Gjoleka, Dailan Beu dhe Epiri i Veriut
Historia ka te thena dhe te pathena. Ndodh qe te pathenat jane po aq te rendesishme sa dhe te thenat, bile nganjehere jane akoma edhe me te rendesishme ...
Ne variantin zyrtar te historiografise shqiptare permendet shkarazi se dikur, dikush, u perpoq te krijonte nje lidhje shqiptaro-greke qe do te ndryshonte rrjedhen e ngjarjeve ne Ballkan ... ndersa eshte e zakoneshme te thuhet se gjithmone greket i kane vjedhur token dhe detin Shqiperise. Mbase eshte keshtu, por ku jane provat ?
E kam fjalen per te shkrojturat dhe jo hamendjet nacionaliste ...
“Epiri i Veriut” eshte nje teme e preferuar per nacionalistet ekstremiste, si nga kjo ane dhe nga ana tjeter e kufirit. Shume shqiptare do te thone se termi “Epiri i Veriut” eshte nje term irredentist dhe nuk duhet te perdoret sepse shpreh pretendime territoriale - ne vend te tij duhet te perdoret termi "Shqiperia jug-lindore" - insistojne ata. Per ta vazhduar diskutimin me tej, po bashkohem me pozicionin e tyre dhe po them se ata kane te drejte. Problemi eshte se historiografia shqiptare thote se Skenderbeu, Lek Dukagjini, etj, ishin epiriote. Bazuar ne kete logjike, dhe duke pranuar se Skenderbeu kishte lindur ne Mat, ndersa Leka diku ne Malesine e Dukagjinit, del se “Epiri i Veriut” nuk qenka aty ku thone greket … por shume me ne veri. Me qe ra fjala, po Pirroja i Epirit, ku te kete jetuar, ne ke Epir ? Pra vete, historiografia shqiptare nuk e ka te qarte se ku fillon dhe ku mbaron “Epiri i Veriut”; ndersa per popullaten qe ka jetuar dhe vazhdon te jetoje ne keto hapesira, qe une po i quaj “Epiri Fluid”, eshte gjetur nje zgjidhje me e thjeshte: Ata kane qene te gjithe shqiptare - dhe pike !
Duke lene nacionalistet te debatojne per keto tema, ne kete shkrim do te perqendrohem ne periudhen kohore qe fillon rreth mesit te viteve 1800 dhe mbaron me fillimin e Luftes se Pare Boterore. I pelqen apo nuk i pelqen dikujt, gjate atyre viteve nje pjese e konsiderueshme e popullates te “Epirit Shqiptar” ka tentuar dhe eshte perpjekur ti bashkohet “Epirit Grek”, ose me sakte Shtetit Grek. Arsyet ? Secili mund ti interpretoje si te doje ...
Po e filloj me historine e Zenel Gjolekes, dhe pasuesve te tij.
Ne Gusht te vitit 1847, nje asamble e bejlereve dhe e agallareve te disa Kazave te jugut te Shqiperise dergoi ne Athine nje delegacion i cili i paraqiti nje shkrese Ottos, Mbretit te Greqise. Nepermjet saj, ata i kerkonin Mbretit Grek qe ti merrte nen mbrojtje dhe se ata ishin gati te beheshin subjekte te tij(1).
“Udheheqes te shquar dhe te nderuar te Athines ne tokat Greke ! Ne perqafojme vllazerisht Shkelqesine e Tij Otto, Mbretin e Greqise dhe ju bejme me dije se:
Prezantuesit e ketij mesazhi paqesor sjellin para jush ankesen tone, perfaqsuesve te Kazave te listuara me poshte. Te gjithe ne, kemi mbetur njerez te varfer dhe te shtypur, ne nje vend te thate dhe te shkrete, pa profesion pervec atij te arme-mbajtesit. Qe nga kontrolli i Kostandinopojes, me vone gjate kohes te Sulltaneve qe pasuan, dhe deri me sot, ne ju jemi nenshtruar urdherave dhe sundimit te Vezireve, Pashallareve dhe Kajmekaneve vendas. Gjate mbreterimit te 33 Sulltaneve dhe pothuaje per 400 vjet, ne kemi derdhur gjakun tone ne c’do pushtim qe ata kane bere. Por, ai qe nuk do nje Mbret nuk do as Perendine. Traditat tona te vjetra jane zhdukur dhe te tjera jane vendosur forcerisht ne territorin tone; dhe kjo eshte e padurueshme. Ata kane taksuar 1 te 12-ten ne te gjitha Kazate tona. Ata kane gjykuar me miqesi dhe padrejtesi; jo me arsyen e Zotit dhe Profetit te Tij, por me force dhe tirani klanore, jo si sundimtaret e mbreterive Europiane. Si rrjedhim, ne jemi rebeluar kunder sundimtarit tone, te cilin e konsiderojme si udheheqes te te gjithe myslymaneve. Ne jemi ankuar dhe ri-ankuar, me peruje dhe lot, por ata nuk kane denjuar te na degjojne, bile as dhe nje peticion qe ju kemi derguar. Kjo ndodh sepse Perandoria nuk ndjen as edhe nje lloj keqardhje per ne, lypesit e varfer.
