top of page

Perse ne Mesjete kishte aq shume princer ?

Shqiponja perandorake dhe Merkurio Boua

Perandoria Bizantine egzistoi per me shume se 1000 vjet. Megjithe drite-hijet e saj, ajo la gjurme te pashlyeshme ne historine e njerezimit. 

E dermuar nga kontraditat e brendeshme dhe lufterat e shumta, ajo u shojt perfundimisht ne mesin e shekullit te 15-te. Ne 29 Maj 1453, otomanet thyen rezistencen e deshperuar te mbrojtesve te Kostandinopojes, hyne ne qytet dhe morren nen kontroll c’ka kishte mbetur ne kembe. Ata ulen flamurin me shqiponjen me dy koke dhe ne vend te tij ngriten ate me gjysem-hene. Renia e Bizantit u ndje jo vetem ne hapesirat Orthodokse, por dhe ato Katolike. Ne vitet qe do te vazhdonin, otomanet do ti suleshin Europes qendrore …

Disa mendimtare te Oborrit Habsburgas e kishin parashikuar renien e Bizantit. Me zgjuarsi dhe largpamesi ata kishin pregatitur politikat e se ardhmes. Jo me kot, ata kishin huazuar dhe kthyer simbolin bizantin ne simbolin e mbreterise se tyre. Mesazhi ishte i qarte. Shqiponja Imperiale Habsburgase ishte mbrojtesja me e zjarrte e Krishterimit, qofte atij Perendimoro-Katolik qofte atij Lindoro-Orthodhoks. Nen krahet e saj ishin te mirepritur dhe te sigurt te gjithe te krishteret, dhe jo vetem. Simboli i shqiponjes me dy koke ishte kthyer ne nje tabu shteterore. Kjo gje vihet re fare kollaj nga kushdo qe viziton Vienen e sotme.

Sigismund-1.jpg

Kjo pikture tregon Sigismund, Perandorin e Perandorise se Shenjte Romane(1). Ai e mbajti kete pozicion gjate viteve 1433-1437. Sic shihet, gjate mbreterimit te tij, shqiponja bizantine ishte bere pjese e identitetit perandorak habsburgas(2). Flamurin me te njejtin kombinim ngjyrash, verdhe e zi, sot vazhdon ta mbaje Kisha Orthodhokse Greke.

Ndersa vete Perandori Sigismund i shembellen nje shenjtori orthodoks.

Byzantine-Cross-Globe.jpg

Kjo ikone e viteve 1300 i dedikohet Krye-Engjellit Mihail. Ne doren e djathte ai mban nje kryqezor dhe ne te majten globin e orthodhoksise. Legjendat thone se nje nate Konstantini i Madh fjeti ne nje tempull pagan. Ne gjume atij ju shfaq Engjelli Mihail. Per te nderuar Krye-Engjellin, Konstantini e shendroi tempullin pagan ne nje kishe. Sot kjo kishe nuk egziston me. Ajo ishte lokalizuar ne anen Europiane te Kostantinopolit.

Rreth 100 vite pas Sigismundit, ne Austri mbreteronte Karli i Peste. Njesoj si dhe paraardhesit e tij ai do te kurorezohej Perandor. Ne 24 Shkurt 1530, papa Klementi i Shtate e kurorezoi Karlin si Perandor te Perandorise se Shenjte Romane. Ceremonia u zhvillua ne Bolonja. Kjo ngjarje eshte e mire dokumentuar nga historiografia dhe arti i kohes. 

ClementVII-CharlesV-Ducale-Painting-3.jpg

Kurorezimi i Karlit te Peste si Perandor i Perandorise se Shenjte Romane. Ai qendron perpara shqiponjes me dy koke. 

Gravurat dhe afresket pershkruajne atmosferen e festimeve dhe japin detaje te hollesishme mbi funksionimin e mekanizmave shteterore te kohes. Ideja thelbesore qe pershkon keto materiale eshte: Papa Klementi i Shtate dhe Perandori Karli i Peste jane mbrojtesit e krishterimit europian. Kryqi i Vatikanit dhe Shqiponja Imperiale e Habsburgeve jane simbolet e unitetit kristian.

Eagle-Marching-1.jpg
Eagle-Carl-V-and-Clement-Vll-Other-Painting-3.png
Eagle-Marching-2.jpg

Pervec anes propagandistike, keto punime artistike tregojne se si punonte sistemi politiko-ekonomiko-klasor. Kjo duket qarte ne nje afresk qe gjendet i ekspozuar ne nje muzeum te Verones.

