Kaloresit mercenare albano-greke ne betejat europiane ... 

Battle_of_Fornovo_edited.jpg

Materiali i meposhtem eshte shqiperim i nje shkrimi te studjuesit Nicholas C.J. Pappas me titull:

Stradioti: Mercenaret Ballkanas ne Italine e shekullit te pesembedhjete dhe gjashtembedhjete / Stradioti: Balkan mercenaries in fifteenth and sixteenth century Italy 

*****

“Stradioti” ose kaloresit me origjine albaneze dhe greke qe filluan te hynin ne sherbimin te Republikes Venciane, gjate lufterave qe kjo e fundit zhvillonte me Perandorine Otomane ne shekullin e 15-te, ishin nder te paret qe paraqiten taktikat luftarake te kavalerise se lehte ne ushtrite evropiane te cilat ne ate kohe kishin filluar hapat e para te modernizimit. Keta luftetare, qe me perpara ju kishin sherbyer sundimtareve bizantinas dhe albanas, fillimisht kerkuan azil dhe punesim ne zonat qe ishin nen kontrollin e forte venedikas. Te tilla ishin qytetet Napoli di Romagna (Navplion), Corone (Kroni), Modone (Methone) dhe Malvasia (Monemvasia) ne Peloponez. Me vone ata ishin vendosur ne zoterime te tjera venedikase, psh: Trogir, Shibenik, Castelonovo, Zadar ne Dalmaci. Po ashtu ne ishuj te ndryshem si: Korfuz, Kythira, Zakynthos, Qefalonia, Krete dhe Qipro. Ne vitet 1470, venedikasit i integruan “stradioti” ne luftimet qe ata zhvilluan ne Itali. Pothuajse pergjate gjithe shekullit te 16-te keta ushtare kishin luftuar jo vetem per venedikasit por edhe per punedhenes te tjere. Gjate ketyre betejave, ishin pikerisht “stradioti” qe ndryshuan menyrat e luftimit, si ne Itali ashtu dhe ne perendim, kryesisht nepermjet stilit dhe taktikave te tyre luftarake. “Stradioti” kishin armatimin e tyre specifik dhe luftonin si kavaleri e lehte ne nje menyre te vecante qe ishte bazuar ne konceptet ushtarake te forcave bizantine, sllave, albanase dhe otomane. Zakonisht, ata mbanin nje shtize, nje shpate te gjate, nje topuz, nje thike. Veshja e tyre ishte nje perzierje e uniformave ushtarake lindore, bizantine dhe perendimore. “Stradioti” vazhduan traditat ballkanike te luftes kalorsiake; sulmo dhe terhiqu, kurthe, terheqje hileqare, kundersulme dhe metoda te tjera te cilat ishin te panjohura nga ushtrite perendimore te asaj kohe. Nje numur shkrimtaresh te asaj epoke, por edhe historiane te mevonshem, midis te cileve vecohen Charles Oman(1) Coriolano Cippico(2), Marino Sanuto(3), Philip de Comines(4), F. L. Taylor(5), Konstantinos Sathas(6), John Hale(7), M. E. Mallett(8), etj, kane sjelle ne drite aktivitetet e “stradioti” ne Itali dhe ne Europen perendimore. Disa nga keta studiues kane mbrojtur idene se “stradioti” ishin nje faktor i rendesishem qe coi ne rishfaqen e taktikave te kavalerise se lehte ne ushtrite perendimore. Gjate shekullit te 16-te, trupat e “stradioti” ju afruan sherbimet e tyre ushtrive te Milanos, Gjenoves, Spanjes, Frances, Perandorise se Shenjte Romake dhe Anglise.

Pervec aktiviteteve ushtarake, “stradioti” ishin nje faktor shume i rendesishem ne krijimin e komuniteteve orthodhokse greke ne Venedik dhe Dalmaci. Ky shkrim do te “investigoje” origjinen etnike dhe kompozimin rajonal te ketyre ushtareve; rolin e tyre ne ushtrite e shekullit te 15-te dhe 16-te, gjthashtu dhe pjesemarjen e tyre ne ngritjen e komuniteteve orthodokse greke ne Itali dhe me gjere. Nga fundi i shekullit te 15-te, grupe “stradioti” ishin shpene ne Itali dhe kishin sherbyer ne ushtrine e Venedikut gjate konflikteve qe ky i fundit kishte ne pjesen kontinetale te vendit. Ata hyne ne sherbim ne nje periudhe kritike kur pavaresia e principatave italiane dhe sistemet mbrojtese te tyre ishin nen kercenim e ushtrive qe vinin nga pertej Alpeve. Nje vezhgues i kohes, Marino Sanuto, i pershkruan “stradioti” dhe arritjen e tyre ne Venedik ne kete menyre (9):

"Ne 22 Prill, (Viti 1482), arriti anija e pare ne bordin e se ciles kishte 7 “stradioti” nga Corone (Koroni/Greqi). Pasi zbarkuan ne Lido (Venecia) ata organizuan nje parade ku demonstruan pregatitjen e tyre perpara nje grumbulli te pazakonte njerezish. Pjesemaresit u habiten nga shpejtesia dhe talentet e ketyre kaloresve … “stradiotet” jane greke; ata mbajne pelerina te bollshme dhe kapela te larta, ka dhe disa qe veshin pazmore. Ata mbajne ne dore nje heshte apo nje topuz, ndersa nje shpate ju varret nga njera ane e trupit. Ata levizin si zogj dhe behen nje trup i vetem me kalin e tyre … Ata jane te mesuar me rembime dhe bastisje te shpeshta qe kane bere ne Peloponez. Ata jane armiq te betuar te turqve. Ata i organizojne sulmet e tyre shume mire dhe e godasin armikun kur ai nuk e pret. Ata ju sherbejne me besnikeri komandanteve te tyre. Ata nuk zene rober lufte por preferojne me mire t’ju presin koken kundeshtareve dhe bazuar ne traditat e tyre ata marin 1 ducat (monedhe italiane) per cdo koke te prere".

estradiots-in-1507-by-gustave-david-1830

Ne nje shkrim tjeter Sunato i pershkruan perseri "stradioti", si me poshte(10):

Ata kane shpata, heshta me flamure te vegjel dhe topuze. Shume pak nga ata mbajne pazmore. Ne pergjithesi ata veshin pelerina pambuku te qepura ne nje forme te vecante. Kuajt e tyre jane te medhenj dhe te afte te perballojne kushte te veshtira. Ata duket sikur fluturojne, gjithmone e mbajne koken lart dhe ne fushen e betejes me manovrueshmerine e tyre ja u kalojne gjithe kuajve te tjereve. Nje numur shume i madh "stradioti" gjenden ne Napoli di Romagna (Nafplio, Greqi) dhe zona te tjera te Greqise qe jane nen kontrollin e Venecias dhe ata i konsiderojne qytezat e tyre te fortifikuara si pazmoren dhe heshten e tyre te vertete.

