top of page

Andartet Greke dhe Mercenaret Shqiptare

Andartet Greke ! Vraponi te shpetoni koken ! Nje thirrje nga e kaluara qe vazhdon te krijoje panik dhe sot e kesaj dite.  

 

Ka me shume se 100 vjet qe "Andarti" i fundit Grek u largua nga toka Shqiptare. Per disa dekada kjo figure e frikeshme sikur u harrua. Per cudi, kohet e fundi ky person i tmershem, ky kriminel i pashpirt qe "cante barkun e nenes dhe nxirte foshnjat jashte", ka pushtuar mediat dhe rrjetet sociale si kurre me pare. Bile dhe disa VIP-a kane nxituar te thone se andartet Greke kane vrare apo bere zarar te madh ne familjen dhe fshatin e para-ardhesve te tyre. Ajo qe eshte per tu shqetesuar me shume eshte njeanshmeria, fshirja dhe manipulimi i historise qe ka arritur ne absurditet. Historiografia Shqiptare ka memorje te shkurter, shume te shkurter. Ne nje pjese te mire te Shqiptareve eshte krijuar ideja se pa pritur dhe pa kujtuar, aty nga viti 1913 erdhi nje "lume me andarte" dhe ata filluan te vrasin ke gjenin perpara. Shkeputja e ketyre fenomeneve te dhuneshme nga realiteti kohor i nje shekulli me pare dhe pershkrimi i tyre si fenomene bashkekohore eshte nje veprim i gabuar dhe i denueshem. Marrja e te shkuares dhe paraqitja e saj si nje problem aktual eshte nje ceshtje qe duhet te shqetsojne njerzit normale dhe vecanarisht inteligjencen dhe klasen politike Shqiptare. Paraqitja e Shqiptareve si "engjej" dhe fqinjeve si "djaj" duhet te marre fund. E ardhmja eshte perpara dhe jo mbrapa. Por le ti kthehemi perseri "Andarteve".   

 *****

Po e pranoj versionin e "Andartit barbar". Bile po shtoj dhe ato qe une di. Nje pjese e grupit te perkufizuar "Andartet Greke" vertet kane vrare dhe kryer krime ne disa zona te Shqiperise se Jugut ose Vorio Epirit. Kete une e di mire sepse gjyshi im me ka treguar ato qe kishte pare dhe i ishin ngujitur me kujtese. Ai ishte lindur dhe rritur ne nje familje te Helenizuar prej shekujsh dhe ishte Grek ne kuptimin me te plote te fjales. Me vone, gjate sitemit totalitaro-komunist ai, si dhe shume te tjere, ishte persekutuar padrejtesisht. Megjthate, ai e quante krimin, krim; nga cilado pale qe vinte. Me kujtohet fare mire se gjyshi im kujtonte "Gjiritllinjte" si grupin me te ashper dhe me ekstrem midis trupave te parregullta Greke. Por kush ishin "Gjiritllinjte" te veshur me cizme dhe gjunjet jashte ne mes te dimrit ? Kush ishin keta njerez qe te "kallnin daten" ? Gjiritllinjte ishin vullnetare nga ishulli i Kretes qe erdhen ne Shqiperi me qellim kryesor: Hakmarrje ! Nga Kreta ne Kolonje per hakmarrje do te pyese dikush ? Po i nderuar lexues; per hakmarrje !

Historianet Shqiptare dhe sistemet politike Shqiptare nuk kane permendur as edhe nje here te verteten historike rreth mercenareve

Shqiptare qe kane vjedhur, djegur, shkateruar, skllaveruar dhe vrare anembane hapesirave te kontrolluara nga Perandoria Otomane. Ushtria e rregullt Turke kishte disa standarte dhe i shmangej kryerjes se krimeve te hapura dhe masive mbi popullatat e pambrojtura. Per "sektorin e terrorit" Otomanet punesonin mercenare para-ushtarake. Ne kete fushe, Shqiptare ishin kampione. Per te eleminuar cdo njeanshmeri une ju shmanga burimeve Shqiptare dhe Greke te informacionit dhe vendosa ti referohem vetem materialeve nga pale te treta. Per te treguar sa i perhapur ishte fenomeni i mercenarise nder shqiptare po e filloj me te njohurin Johann Georg von Hahn dhe punimin e tij te degjuar  "Studime Shqiptare". Keshtu i pershkruan ai shtresat e popullsise Shqiptare:

Albanian-Mercenaries-1.jpg

"Popullata paqedashese qe merrej me se shumti me bujqesi jetonte ne nje mizerje te papershkrueshme. Shumica e popullates qe ishte e afte ne perdorimin e armeve jetonte jashte vendit dhe formonte berthamen e formacioneve ushtarake te cilat drejtues te ndryshem te provincave te Perandorise Turke i mbanin ne sherbim te tyre. Kjo ndodhte ne rastet kur Perandoria vazhdonte te kombinonte civilet dhe ushtaret e regullt ne te njejtat struktura ushtarake. Ne vendet e Afrikes Veriore, ne Kairo, Meka, Bagdad dhe Erzurum, apo ne Bukuresht, Beograd dhe Tripolica, i ashtuqojturi Arnaut ishte nje fenomen sa i mirenjohur aq dhe i frikshem. Kjo sepse asnje luftetar tjeter nuk shtypi popullaten qe i ishte caktuar te mbante nen kontroll me nje ashpersi dhe padrejtesi te tille sic e bente Arnauti. Pas nje periudhe kohe, te shkurter apo te gjate, ai kthehej ne vendlindje duke mbajtur rreth mezit te tij breza te mbushura me para dhe fillonte te hante frutat e konflikteve te dhuneshme qe ai kishte krijuar" (1).

Mercenaret Shqiptare ishin marre ne pune nga Otomanet dhe kishin qene prezente ne Krete per shume vite. Ka rekorde te detajuara per aktivitetet e tyre duke filluar qe nga mesi i viteve 1700. Mercenaret Shqiptare te vendosur ne Krete dergoheshin dhe ne vende te tjera kur kishte revolta apo pakenaqesira qe Otomanet deshin ti shtypnin apo vinin nen kontroll. Po i referohem nje materiali te mevonshem dhe plotesisht te besueshem. Behet fjale per nje diskutim ne Parlamentin Britanik. George John Douglas Campbell, Duke of Argyll (Duka e Argyll) ne fjalimin e tij te mbajtur ne nje seance parlamentare qe trajtonte rebelimin e vitit 1866 ne ishullin e Kretes permend Shqiptaret si nje force para-ushtarake qe kryente krime dhe krijonte probleme ne ishull. Nga fjalimi i tij po shkeput disa paragrafe; i pari ben fjale per mercenaret Shqiptare qe Otomanet do te shpinin ne Krete ku ne ate kohe kishin stacionuar edhe disa mijera mercenare te tjere Shqiptare. Ai thote: 

"Me 9-te Tetor, Qeveria e Shkelqesise se Saj degjoi qe 1,200 mercenare te tjere Shqiptare do te merreshin ne pune nga qeveria Turke dhe do te liheshin te lire te benin c'te donin me popullaten Kristiane te Kretes" (2). 

Ne paragrafin e dyte ai shpreh shqetesimin e tij bazuar ne informacionet qe kishte nga ishulli:

"Raportet qe une kam permendur tregojne qarte qe Bashi-Bozuket Circasiane dhe Shqiptare ishin lene te lire te vepronin pa kufizim mbi popullaten Kristiane te Kretes. Ka prova te besuesheshme nga vezhgues okulare qe pohojne se ata kishin zakonin e vrasjes te personave te plagosur, te grave dhe femijeve" (3).

Ne paragrafin e trete paraqitet nje nga argumentimet perfundimtare te Dukes: 

"Une mendoj se eshte dicka e pa-tolerueshme qe Kristianet e Lindjes, nen pretekstin e neutraliteteit, te lihen qe te vriten nga Bashi-Bozuket dhe Shqiptaret" (4). 

*****

Mercenaret Shqiptare punesoheshin kudo ku dilte paraja ! Bie fjala ne Afriken Veriore, ne gadishullin Arabik apo Lindjen e Mesme. Moshe Ma'oz ne studimin e tij me titull "Komunitetet etnike muslymane ne Siri dhe Palestine ne shekullin e 19-te dhe tendencat e konfliktit dhe integrimit", shkruan:

"Trupat e kembesoreve para-ushtarake te Arnauteve (Shqiptareve) perbeheshin nga mercenare profesionaliste te cilet periodikisht mereshin ne pune nga pashallare te ndryshem Siriane gjate periudhave te trazuara dhe revoltave. Keshtu, trupat Shqiptare, here pas here, ishin punesuar nga guvernatoret Otomane te Damaskut dhe Sidonit per te permbushur detyra te ndryshme ushtarake gjate fundit te shekullit te 18-te dhe dekadat e para te shekullit te 19-te. Gjate mezit te viteve 1830 ushtare Shqiptare ishin sjelle nga Kreta dhe ishin vene ne sherbim te guvernatorit Egjyptian Ibrahim Pasha per te shtypur nje rebelim Druz ne Horan. Ne fillim te viteve 1840, kur Otomanet rimorren nen kontroll Sirine dhe Palestinen, mercenaret Shqiptare kontribuan ne rivendosjen e autoritetit Otoman ne keto zona. Dhe gjate luftes ne Krime, kur trupat e rregullta Otomane ishin derguar nga Siria ne fushat e betejes, trupa Shqiptare ishin punesuar qe te mbushnin boshllekun e krijuar. Mercenaret Shqiptare ishin te famshem per kompetence dhe permbushje te detyrave, por ata ishin gjithashtu famekeqe per mungesen e disiplines dhe sjelljen e dhuneshme. Ata kryen akte violente dhe krime kunder popullates Siriane, dhe shpesh here u perplasen me grupe te tjera para-ushtarake qe vepronin ne zone" (5).  