DSC_0589.JPG

Nje nga kater personat qe mbajten tenden me shqiponjen perandorake, (ka mundesi ai qe ndodhet mbrapa meje), quhej Kristoforo Piacentini. Si shperblim per devotshmerine e tij ai mori titullin “Kapelan i gjykates”(3). Kuptohet qe keta ishin njerez te besuar te sistemit. Vete ‘ngjyra mbreterore’ e veshjes se tyre e tregon kete gje. Pasardhesit e Kristoforit ishin aq krenare per kete gje sa qe 50 vjet me vone paguan nje studio te njohur te pikturonte kete ngjarje ne muret e viles se tyre. Natyrisht qe ‘bamiresia’ e Perandorit kishte kontribuar ne mireqenien e familjes, dhe jo vetem asaj. Ne afresk tregohen nje person i mbuluar me flamurin imperial qe hedh monedha ne rrugen ku kalon perandori i shenjte. Mesazhi: Kush ndjek  Karlin, del i fituar. 

Eagle-Money-Charles-V-2.jpg
Eagle-Money-Charles-V-3.jpg

Merkurio Boua dhe titujt pa vlere 

Ne mes te ndjekesve te Papatit dhe Perandorise Habsburgase kishte edhe ballkanas; greke, sllave, albanas, vlleher, etj. Te larguar nga vendet e tyre, ata ishin punesuar masivisht si ushtare. Me sakte; mercenare. Kjo kategoria njihej si 'Stradioti', qe ne Greqisht do te thote ushtar.  Ne literaturen e kohes spikatin 'Mercenari greco-albanesi', te cilet ishin punesuar nga principata, mbreteri dhe shtete te ndryshme europiane.

Shpesh, keta luftetare perpiqeshin te fitonin tituj dhe dekorata, dhe jo para. Per ta statusi klasor kishte me shume rendesi sesa parate. Nga ana tjeter, oborreve europiane nuk ju kushtonin disa dekorata apo tituj te pa kuptimte si psh: Princ apo Lord i Epirit, i Peleponesit, i Maqedonise. Per drejtuesit venedikas, austriake, franceze, spanjolle, etj, kishte rendesi mundja ushtarake e kundeshtarit me sa me pak shpenzime. Dhe mercenaret greko-albaneze ishin te lire dhe me shumice ... Kjo ishte nje nga arsyet se perse ata gjenin punesim kudo. Paragrafi i meposhtem eshte shkeputur nga nje studim qe ben fjale per mercenaret e punesuar nga Venediku:

"Ne te vertete, “stradioti” vleresonin me shume titujt dhe privilegjet sesa pagesen. “Stradioti” kerkonin favore ne formen e paraqitjes se jashtme dhe dekoratave. Qeveria veneciane, e ndodhur ne veshtiresi ekonomike, ishte shume e kenaqur ti afronte keto gjera sepse i kushtonin asaj shume pak. Ky fenomen duket qarte ne titujt e shumte qe udheheqesit e “stradioti” grumbulluan mbi vete dhe mospelqimin e deshperuar qe shprehet ne poemat e kohes, (si ne italisht ashtu dhe ne greqisht), te cilat trajtojne temat e shfryrezimit te ushtareve refugjate"(4)

Pjesa dermuese e ketyre mercenareve u larguan nga zonat qe kishin qene nen kontrollin Venedikas pasi keto u morren nga otomanet. Merkurio Boua ishte nje prej tyre. I lindur ne Peleponez, ai u shperngul ne Italine jugore dhe qe aty perfundoi ne veri. Gjate karieres se tij si mercenar ai luftoi per disa princer, mbreter dhe perandore. Ishte pikerisht Maksimiliani i Pare, (i jati i Karlit te Peste per te cilin u fol me siper), i cili i dha titullin Kont i dy zonave te vogla ne afersi te Verones. 

Mercurio-Boua-flag-black-1.jpg

Gjithashtu, Maksimiliani i Pare i dhuroi Merkurio Bouas nje flamur me shqiponjen me dy koke qe dikush e quan "Flamuri i Buas". Ne te vertete, simbole te tilla quheshin "Emblema e Stradioteve" dhe Habsburget kishin shperndare shenja te tilla me shumice ...

Ketu tregohet nje titull i ngjashem i dhene stradiotit Joanis Mavromati.  

Shpesh, dekoratat shoqeroheshin me tituj bombastike qe nuk kishin asnje vlere per situaten reale ne terren. 

Shume mercenare te vrisnin per nje dekorate, flamur apo titull princeror ! I tille ishte dhe Merkurio Boua. 

