"Gazeta e Kolonjes" dhe "Makedonia"
- Petro Prodani
- May 5
- 4 min read
Updated: May 7
Grimca historike nga fillimi i shekullit te kaluar kur gazeta “Makedonia” e Selanikut citonte fragmente lajmesh nga “Gazeta e Kolonjes”.
Nuk e di ne se sot botohet ndonje gazete ne Kolonje. Edhe sikur te botohet, ajo nuk do te kete ndonje gje te perbashket me ate te botuar ne fillimin e viteve 1900.
Kisha degjuar nje histori familjare rreth gazetes se vjeter 'Kolonjare', por asnjehere nuk kisha hasur ndonje prove te besueshme te egzistences se saj. Surpriza erdhi duke u ‘Endur’ ne faqet e gazetes “Makedonia” qe kishte filluar publikimin e saj ne vitin 1911 ne Thessaloniki/Selanik.

Ne ate kohe, qyteti dhe gjithe provinca e Maqedonise, ishte nen kontrollin e Perandorise Otomane. Botuesit e gazetes, te vetedijshem per pozicionin delikat ne te cilen ndodheshin, perpiqeshin te mbanin nje ekuliber informativ. Ne kete kendveshtrim, shume artikuj te “Makedonia-s” mund te konsiderohen informacione te besueshme. Ne vijim prezantohet faqja e dyte e kesaj gazete botuar ne daten 10 Korrik, 1911.
Pa hyre ne hollesi, seksioni “ΕΥΡΩΠΑΙΚΩΝ ΤΑΧΥΔΡΟΜΕΙΩΝ”, qe ne shqip do te thote “Posta Europiane”, i kushton nje vemendje te vecante “Ceshtjes Shqiptare” duke i permbledhur lajmet mbi kete teme ne nje titull te perbashket “ΤΟ ΑΛΒΑΝΙΚΌΝ ΖΉΤΗΜΑ”.
Njoftimet vijne nga tre qytete/zona:
1- Budapesti
2- Viena
3- Kolonja
1- Raporti nga Budapesti, me titull “ΕΝ ΤΗ ΟΥΓΓΡΙΚΗ ΒΟΥΛΗ”, thote se ne parlamentin e vendit ishte bere nje debat ku nje deputet pyeste kryeministrin se perse, ne kundeshtim me ligjin nderkombetar, qeveria hungareze kishte paisur fiset shqiptare me 10,000 pushke moderne dhe me shuma te medha parash. Sipas ketij politikani, Austria po pregatiste shqiptaret per ti perdorur ata si nje krah ushtarak ne rast se do te shperthente lufte midis saj dhe Turqise.
2- Lajmi nga Viena, me titull “Ο ΙΣΜΑHΛ ΚΕΜAΛ”, thote se Ismail Qemal Bej kishte shkuar ne Austri dhe do te arestohej ne se kthehej mbrapa ne Konstantinopoli.
3- Lajmi nga Kolonja mban nentitullit “H EN AVΛΩNI”, ne shqip “Te rejat nga Vlora”. Shkurtimisht behet fjale per “ΕΞΕΓΕΡΣΗΣ” / “Rebelimin” qe kishte shperthyer ne Vlore. Ne se rebelet nuk ulnin armet, qyteti do te bombardohej ! Keshtu kishte kercenuar komandanti ushtarak otoman.
Arsyeja e ndaleses sime ne pikan 3 nuk eshte lajmi mbi trazirat ne Vlore. Ato i kishin raportuar shume agjensi te tjera neper Bote. E vecanta eshte qe gazeta selanikase i referohet “Εφημερίδος της Koλωνiας”, ne shqip: “Gazeta e Kolonjes”.
Si ka mundesi ? - do te pyese dikush.
Ja qe paska …
Dhe ketu rikthehemi tek historia familjare qe permenda me heret.
Stergjyshi im, Petro Prodani, me miqte/shoket e tij, publikonin nje gazete nje here ne dy jave. Gazeta ishte ne gjuhen greke dhe printohej ne Janine dhe me pas shperndahej ne vende te ndryshme. Ajo titullohej “Εφημερίδος της Koλωνiας”, pikerisht gazeta te ciles i referohej “Makedonia”.
Zanafilla e saj ishte ne momentet kur ‘Turqia Europiane’ po shperbehej. Popullata te ndryshme po perpiqeshin ti pershtateshin realiteteve te reja dhe ti mbijetonin nje situate shperthyese qe mund ti eleminonte perfundimisht si fizikisht, si ekonomikisht, si etnikisht.
Duke kuptuar rendesine e momentit, Petroja, me perkrahesit e tij, u perpoqen te krijonin ne zonen e Kolonjes nje qender tregetaro-administrative e cila do te transformohej ne nje pike te rendesishme ndalimi ne rrugen qe lidhte Janinen me Korcen. Ideja ishte kthimi i Ersekes nga nje fushe pazari te mbushur me mbeturina dhe bajga bagetish, ne nje qyteze te organizuar, me regulla, qetesi dhe prespektive ekonomike. Ata nuk e dinin si do te rridhnin ngjarjet, por objektivi i tyre ishte bashkimi me boten orthodhokso-greke, qofte ne planin shpirteror, qofte ne planin ekonomiko-politik. Ne fund te fundit ata e konsideronin veten greke.
Qe te ndodhte kjo, se pari duhej ndertuar nje kishe, nje shkolle, nje organizim i mire administrativo-financiar, dhe natyrisht nje gazete !
Keshtu lindi kisha e Άγιος Γεώργιος/Shen Gjergjit.
Rreth vitit 1900 u morr leja dhe filloi ndertimi i godines. Ishte nje ndermarje madhore per nje zone aq te varfer sa Kolonja. Veshtiresite nga me te ndryshmet. Kjo duket edhe nga xhamet e thyera te kishes ne fotografine shoqeruese.

