top of page

Muzakat, Sllavet e Oparit dhe ADN-ja

Shqiptaret dhe Serbet e dikurshem ishin kusherinj dhe aleate. Kete gje thone dhe epruvetat e shkences.

Aty nga fundi i shekullit te 19-te, dikush kopjoi nje doreshkrim qe thuhej se ishte nje kopje e nje doreshkrimi te Giovanni Musachi, i njojtur si Gjon Muzaka, ku pershkruhej historia e paraardheve te tij. Kete material ai ja dergoi mikut te tij historianit Gjerman Karl Hopf, i cili ne vitin 1873 publikoi librin “Kronikat Greko-Romake” ku perfshihet nje pjese e te shkrojturave te supozuara te Giovanni Musachi. 

Hopf i ndergjegjshem per pasaktesite e materialit, beri seleksionimet e tij dhe botoi nje version qe permbushte standartet e kohes deri ne nje fare niveli.

Per efekt diskutimi po e pranoj ‘Refimin’ Muzaka si te vertete dhe te sakte.

Kisha e Shen Triadhes ne Lavdar dhe Muzakajt

Mbase, ky eshte objekti i vetem ne territorin e Shqiperise qe vazdon te egzistoje, (Gjysme i rrenuar), dhe qe lidhet direkt me 'Klanin Muzaka'. Thuhet se i ishte dedikuar nje personi me emrin Theodhor dhe qe ketu rrodhi forma e shkurter Tuda me te cilen njihet hapesira/ngujimi perreth. Ne pemen familijare te Muzakajve ka patur disa Theodhore. Nuk dihet me saktesi kush ishte Tuda i kishes ne fjale. Personalisht mendoj se Tuda eshte emri qe Vllehrit e dikurshem i dhane asaj si forme 'Pergedhelore'. Gjthashtu, nuk ka te dhena te besueshme rreth kohes kur eshte ndertuar ajo. 

Per saktesi historike, Lavdari kishte tre kisha. Ajo qe i ka mbijetuar kohes, ne nje fare menyre, eshte Shen Triadha.

Kisha-Tudas-Opar-1_edited_edited.jpg

Bile, historiane te ndryshem kane mendime te ndryshme rreth sponsorizuesit te kishes. Disa thone ishte e gjyshja. Te tjere thone qe ishte e jema e Gjon Muzakes. Kushdo qe te kete qene, historianet bien dakord  se ajo quhej Kirana qe ne Greqisht do te thote Zonja Ana. Nuk eshte fare cudi qe ajo te ishte nje Sllave e lidhur me popullatat qe jetonin ne ato zona. Vete Muzaka permend se ne Opar flitej Sllavisht. Natyrisht ate e flisnin Sllavet, dhe jo vetem …

 

Si mund te vertetohet shkencerisht kjo hipoteze ?

 

Mbase ne kete pike ndihmon nje eksperience familjare.

Nga ana e se jemes, Gjyshi dhe Gjyshja e gruas sime kishin lindur ne zonen e Oparit. Gjyshi ne Lavdar. Gjyshja ne Punmire. Fshatrat gjendeshin shume prane njeri-tjetrit dhe gojedhenat familjare bejne fjale per familje te vjetra, banore shekullore te atyre zonave. 

Lavdar-Tudas-Punmir-1.jpg

Fatmiresisht, Gjyshi ishte njeri i penes dhe mbante shenime te rregullta. Ai kishte qene i ingranuar me levizjet politike/ekonomike te Opar-Lavdarit; kishte shkelur zonen ne cdo qoshe te saj dhe e njihte ate me ‘Rrenje dhe dege’ - sic i thone fjales. Midis shume informacioneve te rralla dhe te vlefshme, ne shenimet e tij ai jep nje tabele me toponimet e krahines. Fshatra dhe vendbanime qe egzistonin ne kohen e tij, apo ishin zhdukur.

 

Ditari-Raqi-Lavdar-Opar-Fshatrat-1.jpg

Duket qartazi se kemi te bejme me nje ‘Turli’ emrash Shqiptaro-Greko-Vllaho-Sllave ku shumicen e perbejne keta te fundit. Natyrisht qe Sllavet, (Bullgaro/Serbe), nuk shkuan aty, vune ca emra fshatrash/ngujimesh dhe u zhduken pa ‘Nam dhe nishan’. Edhe pse gjurmet e tyre etniko-kulturore u asimiluan nga popullatat moderne Shqiptare, dicka mbijetoi. Ato quhen gjurme gjenetike.

 

Po kthehem tek Kirana, themeluesja e kishes ne Lavdar.  

Ndersa per linjen e burrave Muzaka ka shume deklarime qe pretendojne lidhje historike me ta, (Bile edhe gjyshi i gruas sime shkruan per nje lidhje me Muzakajt), per Kiranen thuhet pothuajse azgje. Te jete kjo nje harrese e qellimshme apo vertet mungese informacioni ?

Ne se ajo ishte Sllave, kjo ishte fare normale ne ate kohe. Dhe ajo qe dihet me siguri eshte qe Kirana la disa pasardhes. Logjika thote se ADN-ja e saj vazhdon te jetoje midis njerezve me origjine nga Oprari, dhe jo vetem. 

Duke nxitur fantazine, dergova per testim ADN-ne e nje mbese te Kaliroit, gruas se lindur ne Punmire ne vitin 1908.

Rezultatet dolen shume intriguese. Linja e grave, qe per stimulim diskutimi po e quaj ‘Haplogrupi Kirana’, i perket nengrupit K1-a5b1a* me ‘Kusherira’ te aferta dhe te largeta ne Serbi, Kroaci, Bosnje-Hercegovine, Greqi, Bullgari dhe Ukraine. 