 

Kronikani francez Philip de Commines jep nje pershkrim te "stradioti" qe luftuan kunder francezeve ne betejen e Fornovo(11):

 

"Marchal de Gie i dergoi fjale mbretit duke e njoftuar ate se ai i kishte kapercyer malet. Ne nje moment, nje grup kaloresisht ishin derguar te kontrollonin terrenin. Pararoja ishte sulmuar nga "stradioti" te cilet kishin vrare dhe nje ushtar francez te qojtur Lebeuf. Atij ja kishin prere koken te cilen e kishin vene ne maje te nje heshte. Koken e prere ja kishin shpene eprorit te tyre dhe i kishin kerkuar atij nje dukat. Keta "stradioti" ju ngjajne "genetaries" (kavaleria e lehte Spanjolle); ata jane te paisur si ushtaret turq, por nuk mbajne turbane ne kokat e tyre. Ata jane njerez te forte, qe e kalojne tere vitin ne shalen e kalit te tyre. Te gjithe ata ishin greke te ardhur nga vende nen kontrollin Venedikas; disa nga Napoli di Romagna (Nafplion, Greqi), te tjere nga Albania (Durresi). Kuajt e tyre jane te mire, te gjithe te races turke ... une i pashe ata kur erdhen per here te pare ne Venecia dhe u grumbulluan ne ishull per inspektim ushtarak ... mbase ishin me shume se 1500 kalores. Ata jane burra te forte dhe aktive qe kur i vene vetes qellim e sulmojne palen kundeshtare me vrull te madh".

 

Si ne burrimet paresore ashtu dhe ne ato dytesore ka disa paqartesi rreth armeve qe mbanin "stradioti". Pjesa me e madhe e burrimeve ben fjale qe ata ishin te armatosur me shpata (me 1 apo 2 tehe), topuze dhe nje heshte te shkurter me maja hekuri ne te dy fundet, kjo lloj heshte njihej dhe me emrin arzagaje ose ashagaje(12).

stradioti-albanese-1.jpg

Shkrime te tjere permendin se ata mbanin dhe harqe. Me sa duket ata perdornin dhe kama me 2 tehe prerese; kjo lloj arme kishte nje perdorim te gjere ne Itali.

1. Mendohet se “stradioti” e perhapen kete lloj kame edhe ne Europen perendimore ku ne pergjithesi njihej me emrin “estradiot”(13).

2. Bazuar ne informacionet e asaj kohe, “stradioti” vishnin shume pak pazmore, ose hic fare. Ne se vishnin dicka te tille ato ishin kryesisht tunika te trasha mbrojtese ose kemisha te thurrura me ruaza te vogla hekuri. Autore te ndryshem theksojne se “stradioti’ visheshin dhe armatoseshin njesoj si turqit, me ndryshimin qe ata nuk mbanin turban(14).

3. Ngaqe ne Ballkanin e shekullit te 14-te dhe 15-te kishte nje perzierje te stileve, taktikave, veshjeve dhe armatimeve ushtarake eshte e veshtire te percaktohet se cilet elemente ishin adoptuar nga otomanet turq, apo keta te fundit kishin marre nga ballkanasit. Mund te thuhet me bindje te plote se veshjet dhe paisjet e “stratiodi” ishin nje perzierje e stileve ballkano-turke. Pa dyshim qe gjate kohes qe ata sherbyen ne ushtrite perendimore dhe venedikase ne Ballkan apo Levante “stratiodi” adoptuan veshje dhe armatime nga ushtrite respektive.

 

Ne lidhjen me emrin “stradioti”; burrimet e kohes i referohen 2 varianteve. Gjate viteve, studiuesit kane debatuar se cili variant eshte me i sakte ... Bazuar ne disa autore, termat “stradiotto” (ne numrin shumes stradioti) jane variantet italiane te fjales greke “stratiotes” (stratiotai) qe zakonisht do te thote ushtar. Por, ne kohen e Bizantit te vone kjo fjale nenkuptonte nje antar te forcave te kavalerise qe gezonte te drejta vasali (Psh. te drejat pronesie mbi token apo privilegje te ndryshme ne kembim te sherbimeve kryesisht ushtarake - shenimi im). Autore te tjere mendojne se “stradioti” rrjedh nga fjala “strada” qe transformohet ne “stradiotto”, qe do te thote endacak ose nje person qe ecen vazhdimisht dhe nga ky kendveshtrim termi merr kuptimin e nje kaloresi apo luftetari(15).

Origjina e etimologjise se emrit “stradioti” komplikohet me shume nga shqiperimet e ndryshme qe i jane bere kesaj fjale, bile dhe ne burrimet paresore. Ne disa shkrime greke, si psh poema: “Andragathemata tou Merkouriou Boua” gjejme fjalet stratiotes/stratiotai qe eshte dhe fjala greke per ushtar(16). Variantet latine, si per shembull raportet e Jacomo Barbarigo, perdorin variantet stratiotos/stratiotorum apo strathiotos/strathiotorum(17). Pjesa me e madhe e burrimeve kryesore italiane si autoret Coriolano Cippico, Marino Sanuto dhe dokumenta te shtetit venedikas perdorin termat stradiotto/stradioti/ strathiotto/strathioti. Burrimet franceze, si ne rastin e Philip de Comines perdorin termin estradiot/estradiots(19). Autori i ketij shkrimi ka zgjedhur termin “stradioti”.

Megjthese argumentat ne favor te teorise se endacakut dhe kembesorit levizes jane me te shumta, fakti qe disa nga burrimet e vjetra latine te fillimit shekullit te 15 perdorin variantin e ushtareve greke e ben kete version me te besueshem. Cilado qofte origjina e emrit, ky term perkufizon forcat e kavalerise se lehte me origjine ballkanase, kryesisht nga Greqia dhe Albania.