Ne vitin 1908 parate mbaruan. Vendin e kishin perfshire trazira dhe banditizem. Projekti po shkonte drejt falimentimit. I ndodhur ngushte, Petroja beri nje poze para kishes dhe me nje shkrim shoqerues e postoi ate ne “Εφημερίδος της Koλωνiας” / “Gazeten e Kolonjes”.
Fotoja shoqerohej me fjalet: Τι να κάνουμε ?
Ne shqip: C’fare te bejme ?
I deshperuar, ai ju shpegonte lexuesve situaten e veshtire dhe kerkonte ndihme financiare. Nuk e di si ishte reagimi, por mendja ma thote se pati nje pergjigje pozitive sepse kisha u kompletua dhe filloi te funksiononte.

Personi qe qendron ne distance, tek dera e kishes, eshte Petro Prodani. Kishte dhe nje apo dy foto te tjera qe e tregonin ate nga afer me duart e kryqezuara ne kraharor. Pervec publikimit ne gazete, fotot ju ishin derguar besimtareve orthodokse ne Amerike dhe vende te tjera.
Autori i fotografive ishte familjari i tij, fotografi i degjuar Dimitri Evangelou/Dhimiter Vangjeli, per te cilin kam shkrojtur vite me pare.
*****
Petroja vdiq ne vitin 1933. Ai u varros ne oborri i kishes. Prane tij, disa vite me vone, u varros edhe vellai i tij, Vasili qe kishte qene gjithashtu nje kontribues i rendesishem.
Kisha pati jete te shkurter. “Revolucionaret Ateiste” e shkateruan ate bashke me varret e dy vllezerve. Gjyshi im, Mihail shkoi dhe nxori eshtrat e te pareve te tij dhe i shpernguli ato ne Korce. Ishte nje dite e ftohte dhe me shi e vitit 1967.
Nje histori e hidhur dhe melankolike e perseritur shume e shume here …
Dy fjale permbyllese
Sot, jetojme ne nje realitet komplet tjeter. Njerzit nuk interesohen per histori te dokumentuar. Bile, shpesh e konsiderojne ate si armike.
Personalisht, edhe pse historia e te pareve te mi mbetet nje grimce shume e vogel ne pejsazhin ballkanik, do te lumturohesha ne se dikush do te kishte ndonje informacion rreth “Εφημερίδος της Koλωνiας”/“Gazeta e Kolonjes”.
Comments