Si pasoje e kesaj situate, ne po ju dergojme nje delegacion special, i cili do te flase me ju gojarisht dhe do ti drejtohet personaliteteve tuaja te respektuara drejt-persedrejti. Ne se Shkelqesia e Mbreterise Tuaj do te na degjoje dhe pranoje, domethene qe 5 Kazate tona te behen subjekte te tij, atehere lereni ate te na parashtroje kushtet e nenshtrimit dhe te na lejoje ne ti afrojme atij mirepelqimin tone paqesor. Per hir te Zotit, mos u ofendoni nga ne, sepse edhe ne jemi gjithashtu krijesa te Zotit, kemi lindur lakuriq dhe do te vdesim te tille.
Ne qofte se i Plotfuqishmi nuk na afron shpetim, atehere le te vdesim nga shpata njerezore, ne se kjo eshte deshira e Zotit. Te 5 kazate dhe zonat e meposhtme; Avlona, Delvino, komuna e Kurveleshit, Malakastra, Berati i siperm dhe i poshtem, Tepeleni dhe Dyshnica, lusin Mbreterine tuaj te na meshiroje dhe te mos lejoje zhdukjen tone nga faqja e kesaj bote. Ne qofte se Mbreteria juaj na pranon, na informoni ne qe te krijojme nje administrate te re sipas deshirave tona, e cila do te garantoje dhe permbushe kerkesat qe Mbreteria juaj mund te kete.
Perfaqesuesit tane do te flasin dhe diskutojne gojarisht me ju per keto propozime, qe me deshiren e Zotit u befshin realitet”
Dokumenti mbante vulat e 47 Bejlereve dhe Agallareve te cilet ne daten 15 Gusht, 1847, ishin mbledhur ne Kazane e Kurvelshit.
Perfaqsuesit e Sanxhakut te Delvines:
Zejnel Gjoleka(2), Xhalil Aga (Celo Picari), Shejko Bullushi, Muharem Bejluli, Abdul Bej Koka, Lula Capari, Muhamet Selmani, Muha Pronjo, Zeqir Pronjo, Osman Kuci, Mehmet Abazi, Aliko Hoda.
Xhata Selfo, Latif Elmazi, Mane Beqiri, Demce Picari, Hodo Nivica, Sulo Cobo, Lame Duka, Sadik Bileno, Dervish Kalarati, Lame Peshtani, Sako Malo, Mustafa Braimi, Kapo Lefteri, Lame Husho, Mustafa Bedo, Myftar Pina, Sheh Duro, Elmas Cimbo, Xhafer Demo, Abaz Dino.
Perfaqsuesit e Sanxhakut te Vlores:
Beqir velo kanina, Latif Sulo Kanina, Mustafa Beba Kanina, Sadik Armeno, Mehmet Muco, Ismail Bekati, Zenko Xhafar Karbunari, Pasho Selmani, Kuculasi Mavrota, Selim Aga Vlora, Fejzobej, Lato mamena, Malko Nelo Lapesi, Mato Caushi Lapesi, Xhaxha Martollozi, Abedin Sheho, Shadedi Vashori, Ahmet Aga Vashori, Mehmet Qollasi, Osman Rapo Fratali, Beqir Bracano, Lulo Abazi, Zejnel Hodo, Ibrahim Cimaro, Lil Qendro, Meta Cobo, Talo Abili, Sinan Dalevishi, Hito Daut Mavrova, Cimba keci, Mehmet Trahuvica, Ymer Ali Kudesi, Mustafa Bega, Bega Ismail, Dervish Ali Dukati, Metan Ali Dukati, Kamber Telo Tragjashti, Mahmut Hoxha, Dulo Zoto, Braim Muco, Selim Hasani, Haxhi Smokthina.
Perfaqsuesit e te dy zonave te Mallakastres:
Rapush Aga Kabibashi, Shaban Peshtani, Shqetko Hiso Qesarati, Sulejman Celo Toci, Osman Bilo Dulo Mato Kalivazi, Xhelil Tura Malivazi, Sadik Luftino, Ramije Komari, Ahmet Matellozi, Mahmut Lamo Lavani, Gjota Lavani.
