας). Gazeta pati nje rreth te vogel lexuesish dhe u mbyll pas dyzet botimesh. 
Gazeta u pa si nje botim pasionant nacionalistik nga qe nxiste krijimin e nje partie nacionale Shqiptare ne Greqi dhe clirimin e Shqiperise nga Perandoria Otomane. Ne vitin 1873, Kupitori publikoi nje fjalor Latino-Grek
(Λεξικόν Λατινοελληνικών). Ai shpresonte qe fjalori i tij do te perdorej nga studentet e shkollave te mesme Greke (Kupitoris 1873). Ne vitin 1879 ai publikoi studimet e tij Shqiptare me titull: "Nje studim rreth historise dhe literatures te popullit Shqiptar dhe gjuhes se tij" / "Αλβανικαί Μελέται ‐ Πραγματεία ιστορική και φιλολογική περί της γλώσσης και του έθνους των Αλβανών". Ai gjithashtu publikoi studimin e tij rreth peremrave te vetes se trete te dialekteve te gjuhes Shqipe ne Greqi dhe kryesisht dialektin e ishullit te Hydras (Διατριβή περί της παρ' Αλβανοίς αντωνυμίας του τρίτου προσώπου: Κατά την διάλεκτον των εν Ελλάδι Αλβανών μάλιστα την των Υδραίων). Ne te tre keto punime Kupitori pretendonte se Shqipja moderne rridhte nga Ilirishtja antike e cila sipas tij ishte nje dialekt i humbur i Greqishtes se lashte qe flitej ne kufijte veriore (Kupitoris 1879). Ai u perpoq te gjente ngjashmeri midis ketyre dy gjuheve dhe insistonte qe gjuha Shqipe ishte me se shumti Greqisht, me disa fjale Latine dhe nje pakice fjalesh Gjermanike dhe Celtike.

 

Anastas Kullurioti. Ashtu si Kupitori dhe Anastas Kullurioti (1822-1887) ishte i interesuar ne lidhjet historike dhe linguistike midis Greqishtes dhe Arvanishtes. Kullurioti kishte lindur ne ishullin e Salamis ne vitin 1,822. Njesoj si Kupitori ai u rit duke folur te dy gjuhet, Greqisht dhe Arvanisht. Per nje kohe te shkurter ai emigroi ne Amerike ku dhe beri nje pasuri te vogel. Me vone ai u rikthye ne Greqi dhe u vendos ne zona e Plakes ne Athine. Kullurioti u perpoq te mbronte kulturen Arvanitase ne Greqi nepermjet publikimeve te ndryshme si psh "Abetaren Shqiptare", ose libri i germave (Αλβανικών Αλφαβηταρίων - Ne Greqisht dhe Shqip), nje botim ky i vitit 1,882. Po ne te njejtin vit ai publikoi librin e tij per femije, "Qumesht per foshnja" (Ne Greqisht dhe Shqip). Abetaria e Kulluriotit perfshinte perralla Greke dhe Arvanitase/Shqiptare, poema dhe proverba. Me vone ai u perpoq te dokumentonte materialin gojor te Arvanitasve ne nje liber me 196 faqe, te cilin nuk e botoi kurre (Cornis-Pope and Neubauer 2006, p. 290). 
Gjithashtu, Kullurioti ishte interesuar te krijonte shkolla Shqipe ne te gjithe Greqine. Ne kater Qershor te vitit 1883 ai themeloi organizaten "Vllazeria Shqiptare", misioni i te ciles ishte te forconte lidhjet midis Grekeve dhe Shqiptareve. Antaret e saj ishin intelektuale, profesionaliste dhe veterane te Revolucionit Grek.

