Armatimet qe mendohet se kene qene te Skenderbeut mbahen te ekspozuara ne Viene/Austri ne Kunsthistorisches Museum, qe shqiperohet Muzeumi i Historise se Artit(1). Ne faqen zyrtare te institucionit, qe ju mund ta vizitoni KETU, deklarohet se keto dy objekte kane qene ne pronesi te Dukes se Madh te Tirolit/Tyrol, Ferdinand i II-te, (14 Qershor 1529 – 24 Janar 1595). Ai ishte nje pasionant i armeve dhe emblemave kalorsiake. Thuhet se nje i njohur i Dukes Ferdinand i bleu ato diku ne Itali duke menduar se ishin armatimet e Georg Castriota – te njohur si Skanderbeg. Ka disa hipoteza, por asnje nuk eshte e dokumentuar ne menyre te besueshme. Per here te pare keto armatime permenden ne vitin 1593 ne inventarin e objekteve/armatimeve te gjendura ne keshtjellen Ambras/Innsbruck. Ajo qe dihet me siguri eshte se, rreth 133 vjet pas vdekjes se Skenderbeut, ne vitin 1601 u botua nje katalog (i titulluar Armamentarium Heroicum), me armet/paisjet qe Ferdinand II kishte patur ne koleksionin e tij. Midis 125 princave europiane shfaqet dhe Skenderbeu duke mbajtur ne dore nje shpate dhe ne toke, ne te majte te tij, qendron helmeta e fameshme. Dominicus Custos, artisti qe pregatiti pllakat printuese te piktures te treguar me poshte, beri ate qe ju kerkua: Te krijonte nje Skanderbeg me nje paraqitje qe ishte e pershtateshme per kohen dhe ne zoterim te luftetarit te degjuar te tregoheshin shpata dhe helmeta e tij.
Le ti shohim objektet nje nga nje, duke filluar me helmeten. Muzeumi e pershkruan ate si nje prodhim italo-gjerman te gjysmes se dyte te shekullit te 15-te. Nje sy i kujdeshem ve re fare kollaj se helmeta eshte ripunuar dhe riparuar disa here. Dallohet qarte qe brezi i mesit, ngjyre kafe, eshte i pregatitur nga nje 'dore' tjeter dhe ne nje periudhe me te voneshme. Cilesia e punimit te 'luleve' me 6 petale eshte me e larte se ajo e kokes se cjapit qe duket qe eshte modifikuar te rije ne maje te helmetes. Germat latine te gdhendura ne brez mendohet te jene inicialet e disa fjaleve per te cilat ka supozime te ndryshme. Ne pjesen e poshteme helmeta eshte e demtuar. Nje dore amatoreske eshte perpjekur te mbuloje demtimet duke i maskuar ato me nje rrip lekure qe mbahet ne vend nepermjet disa percinave qe nuk jane ne te njejtin nivel. Personalisht mendoj se helmeta eshte nje element dekorativ/zbukurues dhe jo nje paisje mbrojtese luftarake. Ajo eshte e vogel per nje person trupmadh sic supozohet te kete qene Skenderbeu. Por ku i dihet, ai mund te kete qene dhe trupvogel ...
Me poshte tregohet nje foto me cilesi te larte e helmetes se Skenderbeut. Kliko ne foto per ta zmadhuar ate.
Shpata eshte po aq kontradiktore sa dhe helmeta. Muzeu nuk eshte i sigurt rreth origjines se saj. Mendohet te jete prodhuar ne Lindjen e Mesme, por ky supozim shoqerohet me nje pikpyetje. Shpates i eshte riparuar doreza. Gjithashtu thuhet se ka nje kellef qe eshte prodhim i mevonshem. Kllefi nuk eshte i ekspozuar. Me sa duket shpata nuk eshte perdorur ne luftime sepse ne tehet e saj nuk ka demtime qe do te ishin fare normale per nje arme te perdorur ne fushat e betejes. Nje foto e zmadhuar e "Shpates se Skenderbeut" mund te shihet KETU.
E vecanta e saj eshte se ajo ka nje seksion te lyer me ar dhe gdhendje qe u ngjasojne simboleve arabe. Studjuesit thone qe keto germa apo simbole nuk bejne kuptim dhe duken si zhgaravina/zbukurime ...
A do te mbante Skenderbeu nje shpate me nje mbishkrim qe nuk e kuptonte ? Mbase po, por askush nuk mund te thote me siguri qe kjo ishte shpata e tij.
Personalisht mendoj se kemi te bejme me nje lloj shpate te perhapur midis ushtareve mamluke. Me poshte tregohen:
1- Shpata te luftetareve mamluke. Objektet jane te ekspozuara ne Muzeumin Pallati Topkapi, Istambul.