Merkurio Boua dhe ndjekesit e tij luftuan per ate qe i paguante me mire. Ata nuk kishin as moral, as besueshmeri. Ata luftonin per mbijetesen e tyre personale dhe familjare. Ne fund te fundit, c'fare tjeter mund te beje nje mercenar ?

Kjo duket qarte ne memorialin e vendosur mbi varrin e Merkurios qe ndodhet ne nje kishe ne Trevizo te Italise. Punedhenesit dhe 'bosat' e tij kane qene te shumte. Gjithashtu dhe titujt. Psh: Kont i Principates se Peleponezit. Udheheqes i Epirit, etj. 

Me poshte pershkruhet shkurtimisht kjo kishe.

Boua-Tomb-Peter-2.jpg

Merkurio Boua, shqiptar apo ...

Per mendimin tim, eshte e kote perpjekja per 'Nacionalizimin' e dikujt qe nuk kishte konceptin e nacionalizmit. Ne fakt, Xane Koroneu ka shkrojtur nje vjershe te gjate per Merkurio Boua te titulluar "Boua Andragathemata". Poema i thurr lavde bemave te Bouas dhe eshte e shkrojtur ne Greqish, por kjo nuk e kthen Merkurion ne nje grek te shekullit te 21-te. Natyrisht, as shqiptar !

Figura e tij eshte transformuar sipas kendveshtrimeve politiko-nacionaliste. Ne se kthehemi mbrapa ne kohe, une besoj se ai i perkiste popullatave vllahe. Boua, (ashtu sic lexohet ne shqip), ne Vllahisht do te thote kau/bualli. Pjestare te familjes dhe te aferm te tij kane mbajtur emra tipike te tradites vllahe, si psh: Zguri/Zguros, Prodan, Sklepas, etj. Per njeren apo tjetren arsye, 'Boua' u transformua ne 'Bua' ...

C'faredo qe te kete qene Merkurio, ne rekorded e kohes ai permendet si nje njeri frikacak dhe i pabese.

Nje djalosh 22 vjecar i qojtur Fazendino i kerkoi Bouas te kerkonte falje per ofendimet qe ju kishte bere dy personave te degjuar, ose perndryshe te dilte ne duel me te. Boua, i trembur nga dueli me te riun guximtar, i zuri atij pusi se bashku me 25 pasues te tij. Ferndino mori 30 plage dhe vdiq i braktisur ne rruge. 

Megjithese u vune postblloqe, nuk u morr vesh se si Merkurio dhe banda e tij arriti qe te largohej nga vendi i krimit dhe ti shpetonte arrestimit. Me sa duket, dikush e mbronte ate. Pas ketij akti te shemtuar, Mercurio humbi perfundimisht nderin dhe reputacionin e tij.

Konkluzion

Flamujte, titujt dhe dekoratat mund te kthehen ne arme efikase ne se perdoren me mjeshterine e duhur. Nuk ka fare rendesi ne se mbajtesit e tyre nuk kane idene se nga vijne dhe se ku shkojne keto simbole. Rendesi ka qe 'Ustai' te arrije objektivat e tij ...

Shenime dhe sqarime

1- Perandoria e Shenjte Romane ishte nje bashkim politiko-ushtarak qe perfshinte shtete te Europes qendrore, perendimore dhe jugore. Ajo egzistoi qe ga shekulli i 10-te deri ne fillimin e shekullit te 19-te. 

2- Qe nga koha e Sigismund, deri ne vitin 1918, te gjithe perandoret austriake mbajten si embleme familjare dhe shteterore shqiponjen e zeze me dy koke te mbivendosur ne nje fushe te verdhe. 

3- Kapelan quhet nje zyrtar qe kryen sherbime fetare ne insttucione si psh, spitale dhe burgje.

4- https://www.mendoj.me/mercenaret-albano-greke-te-mesjetes

Materiale te tjerate ku u mbeshtet ky shkrim

- Miscellanea di storia italiana, Volumi 13 / Faqe 217

Hellēnika anekdota / Kōnstantinos N. Sathas

https://books.google.gr/books?id=Wu1AAAAAYAAJ&printsec=frontcover&dq=sathas&source=bl&ots=3p3fhojUP3&sig=A0yQ0X-1GG7aFse9xHy4rPS3NSs&hl=el&ei=PdXkTL_6FsKAhQeHwMz1DA&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=9&ved=0CEwQ6AEwCDgK#v=onepage&q&f=false

 

Prill 2023

bottom of page