Shumica e studiuesve te kohes sone, po ashtu nje numur i madh i autoreve te hershem kane permendur qe shumica e “stradioti” ishin albanas. Kjo eshte e vertete deri ne nje pike, por duhet te verifikohet. Nje autor grek beri nje studim rreth emrave te ushtareve te permendura ne nje sasi te madhe dokumentash qe benin fjale per “stradioti”. Ai gjeti qe pothuajse 80% e emrave ishin me origjine albanase, ndersa 20% te origjines greke(20). Ky studjues kontrolloi listat e “stradioti” nga keto burrime: Kujtime te Historise Greke: Dokumenta te Papublikuara te Historise Mesjetare Greke, te perpunuara nga Konstantinos Sathas, dhe po ashtu evidenca nga ditari voluminoz (58 volume) i Marino Sanuto. Investigimi nxori ne drite qe vertet shume emra ishin albanas por nje numur i konsiderueshem, ne vecanti ato te oficereve, ishin te origjines greke. Mbiemra te tille ishin Palaiologos, Spandounios, Laskaris, Rhalles, Comnenos, Psendakis, Maniatis, Spyliotis, Alexopoulos, Psaris, Zacharopoulos, Klirakopoulos, Kondomitis, etj. Mbiemra te tjere dukeshin te ishin te origjines sllave si Soimiris, Vlastimiris dhe Voicha(21). Studimi i emrave nuk percakton ne se shumica e ketyre trupave erdhen nga zoterimet albanase, sic pretendojne disa autore. Fernand Braudel, per shembull, ne studimin e tij klasik te Mesdheut te shekullit te 16-te e pershkruan historine e “stradioti” ne nje menyre te pergjitheshme(22):

 

"Historia e albanasve kerkon nje studim ne vetvete. Te terhequr nga “shpata, medalionet e arit dhe nderi” ata lane malet e tyre me qellim kryesor te beheshin ushtare. Gjate shekullit te 16-te ata do ti gjeje ne Qipro, ne Venedik, ne Mantova, ne Rome, ne Napoli, ne Sicili bile deri larg ne Madrid. Aty ku shkuan, ata paraqiten projektet dhe ankesat e tyre, kerkuan fuci baruti per armet e tyre dhe pensione kohegjata. Gjithmone gati te hynin ne luftim; arogante dhe prepotente ne kerkesat e tyre. Gjate lufterave fetare ata u shperngulen ne Vendet e Ulta, Angli dhe France. Kudo qe shkonin ata shoqeroheshin nga grate, femijet dhe prifterinjte e tyre".

 

Pershkrime si ai i mesipermi, nuk konsiderojne faktin qe shumica e “stradioti” nuk erdhen nga zoterimet e albanasve por nga zoterimet qe venedikasit kishin ne Greqine jugore dhe qendrore; zona si Malvasia (Monemvasia), Modone (Methone), Corone (Koroni), Napoli di Romagna (Navplion), Mani dhe Lepanto (Navpaktos). Shumica e “stradioti” qe hyne ne Itali gjate fundit te shekullit te 15-te dhe fillimit te shekullit te 16-te, se bashku me familiet e tyre, ishin lindur ne Peloponez. Para-ardhesit e tyre kishin emigruar ne ato vende ne fund te shekullit te 14-te dhe fillim te shekullit te 15-te. Ata ishin vendosur ne Greqine jugore si pasoje e inkurajimeve te Despotit Bizantin te Morese, Theodore I Palaiologos (1384-1407) dhe Theodore II Palaiologos (1407-1443). Albanasit sherbyen ne Peloponez si kolonialiste ushtarake; si nje mekanizem mbrojtes i perandorise se dobesuar Bizantine e cila perpiqej ti mbijetonte zgjerimit te Perandorise Otomane ne Ballkan(23). Ne te njejten kohe, venedikasit filluan te vendosnin albanas ne Napoli di Romagna (Navplion), ne rajonin e Argos(24). Pas renies se Bizantit ne vitin 1453 dhe shperberjen e Despotiatit te Morese si pasoje e luftrave civile te viteve 1450 dhe 1460, shume e me shume albanas dhe greke gjeten strehim dhe punesim si “stradioti” ne zoterimet e Venedikut.

Venedikasit ne menyre te vazhdueshme e rriten perfshirjen e “stradioti” ne konfliktet qe ata kishin me otamanet ne terrtorin e Greqise dhe Levante ne gjysmen e dyte te shekullit the 15-te dhe gjate gjithe shekullit te 16-te.

Me kalimin e kohes, venedikasit ingranuan disa nga keta “stradioti” ne forcat e tyre ushtarake qe operonin ne Itali. Mbase ishin 3 faktore qe kontribuan ne perdorimin e ketyre forcave nga ushtria venedikase.

- Nje faktor i rendesishem ishte prania e madhe e trupave te tille. Hapesirat e vogla qe venedikasit kontrollonin ne Greqi nuk ishin ne gjendje te punesonin nje numur kaq te madh ushtaresh refugjate qe kerkonin mbrojtje dhe punesim. Nga fundi i shekullit te 15-te disa kompani “stradioti” ishin transferuar dhe ripunesuar ne ishujt Joniane te Corfuzit, Kythira, Qefalonia dhe Zakyntho qe ishin nen kontrollin venedikas(25).

Shume shpejt pas kesaj, te tjere “stradioti” ishin derguar ne Itali, ne kufirin venediko-otoman ne Friuli dhe ne zoterimet Dalmate te Sebenico (Sibenik), Spalato (Split), Zara (Zadar), Trogir dhe Bocca di Cattaro (Kotor)(26). Sic venedikasit humben nje nga nje zoterimet e tyre ne Greqine kontinentale, shume e me shume koloniste ushtarake u vendosen ne ishujt e Jonit, Dalmaci dhe Itali(27). Nje shkrimtar grek ka perllogaritur qe numri i “stradioti” shqiptare dhe greke te marre se bashku, qe u vendosen ne territoret e kontrolluara nga venedikasit brenda dhe jashte Italise arriti ne shifren 4,500. Se bashku me familiet e tyre ky numur arrinte ne 15,500. Ne se shtojme edhe ata qe u vendosen ne Italine e jugut dhe Sicili atehere behet fjale per 25,000 persona(28).

- Faktori i dyte qe ndikoi ne punesimin masiv te “stradioti” nga Republika e Venedikut ishte ekonomia. Pagesa e “stradioti” ishte e ulet, (se paku deri ne vitin 1519), kur krahasohej me pagesen e mercenareve perendimore qofshin keta italiane, zvicerane, gjermane, apo te tjere(29). “Stradioti” nuk ishin mercenare ne kuptimin e plote te fjales. Ata ishin refugjate qe nepermjet talentit te tyre ushtarak suportonin veten dhe familiet e tyre te larguara nga vendi i origjines. Kurdohere qe ata ishin grumbulluar ne garnizone apo derguar diku tjeter, ata merrnin me vete dhe familjet e tyre te cilat i vendosnin afer vendit te sherbimit. Ne te vertete, “stradioti” vleresonin me shume titujt dhe privilegjet sesa pagesen. “Stradioti” kerkonin favore ne formen e paraqitjes dhe titujve dhe qeveria veneciane e ndodhur ne veshtiresi ekonomike ishte shume e kenaqur ti afronte sepse i kushtonin shume pak. Ky fenomen duket qarte ne titujt e shumte qe udheheqesit e “stradioti” grumbulluan mbi vete dhe mospelqimin e deshperuar qe shprehet ne poemat e kohes, (si ne italisht ashtu dhe ne greqisht), te cilat trajtojne temat e shfryrezimit te ushtareve refugjate(30). 

