top of page
OTTOS-VON-GRIECHENLAND-IN-NAUPLIA.jpg

Kryeqyteti i pare shqiptar

Perpara disa ditesh pashe nje dokumentar te nje gazetari te njohur ne televizionet dhe mediat sociale. Titulli i dokumentarit: "Kryeqyteti i vjeter shqiptar i Greqise"

Mes paralelizmave, hipotezave dhe tjetersimeve historike, gazetari mbronte pozicionin e tij se Greqine e kishin ndertuar arberoret, apo me sakte shqiptaret. Ne qytetin shqiptar te Nafplios ata organizuan qeverine e pare, parlamentin e pare, nxorren kryeministrin e pare grek dhe keshtu me rradhe ...

Me pas dicka ndodhi dhe nje grup i vogel grekesh ju vodhen shqiptareve te gjitha arritjet. Ju morren kulturen, traditat, qeverine bile i persekutuan duke ju ndaluar dhe gjuhen. Me fjale te tjera, i shtypen aq shume sa dhe sot e kesaj dite ata flasin shqip me frike dhe ndrojtje. Per te shmangur ndonje problem me qeverine e Athines, nje person i pa identifikuar i filmoi shqiptaret e Nafplios fshehurazi ne menyre qe te mbronte identitetin e tyre. Ku i dihet, ne se zbuloheshin ata mund te perfundonin dhe ne burg ...

Po pranoj si te verteta te gjitha sa prezantuesi tha ne dokumentarin ne fjale. Po i konsideroj 100% shqiptare te gjithe "arberoret" e Greqise. Po e konsideroj revolucionin e vitit 1821 si nje lufte civile shqiptare. Per te mbeshteur kete pozicion po sjell nje grimce historike. 

Ne mbremjen e betejes se fundit, Marko Bocari mblodhi luftetaret e tij dhe i urdheroi te prisnin nje menge te kemishave te tyre dhe te lidhnin nga nje shami ne koke. Ne erresiren e nates, keto "modifikime" ne veshje do te sherbenin si shenja dalluese midis miqve dhe armiqve qe ishin te ngjashem si ne veshje ashtu dhe ne gjuhe. 

Marko Bocari u vra. Shoket e lidhen trupin e tij qe te qendronte drejt mbi kale dhe e cuan bashkeluftetarin ne Mesolongji ku dhe e varrosen me nderimet qe i takonin komandantit te tyre. Por, perpara se te benin kete, ata ne shenje hakmarrje ju prene koken 50 shqiptareve te tjere qe kishin zene rober.   

Piktura ne fillim te faqes eshte punim i piktorit gjerman Peter von Hess dhe tregon pritjen qe banoret e Nafplios i bene princit bavarez, 17 vjecarit Otto. Ai u kurorezua mbret i Greqise moderne dhe qendroi ne fron nga viti 1832 deri ne vitin 1862. Mendoj se piktura eshte nje material propagandistik dhe e ngjashme me shume piktura te kohes ku njerzit 'fluturonin' nga gezimi kur shikonin mbretin dhe parine.

Nje pikture me realiste do te dukej, pak a shume, si kjo ketu. Otton e shoqeruan disa anije luftarake, te derguara nga fuqite e kohes. Ato e pershendeten kurorezimin e tij me 21 te shtena topash. Mesazhi ?  Te 'medhenjte' kishin vendosur te krijonin shtetin grek dhe per kete ishin gati te luftonin deri ne fund.

Otto-Nafplion-1833.jpg

Lind pyetja: Perse kancelarite europiane, vecanarisht bavarezet, ishin kaq te pasionuar pas Greqise ? Ne se shqiptaret ishin forca kryesore perse mos ndertonin ata Shqiperine ? Bile bavarezet shkuan aq larg sa ndertuan nje 'Greqi te vogel' ne qender te Mynihut. Kaq te paditur te kishin qene ata sa qe 'kryengritjen shqiptare' ta quanin 'revolucioni grek' ?! 

Po tekstet shkollore, programet e universiteteve, institucione kerkimoro-shkencore, media te varrura dhe te pavarrura, perse e perkufizojne kryengritjen e 1821 si "Griechische Revolution" ?

Po muzeumet e ngritura ne perkujtim te ketij revolucioni dhe rolit te gjermaneve ne krijimin e Greqise moderne  si shpjegohen ?

Kane kaluar perafersisht 200 vjet qe kur shqiptaret krijuan kryeqytetin e pare te Greqise. Ndersa ne vitin 1925 perfundimisht ata shpallen Tiranen si kryeqytetin shqiptar te shqiptareve. 

 

Besoj se eshte momenti qe heronjte shqiptare qe krijuan Greqine te zene vendin e tyre real dhe jo vetem ne TV apo FB.

Do sugjeroja:

1- Mbrapa monumentit te Skenderbeut te vendoset Kolokotroni mbi kale, duke pare ne drejtim te godines te universitetit Nene Tereza.

2- Portit te famshem te jahteve luksoze qe do te ndetohet ne Durres ti vihet emri i "Admirales Rebele" dhe politikanes te njohur Bubulina Laskarina.

3- Nje institucioni ushtarak, apo policor, ti vihet emri i luftetarit te famshem Marko Bocari.

A nuk ishin keta shqiptare themeluesit e shtetit grek ? Greket e njohin dhe nderojne kontributin e tyre. Kudo ne Greqi gjen emrat e Theodhorit, Bubulines, Markos, etj.

 

Ka erdhur koha qe heronjte arberoro-shqiptare qe krijuan Greqine te kthehen ne shtepi !

Janar 2023

bottom of page