Nga Sofroniadis ne Sofroni.
Ne gjuhen greke, emri Sofron, (Σωφρον), perkufizon nje person qe mendon drejt, nje njeri qe merr nje vendim te mencur per te ardhmen e tij. Nga te gjithe “Sofronet” qe kane jetuar ne kete bote, njeri mbetet “Sofron i Sofroneve”. Behet fjale per Sofronin, djalin e Agathocles dhe Damnasyllis, qe lindi ne shekulline 5-te para Eres Kristiane, ne qytet-shtetin e degjuar grek te Sirakuzes, ne Sicili. Per kete arsye ai u njojt si: “Sofroni i Sirakuzes”.
Sofroni ishte mjeshter i prozes se shkurter. Personazhet qe ai krijonte dialogonin midis tyre duke nxjere ne pah anet negative te shoqerise. Shume filozofe dhe dijetare te kohes u mbeshteten ne shkrimet e Sofronit, bile thuhet se Platoni i mbante shkrimet e tij nen jastek. Gjate shekujve te mevonshem, emri Sofron u kthye ne nje simbol dhe vazhdon te perdoret edhe sot e kesaj dite nga greket e kohes moderne.
Transformimi i emrave ne mbiemra familiare ka qene dhe mbetet nje fenomen i njohur; keshtu qe dhe emri Sofron u kthye ne mbiemrin Sofroniadis. Ne Greqi ky mbiemer gjendet pothuajse ne te gjithe territorin e vendit(1). Po ne Shqiperi a ka patur familje me mbiemrin Sofroniadis ? Ishin ata greke ? Ne se po, c’fare ndodhi me ta ?
*****
Ne vaporin me emer Patria, qe u nis nga Napoli ne 2 Shtator dhe dhe arriti ne Nju Jork ne daten 16 Shtator, 1916, ndodheshin edhe disa banore nga Moskopolis, (Voskopoja), midis tyre dhe dy vllezerit Giorgio dhe Theodoros Sofroniadis, te nenvizuar me ngjyre blu.
​
Ne vazhdim do te ndalem vecanarisht tek Giorgio Sofroniadis, ose Jorgji sic e therrisnin te afermit, i cili ishte stergjyshi i gruas time. Ne dokumentin e mesiperm, Georgio deklaron se ai i perket nacionalitetit dhe etnicitetit grek. Te njejten gje ben dhe i vellai i tij, Theodoros. Ne te njejten liste ka edhe dy banore te tjere nga Moskopolis qe gjithashtu deklarojne te qenurit grek. Por, ka dhe nje udhetare, me emer Dafina Dobreni, e nenvizuar me te kuqe, qe deklaron etnicitet shqiptar. Pra Dafina thote se eshte shqiptare.
Ne dokumentin ne fjale tregohen pese banore nga Moskopolis. E perbashketa e tyre eshte se ata kane lindur ne Perandorine Otomane, administrata e te ciles nuk i detyronte banoret/nenshtetasit e saj te deklaronin nje perkatesi etnike te reme. Otomanet nuk kishin as interesin me te vogel ta benin kete gje. Pra me fjale te tjera, banoret deklaronin ate qe ndjenin dhe ishin ne te vertete. Ne rastin konkret, Jorgji dhe Theodhori, djemte e Sotiris, deklaronin se ishin greke, ndersa Dafina deklaronte se ishte shqiptare. Qenia shqiptar, grek, apo etni tjeter, nuk i bente banoret e asaj kohe armiq te njeri tjetrit ... ata kishin jetuar prane njeri tjetrit per shekuj te tere.
Situata ndryshoi kur filluan tentativat e para per ndertimin e shtetit te pavarur shqiptar. Ishin austriaket dhe italianet ata qe stimuluan dhe organizuan perpjekjet per eleminimin dhe tjetersimin e popullates greke qe jetonte ne disa zona te Shqiperise. Kategoria e njerezve si Jorgji, Theodhori, dhe shume te tjere si ata, i rrezistuan ketyre perpjekjeve por shanset e tyre ishin te vogla. Ata nuk mund ti binin malit me koke !
Le te mbetemi ne vllezerit Sofroniadis. Ata arriten ne USA ne date 16 Shtator, 1916. Saktesisht nje muaj me vone, ne daten 16 Tetor, qe binte e Hene, nje aeroplan ushtarak austriak fluturoi mbi Moskopolje dhe pasi u sigurua qe ne zonat perreth nuk kishte ndonje prezence ushtarake(2) ju dha shenje bandave te Sali Butkes te sulmonin fshatin. Pasojat dihen dhe une nuk do te ndalem ne kete pike qe persona te tjere e kane trajtuar me detaje dhe imtesi.
C’fare ndodhi me Jorgjin ? Pas disa vitesh qendrimi ne USA, ai u kthye ne Moskopolis, qe tashme quhej perfundimisht Voskopoje, dhe gjeti te rrenuar fshatin dhe pronen familiare. Gjendja e veshtire ekonomike e detyroi ate qe ne vitin 1925 te shkonte perseri ne Amerike. Por kete rradhe kemi te bejme me nje Jorgji tjeter ! Ne dokumentin perkates emri i tij nuk ka ndonje ndryshim, ai shfaqet si George S. Sofroniadhes, qe di te lexoje dhe shkruaje greqisht, por nacionaliteti/shtetesia dhe raca e tij kane ndryshuar nga greke ne shqiptare.