Ne fillim te vitit 1.880 Kullurioti vizitoi Shqiperine jugore te inkurajonte nacionalistet Shqiptare te ngriheshin kunder Perandorise Otomane (Elsie 2012, Faqe 264). Kjo veprimtari e solli ate ne konflikt me Greqine dhe Turqine. Kur u kthye ne Greqi ai perfundoi ne burg ku dhe vdiq ne rrethana misterioze. 
Pjesa me e madhe e punimeve te Kulluriotit i drejtoheshin komuniteteve Arvanitase ne Greqi. Kullurioti nuk shihte ndonje diference midis Arvanishtes dhe Toskerishtes (Dialektit te Shqipes jugore). Sot, ne Shqiperi, ai konsiderohet nje hero kombetar per perpjekjet e tij ne mbrojtejen e identitetit Shqiptar ne Greqi. Gjithashtu ai eshte i vetmi shkrimtar i periudhes se vone te shekullit te 19-te ne Greqi qe u perpoq, (qofte dhe minimalisht), te dokumentonte cfare mesonin femijet Arvanisht foles ne komunitetet e tyre. 

 

Linguistika dhe traditat kulturore
 

Nje census Grek i vitit 1,879 tregon se ne Peloponez, Greqine qendrore, Eubea dhe ishillin e Andros jetonin perafersisht 225,000 Arvanisht foles. Ishujt e Hidras dhe Speces, qe tradicionalisht kishin popullate Arvanisht folese, nuk perfshiheshin ne kete numur. E gjithe popullata e Greqise se asaj kohe ishte rreth 1,600,000. Sot, gjuha Arvanitase ka mbijetuar ne disa qyteza te provinces Argolis. Nje studim i Anastasia Karakasidou rreth grupeve Sllavik folese ne Greqine veriore gjeti qe shume grupe Sllave ndjene presion per ndrimin e mbiemrave te tyre ne nje forme qe te tingellonin me Greke (Karakaksidou 1997). Ne kohen tone, shume Arvanitas mbajne mbiemra te natyres Greke dhe Shqiptare. Disa nga mbiemrat qe mendohet te kene origjine Arvanitase/Shqiptare jane:  Plaka, Liapis, Kolias, Liakos, Biris, Maneshi, (Πλάκας, Λιάπης, Κόλιας, Λιάκος, Βιρής, Μανεσσής). Vendasit mendojne se keto mbiemra kane qene gjithmone keshu dhe nuk kane ndryshuar. Po ashtu, ne disa fshatra Arvanisht folese llagapet (παρατσούκλι) e brezave te vjeter kane origjine Arvanitase. Disa shembuj jane: Koka, Buttos, Skurteshi, Dillili, (Κόκκας, Μπούτος, Σκυρτεση, Διλλιλής).
Emerimet e objekteve natyrale ne shume qyteza mbajne emra Greke dhe Arvanitas. Kemi rastin e qytezes Arvanitase te Prosymni. Emri zyrtar i qytezes eshte Prosymni por vendasit i referohen atij me emrin Berbati. Gjate pjeses me te madhe te shekullit te 19-te, shteti Grek mori hapa per ndryshimin e emrave te qytezave qe nuk ishin Greke. Per shembull; Carvati u be Mykinai (1916), Priftani u be Monastiraki (1928), Gerbesi u be Medea (1928), Dusia u be Metochi (1927), Mermpakas u be Agia Tria (1950), Pasas u be Inachos (1975), (National Hellenic Research Foundation 2014).
Emertimet e vendeve ne Prosymni pergjithesisht jane Greke. Emri Masto (ne Greqishten e vjeter do te thote gjoks) dhe i eshte vene nje kodre qe ndodhet ne fushat
(κάμπος) e qytezes. Glisoura (fjale per dicka te ngushte apo te mbyllur) eshte emri i nje gryke apo lugines qe te con ne qyteze. Ne Prosymni perdoret nje emer specifik per nje gatim qe mendohet te kete origjine Shqiptare. Gjella quhet “giosa” (γιόσα), pregatitet me mish shqere dhe thuhet te kete ardhur nga Shqiperia. Kjo gjelle gatuhet pothuajse perdite ne tavernat e Prosymnit.