'Stratiodi" vleresonin dhe lirine qe ju ishte dhene per praktikimin e besimit te tyre, qofte kjo Orthodhoksia Greke apo ajo Uniate. Ata luajten nje rol thelbesor ne themelimin e kishave greke ne Venecia, Napoli dhe ne qytezat e Dalmacise.

- Faktori i trete qe shtyu venedikasit te punesonin "stradioti" ishin taktikat dhe metodat e tyre luftarake te cilat mund te perdoreshin ne forma te ndryshme. Taktikat e kavalerise se lehte te "stradioti" i kunderviheshin atyre te kaloresve spahij (ushtare te rregullt otomane) dhe akcij (trupa te parregullta). Keto taktika ishin nje aset luftarak i nevojshem per garnizonet venedikase te lokalizuara ne Ballkan dhe Levante. "Stradioti" ishin pjese e ketyre trupave gjate gjithe shekullit te 16-te, por edhe me vone. Ne Itali dhe vende te tjera te Europes perendimore ata e treguan veten shume te vlefshem ne misionet e zbulimit dhe sulmimin e forcave kundeshtare kur keto te fundit ishin te c'organizuara apo duke u terhequr. Ne studimin me te rendesishem te ushtrise venedikase thuhet: "Ata kane qene vecanarisht te vleresuar per depertimet e tyre te thella ne territoret armike ku mundesite per plackitje ishin pa kufi ..."(31).

Megjithate, stili dhe sjellja e "stradioti" ishte kritikuar; sipas disa zyrtareve venedikas ata ishin: "Anti-Kristiane, te pabesueshem, te lindur hajdute dhe tradhetare potenciale" .... "kaq te pabindur sa qe nuk kemi ndonje te mire nga ata"(32). Shembulli me ekstrem i pabesueshmerise se tyre ishte beteja vendimtare e Furnovo e vitit 1494 ne te cilen ata ne vend qe te perfitonin nga avantazhi i tyre taktik e shperdoruan ate duke vjedhur karvanin francez te mallrave. Bazuar ne nje pershkrim francez te betejes thuhet (33):

"Ne karvanin e mallrave qe ishte duke u terhequr "stradioti" kishin kapur ngarkesen e 35 kuajve, perfshi ata me ngarkesat me te vlefshme. Eshte perllogaritur se vlera e pergjitheshme qe ra ne duart e italianeve ishte te pakten 100,000 dukete. Ne kete humbje futen shpata dhe helmeta e mbretit, emblemat mbreterore, tenda mbreterore, librin e faljeve dhe sende te tjera antike te mbretit, objekte me vlere dhe vazo te sherbesave fetare, ... nje album te portreteve te dashnoreve te mbretit nga qytete te ndryshme te Italise te cilave Mbreti Charles ju kishte shprehur admirimin e tij. Materialet e vjedhura, qe kishin nje vlere te madhe, sherbyen si pretekst mbi te cilin udheheqesit venedikas mbeshteten pretendimin e fitores. Bile ata organizuan hyrjen triumfatore te ushtrise ne qytet dhe i shperblyen gjeneralet me shuma te konsiderueshme".

 

Beteja e Fornovo nuk ishte fitore per Venedikun, as per aleatet e tij, por ishte me shume nje pike kthese ne historine e Italise. Sipas charles Oman(34):

 

"... 'stradioti', prej te cileve ishte pritur aq shume, treguan veten si njerez te ulet qe ju dolen trute nga koka kur pane rastin e mire per te vjedhur dhe braktisen detyren qe ju ishte ngarkuar. Ishte e qarte, qe pas 6 Korrikut, 1495, shtetet italiane nuk mund te mbijetonin ne se shpresonin ne mbrojten e ushtareve mercenare qe luftonin me principin e vjeter: page te larte, jo rrezik jete, mundesi dhe kenaqesi per te grabitur gjera me vlere".

 

Pavaresisht ketyre opinioneve, ne luftimet qe pasuan, "stradioti" lane pershtypje te mira tek venediakasit dhe aleatet e tjere. Taktikat e tyre, qe perfshinin sulme dhe terheqje te perseritura, i detyronin forcat kundeshtare ti ndiqnin ata nga mbas. Kjo gje shkaktonte prishjen e formacioneve luftarake dhe i ekspozonte trupat armike perpara sulmeve qe pasonin. Kundeshtaret e kishin te domosdoshme angazhimin e kembesoreve te paisur me arme zjarri ose artileri ne menyre qe te mbroheshin nga sulmet e kaloresve "stradioti"(35). Shtete te tjera e kuptuan rendesine e ketyre taktikave dhe filluan ti joshnin kaloresit duke ju afruar atyre pagese dhe kushte me te mira. Sic permend Comines, (por dhe te tjere), ne vitin 1497, Mbreti i Frances, Luis XII, rekrutoi rreth 2000 "stradioti". Kjo ndodhi afersisht 2 vjet mbasi forcat franceze ne Itali u perplasen me ta ne betejen e Fornovo. Francezet i quanin keto forca si "estradiots" ose "argoulets". Perdorimi i 2 emramave ka shtyre disa studiues te mendojne se kishte 2 formacione te ndryshme kaloresish qe sherbenin ne ushtrine e Mbretit te Frances (36). Me sa duket, ne fillim keto emra perdoreshin pa dallim per te 2 grupet por me vone kishin kuptim specifik dhe perkufizonin forca te ndara nga njera-tjetra. Disa historiane kane lidhur termin "argoulet" me greket "argetes" ose "argive", kjo per arsye sepse nje numur i konsiderueshem i trupave qe hyne ne sherbim te francezeve ishin me origjine nga Napoli di Romagna (Navplion) qe ishte i lokalizuar ne pllajen Argive prane qytetit antik te Argos(37). Ushtria franceze mbajti kavalerine e lehte si nje strukture perberese te saj deri ne kohen e Mbretit Henry III (38).

