Vula e Skenderbeut
Ne folklorin komunisto-ateist haset shpesh thenia: Skenderbeu lindi orthodhoks, u kthye ne myslyman dhe vdiq katolik. Po sikur te them se kjo nuk eshte e vertete, mund te me tregoje dikush ndonje “Certifikate pagezimi” qe dhe une te ndryshoj mendim ?
Ne inventarin e Muzeumit Nacional te Danimarkes gjendet nje vule qe dikush mund ta quaje “Vula e Skenderbeut”. Ky send nuk eshte i ekspozuar ne stendat e muzeumit, por institucioni e konfirmon egzistencen e saj. Ju mund ta provoni vete duke derguar nje mesazh ne: cons@natmus.dk, ose mare ne telefon historianin/restauruesin Dr. Peter Pentz, ne numrin: +45 41 20 61 52, i cili mund t’ju jape informacion me te detajuar.
Nuk dihet me saktesi origjina e saj apo koha e prodhimit. Per Skenderbeun jane thene lloj-lloje historish, perfshi dhe hipotezen se kjo vule i perkiste atij. Ne kete pike lind pyetja: A ka qene kjo vertet vula e tij ? Ne se them jo, kush mund te thote me siguri te plote ne se helmeta dhe shpata e Skenderbeut(1), qe jane te ekspozuara ne Viene/Austri, kane qene vertet armatimet e tij ?
Ne vule jane gdhendur keto germa/shkurtime fjalesh/fjale te plota te shkrojtura ne greqisht:
ΒΑΣΙΛΕΥΣ † AΛΕΞΑΝΔΡΟΣ ∙ ΕΛΕΩ ∙ ΘΥ ∙ ΟΛΥ ∙ Τ ∙ ΡΩΜ ∙ ΟΜΕΓ ∙ ΑΥΘ ∙ ΤΟΥΡ ∙ ΑΛΒ ∙ ΣΕΡΒΙ ∙ e. ΒΟΥΛΓΑΡΙ ∙
Pak a shume, kuptimi ne gjuhen shqipe eshte: Mbreti Aleksandros, Zoti Meshirplote i gjithe Romiosinit. Perandori i Madherishem i turqve, albanasve, serbeve, bullgareve.
Kuptohet qe Skenderbeu nuk ishte Perandor, as i turqve, as i albanasve, as i serbeve, as i bullgareve, as … Ne kete kendveshtrim, gdhendjet ne vule jane thjesht fantazi ekstreme. Atehere kush e kishte krijuar kete vule dhe perse kishte perdorur kete terminologji ?
Ne Nentor te vitit 1463, Papa Piu II shpalli nje kryqezate kunder otomaneve dhe ftoi te gjithe te krishteret ti bashkengjiteshin asaj. Thuhet se Skenderbeu kishte qene nje nga kandidatet per postin e komandantit te pergjithshem ushtarak. Mbase ne rast triumfi ai do te kurorezohej si mbret i nje hapesire te caktura tokesore ne te cilen jetonin raca dhe fara te ndryshme; por qe te hipte ne fron atij do ti duhej te ri-emertohej nga Skenderbeg ne Aleksander. Ne se spekulloj dhe them se kjo vule eshte e vertete, atehere i bie qe ajo te jete prodhuar rreth vitit 1463.
Pavaresisht origjinalitetit te saj, ne germat e gdhendura ne vule, fshihen disa te verteta te kohes. Sido qe te kete qene, kjo vule enigmatike me nje permbajtje te thelle kristiano-orthodhokse hap nje dritare diskutimi rreth historise se Skenderbeut.
Skenderbe apo Aleksander ?
Ka shume supozime rreth emrit te vertete te Skenderbeut(2). Po i permbahem variantit shqiptar qe thote se ai quhej Gjergj dhe po bej pyetjen: Kush e emertoi ate ne Skenderbeg ? Dikush thote se emrin ja vuri nje dervish, dikush thote se ja vuri nje hoxhe bektashi, dikush tjeter thote se ja vuri sulltani dora vete ... Ndersa Fan Noli shkruan se kete emer atij ja sugjeroi vete i jati te cilin Noli e konsideronte nje “oportunist fetar”, kur shkruan:
"Ne besim, Gjon Kastrioti, ishte nje shqiptar tipik. Ose me sakte, ai kishte besime te ndryshme ne perputhje me orjentimet e tija politike. Ne vitin 1407, si nje aleat i Venecias, ai ishte katolik roman. Ne vitet 1419-1426, si nje aleat i Stefan Lazarevic, ai ishte orthodhoks grek. Ne vitet 1430-1438, si nje aleat i Muratit II, ai ishte myslyman. Ne vitin 1438, si nje aleat dhe qytetar nderi i Venecias dhe Raguzes, ai ishte perseri katolik roman”(3).
Jo vetem ne rastin e familjes Kastrioti, por edhe me gjere, historiografet perendimore perfshi edhe Fan Nolin vete, jane perpjekur te krijojne idene se shqiptaret e asaj kohe kane qene masivisht katolike, kurse e verteta ka qene komplet ndryshe. Orthodhoksia ishte linja kryesore e besimit fetar qe egzistonte ne hapesirat ku sot ndodhet Shteti Shqiptar. Vete emrat e farefisit, prinderve, vellezerve dhe motrave te Skenderbeut e vertetojne me se miri kete gje. Ajo qe i ve piken mbi “i” kesaj te vertete historike eshte fakti qe shume grupe arbereshesh dhe arvanitasish mbeten mbeshtetes te palekundur te Orthodhoksise. Nuk ka diskutim qe kur u larguan nga vendi i origjines ata morren me vete traditat dhe besimin e te pareve.