Kodra-Masto-1.png

Pyetja qe ngrihet eshte: Si mbijetoi gjuha Arvanitase, ne qyteza si Prosymni, per nje kohe kaq te gjate? Meshkujt Arvanitas ishin ne gjendje te flisnin te dy gjuhet, Greqisht dhe Arvanisht, sepse ne pergjthesi ata leviznin jashte qytezes dhe jepnin e merrnin me Greqishtfoles. Femrat Arvanitase shume rralle dilnin nga qytezat e tyre dhe nuk kishin ndonje nevoje reale te mesonin Greqisht. Nje udhetar i hershem, aty nga viti 1,892, ve re se: Procesi i Helenizimit vazhdon dhe gjuha Arvanitase nuk ka te ardhme ne Greqi. Per momentin mbahet ne jete nga grate te cilat flasin me njera tjetren, ja u mesojne ate femijeve dhe do te vazhdojne ta bejne kete gje derisa sistemi i edukimit fillestar ne Mbreterine Helenike do te zgjerohet me shume (Renell 1892, Faqe19).
Gjate fundit te shekullit te kaluar, ka patur shume raste te grave Arvanitase nuk dinin fare Greqisht ndersa burrat dhe femijet e tyre i dinin te dyja gjuhet; Greqisht dhe Arvanisht. Si ne shumicen e komuniteteve ne Greqi, gjate fundit te shekullit te 19-te dhe fillimit te shekullit te 20-te, roli i gruas ishte i kufizuar ne shtepi, qytezen lokale, familje dhe kujdesin e femijeve. Ndersa grate risnin femijet ato komunikonin me ta ne gjuhen Arvanitase. Ishte pikerisht ky proces qe beri te mundur mbajtjen e gjuhes nga brezi ne brez. 
Gjuha Arvanitase ishte gjuha e folur ne komunitet. Ishte gjuha qe i bente antaret e komunitetit ta ndjenin veten me te clirshem. Ata e perdornin kete gjuhe si mjet komunikimi per problemet e tyre te perditeshme. Shume anetare te komuniteteve Arvanitase kujtojne gjyshet e tyre t'ju kendonin atyre ne Arvanishte. Disa nga shprehjet e zakoneshme ishin; zemër mu, vajzë mu, djalë mu, etj. Shume te tjere kujtojne vargje nga femijeria, si per shembull:


τάνα του τάνα του
νιάλη βίνγα μάνα του
μάνα του σε ντούονου
που με γκιούρ ε γνιούνου

t'anë tu, t'anë tu

djali vjen nga mana tu

mana tu se dunun-o

dhe me gur e gjunun-o

Nje nga kenget me te njohura popullore, e kenduar ne komunitetet Arvanitase ne Peloponez, eshte ajo me titull “Ra kembana e Papandis”. Ka disa variante te kesaj kenge. Disa nga vargjet me popullore, (te cilat paraqiten me poshte te pershtatura ne gjuhen Shqipe), jane:
 

ra këmbana e Papandisë
ngrihu vajzo të vesh ne kishë
ra këmbana dy-tre herë
ngrehu vajzo të vësh xheberë
eja tani kato mani
qe eshte mema nga bostani
eja të të puth një herë 
tani që kam pirë verë
eja puthmë sa të duash
po kakur të mos e thuash
thuajmë të drejtën-ë
që ke shoqe veten-ë
po të drejtën o të thom
po që nëna më qorton

Kembanat e Zonjes Sone Papandi eshte nje kenge romantike qe flet per qytezen, komunitetin, kishen dhe nje cift te dashuruarish qe gjejne mundesine te takohen ndersa familjet e tyre jane larg shtepise. (Moraitis 2010).
 

Nje tjeter kenge romantike qe ben fjale per nje djalosh qe eshte i dhene pas nje vajze te re, thote:


απε τσέ γιέ κουμπισούρε
σί σενγκέ ε ζογραφίσουρε
ρουσού πόστε τέ τέ φλάs
μόs νομίs σι ότι τέ γκάs

 

a'bre c’je kumbisurë

si shegë e zografisurë

rusu poshtë të të flas

mos nomis se do të ngas

 

Nje kenge qe ben flet rreth revolucionit Grek dhe heronjve Arvanitas paraqitet me poshte: 
 

κιό γκλιούχα Αρβανίστε
ίστε γκλιούχ τρεμερίστε
ε φλίτ ναυαρχοί Μιαούλη
Μπότσαρη έδε γκίθ Σούλι

 

kjo gjuha Arvanishte

ishte gjuhë trimërishte

e fliste navarhi Miauli

Bocari dhe gjithë Suli


Femijet mesonin te tilla kenge ne komunitetet Arvanitase, nga nenat, gjyshet dhe ster-gjyshet e tyre. 
 