Napoli, nen kontrollin spanjoll, gjithashtu rekrutoi "stradioti". Kjo ndodhi ne fund te shekullit te 15-te dhe fillim te shekullit te 16-te. Per here te pare "stradioti" u futen ne sherbim te ushtrise napolitane apo spanjolle rreth viteve 1700 kur ne Mani (Greqi) filloi nje revolte nen drejtimin e Korkodeilos Kladas. Nje anije napolitane i mori rebelet dhe i shpuri ne nje territor napolitan ku se bashku me  refugjate albanas, nen drejtimin e djalit te Skenderbeut, John Kastrioti, ata morren pjese ne organizimin e nje revolte ne Himare (Cheimarra), rajon i Epirit. Pas deshtimit te kesaj revolte, shumica e luftetareve te Kladas dhe Kastriotit, se bashku me refugjate te tjere nga rajoni i Himares, ju sherbyen spanjolleve ne territoret qe keta kontrollonin ne ate kohe ne Itali(39). Me vone, ne vitin 1538, pasi venedikasit braktisen Kroni-n (Greqi), qeveria spanjolle ne Napoli pranoi shume refugjate nga kjo qyteze e Peloponezit dhe zonat perreth. Disa nga keta refugjate kishin qene "stradioti" ne ushtrine venedikase dhe pas shpernguljes ne Napoli ata hyne ne sherbim te spanjolleve. Spanja vazhdoi te punesonte kete kategori ushtaresh edhe gjate shekujve 16-te dhe 17-te, kryesisht per sherbim ne zonat e Napolit apo diku tjeter ne Itali. Zona me e rendesishme e rrekrutimit te ketyre trupave ishte zona e Himares(40). Gjate gjysmes se pare te shekullit te 16-te Charli V, (antar i familjes Habsburg), ishte mbreti i Spanjes dhe zoterues i Napolit keshtu qe "stradioti" u vune ne sherbim te Habsburgeve jo vetem ne Itali por edhe ne Gjermani e Hollande. Midis atyre qe bene kariere ne sherbim te Habsburgeve dhe u bene titullare te Perandorise se Shenjte Romake ishin kapitenet Iakovos Diassorinos, Georgios Bastas, vllezerit Vasilikos dhe i shquari Merkurios Bouas. Ky i fundit mori tituj kalorsiake gjithashtu edhe nga venediakasit dhe francezet(41). 

Shenim: Me poshte tregohet nje flamur qe Perandori Maximilian i dhuroi Mercurio Bouas ne vitin 1510. Shqiponja me dy koke simbolizon Perandorine Bizantine dhe Perandorine e Shenjte Romake.

mercurio_boua_flag.jpg

Henri VIII gjithashtu punesoi "stradioti"ne France dhe ne Angli. Me te degjuarit ishin kapitenet Thomas Buas nga Argos, Theodore Luchisi dhe Antonios Stesinos. I pari nga te permendurit me siper ishte emeruar colonel dhe komandant i kaloresve te Henry-t te lokalizuar ne Calais(42). Egzistojne disa evidenca qe tregojne se ne fund te shekullit te 16-te dhe fillim te shekullit te 17-te, (gjate periudhes se qojtur "Kohet e Trazirave"), kalores greke se bashku me trupa serbe sherbyen ne ushtrine moskovite(43).

Nga fundi i shekullit te 16-te numri i trupave "stratiodi" te punesuara nga Italianet dhe ushtrite perendimore filloi te rallohej. Ushtrite evropiane krijuan forcat e tyre te kavalerise se lehte, (duke huazuar shume elemente nga "stradioti, genitaries spanjollle dhe hussaret hungareze), duke zevendesuar keshtu "stradioti" tradicionale. Keto formacione te reja te perbera nga vendas apo grupe te ndryshme etnike shtuan dhe arme zjarri ne arsenalin e tyre. Keshtu qe emri i stradioti, argoulets, albanese, albains, greci, levantini, etj, filloi te degjohej ralle e me ralle. Ushtrite perendimore tashme kishin formuar kavalerite e tyre te lehta dhe mbeshteteshin  pak e me pak ne kaloresit e huaj.  

Te dhena nga disa burrime thone se per arsye te kuptueshme si kaloresit albanas, si kaloresit greke emertoheshin me te njejtin emer: "stradioti". Pjesa dermuese e "stradioti", si ushtaret ashtu dhe oficeret, ishin albanas nga Greqia; por ka evidenca qe thone se nga mezi i shekullit te 16-te shume nga ata ishin helenizuar, bile dhe italianizuar. Shembujt me te qarte te ketij fenomeni jane shkrimet e Tzanes Koronaios dhe Manoli Blessi. Punimi i Koronaios eshte nje poeme e gjate epike ne gjuhen popullore greke qe pershkruan bemat e "stradioti" te famshem Merkurios Bouas, qe luftoi per ushtrite e Venecias, Frances, dhe Perandorise se Shenjte Romake. Autori me sa kuptohet ka qene nje kalores-borizan (i binte burise luftes) me origjine nga Zakinthos dhe shoqerues i Merkourios. Koronaios e lidh origjinen e Bouas me figura mitologjike ku perfshihen Akili, Aleksandri i Madh dhe Pirroja. Gjuha e poemes, origjina mitologjike dhe komentet e tjera tregojne procesin e helenizimit  qe kishin pesuar stratiod-et albanas(44).

Punimet poetike dhe kenget rreth "stradioti" te Manoli Blessi jane te shkrojtura ne italisht. Midis vargjeve ka shume fjale dhe fraza ne gjuhen greke qe jane integruar me tekstin ne menyre shume natyrale. Ne poemat e tij nuk ka fjale albanase. Mbase helenizimi kishte filluar kohe me pare ngaqe "stradioti" albanas ishin vendosur ne zona greke 2 gjeneracione me perpara se te emigronin ne Itali. Shume nga ata sherbyen bashke me ushtare greke dhe nen drejtimin e komandanteve greke, keshtu qe procesi i asimilimit kishte vazhduar ... Nje tjeter faktor qe ndikoi ne kete proces ishte lidhja aktive qe ushtaret dhe familiet e tyre kishin me kishen Orthodokse Greke, kishen Uniate dhe komunitetet respektive ne zonat e Napolit, Venecias apo vende te tjera. Mund te thuhet se helenizimi u shfaq si rezultat i sherbimeve ushtarake dhe lidhjes me kishen e perbashket(46).

