Pirati Arnaut Mami dhe Servantes
Brezi im eshte i njohur me novelen "Don Kishot" te shkrimtarit te famshem spanjoll Miguel de Servantes. Ishte Fan Noli ai qe e shqiperoi kete veper monumentale te letersise boterore. Nje fragment thote se Don Kishoti:
“Boten mbrapa desh ta kthente
Dhe me ushte ta mberthente.”
Servantes, (1547-1616), ishte bashkekohes i piratit te degjuar shqiptar, Haxhi Ali Ulqinaku, (1569–1625). Aliu ka hyre ne folklorin shqiptar si nje ‘pirat i mire’ pavaresisht tmerreve qe ai ju shkaktoi viktimave te tij. Per te jane thurrur dhe kenge megjithese ai ishte nje vrases si shume pirate te kohes ...
Greket, serbet, malazezet, apo dikush tjeter, kane vrare shqiptare - thote dikush.
Po, ata kane vrare shqiptare. Edhe shume te tjere kane bere te njejten gje - eshte reagimi im.
E kaluara eshte e mbushur me raste te tilla.
Ne te njejten kohe, ne asnje forme, menyre apo permbajtje, shqiptaret nuk mund te quhen ‘Engjejt e Ballkanit’. Ata, gjithashtu kane lene gjurmet e barbarise se tyre ne histori dhe ky eshte nje fakt i miredokumentuar.
Vitet e fundit, disa rryma te mendimit intelektual po perpiqen te krijojne figuren e shqiptarit te pafajshem dhe te vojtur qe koha e ka ndeshkuar padrejtesisht. Metodat e seleksionimit dhe perpunimit te materialeve historike te krijojne pershtypjen e nje viktime te perhereshme. Keto perpjekje ‘Donkishoteske’ kane krijuar nje mase te madhe ndjekesish qe kane per idhull iluzionin bosh dhe padijen. Ne kete rast, raporti ideator-ndjekes i ngjan mardhenieve Don Kishot - Sanco Panco, dhe botes plot fantazi ku ata jetonin.
Servantes ishte ushtar. Ai luftoi per shume vite kunder otomaneve. Ne betejen e Lepantos ai u plagos rende dhe humbi levizjen e krahut te majte. Pas kater vitesh sherbimi ushtarak ai vendosi te kthehej ne vendlindje. Ne Shtator te vitit 1575, se bashku me vllane e tij, ai hipi ne bordin e anijes "Sol" qe u nis nga Napoli per ne Barcelone. "Sol" ishte pjese e nje flotilje spanjolle prej keter anijesh. Nje stuhi detare e ndau ate nga anijet e tjera. Rasti e solli qe "Sol" te sulmohej nga tre anije pirate. Si rezultat Servantes u zu rob. Ai u mbajt si peng ne Algjeri per pese vite deri sa dikush pagoi per lirimin e tij. Migueli tentoi te arratisej kater here dhe i shpetoi vdekjes per ‘nje fije floku’.
Komandanti i flotilies pirate qe sulmoi spanjollet ishte Arnaut Mami, nje shqiptar i konvertuar ne islam. Ndersa drejtuesi luftarak Dali Mami, nje grek i konvertuar. Ishte pikerisht Dali qe mbajti si peng Servantesin.
Natyrisht qe ne sherbim te Portes se Larte kishin hyre lloj e lloj farash dhe racash. Te krishtere, myslymane, hebrej, ateiste … Etniciteti nuk luante ndonje rol. Piratet kerkonin vetem para dhe nuk ju interesonte dicka tjeter; te themi morali. Atehere, skllaveria ishte nje aktivitet i ligjshem ekonomik ku ingranoheshin shume njerez "pa dallim feje, kraine dhe ideje" - sic do te thoshte Enver Hoxha disa shekuj me vone.
Ne kete 'biznes', shqiptaret ishin nga piratet me te famshem jo vetem te Adriatikut e Jonit por edhe te Mesdheut. Bemat e tyre mbushin rekorded e kohes. Haxhi Ali Ulqinaku i permendur me siper ishte nje nga piratet e shumte shqiptare. Thuhet se ai u vra ne vitin 1625 nga persona qe e ndiqnin per tu hakmarre.
37 vite me vone, ne vitin 1662, Evlia Celebi, udhetari i famshem otoman, i shoqeruar nga 30 ndihmes dhe skllever vizitoi disa qyteza si Lezhe, Shkoder, Bushat, Budva, Ulqin, etj. Kujtimet e tij jane pershkrime te gjalla dhe shumedimensionale. Celebi vlereson lart disa nga tiparet dhe karakteristikat e vecanta te shqiptareve, por ne te njejten kohe ai i pershkruan ata si bastises dhe vrases.
- Celebi e nis me Lezhen; “Te gjithe luftetaret shqiptare te ketij qyteti kalojne detin me fregatat e tyre dhe plackisin territoret venedikase dhe bregdetin e Pulias spanjolle. Ata kthehen ne fortesen e Lezhes me mallrat e tyre te vjedhura dhe roberit infidele, te gjalle apo te vdekur. Aty, ata i hedhin roberit e vdekur ne lumin Drin.”