Nje historian tjeter, Afaf Lutfi Al-Sayyid Marsot, ne librin e tij "Egjypti nen kontrollin e Muhammad Ali" citon studiuesin Egjyptian Al-Jabarti kur shkruan per karakterin e mercenareve Shqiptare:

"... askush nuk mund te thote cfare besimi kane ata, ose cfare sekti apo rregulli. Gjeja me e kollajte qe ata mund te bejne eshte vrasja, rembimi i pasurive te njerezve te tjere dhe mos-respektimi i komandanteve dhe gjeneraleve ... " (6).

Jean-Leon_Gerome_-_Egyptian_Recruits_Crossing_the_Desert.jpg

Ne kete pikture te famshme te Jean-Léon Gérôme, te vitit 1857, me titull "Rekrutet Egjyptiane duke kaluar shkretetiren" tregohen mercenaret Shqiptare si prijes te ketyre ekspeditave. C'kerkonin Shqiptaret shkretetirave te Afrikes, pervec "parase" ? Po prangat prej druri ne duart e roberve qe detyroheshin me force te luftonin per Sulltanin, a i shikon dikush ?  

Peloponezin po e le per ne fund. Kete per arsye se kjo pjese e Greqise ka pare disa nga krimet me masive qe kane ndodhur ne historine e Ballkanit. Ne Peleponez jane perplasur Greke, Turq, Shqiptare dhe shume fara te tjera, por per te mos dale nga tema po permend vetem bemat e mercenareve Shqiptare. Ne librin e tij James Emerson Tennent, te titulluar Historia e Greqise Moderne, (Botuar ne Londer ne vitin 1830), e pershkruan keshtu situaten mbas shtypjes se Revoltes Orlov(7) ne Peleponez:

"Pasi debuan Ruset, keta njerez anti-ligj, me preteksin qe nuk ishin paguar per sherbimet e afruara, vendosen te "kompesoheshin" sipas menyres se tyre. Nje pjese, ajo qe ishte me sentimentale, u rikthye ne vendlindje e ngarkuar me mallara te bastisura ne gadishull. Ata qe mbeten, te terhequr nga bukuria e vendit, u vendosen ne mes te tokave dhe shtepive te Grekeve te deshperuar. Pasi kishin shtyre keta te fundit ne varferi ekstreme, Shqiptaret sulmuan banoret Turq me te njejtin agresivitet grabites. Keshtu qe gjate pak vitesh, Peleponezi kishte katandisur ne nje te pesten e popullates se mepareshme. Prodhimi industrial, bujqesia dhe tregetia ishin  shkateruar totalisht nga epshet barbare te Shqiptareve"(8).

David Brewer ne librin e tij me titull "Greqia, shekujt e fshehur: Kontrolli Turk qe nga renia e Kostandinopojes deri ne pavaresine Greke" jep nje  pershkrim te ngjashem rreth "trimerive" te banditeve Shqiptare. Ai shkruan se Shqiptaret niseshin nga baza e tyre ne qytetin e Tripolit, dhe bastisnin pothuajse te gjithe Peleponezin. Nje kronike, e cituar nga  David Brewer, thote; "Shqiptaret nuk vinin si njerez, por si nje bishe e terbuar ose si nje zjarr, dhe mendja e njeriut nuk mund te llogarite nivelin e gjakderdhjes dhe skllaverise qe ata i shkaktuan te Krishtereve te deshperuar te Morese. Skllaverimi me te vertete ishte i permasave te medha. Urdheri per ndalimin e skllaverimit te njerezve qe Sulltani kishte leshuar, duket qarte qe ishte injoruar. Nje rekord thote se gjate 9 viteve te shkaterimeve Shqiptare rreth 20,000 Greke ishin kapur dhe shitur si skllever ne tregjet Algjeriane apo ishin blere nga Turq ne pjese te tjera te Greqise" (9).

Me poshte Brewer vazhdon te pershkruaje se si Otomanet vendosen te ndalonin masakrat dhe vjedhjet e Shqiptareve ne Peleponez dhe ne vitin 1779 derguan nje force ushtarake prej 2,000 trupash te merrnin ne kontroll situaten. Komandanti i trupave, Kapitan Pasha, i nxiti vendasit, qofshin keta Greke, Turq, Shqiptare, apo etni te tjera, te merrnin hak. 