Edhe ne vitet e mevoneshme, "stradioti" ishin punesuar kryesisht nga Venediku dhe Napoli. Napoli mori ne pune dhe i mbajti trupat kalorsiake "stradioti" deri ne fillim te shekullit te 18-te. Shumica e ketyre trupave ishin rekrutuar nga Epiri dhe Albania e jugu, ne vecanti nga rajoni greko-albanian i Himares (Cheimarra). Sipas historive te "Reggimento Real Macedone" nje force Ballkanike e kaloresise te lehte sherbeu ne mbreterine e "Dy Sicilive" midis viteve 1735 dhe 1820. Komandanti dhe organizatori kryesor i ketyre trupave ishte nje person i qojtur Konti Strates Ghikas, qe pershkruhej si nje "stradioti" veteran. Kjo mund te jete nje e dhene tjeter qe tregon se "stradioti" ishin ne sherbim te Napolit deri ne shekullin e 18-te(47). Po ashtu, gjate nje pjese te mire te shekullit te 17-te, venedikasit per nevojat e tyre ne token Italiane vazhduan te punesonin "stradioti" kryesisht per te permbushur pozicionin e "capelatti"(xhandar provincial). Kompani "stradioti" ishin vendosur ne disa qyteza te Dalmacise (Sibenik, Trogir, Zadar, Split, and Kotor) dhe ne ishujte e detit Jon,  Qefalonja, Korfu dhe Zakynthos(48). Ne keta ishuj, kaloresit "stradioti" vazhduan sherbimet e tyre deri ne shekullin e 18-te. Keta "stradioti" ishin pas-ardhes te refugjateve te arrdhur nga zonat kontinentale qe venediakasit kishin humbur gjate shekullit te 15-te dhe 16-te. Ata  perfituan toka dhe privilegje te tjera. Ne shkembim, ata sherbyen si kalores dhe moren pjese ne konfliktet qe venedikasit paten me turqit gjate gjithe shekullit te 17-te. Me kalimin e kohes keto grupe u bene "anakronike" dhe pozicioni ushtarak u ktye thjesht ne nje "trashegim familiar". Disa nga keta "stradioti", apo pas-ardhes te tyre, u bene antare te klasave te larta, ndersa te tjere ju kthyen punimit te tokes apo zanateve te tjera. Nga fundi i shekullit te 17-te dhe fillimi i shekullit te 18-te, autoritetet venedikase e pane te domosdoshme riorganizimin e trupave "stradioti". Ne Zakynthos, per shembull, ata reduktuan numurin e tyre dhe zvogeluan privilegjet e mepareshme sepse "stradiodi" nuk paraqiteshin nen-arme dhe kishin probleme disiplinore, si oficeret ashtu dhe ushtaret. Megjithate, formacioni "stradioti" mbeti me detyre aktive gjate gjithe shekullit te 18-te. Kompania "stradioti" e Korfuzit egzistoi deri ne fund te kontrollit venedikas, kur francezet ne vitin 1797 pushtuan ishullin(49). 

Konkluzione

Asimilimi i "stratioti" ne shoqerite dhe ambjentet ku ata luftuan dhe jetuan.

Mund te thuhet me kalimin e kohes "stradioti", (kryesisht ata albanas - shenimi im), ishin asimiluar ne mesin e popullatave italiane, sllavo-jugore dhe greke, ne vartesi te zonave ku ishin vendosur. Pavaresisht kesaj, ata lane gjurmet e tyre ne vendet ku jetuan. Sic u permend me lart, "stradioti" ishin nje faktor kryesor ne themelimin e kishave greke, Uniate ose Orthodokse (ne disa raste te te dy degeve ), qofshin keto kisha ne Itali, ne Venecia, ne Napoli apo ne Dalmacine veriore, Pola, Trogir, Zadar, Split dhe Shibenik. Ne keto rajone, "stradioti" dhe familiet e tyre u "shkrine" ne mesin e komunitetve perkatese fetare dhe me vone u bene pjese e shoqerise ne kuptimin me te gjere te fjales. Ne Dalmacine veriore, sic permend nje autor gjerman, ndodhi nje "kirchensymbiose"; nje asimilim i ngadalte i grekeve (stradioti) nga sllavet e jugut. Duke qene antare te komunitetit Orthodhoks, te ndodhur ne mes te Dalmacise kryesisht Katolike, shumica e familjeve te vjetra "stradioti" e konsideronin veten serbe. Kjo ishte vene re qe ne shekullin e 19-te.  

Procese te ngjashme mund te kene ndodhur me "stradioti" dhe te afermit e tyre edhe ne Itali. Si fillim, "stradioti" ishin integruar ne komunitetet e Kishes Orthodokse Greke dhe me vone "zhdukur" ne brendesi te popullates italiane ne qytezat ku ata jetonin(50).

Ndikimi ushtarak i "stradioti" ne Itali dhe Europe.

Sic kemi pare ne kete studim te shkurter, nga fundi i shekullit te 15-te trupat "stradioti" ishin shpene ne Itali dhe kishin sherbyer ne ushtrine Venedikase ne lufterat qe kjo e fundit kishte zhvilluar ne brendesi te territorit. Ne keto beteja, me stilin dhe taktikat e tyre, ata kishin sjelle nje koncept te ri ushtarak si ne Itali ashtu dhe ne Europen perendimore. "Stradioti" ishin paisur dhe kishin luftuar si kalores te lehte ne nje menyre qe ishte huazuar nga bizantinet, sllavet, albanasit dhe otomanet. Ata mbanin nje stize, nje shpate te gjate, nje topuz, nje kame dhe visheshin si ushtrite lindore dhe bizantine. "Stradioti" shpalosen ne fushat e betejave italine taktikat qe ndiqnin kavalerite e lehta te ushtrive te Lindjes se Afert, psh: sulmo dhe terhiqu, kurthe, terheqje te genjeshtra, kundersulme dhe taktika te tjera qe nuk ishin te njohura ne ushtrire Europiane te asaj periudhe. Aktivitetet e "straditi" jane dokumentuar nga nje numur historianesh. Nder me te degjuarit jane: Charles Oman, Mario Sanuto, Coriolano Cippico, Erculi Riccoti, Daniel Hardy, Konstantinos Sathas, John Hale, Franz Babinger, etj. Disa nga keta historiane kane mbeshtetur teorine se "stradioti" luajten nje rol te rendesishem ne rikrijimin e kavalerise se lehte ne ushtrite perendimore. Gjate shekullit te 16-te "stradioti" sherbyen ne ushtrite e Milanos, Gjenoves, Spanjes, Frances, Perandorise se Shenjte Romake dhe Anglise. Pervec aktiviteteve ushtarake, "stradioti" kontribuan shume ne ngritjen e komuniteteve Orthodokse Greke ne Venedik dhe Dalmaci.