Numrat e shtepive te regjistruar ne kerkesen e lartpermendur:
Mallakastra e Siperme: 1,388. Mallakastra e Poshtme: 2,911. Zona e Myzeqese: 1,011. Kasabaja e Beratit: 711. Komuna Topaldi: 1,730. Skrapari: 1339. Tomorica: 500. Tepeleni: 4,500. Kazaja e Vlores: 4,500. Kazaja e Delvines: 1,840
*****
Qe nga perpjekja e vitit 1847 dhe deri ne vitin 1913 kishin kaluar 66 vjet dhe situata kishte ndryshuar ndjeshem. Perandoria Otomane ishte zhdukur dhe vendin e saj ne “Ekuacionin Ballkanik” e kishin zene fuqi te tjera. “Kujdestare” te Shqiperise ishin bere dy fuqi te medha te kohes; Austro-Hungaria dhe Italia. Shqiptaret ishin ndare ne grupe te ndryshme dhe perseri nje pjese e konsiderueshme e tyre kerkonin bashkimin me Greqine. Ka dokumente te shumta rreth kesaj teme. Te shumta jane dhe manipulimet apo tjetersimet e fakteve te kohes si nga shqiptaret dhe greket ashtu dhe nga perfaqsuesit e Fuqive te Medha qe ne disa raste dalin jashte logjikes normale. Nje pershkrim interesant rreth situates ne tokat ku do te formohej Shteti Shqiptar vjen nga studjuesi dhe linguisti britanik, Emile Joseph Dillon (21 March 1854 – 9 June 1933). Ai mund te quhet nje dashamires i shqiptareve. Dillon i vlereson lart ata per karakteristikat e tyre unike qe i vecojne nga popujt e tjere ballkanike. Nga ana tjeter, ai e cileson krijimin e Shtetit Shqiptar si nje veprim “Mekatar” te Fuqive te Medha te cilat nuk morren parasysh historine, mendimet, ndjenjat dhe tendencat e popullatave vendase. Nje fragmet nga nje shkrim i tij qe ben fjale per situaten ne fillim te shekullit te 20-te, ne tokat e populluara nga shqiptaret, paraqitet me poshte(3). Duke pershkruar politikat e Portes se Larte dhe kushtet egzistuese ne hapesirat qe vazhdonin te kontrolloheshin nga Turqia, ai shkruan:
"Keto karakteristika, te cilat asnjehere nuk jane analizuar ne menyren e duhur, bile as qe jane kuptuar ne Europe, ishin perdorur nga Abdul Hamid(4). Kur vuri re se subjektet e tij te krishtera, te nxitura nga Fuqite Europiane, filluan ti rreshqisnin nga duart, ai u perpoq te kolonizonte territoret qe i kishin mbetur akoma ne zoterim duke perdorur dy raca malesoresh te cilat ai mund ti perdorte si instrumenta te bindur si ne kohe paqeje ashtu dhe ne kohe lufte. Keta ishin kurdet ne Azine e Vogel dhe albanasit ne Ballkan. Ne kohet normale ai i dergonte ata te kolonizonin zona kristiane, ndersa ne kohe lufte te largonin banoret e padeshirueshem. Ne kete forme kurdet morren toka nga te cilat ata zbuan pronaret armene. Ndersa albanasit zbriten nga malesite e tyre ne veri dhe okupuan zona ne kufijte e Serbise; ndersa albanas te tjere nga jug-lindja morren ne zoterim fshatra dhe prona qe ju perkisnin grekeve. Me qellim qe ti mbante nen kontroll albanasit e tij besnike dhe te keq-perdorte injorancen e thelle ne te cilen ata ndodheshin, ai i izoloi keta njerez. Ai mbylli shkollat e tyre, penalizoi perdorimin e alfabetit latin, ndaloi printimin e librave shqip, ndeshkoi c’do perpjekje per organizim, c’kurajoi zvillimin e veprimtarive qe lidheshin me shfrytezimit te lendeve te para qe afronte vendi, ndaloi kostruktimin e rrugeve dhe ndertimin e urave.