Konkluzion
 

Perse Arvanitasit nuk ishin asimiluar ashtu sic ndodhi me disa grupe te tjera disa gjuheshe qe jetonin ne Greqi ? Perse gjuha Arvanitase ka mbijetuar ne disa zona te Greqise deri ne kohet tona?
Shumica e qytezave qe vazhdojne te flasin Arvanisht jane lokalizuar ne Argolis, rajon ky i Peloponezit. Brezat e moshuar, (moshat 60 vjet e siper), nga keto qyteza vazhdojne te flasin Arvanisht, po ashtu edhe Greqisht. Gjithashtu, shume njerez nga brezat e rinj e njohin kete gjuhe. Qytezat e Prosymni dhe Limnes duket se kane numurin me te madh te folesve te kesaj gjuhe. Keto qyteza jane afer njera tjetres dhe i ndan nje distance perafersisht kater kilometra. Limnes eshte vendosur ne nje lartesi rreth 520 metra mbi nivelin i detit, ndersa Prosymni ndodhet ne nje lartesi me te ulet. Qytetet me te medha ne kete zone jane Argos dhe Nafplion. Por, vendasit e Limnes preferojne dhe vazhdojne te shkojne me shume ne Korinth sesa ne Argos ose Nafplion. Ne kohen tone rruget moderne kane bere te mundur udhetimin per ne keto qyteza, por per shume kohe te dyja keto qyteza, Prosymni dhe Limnes, kane qene pothuajse te izoluara. Mendohet se disa qyteza te tjera te kesaj zone si psh: Manesi, Dendra, Mykines, Inachos, Ira, Monastiraki, Neo Iraio dikur ne te kaluaren, te kene folur Arvanisht.
Pa dyshim qe Arvanishtja eshte duke vdekur dhe do te zhduket ne brezat e ardhshem. Vendasit, ne qytezat e Prosymni dhe Limnes, mesuan Greqisht kur filluan te komunikonin dhe benin tregeti me qytetet me te zhvilluara aty afer, Argos dhe Nafplion. Historikisht, gjuha Greke ka qene gjuha e biznesit ne kete zone. Ne dime se banoret e ketyre vendeve kishin nje lloj shkollimi qe nga koha e Otomaneve. Disa vite pas indipendences se Greqise, nje shkolle Greke u hap ne kete zone.

Nje arsye e pjeseshme qe gjuha Arvanitase mbijetoi ishte qe zonat e permendura Arvanisht-folese nuk hynin ne hapesirat qe shteti Grek, (gjate fundit te shekullit te 19-te dhe fillimit te shekullit te 20-te), kerkonte te merrte nen kontroll sepse Arvanitasit kishin qene me kohe pjese e Mbreterise Greke duke filluar qe pas revolucionit te vitit 1821.
"Ideja e Madhe" (Megali Idea) apo politika e Greqise se shekullit te 19-te per rimarjen e tokave qe mendoheshin te ishin Greke, (ne pergjithesi ne kuriz te nacionaliteteve te tjera), kishte si tentative ri-krijimin e Greqise Bizantine bazuar ne kufijte gjeografike dhe kulturore te dikurshem. Thesalia u bashkua me Greqine ne vitin 1881, pjesa me e madhe e Maqedonise dhe Epirit ne vitin 1913 dhe Thraka perendimore ne vitin 1919. Jo-Greqisht folesit e ketyre zonave ishin ata qe ndjene presionin me te madh per zevendesimin e gjuheve lokale me ate Greke. Permeteper, shteti Grek investoi per edukimin ne keto zona. Shkolla Greke u hapen ne keto hapasira dhe si rezultat vendasit i braktisen gjuhet e tyre te meparshme. 
Ky lloj presioni nuk u ushtrua kurre mbi qytezat Arvanisht folese te Peloponezit nga qe ato prej kohesh ishin pjese e shtetit Grek. Gjithashtu, nje rol te madh luajten nenat, gjyshet dhe ster-gjyshet qe ndihmuan ne mbajtjen gjalle te gjuhes ne keto qyteza. Femijet e mesonin gjuhen Arvanitase ne mes te njerezve qe ata donin dhe respektonin. Pjestaret e komuniteteve te permendura me siper e shihnin gjuhen Arvanitase si nje ure lidhese me te kaluaren; si nje trashegimi te para-ardhesve qe sollen ne jete brezat e mevonshem dhe u kujdesen per mbarevajtjen e tyre.