Sqarime dhe shpjegime te rendesishme

Shkrimi origjinal ku u mbeshtet ky shqiperim gjendet ketu:  https://www.academia.edu/835267/Stradioti_Balkan_Mercenaries_in_Fifteenth_and_Sixteenth_Century_Italy

-----------------------------------------------------

1. Sir Charles Oman, The History of the Art of War in the Sixteenth Century (New York: E. P. Dutton, 1937), pp. 41, 92,109-111.
2. Coriolano Cippico, Della guerre de’ Veneziani nell’ Asia dal 1470 al 1473 (Venice, 1796), p. 10.
3. Marino Sanuto, La spedizione di Carlo VIII in Italia , ed. R. Fulin (Venice, 1883), pp. 313-314; idem, Commentarii dell aguerra di Ferrara (Venice, 1829), p. 115.
4. Philippe de Comines, Memoires, vol.2, (London and Paris, 1747), pp. 27-28; and Philip de Commines (sic), The Memoirs of Philip de Commines, Lord of Argenton: Containing the Histories of Louis XI and Chales VIII, Kings of France, and of Charles the Bold, Duke of Burgundy, ed. and tr. by Anrew R. Scoble, vol. 2 (London, 1856), pp. 200-201.
5. F. L. Taylor, The Art of War in Italy, 1494-1529 (Cambridge University Press, 1921), pp. 72-73.
6. Konstantinos Sathas, Hellenes stratiotai en tei dysei kai he anagennesis tes hellenikes taktikes (Athens, 1885). Originally published in the journal Hestia.
7. M. E. Mallet and J. R.Hale, The Military organization of a Renaissance State: Venice ca. 1400 to 1617 (London:
Cambridge University Press, 1984), passim.
8. Mallet and Hale, The Military organization of a Renaissance State, passim.
9. Marino Sanuto, La spedizione di Carlo VIII in Italia , ed. R. Fulin (Venice, 1883), pp. 313-314.
10. Marino Sanuto, Commentarii della guerra di Ferrara (Venice, 1829), p. 115.
11. Philippe de Comines, Memoires, vol.2, (London and Paris, 1747), pp. 27-28; and Philip de Commines (sic), The Memoirs of Philip de Commines, Lord of Argenton: Containing the Histories of Louis XI and Chales VIII, Kings of France, and of Charles the Bold, Duke of Burgundy, ed. and tr. by Anrew R. Scoble, vol. 2 (London, 1856), pp. 200-201;
12. the term assagaye does not seem to be of Balkan origin, but rather from the Portugese. The genitaires or genitours, the iberian light cavalry of moorish origin, seem to have used a similar lance, which was common in the Near East and the Islamic world. This type did not have two spearpoints, as indicated by some sources, but rather had a spike on the butt end. This spike was used to keep the lance upright in the ground in camp when not in use. This not only kept the lance ready for action, but also kept the lance head from wear and lance as a whole from being bent by leaning it against something. They were much shorter an lighter than western European lances. The spike at the butt counterbalanced the lance head which made it maneuverable in a melee. See George Cameron Stone, A Glossary of the Contruction, Decoration, and Use of Arms and Armor in All Countries and at All Times (New York: Jack Brussel, 1961), pp. 77, 408- 409.
13. Stone, A Glossary of the Contruction, Decoration, and Use of Arms and Armor , pp. 214-215.
14. Contemporary illustrations of stradioti can be found in Sathas, Hellenes stradioti, passim.
15. Mnemeia Hellenikes Historias: Documents inedits a l’histoire de la Grece au Moyen Age, Konstantinos Sathas, ed. , vol. 4 (Paris, 1880-1890), pp. LIV-LVI.
16. “Andragathemata tou Merkouriou Boua,” in Hellenika Anekdota–Anecdota Graeca, Konstantinos Sathas, ed. , vol. 1 (Athens, 1873), pp. 1-153.
17. Jacomo Barbarigo, “Dispacci della Guerra di Peloponneso,” in Mnemeia Hellenikes Historias: Documents inedits a
l’histoire de la Grece au Moyen Age, Konstan-tinos Sathas, ed. Vol. 6 (Paris, 1885), pp. 1-92.
18. See materials published in Mnemeia Hellenikes Historias, vols. 1,4, 6-9; Commis-siones et Relationes Venetae, vols. 5, 7, Annorum 1591-1600, 1621-1671, Grga Novak, ed. Monumenta Spectantia Historiam Slavorum Meridionalium, vol. 48,
50 (Zagreb: Jugoslovenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, 1966, 1972); and Secrets de l’ Etat de Venise, Vladimir
Lamanskii, ed. (St. Petersburgh, 1884.
19. Philippe de Comines, Memoires, vol.2, (London and Paris, 1747), pp. 27-28.
20. Kostas Mpires, Oi Arvanites, oi Dorieis tou neoterou Hellenismou. (Athens, 1960), pp. 191-192
21. Mnemeia Hellenikes Historias, vols. 1,4, 6-9;
22. Fernand Braudel, The Mediterranean and the Mediterranean World in the Age of Philip II, vol. 1, Sian Reynolds, tr.(New York: Harper and Row, 1975), pp.48-49.
23. Nicholas Cheetham, Medieval Greece (New Haven: Yale University Press, 1981), pp. 195-207; M. E. Mallet and J.
R.Hale, The Military organization of a Renaissance State: Venice ca. 1400 to 1617 (London: Cambridge University
Press, 1984), p. 47, 50; Denis Zakythinos, Le Despotat grec de Moree. vol. 2. Vie et institutions. London: Variorum,
1975, pp. 31-37, 135-145.
24. Peter Topping, “Albanian Settlements in Medieval Greece: Some Venetian Testimonies,” in Charanis Studies: Essays in Honor of Peter Charanis, ed. by Angelike E. Laiou Thomadakis (New Brunswick, N.J.: Rutgers University Press, 1980), pp. 261-271.
25. Mpires, Oi Arvanites, pp. 156-162; Apostolos Vakalopoulos, Historia tou Neou Hellenismou, vol. 3 (Thessalonike,
1968), pp. 79-88; Laurentios Vrokines, “He peri ta mesa tou IST’ aionos en Kerkyrai apoikesis ton Naupleion kai