Kaliroi-DNA-1.JPG
Kaliroi-Familytree-1.JPG

Dikush do te thote se ne Shqiperi ka shume femra qe jane antare te Haplogrupit K1-a5b1a*. Thjesht ato nuk jane testuar. Plotesisht e mundeshme dhe inkurajoj sa me shume gra ti bashkohen ketij projekti.

Te tjere do te thone se ato ishin gra Shqiptare te shperndara neper Ballkan. Ose do te insistojne ne teorite Iliro-Pellazge ...

Per mua, perderisa te pasurohet kjo database, varianti qe Kirana e Muzakajve ishte Sllave mbetet me i besueshmi. 

Perpara se te largohem nga emri Kirana; Muzaka shkruan se ai ishte nje emer i perdorur relativisht shume ne kohen e tij. Mendoj se kjo lidhej me Anna Komnena, (1083 – 1153), Princesen Bizantine, qe la gjurme te pashembullta ne historine e civilizimit Europian. Per respekt te saj, njerzit filluan ti emeronin vajzat e tyre Kirana, (Kirja Anna = Zonja Ana).

Jo vetem qe Oparasit nuk e harruan emrin Kirana, por ata e perdoren ate deri ne shekullin e 20-te. Me poshte tregohet rasti i kusherires te pare te Kaliroit. 

Kyrana-2.jpg

Sa Serbe ishte Kirana Muzaka ?

Me standartet e asaj kohe do te thesha; pak ose aspak. 

Njerzit nuk i benin kalkulimet bazuar ne nacionalizem. Forcat qe i mbanin lidhur ishin lidhjet familjare, interesat ekonomike, besimi fetar dhe strukturat Perandorako-Bizantine. Ky qendrim ishte i dukshem sidomos ne klasat drejtuese. Besoj se gjeresisht ata e konsideronin veten Bizantine. 

Muzaka thote se nje parardhes i tij i quajtur Andrea kishte luftuar kunder armiqve te Bizantit. Si shperblim Perandori i dha te drejten te mbante simbolin Perandorak qe:

"Eshte shqiponja me dy koke e kurorezuar me nje yll ne qender ... Ai i dha, [Andreas], titullin Despot i Epirit dhe bashke me te nje vule te arte si shenje autoriteti." 

Pra, pavaresisht se sot Serbet, Malazezet, Shqiptaret, etj, mbajne versionet e tyre te "Shqiponjave Patriotike", dikur ata luftonin, vrisnin dhe vriteshin, per te njejten shqiponje. 

Natyrisht qe ata benin mbleseri, fejesa, martesa sipas rangut shoqeror qe shpesh vendosej nga e drejta per te mbajtur Shqiponjen Perandorake Greko-Bizantine. 

Dy fjale per Punmiren

Punmira ishte nje fshat shume i vogel. Ne fillim te viteve 1900 kishte vetem shtate shtepi. Te gjitha familjet te lidhura me njera-tjetren. Sot fshati nuk egziston me.

Burrat e saj shqueshin per ndertues shume te mire. Mbase ketu e ka origjinen dhe vete emri i fshatit. Muret e rrenuara te kishes se Pumires e deshmojne me se miri talentin e tyre. 

Gjate viteve, burrat e fshatit kishin shkuar emigrante ne Turqi, Amerike, Rusi, Rumani, etj. 

Me poshte tregohet nje 'Pashaporte' e nje Punmirasi e leshuar ne vitin 1926 per qellime punesimi ne Turqi.

Punmire-Pasport-1926-3.jpg
Punmire-Pasport-1926-1.jpg

Dy fjale per Kaliroin

Kaliroi jetoi gjate. Ajo e kaloi 100-shin. Nje grua e qete dhe e qeshur. Ne rini, ajo ishte ingranuar ne Levizjen Antifashiste, por jo anetare e PKSH-se. Me vone, nje puntore e dalluar. Thjesht, nje grua si shume nga gjyshet tona qe sot na mungojne. 

 

Kaliroi-Konresi-Gruas-Berat-1944-2.jpg
Kaliroi-Gazeta-Ruse-110292023.jpg

Me siper tregohet nje foto e Kongresit te Pare te Gruas Shqiptare qe u mbajt ne Berat ne vitin 1944. Kaliroi ne prapavije, e teta nga e majta ne te djathte. Tjetra nje foto e viteve 1950 duke punuar fabriken e Trikotazhit qe Bashkimi Sovjetik ndertoi ne qytetin e Korces. 

Shenim: Per te jatin e Kaliroit kam shkrojtur dicka te titulluar: "Nga Sofroniadis ne Sofroni"

 

Rikthimi tek Kirana

ADN-ja nuk eshte 'Pronesi' e ndonje etnie te caktuar. Ajo eshte nje 'Vegel' qe tregon se si popullatat jane perzjerre me njera-tjetren. Ne kete proces te komplikuar natyrisht ka patur dhe vazhdon te kete nje rool te rendesishem prapavija gjuhesore, kulturore, fetare, etj. 

Ne kete prizem, analizimi i eshtrave te Gjon Muzakes do te jepte nje pergjigje rreth grupit te popullates nga vinte mamaja e tij. Padyshim, pasardheset e saj vazhdojne te jetojne midis nesh. Nuk eshte fare cudi qe dikush te jetoje ne Opar-Lavdar, diku tjeter ne Shqiperi, Serbi, Greqi, Itali ...

Besoj se Kiranes do ti behej shume qejfi dhe per ta nderuar ate, le te ngrihet nje fond per rindertimin dhe mirembajtjen e "Kishes se Tudas" qe reklamohet aq shume ne guidad turistike ...

Nentor, 2023

bottom of page