Nuk eshte veshtire te parashikosh rezultatet e ketij planifikimi te qellimshem. C’eshte e verteta, gjate zhvillimit te Koferences se Londres, keto zhvillime ishin parashikuar nga Baroni von Giesel, dhe nga une personalisht. Ne ate kohe, asnjerit prej nesh nuk ja mori mendja qe nje grup burrash qe ishin te lire te benin nje ndarje te drejte(5), bazuar ne merite, konkluduan ne nje marreveshje qe ishte nje kombinim i gjerave te pallogjikshme. Por ambasadoret ne Londer nuk ishin dhe aq te lire. Ata duhet te konsideronin nje marreveshje te pergjitheshme dhe ishin shume te vetedijshem qe ndarja e tokes te cilen ata ju imponuan shtetetve te pakenaqura do te binte mbi shpatullat e brezave te arrdhshem, mbase dhe mbi brezin egzistues, me peshen e grindjeve dhe gjakderdhjeve shkateruese. Duke aneksuar zona kryesisht albanase/shqiptare, si Serbia, ashtu dhe Mali i Zi (Montenegro) kishin veshur kemishen e Nesus (Nessus)(6). Ndersa Albania duke perfshire brenda saj greket e Epirit ishte detyruar te bente te njejten gje. Ishte ceshtja kontradiktore e Epirit qe kishte nxitur zemerimin e grekeve te cilet ju kundervune Qeverise Albanase qe ne hapat e para te gabuara te saj. Zona qe do ti bashkangjitej Albanias ishte e banuar nga njerez te cilet, c’faredo qe te ishte origina e vertete, e konsideronin veten greke, flisnin greqisht dhe nuk e duronin dot dorezimin e tyre ne sundimtaret e nje shteti shume me pak te kulturuar se vete ata. Perfaqsuesi i tyre, nje patriot serioz, Zt. Vamvakas, udhetoi neper Europe dhe prezantoi perpara udheheqesve europiane deshiren e bashkatdhetareve te tij, te cilet kerkonin bashkim me Greqine, ose se paku nje qeverisje autonome. Mundimi shkoi kot. Europa tashme e kishte mare vendimin e saj dhe nuk behej me fjale per ndonje apel diplomatik. Te vetedijshem per dobesine e Europes qe ishte e pa-afte te zbatonte vendimet e saj ne rastet kur interesat e Fuqive te Medha nuk perputheshin, banoret e Epirit morren ligjin ne duart e veta. Ashtu sic kishin kercenuar, ata e ngriten nivelin e rebelimit, formuan nje qeveri te perkoheshme nen drejtimin e Zt. Zografos, dhe morren nen kontroll fshatrat dhe qytezat nga te cilat ishin terhequr forcat e Qeverise Helene. Nese dhe ne cfare niveli ishin ata perforcuar nga oficere dhe ushtare te ushtrise se rregullt [Greke], kjo eshte nje ceshtje dytesore te cilen une nuk jam i interesuar ta diskutoj. Thelbi i kesaj ceshtje eshte qe Albania duke mos mare ndonje ndihme nga jashte, ishte lene nga Europa te deklaronte dhe te mbronte te drejtat e territorit te saj me aq sa kishte mundesi. Dhe ajo ishte lene pa instrumentat e nevojshem".
​
Kolonel Murray ishte bashkekohes i E. J. Dillon. Murray, nje ushtarak britanik i cili se bashku me disa gazetare dhe diplomate te tjere shoqeruan Komisionin Nderkombetar qe ishte derguar ne Ballkan nga Fuqite e Medha me detyre percaktimin e kufirit midis Shqiperise dhe Greqise. Pasi u kthye nga misioni ballkanik, ne daten 7 Janar, 1914, ai mbajti nje fjalim, ne ambjentet e Morley Hall, (ne Londer), ne te cilen morren pjese profesore te Universitetit te Oksfordid, studjues dhe burra shteti. Nje fragment i shkurter i fjalimit te tij, jepet me poshte(7).
“Ne Erseke, qendra e Kolonjes, nje grup perfaqsuesish te popullates myslymane paraqiti ne adrese te Komisionereve nje dokument i cili tregohet i perkthyer me poshte:
“Firmosesit e meposhtem, perfaqsues te komunitetit myslyman te Kazase se Kolonjes shfrytezojne mundesine e krijuar nga prezenca e Komisionit Nderkombetar ne distriktin e tyre ti percjellin Komisionereve miratimin e tyre ne lidhje me lirine qe ata gezojne nen regjimin e ri ne te gjitha aspektet qe prekin besimin fetar dhe traditat. Gjithashtu, dhe sigurine absolute qe tani ata ndjejne per jeten dhe pronat e tyre. Ata kane nderin te deklarojne se tani zoterojne liri te plote dhe se Ushtria Greke sillet ndaj popullates ne nje menyre vllazerore. Interesat e tyre jane te lidhura fort me Greqine, nje vend me te cilin ata duan te bashkohen”.
Ky peticion ishte firmosur nga 40 drejtuese te 25 fshatrave myslymane te Kolonjes.
