Shqiptarizimi i Arberesheve
Procesi i 'unifikimit' te arberesheve coi ne humbjen e informacioneve te rendesishme rreth albanasve te hershem.
Ne fund te viteve 1300, ne Britanine e Madhe fliteshin disa gjuhe, variante gjuhesh dhe dialektesh. Dokumentacioni i atyre viteve eshte kryesisht i shkrojtur ne Anglishten Mesjetare, Anglo-Normandisht dhe Latinisht. Institucionet, shkencetaret, historianet per asnje moment nuk kane pushuar se zbuluari dhe studjuari historine e vendit te tyre, ndersa Shteti Britanik ka shpenzuar shuma maramendese per mbrojtjen e kultures/traditave te vjetra. Askush ne Britanine e Madhe nuk ka tentuar te “Anglizoje” banoret e dikurshem te ishullit te famshem. Ne se dikush do te kishte hedhur kete ide, atehere Mr. Bean do te kishte bere nje film shume te sukseshem.
Egziston nje tendence e pergjitheshme per te lidhur popullata moderne me civilizime te dikurshme. Bie fjala greket tentojne te lidhin veten me civilizimin e vjeter grek. Italianet me shkelqimin e Romes. Egjyptianet me faraonet e piramidave … Eshte sjellje dhe ndjenje njerezore. Kushdo deshiron te lidhe veten e tij me dicka superiore.
Disa nga perfaqsuesit e hitoriografise shqiptare e shohin kete fenomen nga nje kendveshtrim tjeter. Per ta historia rrjedh nga e sotmja drejt te shkuares. Me fjale te tjera; pellazget, iliret, dardanet, epirotet, maqedonasit, arvanitasit, arbereshet jane pa perjashtim shqiptare.
Si mund te jete kjo e mundur kur termi “Shqiptar” eshte nje term i ri ? - do te pyese dikush.
Pikerisht ketu ndahet shkenca nga nacionalizmi idiotesk !
Gjate Bizantit, popullatat nomade arvanitase u vendosen ne disa zona te Greqise se jugut. Per here te pare ata shfaqen ne regjistrat e Manuel Kantakuzino kur ky kishte ne kontroll Peleponezin (1348-80). Me vone, pushtimet otomane ne Ballkan krijuan disa vale te reja emigrimi si ne drejtim te Greqise ashtu dhe te Italise jugore.
Thuhet se ka materiale te shumta rreth vendosjes se arberesheve ne Italine e jugut. Megjithate, mungojne punime te verteta shkencore rreth historise se tyre. Konkluzioni i pergjithshem eshte se ata u vendosen ne zona te depopulluara. Zanati i tyre kryesor ishte ushtria; ata luftonin si mercenare. Deri ne vitin 1861, gadishulli Italik ishte i ndare ne disa mbreteri, pricipata dhe Qytet-Shtete keshtu qe kishte plot mundesi punesimi per ushtare …
Krijimi dhe fuqizimi i Shtetit Italian, thirri perseri ne skene arbereshet e varfer dhe te harruar. Kesaj rradhe ata u perdoren per nje qellim tjeter: Krijimin e nacionalizmit shqiptar qe do te ndihmonte shtrirjen e ndikimit italian ne anen lindore te Adriatikut.
Ne procesin e “Shqiptarizimit” te arberesheve u zhduken disa nga elementet thelbesore te identitetit origjinal arberesh. Personalisht, mendoj se shumica e arberesheve u vendosen ne Itali pas nje qendrimi te perkohshem ne Peleponez. Aty ata huazuan shume karakteristika Greko-Bizantine. Prandaj vazhdojne te kendojne “O moj e bukura More” edhe sot e kesaj dite. Dhe ajo qe injorohet masivist eshte fakti qe Orthodhoksia i shpetoi ata nga italianizimi i plote. Popullatat qe perdoren gjuhen dhe ritin grek ne kishe munden te shpetonin dhe gjuhen arbereshe ne shtepi. Te tjeret thjesht u asimiluan !
Kjo eshte nje teme shume e gjere dhe e mbingarkuar me nacionalizem ekstrem. E shoqeruar me kenge “super-patriotike” dhe natyrisht e zbukuruar me “Flamurin e Skenderbeut”.
Skenderbeu dhe shkenca
Ne se tek arbereshet, apo shqiptaret kudo qe ndodhen, egziston vertet respekti per udheheqesin e dikurshem, atehere eshte detyra e tyre te krijojne nje fond per identifikimin e pas-ardhesve te tij, dhe jo vetem. Ne Itali gjenden varret e njerezve te aferm te Skenderbeut. Me perpjekjet e duhura, mund te behet nje studim i detajuar dhe i thelluar gjenetik qe do te hedhe drite te plote mbi Kastriotet. Kush ishin ata ? Cilet ishin “kusherinjte” e tyre ?
Shoqatat Shqiptaro-Arbereshe kane per shembull rastin e piktorit te famshem Karavaxhio (Michelangelo Merisi da Caravaggio, 1571-1610). Studjuesit italiane arriten te gjenin eshtrat e tij ne nje varr masiv dhe identifikonin pasardhesit e tij qe vazhdojne te jetojne ne qytezen Caravaggio. Nje video e shkurter rreth ketij zbulimi gjendet KETU.
​
Nje nga punimet me te njohura te Karavaxhios eshte “Thomai mosbesues” (Incredulità di San Tommaso). Shen Thomai besoi ne ringjalljen e Krishtit vetem kur e zuri plagen me dore.
Shkenca eshte njesoj si Shen Thomai; kerkon prova dhe jo fjale !
​
Gusht, 2022
​
​