A ja vlente ?
Ne Rome, ne ambjentet e “Museo Nazionale Romano”, ekspozohet nje statuje bronxi qe gjeresisht njihet me emrin “Boksieri ne pushim”. Statuja vjen nga thellesia e 2000 vite te shkuara dhe mbart nje mesazh enigmatik qe cdokush e interpreton sipas botkuptimit te tij.
“Gjate karieres time te gjate ne fushen e germimeve arkeologjike une jam perballuar me shume zbulime. Kam perjetuar cudi pas cudie. Disa here, fare papritur, jam befasuar nga kryevepra te verteta. Por, asnjehere me pare nuk kam patur nje ndjenje aq te jashtezakonshme si ajo e krijuar nga pamja madheshtore e kesaj shembelltyre njerezore, e ketij atleti gjysem-barbar, qe pak e nga pak u ngrit nga toka sikur te zgjohej shume kohe me vone mbas luftimeve te tij te ashpra.”
Keto jane fjalet e Rudolf Lanciani, arkeologut italian qe ne vitin 1885 mori pjese ne germimet arkeologjike qe cuan ne zbulimin e ketij momumeti te famshem te historise njerezore.
Skluptura e bronxit e ka origjinen diku ne boten Helenike. Pas pushtimit qe romaket i bene Greqise, ata transferuan shume vepra arti ne Rome, dhe jo vetem. Pjesa dermuese e ketyre punimeve u ‘treten’ nder shekuj. Disa here vitet, disa here vete njerzit i shkateruan keto punime. Bronzi u perdor per qellime te tjera, duke perfshire arme dhe plumba per ushtrite moderne …
Fatmiresisht, kjo sklupture arriti ti shpetonte si rrjedhes se kohes ashtu dhe idjotesise njerezore. Dikush e groposi ate ne nje forme te tille qe toka ta mbronte dhe jo ta trette kete thesar.
Por cila ishte arsyeja qe personi, apo personat e lashtesise, vendosen te ndermerrnin nje veprim te tille ? Tentuan ata ti dergonin brezave te ardhshem nje mesazh ?
Ka hipoteza dhe mendime nga me te ndryshmet. Dokumentare te shumte jane xhiruar per staujen. Vjersha dhe poezi nga me epiket jane shkrojtur dhe recituar per atletin e pergjakur. Atij i kane ngjitur dhe nje emer boksieri te famshem nga antikiteti helen qe triumfoi mbi kundeshtaret e tij, bile fitoi dhe ne Olimpide.
Dikush thone se syte e tij shprehin frike, trupi i tij lodhje, por pavaresisht kesaj ai eshte gati te filloje duelin e rradhes si nje triumfator i perjetshem ! Dhe glorifikimet vazhdojne dhe vazhdojne ...
Une mendoj dicka tjeter. Shprehja e fytyres se tij vertet reflekton frike dhe agoni por jo sepse ai i trembet dhunes dhe kundeshtarit. Ai i trembet vet-vetes dhe kerkon ndihme nga nje fuqi mbinjerezore: A ja vlente gjithe kjo dhune ?
Dhjetor, 2022