Ne menyre qe te verifikoja ate c’fare thuhej ne kete deklarim, une vizitova Dailan Beun, nje udheheqes myslyman dhe pronarin me te madh te tokave ne Kolonje, i cili jeton ne Qafzez, rreth 4 ore larg nga Erseka. Ai vertetoi cdo fjale te peticionit. Dailan Beu eshte nje burre i vjeter 80 vjecar dhe ai me siguroi mua se per here te pare ne jeten e tij te gjate ai e kuptoi se c’fare do te thote te jetosh ne paqe dhe siguri. Banditet - tha ai - qe infektonin kete vend jane zhdukur qe te gjithe dhe jane kthyer ne shtepite e tyre ne Albania. Tani ne jemi te gezuar dhe te kenaqur nen kontrollin grek. Ajo qe ne duam eshte te shohim punen tone”.
Sa i vertete eshte varianti i ushtarakut britanik ? Mendoj se eshte nje material plotesisht i besueshem sepse eshte paraqitur si prove ne Koferencen e Paqes ne Paris, 1919-te, per te vertetuar ndjenjat pro-greke qe egzistonin ne Shqiperine jug-lindore apo Epirin e Veriut. Por pergjigjen me te sakte e jep dokumenti i meposhtem. Behet fjale per shenimet e kryeministrit Grek te periudhes ne fjale, Eleftherios Venizelos. Aty duket qarte qe Dalian Beu ishte perkrahes i shtetit te perbashket greko-shqiptar. Midis te tjeresh, aty gjenden dhe emri i Shahin Kolonjes, deputetit te Korces ne Parlamentin Otoman. Po ashtu, Venizelos shkruan se Ismail Qemali eshte kthyer nga mbeshtetes i Greqise ne mbeshtetes i Austrise … Pra, perkrahes se idese se bashkimit te Epirit te Veriut me Greqine kane qene jo vetem te "shiturit" ne greku, por dhe heronj dhe figura te njohura te historise se Shqiperise. I vjen apo si vjen mire dikujt, kjo eshte e verteta.
​
Si konkluzion; kufijte shteterore midis Shqiperise dhe Greqise u vendosen shume dekada me pare. Sot, “Epiri i Veriut”, eshte pjese e Shqiperise se jugut, dhe kjo nuk diskutohet ! Besoj se prespektiva Europiane e Shqiperise ka rihapur perseri kete teme qe kete radhe ka te beje me rishikimin e kufijve shpirterore, kulturore, historike ... dhe jo rishikimin e linjave ku kalonin telat me gjemba.
​
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- Ky fragmet eshte shqiperuar nga libri me titull: “Albanian’s Captives” i autorit P. Ruches. Faqe 49, 50.
2- Kur trupat Turke hyne ne zonat ku kishte shperhyer revolta, forcat e Gjolekes u shperndane dhe ai vete u arratis ne male. Jo shume kohe me vone ate e kapen dhe e varren ne nje rap afer nje pusi me uje, ne nje rruge prane Gjirokastres. Deri ne kohet e vona ai quhej, rrapi i Gjolekes. Disa nga bashkepuntoret e tij ishin varrur apo internuar ne Azi te Vogel, ndersa te tjere ishin falur …
3- Ky eshte nje shqiperim i pjesshem i shkrimit: http://www.albanianhistory.net/1914_Dillon/index.htm vizituar per here te fundit ne daten 5 Tetor, 2021
4- Abdul Hamid II ishte sulltani i fundit i Perandorise Otomane. Ai mbajti kete post qe nga 31 Gusht, 1876 deri 27 Prill 1909.
5- Behet fjale per Koferencen e Ambasadoreve ne Londer 1912-1913 qe vendosi mbi fatin e kufijve dhe popullatave ballkanike.
6- Ne kete rast ka kuptimin e nje veprimi fatal qe do te sjelle vuajtje dhe shkaterim. Ne Mitologjine Greke, gruaja e Herkulit i dha atij nje kemishe e cila ishte lyer me gjakun e nje hidre. Gjaku ishte nje helm shume i forte. Dhembja qe i shkaktoi ky helm e detyroi Herkulin te ndizte nje zjarr dhe te digjte veten ne te. Ne fakt gruaja e Herkulit nuk e kishte idene se sa e rezikeshme ishte kemisha ne fjale; ate e kishin genjyer duke i thene se kemisha do ta bente Herkulin te mos tregonte interes per grate e tjera ...
​
7- The question of Northern Epirus at the Peace Conference. Apendix A. Faqe 140, 141.
​
​
Tetor, 2021
​
​