Perse Aleksander dhe jo nje emer tjeter ?
Le te mbetemi tek Skenderbeu; perse mori ai emrin Skenderbeg ? Ka disa hipoteza dhe sugjerime. Dikush thote se ishte nje paralelizem me Aleksandrin e Madh te Maqedonise. Ajo qe dihet me siguri eshte qe emri Aleksander ne gjuhen turke merr formen Iskender dhe me prapashtesen Beg kthehet perfundimisht ne formen e shqiptarizuar; Skenderbeg.
Personalisht mendoj se ky emerim lidhet me faktin qe i jati i Skenderbeut kishte patur nje vella me emrin Aleksander, per fatin e te cilit nuk dihet shume. Mbase ai u vra duke luftuar kunder otomaneve … Nuk eshte fare cudi qe Yuvan(4) Kastrioti "ngjalli" te vellane dhe per kujtim te tij ai "turqizoi" emrin Aleksander dhe ja sugjeroi te birit i cili u ri-emerua ne Skenderbeg ! (Shenim: Eshte fakt i njohur qe shpesh here shqiptaret e krishtere te asaj periudhe e zgjidhnin vete emrin e ri te besimit myslyman, dhe ate nuk ja impononte askush).
Tradita e mbajtjes se emrave familjare ishte shume e perhapur ne ate kohe. Per shembull. Jovan (Gjon) Kastrioti kishte pagezuar nje nga djemte me emrin e gjyshit te tij: Konstantin.
Shqiponja dhe kuptimi i saj ne vulen e Aleksandrit
Elementi me spikates i vules ne fjale eshte shqiponja dy-kokeshe. Eshte thene dhe sterthene qe kjo shqiponje ishte dhe mbetet simbol i Bizantit dhe Orthodhoksise. Ne shekullin e 15-te shqiptaret, serbet, bullgaret, greket, etj, luftuan si aleate nen te njejtin flamur. Pavaresisht se shtetet moderne kane zgjedhur rruget e tyre perkatese, ky simbol vazhdon te ekzistoj edhe sot e kesaj dite ne flamuret nacionale te disa vendeve ballakanike.
Per paralelizem historik, me poshte tregohen flamujt e Shqiperise, Serbise, Malit te Zi, Perandorise Bizantine dhe Kishes Orthodhokse Greke.
Per nje moment, do te ndalem ne 3 qirinjte e gdhendur midis 2 kokave te shqiponjes ne vule. Kjo do te thote se Aleksandri i vules do te mblidhte 3 gishtat e dores se djathte dhe bente kryqin duke e perfunduar mbi zemren e tij. Permeteper, ne fund te ndonje ceremonie fetare ai do te thoshte: “Eἰς τό ὄνομα τοῦ Πατρὸς καί τοῦ Υἱοῦ καί τοῦ Ἁγίου Πνεύματος - Aμήν”. Ne shqip: “Në emër të atit, të birit dhe të shpirtit të shenjtë - Amin”.
Ndodh qe nje objekt i vetem, qofte dhe me origjine te paqarte, jep me shume informacion se volume te tera librash … dhe “Vula e Skenderbeut” eshte nje rast i tille kuptimplote.
Porositesi apo krijuesi i vules, kushdo qe te kete qene ai, e kishte konceptuar Aleksandrin si nje perandor bizantin, meshirplote dhe fuqiplote; si nje shqiponje nga kthetrat e te ciles nuk shpeton asnje armik …
C’fare ndodhi ne te vertete ? A pati rastin Skenderbeu te behej mbret ? Ne Gusht te vitit 1464 Papa Piu i Dyte vdiq dhe bashke me te dhe projekti i kryqezates, keshtu qe vules nuk i erdhi radha. Mendohem dhe pyes veten: Ne se kryqezata do te kishte triumfuar, a do te pranonte Skenderbeu nje “vule greke”, apo do ti ndronte vulat sipas rastit sic thote dikush ...
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- https://www.mendoj.me/helmeta-dhe-shpata-e-skenderbeut
2- Emrat me te cilin studjues te ndryshem e kane identifikuar Skenderbeun variojne ndjeshem. Disa shembuj jane: Đurađ, Đorđe, Giorgio, George, Giec, Gjeç, Gjergj, Zorzi, etj. Personalisht, mendoj se emri i tij i pagezimit ka qene nje variant sllavo-grek i emertimit te Shenjtoreve Kristiano-Orthodokse. Emra Gjeç, Gjergj, Zorzi, etj, nuk perdoreshin ne pagezimet e besimtareve orthodokse. Bile, as Noli ne temen e tij te diplomes nuk e permend variantin Gjergj …
3- Fan Noli - George Castrioti Scanderbeg - “In religion John Castrioti was typically Abanian. Or rather, he had a different one in accordance with his shifting political orientations. He was a Roman Catholic as an ally of Venice in 1407; a Greek Orthodox as an ally of Stefan Lazarevich of Serbia, from 1419-1426; a Moslem as an ally of Murad II from 1430-1438; a Roman Catholic again in 1433 as an ally and honorary citizen of Venice and Ragusa”.
4- Halil Inalcik. Shiko studimin me titull: Hicri - “Tarihli Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid”. Ne faqen 130 thuhet se Skenderbeu quhej Iskender beg, dhe ishte djali i Yuvan-it. Nje variant shqiptar i emrit Yuvan/Jovan eshte Gjon. Ne nje shkrim tim me titull: https://www.mendoj.me/emrat-e-bosave-ne-kohen-e-skenderbeut ju do te gjeni disa detaje.
Nentor, 2021