"Ne ju urdherojme ju te vrisni pa frike te gjithe keqberesit Shqiptare. Te gjitha pronat qe ata zoterojne jane tuajat. Vetem na sillni kokat e tyre. C'faredo qe te beni eshte falur. Mos kini meshire".

Kolonja-1914-01.jpg

Rasti i Ersekes

Sic e permenda me lart, Greket pushtuan dhe kryen krime ne tokat ne te cilat do te krijohej Shteti Shqiptar. Ata hyne dhe ne zonat e Ersekes dhe lane te njejtat pasoja si dhe ne territoret e tjera. Por besueshmeria e variantit Shqiptar ulet shume kur shumfishon dhe zmadhon numrin e viktimave dhe demeve te krijuara nga forcat Greke apo "Vorio Epirote". Per shembull, ne censusin e fundit te Perandorise Otomane, numri total i popullates se rregjistruar ne kazane e Kolonjes ishte 20,884 persona. Ne kete numur jane perfshire dhe fshatra qe ishin jashte teritorit qe shfaqen ne harten "KOLONJA ME 1914" Per te bere disa kalkulime te thjeshta dhe per te qene sa me afer variantit me ekstrem te pretendimit te historianeve shqiptare po marr te dhenat e rregjistrimit te vitit 1989 qe thone se Kolonja kishte 24,781 banore. Pra, po konsideroj qe Kolonja e vitit 1913 kishte te njejten popullsi me ate te vitit 1989. Nje material nga muzeumi i qytetit te Ersekes thote se ne vitin 1914 forcat "Vorio Epirote" vrane 7,144 persona. Kjo do te thote qe "Vorio Epiriotet" shkaktuan vdekjen e 28.8% te popullates se Kolonjes. Bazuar ne po kete harte del se "Vorio Epirotet" dogjen plotesisht 57 fshatra. Kjo eshte e  pamundur. Erseka nuk ka patur kurre kaq shume fshatra. Harta thote se u dogjen 1451 shtepi. Ne se konsideroj qe secila shtepi kishte 8 persona, nje numur normal per ate kohe, duke e shumezuar me numrin e shtepive te djegura 1451 del se u vrane dhe mbeten te pa-strehe 11,608 persona ose 46.8% e popullates. Keto jane numra te egzagjeruara ne ekstrem ! Per te dhene nje ide; Gjermania humbi gjate luftes se Dyte Boterore rreth 12% te popullates se saj. 

Une e kuptoj dhe ndjej shume mire dhimbjen dhe vuajtjen e njerzeve te qete dhe paqesore qe dikush vjen dhe ju prish "folene" te ndertuar me aq mund; qe i plackit, perdhunon dhe vret pa me te voglin hezitim. Personalisht, jam kategorikisht kunder perdorimit te dhunes, ne cdo lloj forme qofte dhe nga cilado pale ushtrohet ajo. Pa dashur te marr aspak ne mbrojtje "Andartet Greke", dua te pyes "nacionalistet dhe patriotet" Shqiptare; Cdo ti thoshit nje gruaje te re nga Peleponezi qe i vrane bashkeshortin dhe ate bashke me femijet e saj i shiten si sklever shkretetirave te Afrikes Veriore ? Po nje fshatari ne Krete qe mbronte token dhe familjen e tij ? Perse injoroni dhimbjen e dikujt tjeter dhe pretendoni se dhimbja juaj eshte me e madhe ? 

*****

Shenime rreth materialeve te perdorura ne kete shkrim

1- Johann Georg von Hahn - Albanesische Studien, Volume 2, Botim i vitit 1854, Faqe 62-63

2- Duke of Argyll -Speech on the conduct of the Foreign Office during the insurrection in Crete in 1867, Faqe 13  

3- Duke of Argyll -Speech on the conduct of the Foreign Office during the insurrection in Crete in 1867, Faqe 25

4- Duke of Argyll -Speech on the conduct of the Foreign Office during the insurrection in Crete in 1867, Faqe 29 

5- Asian and African Studies: Vol. 19, No. 3, Faqe 285

6- Afaf Lutfi Al-Sayyid Marsot - Egypt in the Reign of Muhammad Ali, Faqe 32

7- Revolta Orlov - nje kryengritje qe shpertheu ne Peleponez ne vitin 1770. Ajo u ndihmua nga Ruset dhe mori emrin e Admiralit Rus Orlov

8- James Emerson Tennent - The history of modern Greece from its conquest by Romans B.C. 146 to the present time, Faqe 376

9- David Brewer - Greece, the Hidden Centuries: Turkish Rule from the Fall of Constantinople to Greek Independence, Faqe 192

Perpunuar per here te fundit ne Qershor, 2021

bottom of page