2- Shpata e sulltanit mamluk Qaitbej, (Abu Al-Nasr Sayf ad-Din Al-Ashraf Qaitbay, 1416 - 1496). Kjo shpate ka ngjashmeri te madhe me ate qe thuhet se i perkiste Skenderbeut.
3- Shpata e Skenderbeut.
Muzeumi vienez i anashkalon referencat shkencore dhe jep nje pershkrim te ngarkuar politiko-nacionalist rreth Skenderbeut te pa bazuar ne materialet historike te shekullit te 15-te.
Fan Noli shkruante se shpata e Skenderbeut ishte aq e rende sa asnje burre nuk mund ta ngrinte ate. Ne fakt, ajo eshte nje shpate fare e zakoneshme e kohes. Faik Konica shkruante se kur e pa te ekspozuar ne muzeum, ne tehet e saj kishte akoma gjurme gjaku ! Natyrisht qe nuk ka gjurme te tilla.
Mbase keto zmadhime femijnore kishin qellime te tjera, por ne asnje kendveshtrim nuk mund te konsiderohen te verteta.
Disa historiane shkruajne se Papa Pius i II-te, i dhuroi Skenderbeut nje shpate, mbase ne vitin 1466. Nuk eshte e qarte ne se ky eshte nje konkluzion bazuar ne dokumente autentike apo thjesht nje 'Thashethem folklorik'. Per te krijuar nje ide se si dukeshin shpatat qe Vatikani ju jepte personave shume te rendesishem, me poshte paraqitet fotoja e dy shpatave te bekuara nga Papet e Romes te shekullit te 15-te.
1 - Nje shpate e bekuar nga Papa Nikola i V-te ne vitin 1450.
2 - Nje shpate e bekuar nga Papa Pius i II-te ne vitin 1463.
Fotot jane mare ne nje muzeum te Venecias, Itali.
Ne te dyja rastet, duket fare qarte qe cilesia artistike e ketyre shpatave eshte shume me e larte se shpata qe i dedikohet Skenderbeut e cila ndodhet e ekspozuar ne Viene, Austri.
Konkluzion
A kane qene sendet e mesiperme te Skenderbeut ? Mbase po, mbase jo. Studjues dhe historiane te ndryshem kane mendime kontradiktore(2). Muzeu i Historise se Artit ne Viene prezanton Georg Castriota si pronarin e mundshem te tyre por nuk jep as edhe nje te dhene specifike se ku e mbeshtet kete deklarim por mjaftohet me nje supozim se ato mund te jene shitur nga pasardhes te Skenderbeut. Bile gjate viteve, muzeumi ka ndryshuar dhe informacionin qe shoqeron objektet e permendura.
Ndersa pikepyetja me e madhe mbetet 'zhdukja' e nje pjese te motiveve ne tehun e shpates. Ne pikturen e pare historike, dhe me te besueshmen e ketij objekti, duket qarte qe ne mesin e zbukurimeve te arta gjendej nje segment i cili sot mungon. Ta kete fshire koha, apo ndonje dore njerezore kur eshte kuptuar se aty shfaqej ndonje informacion qe tregonte nje pronar tjeter dhe jo Skenderbeun ?
Eshte e vertete qe muzeumi ne fjale mban disa nga koleksionet me interesante te mbreterve, princeve apo kaloresve europiane te shekujve te kaluar por ne rastin e armatimeve te Skenderbeut, institucioni nuk ngrihet mbi nivelin e nje muzeumi te zakonshem ku njerzit blejne nje bilete dhe shohin objektet e ekspozuara, disa prej te cilave kane histori te turbullt.
Dikush do te thote se nuk eshte detyra e muzeumit austriak te studjoje historine e shqiptareve; jane te tjere qe duhet ta bejne ate. Pikerisht, kjo kerkohet nga studjuesit dhe historianet e kohes moderne. Sot ka institucione te specializuara qe jane ne gjendje te analizojne dhe te japin nje pergjigje precize se kur u prodhua helmeta, perpara apo pas vdekjes se Skenderbeut. Kur dhe ku u modifikua ajo. Sa i vjeter eshte cdo element i helmetes, etj. E njejta gje mund te thuhet dhe per shpaten.
Me sa duket velloja misterioze qe mbulon armet e Skenderbeut eshte me produktive si per muzeumin austriak ashtu dhe per historiografine dhe nacionalistet ekstreme shqiptare. Kush po pyet per histori shkencore.
Natyrshem lind pyetja: A mund te mbeshtetet nacionalizmi mbi objekte me origjine te paqarte ?
Burrimet e informacionit
1- Seksioni ku mbahen aramtimet quhet Welt Museum. Per me shume: https://www.khm.at/ (Mare me 7, Mars 2021)
2- Skenderbeu - Oliver J. Scmitt - Faqe 123
3- https://www.britishmuseum.org/collection/image/1613202689