Monem-vaseion,” in Erga, Kostas Daphnes, ed. Vols. 16-17 of Kerkyra’i’ka Chronika. Corfu, 1972; Leonidas Zoes,
“Hellenikos lochos en Zakynthoi kata tous chronous tes douleias,” O Hellenismos 14 (1911): 367-371.
26. Mnemeia Hellenikes Historias, vol. 8; Mallet and Hale, The Military organization of a Renaissance State:, p. 173.
27. William Miller, The Latins in the Levant: A History of Frankish Greece (1204-1566) (New York: Barnes and Noble, 1937), pp. 489-511;
28. Mpires, Oi Arvanites (Athens, 1960), pp. 172.
29. Mallet and Hale, The Military Organization of a Renaissance State:, pp. 375-380. See pages 447-447, 451 on pay scales of stradioti.
30. Mallet and Hale, pp. 376-377; Manoli Blessi, “Balzeletta,” in Mnemeia Hellenikes Historias: Documents inedits a
l’histoire de la Grece au Moyen Age, Konstantinos Sathas, ed. Vol. 8 (Paris, 1888), pp. 461-465; Blessi, “Manoli Blessi
sopra la presa de Margaritin con un dialogo di un Greco et di un Fachino,” in Mnemeia Hellenikes Historias, vol. 8, pp.
466-470, Blessi, “La presa di Nicosia,” in Mnemeia Hellenikes Historias, vol. 9, pp. 262-280.
31. Mallet and Hale, The Military organization of a Renaissance State:, pp. 376-377.
32. Mallet and Hale, p. 376.
33. John S. C. Bridge, A History of France from the Death of Louis XI, vol. 2 (Oxford University Press, 1924), p. 263.
34. Oman, A History of the Art of War in the Sixteenth Century, p. 114.
35. F. L. Taylor, The Art of War in Italy, 1494-1529 (Cambridge University Press, 1921), pp. 72-73.
36. Philippe de Comines, Memoires, vol.2, (London and Paris, 1747), pp. 27-28.
37. Sathas, Hellenikoi Stratiotai , pp. 11-14
38. Gabiele Daniel in his Histoire de la Milice Francaise vol. 2 (Paris, 1721), pp. 168, divides the stradiots in the 16th
century French army into two seperate corps of argoulets and estradiots.
39. 1P. Aravantinos, Chronographia tes Epeirou ton te homoron hellenikon kai Illyrikon choron diatrechousa kata seiran taen autais symbanta apo tou soteriou etous mechri tou 1854, vol. 1 (Athens, 1856), p. 191.
40. Ioannes K. Chasiotes, “La comunita greca di Napoli et i moti insurrectionali nella penisola Balcanica meridionale durante la seconda meta del XVI secolo,” Balkan Studies 10 (Thessalonike, 1969): 279-288; Vincenzo Giura, “La Comunita Greca di Napoli (1534-1861),” in Storie de Minoranze Ebrei, Greci, Albanesi nel Regno di Napoli (Naples, 1982), pp. 119-156; Attanasio Lehasca, Cenno storico dei servigi militari prestati nel Regno delle Due Sicilie dai Greci, Epiroti, Albanesi e Macedoni in epoche diverse (Corfu, 1843), pp. 3-15.
41. Sathas, Mnemeia Hellenikes Historias, vol. 9, pp. xiv-xxviii.
42. Millar, “The Albanians,” pp. 470, 472; idem, Tudor Mercenaries and Auxiliaries 1485-1547 (Charlottesville: University Press of Virginia, 1980), pp. 44, 48, 69, 73, 133, 146, 148-149, 151, 161, 164-165; Apostolos Vakalopoulos, Historia tou Neou Hellenismou, vol. 3 (Thessalonike, 1968), p. 191
43. B. N. Floria, “Vykhodtsy iz Balkanakh stran na russkoi sluzhbe,” Balkanskia issledovaniia. 3. Osloboditel’nye dvizheniia na Balkanakh (Moscow, 1978), pp. 57-63.
44. “Andragathemata tou Merkouriou Boua,” in Hellenika Anekdota, vol. 1 (Athens, 1873), pp. 1-153.
45. Manoli Blessi, “Balzeletta,” and “Manoli Blessi sopra la presa de Margaritin con un dialogo di un Greco et di un
Fachino,”in Mnemeia Hellenikes Historias, vol. 8 (Paris, 1888), pp. 461-470; and idem, “La presa di Nicosia,” in
Mnemeia Hellenikes Historias, vol. 9 (Paris, 1890), pp. 262-280.
46. Ioannes Veloudos, Hellenon Orthodoxon apoikia en Venetia historikon hypomnema, ed. 2 (Venice, 1893), pp. 16-27; Giura, “La Comunita Greca di Napoli (1534-1861),” pp. 121-127; Dusan Kasic, “Die Griechisch-Serbische kirchensymbiose
in Norddalmatien vom XV. bis zum XIX jahrhundert,” Balkan Studies 15 (Thessalonike, 1974): 21-48.
47. Dissertazione istorico-cronologica delle Reggimento Real Macedone nella qualle si tratta sua origine, formazione e
progressi, e delle vicissitudini, che gli sono accadute fino all’ anno 1767. ed. 2. (Bologna, 1768), pp. 201-203, 205-209;
Raoul Manselli, “Il Reggimento Albanese Real Macedonia durante il Regno di Carlo di Borbone,” Archivio Storico per le Provincie Napoletane, n.s. vol. 32 (1950-1951), pp. 143-145; Nicholas C. Pappas, ” Balkan Foreign Legions in
Eighteenth Century Italy: Reggimento Real Macedone and Its Successors” in Nation and Ideology: Essays in Honor of
Wayne S. Vucinich. Ivo Banac, John C. Ackerman and Roman Szporluk, eds. (Boulder, Colorado: East European
Monographs, 1981), pp. 35-39.
48. Mallet and Hale, The Military Organization of a Renaissance State:, pp. 375-380, 426-427, 447-451.
49. Laurentios Vrokines, “He peri ta mesa tou IST’ aionos en Kerkyrai apoikesis ton Naupleion kai Monem-vaseion,” in Erga, Kostas Daphnes, ed. Vols. 16-17 of Kerkyra’i’ka Chronika. Corfu, 1972; Leonidas Zoes, “Hellenikos lochos en
Zakynthoi kata tous chronous tes douleias,” O Hellenismos 14 (1911): 367-371.
50. Ioannes Veloudos, Hellenon Orthodoxon apoikia en Venetia historikon hypomnema, ed. 2 (Venice, 1893), pp. 16-27; Giura, “La Comunita Greca di Napoli (1534-1861),” pp. 121-127; Dusan Kasic, “Die Griechisch-Serbische
kirchensymbiose in Norddalmatien vom XV. bis zum XIX jahrhundert,” Balkan Studies 15 (Thessalonike, 1974): 21-48.