- Per qytezen e Barit, Celebi shkruan se ajo kishte nje garnizon ushtaresh. “Te gjithe keta jane luftetare kurajoze shqiptare te armatosur ne menyre mbreselenese. Ata vazhdimisht kapercejne detin me fregatat e tyre dhe bastisin territore ne Pulia, bregdetin e Kalabrise dhe Spanjes, gjithashtu dhe fortesat venedikase. Ata i shkojne ne shpate burrat e Kelmendit dhe te Malit te Zi dhe kthehen ne Bar shendoshe e mire te mbingarkuar me sende te vjedhura.”
- Per burrat e Ulqinit, Celebi shkruan se me se shumti ata jane marinare. “Ka 20 fregata ne portin prane forteses bregdetare. Shqiptaret vendas, dhe nga qyteza te tjera, nisen me fregatat e tyre dhe bastisin territore infidele duke djegur dhe shkateruar. Pas kesaj, ata kthehen ne Ulqin me placka te shumta dhe rober te zgjedhur. Nje e dhjeta e trofeut i jepet beut te sanxhakut. Kur une ndodhesha aty, shtate fregata sapo ishin kthyer nga tokat infidele te Pulias dhe Yusuf Bey-oglu mori nje te dhjeten e mallit qe arrinte shumen 21,000 Kuru. Gjithashtu ai mori dhe 17 skllever. Me keto para ai pagoi borxhin qe i detyrohej Melek Ahmed Pashes.”
- Ne qytezen e Bushatit ishte e njejta situate. Drejtuesit vendas paguanin njeri-tjetrin me sende te vjedhura dhe skllever. Celebi shkruan: “Yusuf Bey-zade me dha monedha venciane prej floriri te praharuar qe kapnin vleren 13,000 Kuru. Ky ishte nje obligim qe ai i kishte Melek Ahmed Pashes. Transaksioni u regjistrua ne nje dokument ligjor, nje kopje te te cilit une ja dhashe Yusuf Beut. Gjithashtu ai me dha si dhurate per Melek Ahmed Pashen tre djelmosha skllever frankish(1), 20 ore te florinjta, nje tespie prej perlash, 40 rolle mendafshi, 40 rolle kadifeje gjenoveze, nje kame me doreze te zbukuruar me korale. Keto sende ishin regjistruar gjithashtu ne letren per Melek Ahmed Pasha. Mua ai me dha 300 monedha veneciane floriri, nje djalosh skllav spanjoll te quajtur Bihzad, nje kale dhe nje shpate.”
Pirateria e shqiptareve vazhdoi per shume dekada. Shpesh here, Porta e Larte i ingranoi piratet shqiptare ne luftimet e saj kunder venedikasve, francezeve, anglezeve, ruseve, etj. Ne momente kur piratet shqiptare krijonin probleme per Sulltanin, otomanet nuk hezitonin ti shtypnin dhe shkateronin ata.
Nje nga betejat me te famshme te luftes Ruso-Turke, (1768–74), u zhvillua prane Patras ne Nentor te vitit 1772. Flota e Perandorise Ruse u perplas me ate te Perandorise Otomane ne perberje te se ciles ishin dhe disa anije te pirateve shqiptare. Ne nje pikture te kohes tregohen tre anije te pirateve ulqinakas duke shkembyer zjarr me nje fregate ruse e cila mban flamurin me shqiponjen me dy koke; simbolin e Perandorise Ruse. Ruset i shkateruan anijet armike.
Konkluzion
Historianet thone se pirateria shqiptare eshte dokumentuar qe nga fillimi i viteve 1300. Dobesimi i Perandorise Otomane rezultoi ne shuarjen e aktiviteteve bastisese te ketyre pirateve ne detin Adriatik, Jon dhe Mesdhe.
Piratet shqiptare kane qene te tmershem. Ata kane rembyer, djegur, vrare dhe shkateruar jo vetem ne mes te detit por edhe ne tokat ku shkeli kemba e tyre. Tregjet e sklleverve ne Mesdhe ishin ndalesa te preferuara te anijeve pirate shqiptare te mbushur me skllever. Ne kete prizem, ankesa dhe pretendimi nacionalist se shqiptaret kane qene te demtuarit e historise eshte thjesht nje fshehje nga e verteta. Gjate shekujve, shqiptaret kane demtuar fqinjet e tyre jo pak ! Historia nuk mund te fshihet me parulla patriotike.
Mendoj se ne shekullin e 21-te koha e Don Kishoteve ka mare fund. Mbase, ka mbetur pakez hapesire ne studiot televizive apo median sociale ...
Shenime rreth shkrimit
Sqarim i rendesishem: Per materiale qe vijne nga shekulli i 16-te apo 17-te nuk eshte historikisht/shkencerish e drejte te perdoret termi “Shqiptar”. Une e kam perdorur kete term per thjeshtesi ne shqiperim. E drejte do te ishte perdorimi i termit “Arnaut” dhe “Alban”, dhe format e lidhura me keto dy emra.
1- Frankish - Ishte nje term qe pershkruante kryesisht popullatat e Europes qendrore dhe perendimore.
Materialet ku u mbeshtet shkrimi
- Cervantes in Algiers: A Captive's Tale - María Antonia Garces
- http://www.albanianhistory.net/1662_Chelebi/index.html
Dhjetor 2022