​
Ndersa ndryshimi i shtetesise eshte i kuptueshem, sepse ne vitin 1925 ishte krijuar shteti shqiptar, problemi qendron me racen/etnicitetin. Si u kthye ai nga grek ne shqiptar ? Ta kishte bere me ndergjegje, apo … i dilte ndonje bandit ne enderr ?
- Perpara se te vazhdosh me tej, me ndaj kategorite "shqiptar" dhe "grek" - do te thote dikush.
- Kush ishte kush, sipas mendjes tende ? - do te pyese dikush tjeter.
Etniciteti ka forma dhe konceptime te ndryshme. Popullata te caktuara kane krijuar kriteret/standartet e tyre specifike ne lidhje me kete nocion. Ne vija te pergjitheshme, ne kohen e Jorgjit, “grek” konsiderohej ai person qe:
- Fliste greqisht
- Ishte besimtar i krishtere orthodoks, ndjekes i Kishes Greke
- Ishte mbartes i kultures helene
- Ishte pasardhes i prinderve greke
Pa as me te voglin dyshim, Jorgji i plotesonte te gjitha keto kritere dhe ishte po aq grek sa c’ishin dhe bashkekohesit e tij qe jetonin ne Greqi apo diku tjeter.
Situatat e reja gjeo-politike, qe u krijuan pas shembjes se perandorise Otomane, interesat e fuqive te medha, Austro-Hungarise, Italise, etj, nuk pyeten shume per Jorgjin e "vogel dhe te parendesishem"; ai duhej te kthehej ne shqiptar dhe pike ! Fatin e tij do ta pesonin dhe shume te tjere ... Nje dekret qeveritar i perpiluar ne vitin 1930 tregohet me poshte. Permbajtja e shkreses dhe udhezimet ne te nuk kane nevoje per shpjegime “akademike”. Mendoj se dokumenti i meposhtem flet me shume se nje novele e tere.
​
Eshte plotesisht e qarte qe mbiemri Sofroniadis pesoi ndryshimin e kerkuar nga Qarkorja Qeveritare dhe u kthye ne Sofroni.
Dy fjale rreth jetes private te Jorgjit
Ai u martua me Zoica Menkshi. Cifti pati tre vajza, Kaliroin, Elefterine dhe Kalipsone. Ne fund te Luftes se Dyte Boterore, dyqani dhe nje hotel i vogel ne Voskopoje, qe ai kishte arritur te ngrinte me shume mundim dhe djerse, ishin bastisur dhe djegur … Familja u shperngul perfundimisht ne Korce ku ishin vendosur dhe disa te aferm te tjere. Ne foton e meposhtme tregohen disa nga antaret e families se Jorgji Sofroniadis gjate ceremonise martesore te vajzes se tij Kalipso me Jorgo Papa. Jorgji jetoi gjate dhe deri ne fund te jetes se tij ai nuk ndaloi se lexuari libra ne greqisht dhe degjuar radion greke …
​
1-Pandeli, 2-Evangjelia, 3-Jorgji, 4-Kalipso, 5-Jorgo, 6-Kaliroi, 7-Theodhori, 8-Dhimitra, 9-Olimbia. Shih shenimet ne fund te shkrimit per me shume informacion.
*****
Krijimi i shteteve te reja ballkanike ka qene nje proces i veshtire ku palet respektive kane kryer veprime te dhunshme perfshi dhe asimilimin etnik. Te pretendosh se shqiptaret ishin te vetmit viktima te padrejtesive te kohes eshte thjesht nje trillim per qellime te caktuara qe qendron shume larg realitetit te asaj kohe. Rasti i Jorgjit eshte nje shembull konkret; atij ju ndryshua etniciteti, ju reduktua dhe eleminua e drejta e gjuhes amtare, me vendim qeveritar ju ndryshua mbiemri, bile me vone ju shtetezua dhe pasuria. Ne gjuhen shqipe egziston nje shprehje: "Bej fole aty ku je". Dhe Jorgji beri pikerisht ate gje ... per mbijetese ai "harroi" kush ishte dhe ju pershtat kushteve te kohes. Kishte ai ndonje rrugezgjidhje tjeter ?
​
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- https://www.11888.gr/white-pages/
2- Ne ate kohe Shqiperia ishte pushtuar nga disa ushtri, pjesemarese ne Luften e Pare Boterore. Zonat rreth Moskopolis/Voskopojes ishin nen kontrollin Francez.
Fotoja e mesiperme eshte e Nendorit, 1965. Evangjelia njihet si Aferdita. Kalipso njihet gjithashtu si Kostaqe. Dhimitra njihet si Mirela. Olimbia njihet si Flora. Eshte nje fakt i njohur qe besimet fetare ne Shqiperi u gjenden ne nje presion dhe armiqesi te pa pare ne bote. Shume besimtare, midis tyre dhe te krishteret orthodokse, per ti shpetuar problemeve me shtetin dhe persekutimeve u detyruan te braktisin emrat e pagezimit dhe te perdornin emra laike, apo "shqiptare". Brezi im e kupton shume mire kete fenomen.
​
Korrik, 2021
​