 

 

 

Referenca
 

Babiniotis, Georigios (1998). Λεξικό τής Νέας Ελληνικής Γλώσσας. (Dictionary of Modern Greek). Κέντρο Λεξικολογίας.
Biris, Kostas (1960): Αρβανίτες, οι Δωριείς του νεότερου Ελληνισμού: H ιστορία των Ελλήνων Αρβανιτών. (Arvanites, the Dorians of modern Greece: History of the Greek Arvanites). Athens.
Botsaris, Markos. (1809).
Λεξικόν της Ρωμαϊκοις και Αρβανητηκής Απλής. (Greek-Ablanian Dictionary). Athens.
Clogg, Richard (2002): Minorities in Greece: Aspect of a Plural Society. Oxford University Press.
Cornis-Pope, Marcel and Neubauer, John ed. (2006). History of the Literary Cultures of East-Central Europe: Junctures and Disjunctures in the 19 th and 20 th Century. Vol. II. John Benjamins Publishing Company.
Dede, Maria, (1987).
Οι Έλληνες Αρβανίτες (The Greek Arvanites). Ίδρυμα Βορειοηπειρωτικών Ερευνών.
Elsie, Robert. (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B. Tauris.
Hemetek, Ursula et. al. (2004). Manifold Identities: Studies of Music and Minorities. Cambridge Scholar Press.
Jocalas, Titos. (1980).
Το Ελληνο-αλβανικόν λεξικόν του Μάρκου Μπότσαρη. Athens.
Karakaksidou, Anastasia. (1997). Fields of Wheat, Hills of Blood: Passages to Statehood in Greek Macedonia, 1870-1990. University of Chicago Press.
Komneme, Anna. Trans. Sewter, E.R.A. (2009) The Alexiad. Penguin Classics.
Kupitoris, Panayiotis. (1873).
Λεξικόν Λατινοελληνικόν (Latin-Greek Dictionary). Athens.

Kupitoris, Panayiotis. (1879). Ελληνική Μελέτη: Πραγματεία Ιστορική και Philosopher 's Περί της Γλώσσης και του Έθνους τον Αλβανών. (Albanian Studies: A Historical and Literary Essay About the Albanian Nation and its Language). Athens.
Kupitoris, Panayiotis. (1879).
Διατριβή περί της παρ' Αλβανοίς αντωνυμίας του τρίτου προσώπου: Κατά την διάλεκτον των εν Ελλάδι Αλβανών μάλιστα την των Υδραίων (Study on Albanian Pronouns in the Third Person: In the Albanian Dialect in Greece and Particularly Hydra). Athens.
Magliveras, Simeon. (2009). The Ontology of Difference: Nationalism, Localism and Ethnicity in a Greek Arvanite Village. Unpublished Dissertation. University of Durham.
Moraitis, Thanasis. (2010).
Αρβανίτικα Τραγούδια (Arvanitic Songs). Athens.

National Hellenic Research Foundation: Pandektis: Digital Thesaurus of Primary Sources for Greek History and Culture. http://pandektis.ekt.gr/pandektis/Retrieved April 10, 2014.
Philippidou, N.G. (1900).
Επίτομος Ιστορία του Ελληνικού Έθνους: 1453-1821. (Abridged History of the Greek Nation: 1453-1821). Athens.
Rennell, Rodd. (1892). The Customs and Lore of Modern Greece. London.
Vambas, K. (1879).
”Ολίγα περί της Αλβανικής Γλώσσας.” (On the Albanian Language). Παρνασος. Vol. 3.

bottom of page